islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
ForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës

Share
 

 Gjeja me e vlefshme ne kete bote eshte gruaja e devotshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ummu Amar
Motrat islame
Motrat islame
Ummu Amar

Numri i postimeve : 98
Data e regjistrimit : 26/10/2011

Gjeja me e vlefshme ne kete bote eshte gruaja e devotshme Empty
MesazhTitulli: Gjeja me e vlefshme ne kete bote eshte gruaja e devotshme   Gjeja me e vlefshme ne kete bote eshte gruaja e devotshme EmptyTue 19 Jun 2012 - 15:15

Cilësia e parë e gruas së devotshme është se ajo duhet të jetë fetare, që i kryen obligimet fetare pa përtaci dhe nuk mund të ketë mosmarveshje mes saj dhe burrit të saj në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem .

Ajo i kryen urdhrat e Allahut dhe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem dhe gjithashtu është shumë larg harameve të cilat i ka ndaluar Allahu Subhanehu ue Teala dhe Pejgamberi alejhi selam.

Gruaja fetare: Kjo është zgjedhja më e mirë të cilën e obligon ligji i Allahut dhe gjithashtu e miraton edhe logjika e shëndoshë, shpirti i një besimtari dhe nga ajo anon natyrshmëria e njeriut.

Me të vërtetë, Islami i ka nxitur meshkujt që të zgjedhin gratë fetare, që të ketë dobi ai, shtëpia dhe fëmijët e tij.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: për shkak të pasurisë së saj, origjinës së saj, për shkak të bukurisë dhe për shkak të fesë (që është fetare), mere atë e cila është fetare, asnjëherë nuk do të pendohesh.” (Mutefekun alejh)

Gruaja e devotshme është ajo grua me të cilën duhet të martohet mashkulli për shumë shkaqe, prej tyre:



1. Gjëja më e vlefshme në këtë botë është gruaja e devotshme

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “E gjithë kjo botë është një mall dhe malli më i mirë i kësaj bote është gruaja e devotshme.”(Muslimi)

2. E ndihmon burrin e saj në gjysmën e fesë.


Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Atij të cilit i dhuron Allahu grua të devotshme, i ka ndihmuar atij në gjysmën e fesë së tij, kurse ai le t’i frikësohet Allahut në gjysmën tjetër.” (Hakimi dhe e ka bërë sahih, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është i dobët, El Xhami nr.5610)

Transmeton Enesi radiAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili martohet e ka plotësuar gjysmën e imanit (besimit) dhe le t’i frikësohet Allahut në gjysmën e mbetur.” (Taberaniu, shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, Sahih el Xhami nr.6024)

3. Gruaja e devotshme është pasuria më e vlefshme në këtë botë

Thubani radiAllahu anhu ka thënë: “Pasi ka zbritur ajeti ku Allahu Subhanehu Ue Teala thotë: “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhembshëm.” (Et-Teube, 34), kemi qenë me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue selem në një udhëtim dhe disa prej shokëve të tij thanë: "Ky ajet ka zbritur për ar dhe argjend, sikur të kishim ditur cila është pasuria më e mirë do ta kishim marrë.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem tha: “(pasuria) Më e mirë është gjuha e cila e kujton Allahun, zemra e cila e falënderon Allahun dhe gruaja besimtare e cila e ndihmon atë (burrin) në besimin e tij.” (Ahmedi, Termidhiu dhe e ka bërë hasen Ibn Maxhe.)

4. E ndihmon atë t’i kryejë urdhrat e Allahut dhe çështjet e ahiretit.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: “Allahu e mëshiroftë një burrë i cili ngrihet natën për t’u falur dhe e ngre edhe gruan e tij për t’u falur, e në qoftë se nuk zgjohet, ia lag fytyrën e saj me dorë. Dhe Allahu e mëshiroftë një grua e cila ngrihet natën për t’u falur dhe e ngre edhe burrin e saj për t’u falur, e në qoftë se nuk zgjohet, ia lag fytyrën e tij me dorë.”(Hadithi është sahih, Sahih el Xhami nr.3494)

A ka mirësi më të madhe sesa kjo grua besimtare e devotshme e cila është e kujdesshme ndaj kryerjes së nafileve (ibadete vullnetare), duke e ndihmuar edhe burrin e saj për t’u falur, kur është e kujdesshme për nafile, mos të flasim për farze.


ALL-LLAHU NA BEFTE TE TILLA.

AMIN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjeja me e vlefshme ne kete bote eshte gruaja e devotshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja edukatore-
Kërce tek: