islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 16 Oct 2019 - 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
13 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 13 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi

Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. Empty
MesazhTitulli: MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone..   MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. EmptyThu 19 Jul 2012 - 11:50

MASHTRUES DHE HAJDUT
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. B_973893
Nga Nebih Maxhuni 19 Korrik 2012 08:01
Në përpjekje për t’u shëruar nga “magjia e zezë”, dy gra të familjes Bytyqi nga Shkoza e Malishevës, ia shtuan vetes edhe më shumë të zezat. Dyshohet se ato ia dhanë 1 kilogram stoli ari Abedin Ratkocerit nga Babushi i Lypjanit, që ai t’ua largojë “sehiret”. “Shëruesi” mori arin, u pagua 250 euro dhe më pas u zhduk. Pas lajmërimit të rastit në polici, Ratkoceri është arrestuar, por ari nuk është gjetur. Në treg, 1 kilogram metal i çmuar kushton rretsh 40 mijë euro.

Ato krejt qyl kanë mbetur.

As për ilaç nuk mund t’ua gjesh së paku një unazë.

Gishtërinjtë apo fytin e Florinda dhe Satbere Bytyqit nga fshati Shkozë i Malishevës nuk ua zbukurojnë më stolitë e shumta prej ari.

Jo, se ato nuk kanë dëshirë.

Madje kanë pasur goxha shumë, deri para pak ditësh.

Nënë e bijë numëronin gati 1 kilogram stoli prej metali të çmuar.

Por ato ua mori një “shërues” i magjive të zeza.

Më shumë se magjitë që gratë mendonin se kishin, “shëruesi” duket se hoqi fukarallëkun e vet.

Me 1 kilogram ar që shiti, Abedin Ratkoceri nga fshati Babush të Lypjanit, dyshohet se mori rreth 40 mijë euro.

Policia e rajonit të Prizrenit e konfirmon rastin.

Madje zëdhënësi Hazir Berisha tregon për Express se ky person është arrestuar.

E tregimi për këto gra fatkëqija, nis me fatkeqësinë e Florindës.

22-vjeçarja është ndarë nga burri i saj.

Pas divorcit, ajo dhe gratë e tjera dyshonin se dikush i kishte bërë “magji të zezë”.

Dikur të gjithë janë bindur se “sehiret e kishin fajin”.

Familja e Florindës ishte vënë në kërkim të një shëruesi.

Fjalë pas fjale, ata e gjetën.

Ky ishte Abedini. Fare pranë tyre, vetëm disa kilometra.

Florinda, e cila ka mbetur qyl pa asnjë gram ar, tregon për Express se “shëruesi” kishte shkuar dy herë në shtëpinë e tyre.

Këtë e kishte bërë duke e kuptuar hallin e madh, sepse vajza nuk mund as të lëvizte pas traumës së ndarjes nga bashkëshorti.

Herën e parë, “shëruesi i kishte fryrë vajzës”.

“Frynte e lexonte pjesë nga Kur’ani”, thotë Florinda për Express.

“Më tha se kam shumë sehire. I përmendte do pula të zeza, e gjithçka tjetër. Çka s’ka beteru”, thotë Florinda.

Por situata shëndetësore e saj nuk ishte përmirësuar.

Vizitën e parë, Abedin “Shëruesi” e kishte kryer në këtë familje më 6 korrik.

Nëna e Florindës, Satberja mban në mend më shumë detaje.

“Na largoi të gjithëve nga dhoma. Ka biseduar me vajzën duke u lutur, fryrë e shkruar para një libri që thoshte se ishte Kur’an”, thotë Satberja për Express.

“E ka pyetur vajzën nëse ka ar. Kjo i ka thënë po. Ai i ka kërkuar të gjithë arin, sepse i ka thënë se magjitë e zeza dhe sehiret i ka në ar”, rikujton Satbere Bytyqi.

E “magjitë e zeza” nuk hiqen lehtë.

Abedin “Shëruesi” u ka thënë familjarëve se arin duhet ta marrë me vete.

Madje krejt arin, rreth 1 kilogram.

Ndryshe nuk hiqen sehiret.

Bashkë me arin, ai edhe u pagua.

Për “punën e madhe të bërë”, Abedin “Shëruesit”, familja Bytyqi thotë se ia dha edhe 250 euro.

“Më tha se pas dy javësh, arin prej 1 kilogrami na e kthen. Tha se i duhet për t`i hequr sehiret. Tha se të gjitha të këqijat që i kam, vijnë nga dikush që më ka bërë sehire në stoli”, thotë Florinda.

Pas dy javësh, familja Bytyqi ka kërkuar që ari t’i kthehet.

Por ku ta gjejnë?!

Në fillim, thonë se kishin tentuar ta kontaktojnë “shëruesin” nëpërmjet telefonit.

Por ai nuk lajmërohej.

Pastaj, babai i Florindës së bashku me të dhe nënën, Satberen, kishin shkuar në Babush të Lypjanit për ta kërkuar.

“Prej orës 6 të mëngjesit e deri në orën 22 të mbrëmjes, kemi qëndruar para dyerve të tij. Ai nuk doli kurrë. Na thoshin se nuk është në shtëpi”, tregon Satberja.

“Kur i treguam gruas së tij se si qëndron puna me arin që na e kishte marrë ai, ajo u habit”, rikujton nëna e Florindës.

Të rraskapitur nga pritja, më në fund ata lajmëruan policinë.

“E kemi lajmëruar policinë. Kanë ardhur te shpia e atij. Më pas kemi shkuar në stacionin e policisë në Lipjan për të dhënë deklaratat për rastin”, thonë ata.

Probleme me ish-burrin për arin

Familja Bytyqi jeton në gjendje të mjerueshme sociale. Aty nuk punon asnjëri nga burrat e kësaj shtëpie.

Përveç njëqind halleve me vajzën e sëmurë, ata thonë se kanë një barrë të rëndë.

Tash kanë telashe me familjen e ish-dhëndrit.

Edhe me ata kanë problem për shkak të arit.

Tash familja e ish-burrit të Florindës po kërkojnë arin që ia kishin blerë për martesë.

“Jena mbyllur në shtëpi. Ish-miqtë po e kërkojnë arin që e kanë sjellë për martesë. Na kanë thënë ose arin, ose një shumë na i kanë caktuar 8 mijë euro. Ku t`i marrim ne këto para”, thotë i trishtuar babai i Florindës.

Tash, krejt shpresat i kanë në Policinë e Kosovës.

“I kemi të shënuara të gjitha se çka ka marrë prej arit ai mashtrues. Ishalla atë po na e kthen policia”, thonë ata.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar këtë rast duke treguar se kanë arrestuar personin e quajtur Abedin Ratkoceri.

“I dyshuari Abedin Ratkoceri nga Babushi i Lypjanit, është arrestuar nga policia e Malishevës, sepse i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale të mashtrimit”, ka sqaruar zëdhënësi Hazir Berisha për Express.

Sipas tij, shtetasi Abedin Ratkoceri, duke u paraqitur si “mjek popullor, shërues i magjisë së zezë”, ka mashtruar një femër nga fshati Shkozë e Malishevës, me ç’rast asaj i janë marrë stolitë e arit me peshë rreth 1 kilogram.

Policia ka treguar se i dyshuari i kishte premtuar viktimës se stolitë duhet të qëndrojnë tek ai, ndërsa kur viktima i ka kërkuar, është vërtetuar se tanimë ato janë shitur nga mashtruesi.

40 mijë euro

Express është interesuar të mësojë se sa është çmimi i arit. Kështu, një kilogram ar në tregun e vendit sillet përafërsisht rreth 40 mijë euro. Ky është çmimi të cilin argjendarët në Prishtinë e shesin 1 kilogram ar. Në tregun (bursën) ndërkombëtare, një kilogram ar këtë javë kushton rreth 40 mijë euro.

Allahu ju shperbleft per postimin.
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone.. Animation15mt1xr8en8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
MASHTRUES DHE HAJDUT -- Lexone..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2012 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: