islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryPytësoriKërkoidentifikimiRegjistrohuCalendarTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Film serik islam...............Ramazani i fundit
RECITAL FETAR EmptyYesterday at 7:30 nga Agim Tanushi

» Foto Duaja e dites së tret
RECITAL FETAR EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
RECITAL FETAR EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
RECITAL FETAR EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
RECITAL FETAR EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
RECITAL FETAR EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
RECITAL FETAR EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
RECITAL FETAR EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
RECITAL FETAR EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
RECITAL FETAR EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
RECITAL FETAR EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
RECITAL FETAR EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
RECITAL FETAR EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
RECITAL FETAR EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
RECITAL FETAR EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
RECITAL FETAR EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
RECITAL FETAR EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
RECITAL FETAR EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

» Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se konsumuesit e mishit
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:49 nga Admin

» Muslimanët në Bullgari ruajnë Kuranin e punuar me dorë si pasurinë më të madhe
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:34 nga Admin

» Lajme Ditore: Përvjetori i marshit të protestave, vriten 4 palestinezë në Rripin e Gazës
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:31 nga Admin

» Lajme Ditore; Një suedez gjobitet për fyerje të muslimanëve
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:28 nga Admin

» Lajme Ditore: Turqi, fillon procesi i votimit për zgjedhjet lokale
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:25 nga Admin

» Lajme Ditore: Përmbytjet në Afganistan vrasin 17 persona
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:18 nga Admin

» Lajmet Ditore:Gaza, forcat izraelite martirizojnë dy palestinezë gjatë protestave
RECITAL FETAR EmptySun 31 Mar 2019 - 12:16 nga Admin

» Besimtarët janë si një trup i vetëm
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:52 nga Admin

» Ja pse duhet te pini shume ije?!
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:21 nga Admin

» Ajete kuranore ne lidhje me familjen dhe femijet
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:17 nga Admin

» MARIETA NGA JERUZALEMI
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:12 nga Admin

» Lajme Ditore: Ne Berlin te Gjermanise priten muslimanet me lule
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:10 nga Admin

» Lajme Ditore:Opozita planifikon atentate dhe sulme terroriste në Venezuelë
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:09 nga Admin

» Lajme Ditore: lina  Lajmet Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:07 nga Admin

» Lajmet Ditore: Mali, të paktën 134 të vdekur nga sulmi
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 20:03 nga Admin

» Lajme Ditore: Liga Arabe nuk do të diskutojë që Sirisë ti kthehet anëtarësimi
RECITAL FETAR EmptySun 24 Mar 2019 - 19:29 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2993 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri mehmetaslan

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24164 artikuj v 13329 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 RECITAL FETAR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
urtesia
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar


Numri i postimeve : 9
Data e regjistrimit : 18/07/2012
Mosha : 53
Nacionaliteti-Sheti : Sh k u p

RECITAL FETAR Empty
MesazhTitulli: RECITAL FETAR   RECITAL FETAR EmptyThu 19 Jul 2012 - 19:34

E shoqeruar me ashere, salavate, ilahi, kaside, ...

Kori: tewid

Solisti: Pjesë nga Ezani dhe Tegbiret

__________________:

Zoti Ademin nga dheu, pa mëmë pa atë e kreu,

Zoti vet e ka gatuar, Atin e nderçim ndër duar.

__________________:

I dha frymë dhe e ngjalli, shumë të mira i fali,

i fali të madhe dritë, i dha tërë dituritë.

__________________:

Engjëjt krejt nga qielli rrodhën, anës Ademit u mblodhën.

Kur e panë fort të ditur, kanë mbetur të habitur,

__________________:

Tërë në Razz i ranë, veç dreqi u hoq më nj'anë

i u shti hallka e mallkimit, ati shejtani-rraxhimit.

__________________:

Dha urdhër engjëjt e zunë, Ademin në kopësht e vunë

edhe të shoqen Havanë, Ademit ia vunë pranë.

__________________:

Shumic'e ehli-sunnetit, shënojnë pun'e Xhenetit,

ish një kopësht a një drurishtë, veshur me pemë lulishtë,

le të jetë si të jetë, kush ish e di Zoti vetë.

__________________:

Parajs Ademi i gjorë, s'pati vehten në dorë,

nga ashku i Perëndisë, ra në det të bukurisë,

__________________:

Kurse Havvaja e shkretë , ia dha me dorën e vetë

atë pemën e ndaluar, kur ishte i turbëlluar.

__________________:

Pemën mirë pa e përçapur, që të dy i kanë kapur,

shumë vjet mbetën të ndarë, nat'e ditë duk'e qarë.

__________________: Shumë vojtnë,

__________________: shumë hoqnë,

__________________: në Mekke mezi u poqnë.

__________________: Si i u fali Zoti fajin, e prenë kujën e vajin.

__________________: Tha Zoti, ngrehne Kabenë , që të falen sa të jenë.

__________________: Hazreti Ademit, dhjetë fletë, i zbriti Zot'i vërtetë.

Shumë sende i tregonin, nga të ligat e mërgonin,

qenë shkruar dituritë, për t'i dhënë njeriut dritë.

__________________:

Atyre bij edhe bija, i u dha shumë Perëndija

Me qindra vjet ka jetuar, dhe në fund jetë ka ndruar.



__________________: Havva shum më s'hoqi, pas pak dit shkoj nde i shoqi.

Paçin nga Zoti i vërtetë, që të dy ndjesë përjetë.

__________________: Pas tufanit vite shkuan, at e bir prap u bashkuan.

Si e mësoj Xhebraili, i ndihmoi biri - Ismaili.

Vërë balt'e ngarko gurë, ia bënë Kabesë murë.

Gurn'e zi pruri djali, duk'e ngarkuar nga mali.

E ngriti e vu i ati, atje nevojë ku pati.

__________________: Për Qaben i treti ish ndërtimi, që bëri Ibrahimi.

Halil i Zotit mbarë, Halilu Rrahman ka than.

Brisku, misuaku, sunneti, nga Ibrahimi na mbeti.

Dhe ca zakone të tjetra, të pëlqyera, të vlera,

prej atij mbetur na kanë, sunnet ishin, sunnet janë.

__________________: Zemërbardh i madh ka qënë, sikujt do buk i ka dhënë.

Shtëpi e tij s'kish derë, hynin, delnin, dimër, verë.

Ibrahimi tërë gjënë, për shpirt vakf e ka lënë.

__________________: Nga Ibrahimi i biri Ismaili, Brez pas brezi na erdhë më i miri

__________________: Erdhë Fisniku, morali dhe nderi

__________________: I dashmi jonë, vetë pejgamberi

__________________: "Peygamber-i zîşân"ın dünyâya geleceği

İlk Peygamber, hazreti Âdem Nebîden beri,

Gelen her Peygambere, hem de ümmetlerine,

Hep haber verilmiştir istisnâsız hepsine.

__________________: Mûsâ Kelîmullahın “Tevrât”ında dahî hem,

Yazıyor ki: O, öyle zâttır ki, çok mükerrem,

Himmeti yüksek olup, yardımı ziyâdedir.

O, güzeler güzeli, temizler temizidir.

__________________: Zebûr”da: Eli açık, çok cömerttir O yâni.

Yumuşak, tatlı sözlü, çok güzeldir nûrânî.

Sözleri gönül alır ve rûhları cezbeder.

Kalbi hasta olanın, tabîbidir o Server.

__________________: Hak olan “İncîl”de de yazar ki: (O, çok yemez.

O, hiç hîle yapmaz ve kimseyi kötülemez.

O, hiç acele etmez, değildir tembel dahî.

O, çalışanı sever, gıybet etmez kimseyi.

__________________: Hatemel enbijai vel murselin

__________________: Vula për gjithë profestësinë

__________________: Eja mu’min i vërtetë

Kap nga ky libër një fletë,

Le të jetë ku të jetë,

E le të thonë si të donë

Beso Perendinë

Dhe Muhahemmed eminë

__________________: Më e madhe mrekulli i erdhi Kur’ani

Aty mbështetet ehli imani

Se fenë që solli Ademi

Edhe atë gjithësot kemi

Aspak ndryshime nuk kanë pas fetë

Ndryshiomet i kemi bërë vetë

__________________: Po si besoet besimi ? Si Ademi, Ibrahimi.,

Si besoi Musa me Isanë dhe Muhammed Mustafanë __________________: Të ishin këto gjallë, do të ishin me një fjalë

Ashtu dhe ne besojmë, deri në kijamet do të vazhdojmë.

__________________: Ishte kudo erësirë, Injoranca mbretëronte.

Kishte humbur çdo arsye, bota dritën e kërkonte

__________________: Në Mekën e bekuar lindi i dashuri i Perëndisë

Muhammedi i lavdëruar, Shpëtimtari i njerëzisë.

__________________: Ti je dritë që kurrë nuk fikesh

Flakadan-Udhëzim hyjnor

N'zemrat tona gjithmonë rritesh

N'ty gjejmë prehje përgjithmonë

__________________: Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh

Ideal-Shembull për ne

Fjalët tua kurrë nuk zbehen

Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.

__________________: O vulë e profetërisë, mëshirë për mbarë njerëzinë

Salavate duke t'kënduar, Falënderojmë Perëndinë

Korri: Esalatu veselam ... (resulallah; habib allah; sejiden evveline vel ahirin)

PJESË NJË AKTËSHE

3 Personazhe:

Hoxha efendiu 1 - ( në moshë mbi 80 vjet)

Hoxha 2 - ( në moshë mbi 70 vjet)

Djaloshi - (në moshën 16 vjeçare)



(Dy hoxhallarët me sarëk dhe xhybe, duke ecur e biseduar arinjë pranë në një kroni ku po pushonte një djal i ri, pasi i përshëndet dhe iu bën vend)

Djaloshi:

Hoxha efendi, pasi mu dha rasti të ju takoi, a më lejoni të kërkoi një këshillë nga ju?

(I drejtoet hoxhës plak )

Hoxha 1:

Evladëm, është obligim i çdo kuj të flet dhe të tregon atë që e dinë.

Misade, të lutem mbaje mend pyetjen se më kujtove që unë ta pyes hoxha efendiun.

(me buzëqeshje) Hoxha efendi, më të trego sa kategori të njerëzve ka n’dynja? Javash të shoh se sa e japim zeqatin e mendjes?

Hoxha 2:

Po dynjaja është e madhe efendi hoxha, ama do mundohem të përgjigjem.

Në botë egzistojnë 4 kategori të njerëzve mendar dhe ate:


  • Kat. e parë: Njerëz që janë dijetar dhe atë që e dijnë edhe e flasin – e jona është që t’i ndëgjojmë dhe të mësojmë nga ata. (hoxha 1 tund kokën)
  • Kat e dytë: Njerëz që dijnë por nuk flasin – e jona është që t’i pyesim.
  • Kat e tretë: njerëz që nuk dijnë dhe nuk flasin – e jona është që t’i mësojmë nga ajo që neve dijmë dhe mendojmë se duhet ditur, dhe
  • Kat e katërt: njerëz që nuk dijnë dhe flasin – e jona është: nëse nuk mundemi t’i përzamë ata nga mexhlisi, atëher më mirë neve të largoemi nga ata njerëz. (Buzëqeshin mes vete)

Hoxha 1:

Aferim, vërtet tamam e ke zbërthyer, po urdhno tani çfar dëshirove të pyesish?

(i drejtoet djaloshit)

Djaloshi:

Kam dy pyetje. E para. Më tregoni si është e mundur që më pak të gaboj kur flas dhe e dyta: nga se duhet të jemi të kujdesshëm në jetë?

Hoxha1:

( i jep përparësi hoxhës 2, por ai ia bën nder hoxhës plak)

E pra kështu: Njeriu gjatë jetës së tij, më pak mund të gaboi nëse ka kujdes 5 gjëra dhe ate:

KUR flet; KU flet; CILIT i flet; ÇKA flet dhe PSE flet. I mbajte mend?

Kurse sa i përket pyetjes së dytë, për këtë na mëson Kur’ani famëlartë se si e këshilloi Llokmani të birin e vet:

1. Kur je namaz - ruaje zemrën tënde.

2. Kur je në shoqëri - ruaje gjuhën tënde.

3. Kur je në shtëpitë e të tjerëve - ruaje shiqimin tënd.

4. Kur je në sofër - ruaje barkun tënd.

Hoxha 2: Nëse më lejon hoxha efendiu unë do të kisha shtuar edhe diçka,

Hoxha 1. Urdhnoni, se është e udhës të haroet, por jo edhe të gaboet.

Hoxha 2. Dy gjëra të bëra asnjëherë mos i rikujto

1. Të keqën që ta bëjnë të tjerët (njerëzit). dhe

2. Dhe të mirën tënde ndaj të tjerëve (njerzve).



Hoxha 1: Vërtet Islami është deti i pashterun, është një fjalë popullore që thotë, fjala fjalën e nxjerë, por RECITAL FETAR 61460 që këtë kohë po e harxhojmë duke përkujtuar fjalët e Kur’anit, unë do të shtoj dhe do t’i them dy gjëra të kundërta nga kjo që tha efendiu dhe ate: Dy gjëra asnjëherë në jetë mos i harro


  1. Allahun Xh.sh. dhe 2. jetën e ardhëshme (Ahiretin).

Gjithmon t’i kesh në kujtes, seshpejtë vjen dita kur do të kthehemi tek Allahu Xh.sh. dhe mbajmë përgjegjësi për veprat tona. Pastaj është një fjalë e urtë që thotë:

Axhilu bi salati kablel feut ve axhilu bi t-teubeti kablel meud.

Që do të thotë: Shpejtoni në namaz pa i kaluar koha, shpejtoni së penduari, pa i ardhë vdekjes ora.

Djaloshi: Hoxhallar të nderuar, falenderoi All-llahun xh.sh që më mundësoi takimin me Ju dhe që kisha përjetësimin e një kënaqësie shpirtërore.

Hoxha 1. Jo Jo djalosh, Ne falenderojmë All-llahun që takuam një shpirt të edukuar në frymën Islame dhe më duhet të pranoi se në këto çaste më përkujtove rininë time kur unë kisha nderë po këto fjalë dhe nasiate t’i ndëgjoi nga hoxhallarët e trevave tona sikur që ishin: Ataullah ef. Kurtishi, apo siç e njeh populli ATA efendiu nga Studeniçani. Ai, ishte themeluesi i medreses MEDA mu në mesin e çarsisë së vjetër në Shkup, pastaj Fetah efendiu nga Crni vërhi i Shkupit, Qemal efendiu nga vrapçishtja e Gostivarit, Xhemil efendiu nga Tetova, Haki efendiu nga Gjilani i Kosovës, Xhemal efendiu nga Kumanova rahimullahi alejh. Deri para një muaji i vetmi i gjallë nga gjeneratat e talebeve të tij, ishte Sali efendiu nga Studeniçani i cili me mallë në zemër dhe me lot në sy na rrëfente për këtë kohë kur feja në dorën e muslimanëve ishte si prushi i cili freskonte shpirtin e tyre dhe nga ana tjetër digjte dhe përvëlonte ligjet e erëta të regjimit komunist... Po tregoe rastin e Fetah efendiut dhe talebes së tij Hafëz Beqir Sadëkit.

Hoxha 2 (I kthyer nga publiku) U bënë të gjithë për rahmet, ishalla takohemi në xhenet. ... Një ditë hafëz Beqir Sadëkshkon te Fetah efendiu i cili ishte hoxha i tij dhe i thot: Hoxham, selam të bën baba dhe kërkon të na japish leje – mysade, sepse dëshirojmë të migrojmë në Turqi. Fetah efendiu i përgjigjet: Bani selam babës dhe thuaj se gazibaba ala ka vend, ( në gazibabë asaj kohe ishin varrezat e shkupit – demek ala nuk janë sosur vorret). Pas 3 muajve hafes Beqiri përsëri vjen dhe i thot: Hoxha efendi, baba përsëri kërkon leje prej jush, sepase dikush i ka thënë babës se komunisti është zjarr, ku prek djeg. ... Pas këtyre fjalëve Fetah efendiu përgjigjet: Selam bani babës dhe thuaj që një sahat e përpara le të niset për Turqi, se imani dy tuta nuk i duron, ja tutën e Allahit ja tutën e koministit.

Ejjj xhemat, ejjj vëllezër besimtar, më rrënkon shpirti kur kujtoi se çfar xhevahiri, çfar kandila – pishtar të fesë Islame ka pasë ky memleqet. Edhe bota arabe ka pas qejf t’i marre erë lezetit edhe rendit të fesë Islame që kanë pasë qytetet tona.

Çato emna të hoxhallarëve që i përmenda ma para, për hak të hyzmetit që ia kanë bë dinit Islam, sistemi komunist i kishte dënuar me burgje të rënda, disa nga ata edhe me vdekje. Por Inshaallahu teala, bereqeti i ibadetit, i nasiatit dhe i duave të atyne rahmetlive, na mundëson që edhe sot e kësaj dite nëpër shtëpiat tona, nëpër zemrat tona edhe nga gojët tona të ndëgjohet fjala e vulosjes, fjala e shehadetit, çelsi i xhenetit:



LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMEDURR-RRESULULL-LLAH

Për shpirtat e tyre: Lilahi elfatiha mea salavat.



Solisti: Innall-llahe ve melaiketihi ...



Pjesë nga Mevludi – Elbasance



__________________: O Allah i Plotfuqishëm, udhëzoe këtë botë

Vështirësitë t'i tejkalojmë, mëshirë i Madhi Zot!

__________________: Emri yt i lavdëruar, drita e Jote përjetësi

O Allah i Madhëruar, mëshirë për këtë njerëzi.

__________________: Lutjet tona t'i drejtojmë, vetëm Ti, je për ne

Falenderimi të takon, që na zgjodhe Islamin fe

__________________: Na nderove me dy drita: Kur'anin dhe profetin



Udhërëfyes për këtë jetë, krenaria për Ymetin.

__________________: Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë

Me urtësi na këshilloi, Shpresën në Ty e shikojmë

__________________: Allah, Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.

Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.

__________________: O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë

Na mundëso që n'botën tjetër, Shkëlqimin Tënd ta shikojmë

__________________: Se e tërë gjithësia, që nuk' i gjëndetë fundi,

Eshtë vetë perëndia, për atë s'ka vënt gjëkundi.

__________________: Eshtë në shesht perëndia, i verbëri s'munt ta shohë,

Ajo është gjithësia, i dituri munt ta njohë.

__________________: Pe një lulezë kur shohim dhe të vëmë re një fletë,

Me dituri munt ta njohim , q'atje 'shtë zot' i vërtetë.

__________________: Kush do ta shohë të tërë, le të shohë mirë njerinë,

Veten' e tij re të vërë, atje e gjen perëndinë.

__________________: Parajsa dhe skëterra, Engjëlli edhe djalli,

Edhe gjithë ç'ka të tjera, janë brënda tek i gjalli.

__________________: Ajy që ka mirësinë, ka perëndin' e të mirat,

E kush ka djallëzinë, ka djallë e ligësirat.



__________________: O Zot i madh dhe i vërtetë

Që krijove çka shohëm në jetë,

Edhe të tjera krijesa që janë Pa fund, pa krye, pa anë,

Edhe kudo je ti vetë,

Syri yn tekdo shikon, Që nga lindë e gjer tek perëndon,

Më çdo vënt të sheh fuqinë, Urtësin' e madhërinë,

Falna gjithë mirësitë,

__________________: Epna dituri e dritë, Tregona udhën' e mirë,

Mos na lerë n'errësirë, Dhurona gjithë të mirat,

Mërgona nga të pështirat.



__________________: Zot! falna vëllazërinë, dashurin' e miqësinë,

Epna dëshirë të mësojmë, e të mirat të punojmë,

Bëna të but' e të qetë, të urt' e të vërtetë.

__________________: vëllezër besimtarë, gëzohi që erdhë kjo ditë,

Kaq e mirë e kaq e mbarë, na sjell mirësitë.

__________________: Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,

Të bëhen një shpirt, një trup e të jenë të pajtuar

__________________: Vrasja nga Kabili erdhi, gjak më parë ky dreq derdhi.

La zakon të lig në jetë, gjithmon mallkim të ketë!

Lum kush punon me mëshirë, edhe le zakon të mirë.

Nuk i vdes as emri kurrë,e lëvdon grua e burrë,

__________________: Kushdo që sot është burrë dhe besimtarë i vërtetë,

Emri si shuhet kurrë dhe nderi i rron për jetë.

__________________: Mali ka hije

__________________: Mali ka fije

__________________: Mali ka druj

__________________: Mali ka huj

__________________: Mali ka ujë të kulluar

__________________: Mali ka bukë të gatuar

__________________: Mali ka zogj, por ka edhe hut

__________________: Mali ka shkëmbinj por edhe barut.

__________________: Mali ka ligj edhe rend

__________________: Urdhno fushë e çoe ne vend.

__________________: Rruga e mbare ju qofte, nena percjell femine

niset ne shkrepat e malesise , drejtë rruges së lirisë

__________________: rruge e mbare vllau i motres, qofshë i bekuar me jetë e mot

hallall te qofte buka e sofrës, gjaku yt, mos shkofte kot.

__________________: mbi trevat tona ndriçoi prore, mbreterija e drejtësisë.

Dritë me vlerë madhështore, ishte drita e lirise.

__________________: N’humnerë që me shekuj ishim

humnera ku drite nuk kishim

humnerë që e quanim robëri

ditë MARSI, na ndriti rrezja

__________________: Linden shqipet e malit, linden në shkrepat e sharrit

linden me dëshirën e Zotit, linden për ditën e sodit

__________________: Ey Habîbim, sıyırıp himmet kılıcını tâm,

Alasın benim için kâfirlerden intikam.

__________________: Bilcümle kâfirlerin başları, gün gelecek,

Kerâmetli ellerin önünde eğilecek.

__________________: Zëmëra më përvëlohet dhe them vallë ç'u bënë,

Kur shoh që koha ndrrohet dhe mugu ka rënë.

__________________: Lumi me një psherëtimë, ikën edhe vete në det,

Dëgjohet një bubullimë,që përhapetë përmbi dhet.

__________________: Duke shkuar dit' e net, E duke ndërruarë moti,

Vemi si lumi në det, Nga Zoti, prapë te Zoti.

__________________: Është ndrimi jetës, nuk është gjumë

Inna lil-lahi ve in-na ilejhi raxhiun

__________________: S'ka heronj, heronjtë i perzumë

me lavdi perditë i nanuritëm

dhe me lajka dalngadal i vumë

një nga një ne prehje dhe ne gjumë.

__________________: S'ka heronj, heronjtë u merzitën,

prisnin ëndrat, ëndrat u vonuan

duke pritur heshten e dremiten

dhe ne nina-nana u kënduam.

__________________: Ska heronj, nuk ka as dëshmor

Nuk çel behar, por akull e bore

Ska heronj, ata janë në male

Kurse në rafsh, quhen pako sociale.

__________________: Nëse haronë njerëzia, nuk haron Perendia

Janë dëshmorët që kurrë nuk vdesin

Gjithmon e jetë, shehid do të mbesin.

__________________: njerëz, gjithmon t’i kujtojmë ata

Për shpirtë të tyre, këndoni një fatiha

(lil-lahil fatiha)

In-na fetahna leke fet’ham mubina ... ve jen sureqallahu nasren aziza.

__________________: Mos harojmë shekullin e kaluar, Mijra zemra janë përvëluar

Gjërë e gjatë është shkruar për Kosovën e trazuar.

__________________: Në ketë shekull kjo politikë

Mrekulli, e them pa frikë,

Kjo politikë racëmbaruese

Për ditë grinte pleq, djem dhe nuse

__________________: Kjo politkë lugate shtrigë

Dhelpër dinake, kuçedër e ligë

Faroj vëllezër me qindra mijë

I madh i Vogël duhet ta dijë



__________________: Fol, o moj botë e qytetërimit

Përse po shkulet kjo racë e trimit.

__________________: Qani, vëllezër, Kosovën, qani!

Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!

__________________: Kosovë e bukur, oj shpresa jonë

Bujare, trime, ke qenë gjithmonë

__________________: Të kishte zënë halli, në zgjedhë ngele,

Kurban u bëre për ditë si dele.

Kurban po bëhej ditë bajrami,

Kur në Ballkan vritej vetëm shqiptari.

__________________: Ty moj Kosovë, e madhe shpresë

Në ty mbahet fjalë dhe besë,

M'i madhi krah i Shqiperise!

M'e madhja çerdhe e Trimërisë!

__________________: Pjesa më e madhe e Shqipërisë

I u dha Serbit e Greqisë

Vetëm ni ardht keq Perëndisë

Për atë gjakun e foshnjërisë,

__________________: Dua t'i lutem pak qeverisë

Të marrë masat e ligjësisë:

T'i lutet Frances dhe Anglisë

T'i pritet hovi pake Serbisë

Edhe për Çamërin, fqinje e Greqisë.

__________________: Çok konuşmak, câhillere mahsustur.

Allah adamlarıysa, az, fakat öz konuşur.

__________________: Onlar, câhiller gibi etmezler hiç yaygara.

Onların bir kelâmı, yön verir insanlara.

__________________: Meselâ bir “Kaptan”a benzer ki bu velîler,

Elbette ki kaptansız, yürümez hiç gemiler.

__________________: İlmî tecrübesiyle çalışarak az müddet,

Tâyin eder gemiye, bir yön ve istikâmet.

__________________: O, istikâmetini vererek gâyet iyi,

Hedefe, sağ ve sâlim ulaştırır gemiyi.

__________________: İşte o “Büyükler” de, sâhiptir din ilmine.

İstikâmet verirler, insanlık âlemine.

Xhael hak-ka ve zehakal batil, in-ne batile ...

__________________: Sot niset një tjetër jetë, gënjeshtrën poshtë e shtie,

Mbretëron fjalë e vërtet, të mirat gjithë i bie.

__________________: Sot vënduam gurrin e parë, qoftë e bekuar kjo ditë,

Pavarsia ardhtë e mbarë, e na dhëntë qetësitë,

__________________: Pa shihni ç’gjuhë e mirë, sa shije ka dhe hije

Çe bukur edhe e lirë, si gjuhë perëndie.

__________________: Në gjuhë shqipe nënat tona, të qeverisim na kanë thënë,

Se është një Zot, që do ta dona, Ai që jetën na ka dhënë;

__________________: Me sa mall e sa dëshirë, Atë ditë po e pres,

që edhe unë atje i lire, pranë prindërve të vdes.

__________________: O rremet i njerëzisë, zëri i fyellit nuk është erë,

Ky është zjarr i dashurisë, Kosova moti e ka mbjellë

__________________: I ra qiellit e ndriti, i ra zemrës e nxehu,

I ra verës e buçiti, i ra shpirtit e dehu.

__________________: I dha erë trëndafilit, edhe dritë bukurisë,

Fali këngët e bylbilit, i dha vulë pavarsisë

__________________: Ilahije



Këto raste duhet të jenë shtytje e re për fisnikërimin tonë me virtytet që e kanë stolisur personalitetin e të Dërguarit të Allahut xh.sh. Duke e përkujtuar jetën dhe veprën e tij, rikujtojmë se sa e ndjekim udhëzimin e dorëzuar nga Allahu xh.sh. duke na ofruar në jetë ashtu siç na e ka lënë synet.

Organizimet kolektive janë më të vlefshme nga ato individuale, në këtë mënyrë përkujtimet i ndajmë sëbashku. Andaj më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tonë të falenderojmë ( Mysafirët nga Turqia ...) sidhe Kryetarin e Komunës sonë z. ____________________ të cilët me angazhimin e tyre mundësuan që edhe institucionalisht të jetësohet emri i Ataullah Hoxhës ku neve të jemi deshmitar dhe pjesë e këtij manifestimi.

Allahu i shpërbleftë me atë që Allahu e dinë më së miri.



_________________: Vdekja e pejgamberit a.s. (elbasançe)

Kaptinat: Ihlas; Felek; Nas; Fatiha; Bekare dhe Dua

A M I N

Përpiloi: DAIM HISENI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RECITAL FETAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Poezit e Ramazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: