islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyYesterday at 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyYesterday at 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyYesterday at 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyYesterday at 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyYesterday at 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 Ramazani minierë thesaresh të vyera

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8322
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ramazani minierë thesaresh të vyera Empty
MesazhTitulli: Ramazani minierë thesaresh të vyera   Ramazani minierë thesaresh të vyera EmptyMon 23 Jul 2012 - 0:53

[Only admins are allowed to see this image]
Në këtë muaj vendoset barazia mes njerëzve, pasi nuk ka njerëz me barkun bosh, ndërkohë që të tjerë trashen. Të gjithë janë njëlloj, të pasurit dhe të varfrit.


Nga: Ali ibnu Umer Badahduh

Me të përmendur minierën, menjëherë mendja na shkon tek ato pasuri të shumta, që fshihen nën tokë. Në përgjithësi, një minierë e caktuar merr vlera vetëm nga minerali i vetëm, që gjendet në thellësitë e saj. Ç`mund të themi nëse një minierë përmban lloje të ndryshme pasurish natyrore dhe të gjitha këto janë të dobishme dhe me vlera tepër të mëdha? E ç`mund të themi akoma, nëse nxjerrja e këtyre pasurive është krejt e lehtë dhe e mundshme për këdo, pa pasur nevojë për specializim në atë fushë dhe pa ndonjë mund të madh? Padyshim që të gjithë do të rendnin, për të nxjerrë sa më shumë nga pasuritë e vyera të kësaj miniere.

Një minierë e tillë gjendet para syve të tu, nën këmbët dhe duart e tua. Ajo thjesht pret urdhrin dhe sinjalin tënd. A e dallon dot? A nuk e sheh sa të vyer janë thesaret e saj? Si nuk të joshin aspak?! Si nuk i sheh gjithë ato turma njerëzish, që kanë përveshur llërët dhe po përfitojnë nga thesaret e vyera të kësaj miniere?! A nuk është kjo një panoramë, që ta kanë parë sytë edhe herë të tjera?!

Jo. Mos prit t’ia them emrin! Ajo që do të bëj, është thjesht të rendis disa nga pasuritë dhe thesaret e saj, gjë të cilën e gjykoj si më të dobishme.



Thesari i vlerave dhe specifikave

Falje: ”Kush agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë, do i falen gjynahet e kaluara”. (Buhariu dhe Muslimi)

Shlyerje: ”Sprovat me të cilat ndeshet njeriu në familje, pasuri dhe me komshinjtë, shlyhen nga namazi, agjërimi dhe sadakaja”. (Buhariu dhe Muslimi)

Mbrojtje: ”Agjërimi është mburojë dhe kala e fortifikuar nga zjarri”. (Ahmedi)

Shpërblim: ”Agjërimi bëhet për Mua dhe Unë di si ta shpërblej. Një e mirë shpërblehet me dhjetë fish”. (Buhariu)

Intimitet: ”Në xhenet gjendet një portë me emrin Rejjan. Ditën e Kijametit vetëm agjëruesit do të hyjnë në atë portë dhe askush përveç tyre”. (Buhariu dhe Muslimi)

Ndërmjetësim: ”Agjërimi dhe leximi i Kuranit do të ndërmjetësojnë për njeriun Ditën e Kiametit”. (Ahmedi)

Gëzim: ”Agjëruesi ka dy gëzime; një në kohën e iftarit dhe tjetri kur të takohet me Zotin e tij”. (Muslimi)

E veçanta: ”Agjëro, pasi nuk ka si ai!” (Nisaiu)



Thesari i Kuranit dhe leximit të tij

Zoti i lartësuar thotë në Kuran: ”Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit...” (Bekare, 185)

Transmetohet nga Abdullah ibnu Amr (r.a), se i dërguari i Allahut ka thënë:”Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin Ditën e Kijametit. Agjërimi do të thotë:”O Zot! Unë e kam privuar nga ushqimi dhe pasionet, prandaj ma prano ndërmjetësimin. Sakaq, Kurani do i thotë:”O Zot! Unë e kam privuar nga gjumi i natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim! Atyre do u pranohet ndërmjetësimi”. (Ahmed)

Thesari i namazit

“Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar”. (Isra, 79)

Transmeton Ebu Hurejre (r.a), se i dërguari i Zotit ka thënë:”Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë, do i falen gjynahet e kaluara”. (Buhariu dhe Muslimi)



Thesari i dhikrit dhe duasë

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë”. (Bekare, 186)

Transmeton Ebu Hurejre (r.a), se Profeti (a.s) ka thënë: ”Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapsht; Agjëruesit në kohën e iftarit, një sovrani të drejtë dhe një personi të cilit i është bërë padrejtësi”. (Tirmidhiu)



Thesari i bujarisë

Ibnu Abasi (r.a) thotë:”I dërguari i Zotit ka qenë njeriu më bujar dhe në asnjë kohë tjetër nuk ishte aq bujar, sa ishte në Ramazan kur takohej me Xhibrilin (a.s). Gjatë Ramazanit, ai takohej çdo natë me Xhibrilin (a.s) gjer në fund të muajit. Në këtë takim Profeti (a.s) përsëriste Kuranin me Xhibrilin (a.s). Kur takohej me Xhibrilin (a.s), Profeti (a.s) ishte më bujar se kurrë”. (Buhariu dhe Muslimi)



Thesari i vullnetit dhe durimit

Ndër urtësitë dhe dobitë e shumta të agjërimit, është dhe forcimi i vullnetit, gjë të cilën po përpiqen ta bëjnë sociologët dhe ushtarakët e kohëve moderne. Në fakt, Islami i ka paraprirë kësaj përpjekjeje që prej katërmbëdhjetë shekujsh, Islami kërkon prej myslimanit të jetë me vullnet të hekurt dhe vendosmëri të palëkundur.

Agjërimi fuqizon vullnetin dhe forcon durimin. Agjëruesi e thyen urinë, edhe pse para tij gjenden ushqimet më të shijshme. Ai thyen etjen, edhe pse në duar mban ujin e ftohtë. Ai frenohet nga marrëdhëniet bashkëshortore, edhe pse të shoqen e ka në krah. Vëzhguesi i tij i vetëm është Allahu. Si mbështetje ka vullnetin e tij të çeliktë dhe të vetëdijshëm. Një ritual i tillë zgjat për më shumë se 16 orë çdo ditë përgjatë një muaji të plotë. A ekziston ndonjë shkollë më e mirë për forcimin e vullnetit dhe durimit, sesa shkolla e agjërimit, shkollë kjo e detyruar për të gjithë myslimanët gjatë muajit të Ramazanit?



Thesari i fuqisë dhe lirisë

Të agjërosh Ramazanin në këtë formë, nuk është gjë tjetër veçse një metodë për ta çliruar njeriun nga nepsi, materia dhe errësira e epsheve, për të bërë një jetë sa më të denjë e me vlera. Vetëm ai që bën një jetë të tillë e shijon dhe e vlerëson lirinë e vërtetë.

Zoti e ka bërë obligim agjërimin, me qëllim që njeriu të çlirohet nga vargonjtë e epsheve, të arratiset nga burgu i trupit, tundimet e pasionit, të marrë në kontroll jetën e tij dhe t`u përngjajë sa më shumë melekëve.



Thesari i mëshirës dhe barazisë


Në Ramazan merr jetë domethënia e fjalës “njeri”. Në këtë muaj vendoset barazia mes njerëzve, pasi nuk ka njerëz me barkun bosh, ndërkohë që të tjerë trashen. Të gjithë janë njëlloj, të pasurit dhe të varfrit. Të pasurit e ndjejnë vuajtjen e urisë, me qëllim që kur dikush t`i thotë: “Jam i uritur”, t`i kujtojë ato vuajtje dhe ta ndihmojë. Agjërimi është edhe një lloj ngushëllimi për të varfrit, të cilët e shohin se edhe të pasurit kanë nevojë për një kothere bukë apo për një gotë ujë gjatë këtij muaji.

Fukarallëk i detyrueshëm, me të cilin synohet sinjalizimi i njerëzimit – në një formë praktike dhe të qartë – se jeta e vërtetë është ajo që fshihet pas kësaj jete, jo ajo e dukshmja. Ajo jetë arrin kulminacionin e saj, kur njerëzit ndihen njëlloj dhe jo kur ndihen të ndryshëm, kur të gjithë solidarizohen me ndjenjat dhe vuajtjet e njërit e jo kur variojnë në tundimet e epsheve.



Thesari i moraleve dhe sjelljeve

Qëllimi këtu është ngritja morale e njeriut, që t`i përngjajë sa më shumë engjëjve dhe t`i ruajë shqisat e tij nga ligësia. Distancimi nga të ngrënit dhe të pirët nuk është gjë tjetër, veçse një mjet për të frenuar gjuhën nga sharjet, ofendimet dhe llomotitjet. Ai është një mjet për të frenuar dorën nga të bërit keq.

Ndër dobitë e agjërimit është dhe: shtimi i shpërblimit, shlyerja e gjynaheve, thyerja e epsheve, shtimi i veprave të mira, distancomi nga e keqja etj..

Vëlla dhe motër e dashur! Pas gjithë kësaj, përse hiqni dorë nga këto thesare që shkëlqejnë para jush?!



Këshilla të shkurtra:

1 – Pastro nijetin, forco vullnetin, pastro zemrën, ndiz nostalgjinë dhe motivo harenë.

2 – Shpejto për pendim, shto istigfarin, lësho lotët e pendimit dhe përgatitu për sezonin e faljes së gjynaheve.

3 – Përpiqu që të kapësh tekbirin fillestar të çdo namazi, fali sunetet e pëlqyeshme dhe shtoji veprat e mira.

4 – Fal namaz nate, mos iu ndaj duasë së kunutit, qëndro gjatë në Razz, lutu herët në agim dhe mbushe pjesën e fundit të natës me istigfar.

5 – Lidhu fort pas leximit të Kuranit, freskoje gojën me Kuran, zbukuroji netët me texhvid dhe ditët me recitim.

6 – Vizitoji njerëzit e gjakut dhe të afërmit, fali ata që të kanë hyrë në hak, mblidhi banorët e lagjes, sillu mirë me fqinjët, shtoji takimet me vëllezërit dhe mbuloji me dashuri familjarët, bashkëshorten dhe fëmijët.

7 – Vendos një program besimi me familjen tënde, me qëllim që të përfitoni nga këto thesare të vyera: lexim Kurani, biseda historie, udhëtim umre, namaz nate bashkarisht, momente dhikri, përkujtesa të shkurtra dhe mos harro se koha është bereqet.

8 – Përllogarit zekatin e pasurisë dhe mblidhe atë të familjarëve dhe të të afërmve. Pastaj këshillohu me vëllezërit për personat që e meritojnë më së shumti. Përpiqu që t`i konkurrosh të tjerët në këtë fushë.

9 – Kujtoji vëllezërit e tu myslimanë, që janë të persekutuar, të syrgjynosur dhe të shtypur në Palestinë dhe në vende të tjera. Kurrë mos i harro në lutjet e tua. Folu njerëzve që të rrethojnë për vuajtjet dhe për dhunën, që ushtrohet prej armiqve dhe kundërshtarëve të tyre./AO/

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Ramazani minierë thesaresh të vyera
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: