islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
69 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 69 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty96%Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty0%Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty0%Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty0%Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty1%Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty2%Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar   Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar EmptyTue 27 Nov 2012 - 20:13

Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar Hytbe-252x198
Falënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të gjitha botëve. Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që jetuan me të vërtetën në zemër.

***

“Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!” (Naim Frashëri)

E nisa këtë hutbe me këto vargje të Naim Frashërit, duke dashur që, në këtë ditë nëntori, me rastin e ditës së alfabetit shqip, i cili dje i ka mbushur 104 vjet nga kur u themelua në Manastir, të tregoj se edhe neve Zoti na fali një gjuhë dhe atdhe të bukur.

Të dashur vëllezër e motra, brenda kësaj jave do të kemi dy ditë të shënuara, ashtu siç patëm ditë të shënuara në tërë këtë muaj. Madje, mendoj se është urtësia e Allahut që ky nëntor i këtij viti është muaji që arriti, të paktën për ne, t’i bashkojë fenë dhe kombin, sikur në një kuti. Shihni se sa bukur na kanë mësuar të parët tanë kur kanë thënë: “Atdheu është kutia, feja është xhevahiri / Rron në kutit brënda e ruhet floriri. / Për të mbrojtur nderin na duhet kutija / Po s’pate kutinë shkon feja, inxhija.” (Hfz. Ali Korça).

I nderuari xhemat, të jesh atdhetar për të mirën e kombit tënd nuk është diç e urryer në Islam. Vetë pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi a.s., kur u largua nga Mekeja, i tha këto fjalë të famshme: “Sa vend i bukur që je, sa e dashur je tek unë, sikur populli yt të mos më nxirrnin me dhunë, kurrë nuk do të banoja në ndonjë vend tjetër!”.

Edhe pse ai u largua nga vendlindja, ai mëngjes e mbrëmje i kthente sytë nga Mekeja e bekuar. Ai e donte atë. E donte, madje edhe shumë. Po vallë, ne si shqiptarë muslimanë, nga i kemi kthyer sytë? Sa ne jemi të frymëzuar nga ideali fetar për ta ruajtur nderin, familjen dhe vendin ku jetojmë? Sa ne i kemi kthyer sytë nga e kaluara jonë e ndritshme? Ku e kemi Shqipërinë tonë të ëndrrave? Ku e kemi Shqipërinë e gjakut dhe të sakrificës shekullore? Ne i gëzohemi faktit që kemi arritur të kemi një shtet shqiptar, dhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet të mirëpritet nga ne, por jo të festojmë vetëm sa për sy e faqe. Të festojmë dhe të bashkohemi; të festojmë por jo të urrehemi; të festojmë por edhe të vazhdojmë ta ndërtojmë Shqipërinë e vërtetë.

Të dashur xhemat, nesër ne kemi ditën e Ashurës, një ditë e madhe dhe e bekuar fetare, ndërsa të mërkurën do ta kemi 28 nëntorin, po ashtu, një ditë historike dhe e shënuar kombëtare. Po vallë, nëse dikush do të pyeste, se çfarë kanë të bëjnë këto ngjarje me ne këtu në St. Gallen? Atëherë, dua të them kështu: Të gjitha këto shënime duhet të jenë në funksion të vetëdijesimit tonë se vetëm të bashkuar do të mund t’ia dalim, çfarëdo qofshin sfidat dhe vështirësitë.

Nëse do t’i shikonim me vëmendje 100 vitet e fundit të shqiptarëve, do të shohim se e tërë sakrifica e patriotëve dhe intelektualëve ishte bashkimi ynë kombëtar dhe ruajtja e fesë. Sot, në këtë vit ku të gjithë festojnë për pavarësinë, duke përfshirë këtu edhe hoxhallarët, harrojmë se nga ana tjetër duart i kemi të përlyera në përçarje dhe copëtim, madje, edhe të asaj që kishim shpresa se do të ngelë e bashkuar midis nesh. Se di se si mund ky popull t’ju besojë atyre që flasin për unitet, mirëqenie, dashuri e bashkim, e nga ana tjetër e di fortë mirë se kush janë ata dhe sa i kanë të zhytura duart në kazanin e interesit individual.

Vëllezër të mi të dashur, sfida më e madhe për ne këtu është ta ruajmë “magjen” tonë, brumin e së cilës e përgatitëm me vite. Ky është brumi ynë, i islamit tonë, dhe ka aromën e duarve tona. Është brumi që u bë nga djersa jonë. Magjja jonë ka bukën e lezetshme tonën dhe e dimë fortë mirë se sa e shëndetshme është kjo bukë e jona.

Andaj, në këto ditë feste dhe përkujtimi për ne, dëshiroj t’ju porosis që të jemi shumë vigjilentë dhe të vendosim njëherë e përgjithmonë, do ta përkrahim unitetin, bashkimin dhe dashurinë midis nesh, apo do të vendosim të mbajmë anën e atyre që nuk duanë atdhe, xhami, shkollë dhe parti, të cilët, mbi të gjitha këto, kanë vendosur interesin individual, klanor apo lokal.

Pas tërë kësaj, po ua sjelli disa vargje të Kur’anit Fisnik, ku Allahu i Madhëruar thotë:

لَا يُكَلِّفُ اللَّـهُ نَفْسًا إِلَّا مَا آتَاهَا ۚ سَيَجْعَلُ اللَّـهُ بَعْدَ عُسْرٍ‌ يُسْرً‌ا

“All-llahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë mundësi; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim.” (Et-Talak, 7).

وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللَّـهِ ۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ‌ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُ‌ونَ


“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje). (En-Nahl, 53)

Ne, me këtë rast e ngremë zërin tonë duke e lutur Allahun të na falë dashuri, unitet dhe mirëqenie. O Zoti ynë, dhurona forcën e faljes së njëri tjetrit dhe na jep mundësinë që të punojmë për të mirën e vatanit tonë dhe të fesë sonë. Urime pavarësia, urime viti i ri hixhri, urime abëcëja jonë e bukur. Sot festojmë 100 vjetorin e shtetit shqiptar, dhe inshallah pas 100 viteve të tjera, të festojmë Shqipërinë e vërtetë, të madhen dhe zemëraken.

(Hutbeja e Xhumasë, mbajtur në xhaminë El-Hidaje në St. Gallen të Zvicrës, më 23.11.2012, nga imami i xhamisë Mehas Alija)

(Breziiri)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Hutbeja për 100 vjetorin e shtetit shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Hudbe Islame-
Kërce tek: