Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_lcap96%Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_lcap0%Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_lcap0%Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_lcap0%Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_lcap1%Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_lcap2%Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Bota para ardhjes se Muhamedit a.s.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEA
Vizitor
Anonymous



Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. Empty
MesazhTitulli: Bota para ardhjes se Muhamedit a.s.   Bota para ardhjes se Muhamedit a.s. I_icon_minitimeWed 23 Jan 2013 - 11:46

BOTA PARA ARDHJES
SË MUHAMMEDIT

Nëse ne sot bëjmë krahasim me kohën para ardhjes së Muhammedit a. s. dhe kohës në të cilën jetojmë, do të shohim se shumë dukuri që janë pranishme në mesin tonë, janë identike me ato të kohës para ardhjes së Pejgamberit a.s. Këtë krahasim e kanë bërë edhe shumë dijetarë. Realisht, nëse dëshirojmë të ndryshojmë, ka një mundësi, por nuk presim që të vijë një pejgamber, por ajo që kërkohet prej nesh është që t’i praktikojmë mësimet që i la për botën Pejgamberi i fundit i All-llahut të Plotfuqishëm..
Me të vërtetë, është e pamundur të shprehet brenda disa rreshtave të varfra jeta e veçantë dhe e zgjedhur e Muhammedit a.s. Mirëpo, përpjekja e kujtdo, me aq sa ka mundësi, për ta treguar dhe kuptuar atë, ka dobi të panumërta.
Pa dyshim se ndodhia më e madhe që i ndodhi njerëzimit dhe të gjitha botëve ishte ardhja e Muhammedit s.a.v.s. Ai pritej nga të gjithë ata që kishin dëgjuar nga librat e shenjtë të mëparshëm, pritej nga pemët që t’i përulen, pritej nga gurët që t’i japin selamin, pritej nga reja që t’i bënte hije, pritej nga njerëzimi, gjithësia dhe të gjitha botët. Atë Pejgamber s.a.v.s e priste njerëzimi që t’i nxjerrë nga errësira në dritë, e priste bota bimore e shtazore se e dinin se ai ka për t’i mësuar njerëzit se si të sillen me to, e priste hëna që të qahej për të dhe të bëhej argument për pejgamberinë e tij, e priste edhe meleku Xhibril që ta përmbyll shpalljen me vulën e pejgamberisë. Muhammedin s.a.v.s e prisnin sepse çdo gjë u krijua për të. Në një hadith kudsijj thuhet: (O robi im) Po të mos ishe Ti, nuk do ta krijoja gjithësinë.
Ebu Hurejreja r.a transmeton:“ Shokët e pyetën pejgamberin s.a.s.: Kur të është dhënë pejgamberia, o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi s.a.s u përgjigj:“Kur Ademi ishte ndërmjet ujit e dheut.”
Abdullah ibni Abbasi r.a transmeton:” All-llahu xh.sh e krijoi nënën tonë Hava-në nga njëra brinjë e anës së majtë të kraharorit të Ademit a.s gjersa ai flinte. Kur u ngrit e pa Hava-në, zemra i rrahu për të dhe zgjati dorën për ta prekur. Engjëjt thirrën: O Adem, mos e prek atë! Ende nuk ke kurorë me të. Pas kësaj u vendos kurora mes Ademit a.s dhe Hava-së. Mehri u realizua duke lexuar nga tri salavate mbi pejgamberin s.a.s. Kjo ishte kurora e parë para All-llahut xh.sh. Në këtë mënyrë kurora mori një vlerë të lartë me salavate mbi Muhammedin s.a.s.. Martesa u bë mëshirë dhe urtësi.
Ardhja e pejgamberit s.a.s ishte e lajmëruar edhe nga pejgamberët e mëhershëm. All-llahu regjistron në Kur’anin Famlartë paralajmërimet e tyre si dhe Pejgamberi a.s ka thënë:“Unë jam lutja i Ibrahimit a.s dhe Sihariqi (përgëzimi) i Isait a.s”.
Ndërkaq, Allahu në lidhje me lutjen e Ibrahimit a.s thotë: “Zoti ynë! Dërgoju një përfaqësues nga mesi i tyre që t’u lexojë ajetet e Tua, t’u mësojë Librin dhe Urtësinë e t'i pastrojë (prej idhujtarisë), Ti je i Dituri, Sovrani.
Ndërkaq, sihariqi i Isait a.s regjistrohet po ashtu në Kur’anin Famëlartë: “Kujto se Isai, i biri i Merjemes tha: O Beni Israilë, Unë jam i dërguari i All-llahut tek ju, jam vërtetues iTeuratit, të dërguar para meje dhe përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje emri i të cilit është Ahmed. Dhe kur u paraqiti argumentet e qarta ata thanë: Kjo është një magji e hapur. ( Saff, 6 )
Paralajmërimet nga librat e mëhershëm për ardhjen e Muhammedit a.s. i dinin të gjithë njohësit e librave të shenjtë, por, disa e pranonin e disa jo, për shkak të xhelozisë dhe lakmisë që të vazhdojnë ata pushtetin e tyre. Të gjithë librat që flasin për biografinë e pejgamberit tonë, Muhammedit a.s, te të gjithat është bërë si një lloj ligji që të fillojnë këtë përshkrim me situatën dhe gjendjen e botës në momentet para se të lindte Muhammedi s.a.v.s.. Në fakt, në këtë rast mund të lindë një pyetje:Çfarë lidhje ka situata dhe gjendja e botës me lindjen e Pejgamberit a.s.?. Pse nuk fillohet direkt me lindjen e tij. Në fakt kjo gjë nuk i takon vetëm historisë, edhe pse kjo pyetje është më shumë çështje historike, që të dish për gjendjen e botës para lindjes së Muhammedit a.s., por kjo ka edhe lidhje të drejtpërdrejtë me jetën e tij. Ndoshta nga përgjigjet që dalin prej kësaj pyetje është edhe ajo se kush nuk e njeh errësirën nuk ia di vlerën dritës, kush nuk e di botën se si ka qenë ajo para ardhjes së Muhammedit a.s., s’ka për ta besuar dhe vlerësuar kur Islamin të cilin e solli Zoti nëpërmjet Pejgamberit a.s..Poashtu edhe në jetën tonë të përditshme,ai që nuk e njeh se në çfarë situate ka jetuar përpara se ta shohë dritën, e ka shumë vështirë që t’ia dijë vlerën kësaj drite.Prandaj edhe All-llahu Fuqiplotë vetë në Kur’an ua rikujton muslimanëve kohën kur vetë ata ishin jomuslimanë, kohën e xhahilijetit, kohën e injorancës, i rikujton që ata të dinë vlerën e Islamit. Edhe vetë shokët e Pejgamberit a.s e rikujtonin kohën e para Islamit, jo për t’u krenuar me atë kohë.Nga njëherë e kujtonin atë kohë dhe qeshnin, nga ndonjëherë e kujtonin dhe qanin.Por, Pejgamberi a.s. nuk i ndalonte muslimanët që ta rikujtojnë atë kohë, bile dhe disa herë vetë Pejgamberi a.s.i nxiste ata që ta rikujtojnë atë periudhë, që t’ia dinë vlerën e ditëve të Islamit.Nga kjo mund të kuptojmë se nuk mund të dihet vlera e kësaj feje, nëse përpara kësaj nuk e dimë se si ishte bota përpara se të vinte Islami, feja e fundit e Zotit.Si arsye tjetër që ne duhet ta dimë dhe të mësojmë pse duhet ta dimë se si ishte gjendja e botës përpara se të vinte Muhammedi a.s. është për të parë realisht ndryshimine madh që ndodhi me ardhjen e Islamit. Pra, të gjitha këto njohuri na shërbejnë për të fituar njohuri, që të bëjmë një krahasim se si ishte bota dhe si ajo ndryshoi me ardhjen e Islamit dhe Pejgamberit s.a.v.s. Pra, ky ndryshim është mahnitës.Gjendja në botë ndryshon plotësisht, e në veçanti arabët për shumë pak vite përjetojnë një lulëzim të pakrahasueshëm. Ky ndryshim ishte si dita me natën, pra ndryshimi i madh që pësoi njerëzimi me ardhjen e Pejgamberit të fundit. Dhe arsyeja e tretë është se në çdo kohë që të na duket neve se bota i përjeton të njëjtat sëmundje që i përjetonte në kohën që erdhi Pejgamberi a.s., kjo gjendje, me lejen e Zotit, mund të ndryshohet.Tashmë ne e kemi të qartë dhe besojmë se nuk do të vijë pejgamber tjetër pas Muhammedit a.s., por mësimet e tij, vlerat e tij ekzistojnë dhe sa herë që do të punohet me këto vlera dhe mësime, gjendja jonë dhe e botës mund të ndryshohet.Po nëse ne sot bëjmë krahasim me kohën para ardhjes së Muhamedit a.s dhe kohës në të cilën ne jetojmë, do të shohim se shumë dukuri që janë prezente në mesin tonë janë identike me ato të kohës para ardhjes së Pejgamberit. Këtë krahasim e kanë bërë edhe shumë dijetarë.Realisht, nëse dëshirojmë të ndryshojmë, ka një mundësi, por nuk presim që të vijë një pejgamber. Ajo që kërkohet prej nesh është që t’i praktikojmë mësimet që i la për botën Pejgamberi i fundit i Zotit, Muhammedi s.a.v.s. Analiza e gjendjes së botës para ardhjes së Pejgamberit a.s. edhe pse realisht ka edhe lidhje historike, por pa këtë analizë nuk mund të shpjegohet dhe nuk mund të kuptohet mirë jeta e Muhammedit a.s.
Që nga viti 750, para Isait a.s. historia fillon të shënojë ngjarje. Dy shekuj pas vendosjes së pushtetit romakë në Iran u lajmërua Zaratustra me idetë e reja; në Japoni dhe Kinë paraqiten Lao Ce dhe Konfuçi; në Indi Buda, kurse në Greqi Aristoteli dhe Platoni. Meqë fryma e materializmit kishte dominuar te njerëzit, Isai a.s. mori për detyrëpër tëpërmirësuar këtë shoqëri, për ta shpëtuar njerëzimin nga kthetrat e materializmit hebre. Isau a.s për të eliminuar prapësinë dhe mashtrimin, ai tek njerëzit zhvillonte virtytet morale dhe pastronte shpirtrat e tyre . Por, kur vijmë në periudhën para lindjes së Pejgamberit a.s., superfuqitë e asaj kohe ishin dy, Romakët ose më mirë thënë Perandoria Bizantine dhe ajo Perse.
Nëse flasim për Perandorin Romake do të shohim se kjo jetonte me kushte mjaftë të vështira, me sëmundje shoqërore. Një nga ato sëmundje ishin edhe luftërat e mëdha që bëheshin, të cilët ishin të përcjella me dhunë, shkatërrime, jo vetëm me të tjerët, por luftonin edhe brenda vetes së tyre, pasi ata ishin të ndarë në dy grupe: romakët e lindjes me kryeqytet Kostandinopojën- Stambollin e sotshëm dhe ato të perëndimit me kryeqytet Romën. Luftërat e tyre nuk kanë pasur fund.Viktimat që ata ia kanë bërë njëri tjetrin nuk ka mundur t’ua bëjë asnjë armik.Pra, kjo ishte një perandori e bazuar mbi luftë, e bazuar mbi pushtim dhe mbi shkatërrim. Mbi aspektin moral thuhet se kjo perandori vuante, rënkonte nga sëmundjet e mëdha morale.Pjesës më të madhe të tyre nuk u dihej origjina, sidomos pjesa e skllevërve. Ikemi parë,i kemi dëgjuar edhe mund t’i kemi lexuar betejat e gladiatorëve.Çfarë kanë qenë gladiatorët?.Gladiatorët kanë qenë skllevër, njerëz që nuk kanë pasur lirinë personale, të cilët luftonin si egërsira njëri me tjetrin, nëse dëshironin të fitojnë lirinë.Ushtroheshin dhe ushqeheshin ashtu siçushqehen edhe egërsirat, vetëm e vetëm që kur të vinte dita për të luftuar të kënaqeshin ministrat, deputetët dhe tifozët. Arenat e gladiatorëve sot e kësaj dite vazhdojnë të ekzistojnë në Perëndim.Pra, këto që ne sot mund t’i shikojmë si filma, dikur kanë qenë plagë që kullonin gjak.Edhe sot në Spanjë ekzistojnë lufta e njeriut dhe demit që është tregues që dëshmon këtë civilizim që ka ekzistuar në atë kohë. Imagjinoni: njeriu të kënaqet, të dëfrehet, të jetë tifoz duke parë dy njerëz që vriten, dhe pasi të vritet dikush, bëhet duartrokitje për atë që vrau tjetrin, duke mos dashur që të dinë se kush ishte ai që vdiq.Njeriu vdiste për t’i kënaqur ata që ishin gjallë.Romakët ishin barbarë, dhe realisht thuhej se ishin popull që e donin luftën dhe derdhjen e gjakut. Perandoria Perse ishte një perandori më e madhe në sipërfaqe se sa P. Romake.Përfshinte një pjesë të madhe të botës, por sëmundjet sociale, problemet nuk ishin më të pakta se sa të Perandorisë Romake.Persët, nga aspekti moral, ishin të prishur.Persët e kishin për zakon që të martohen me njerëzit më të afërt.Nga njëherë këtë e bënin me qëllim që të mos dilte pushteti nga duart e tyre.Nuk ishte për çudi që mbretërit persë të martohen me motrat e tyre, me vajzat e tyre, me nënat e tyre.Këto ngjarje janë të regjistruara me emra në histori.Populli kishte arritur të bindet apo së paku e kishin të imponuar idenë se perandorët persë nuk janë njerëz.Gjaku i tyre është prej Zotit, është gjak hyjnor.Prandaj ata duhet të qëndrojnë mbi popullin, nuk futen në një kategori me popullin. Çdo njëri që duhej të takohet me perandorin, puna e parë që duhej të bëjë ishte t’i bëjë Razz, dhe nuk e ngrinte kokën për deri sat’ i jepej leje.Ishte e caktuar distanca që njerëzit duhej të qëndrojnë para perandorit persë.Thuhet se elita e afërt kishte drejt të afrohet vetëm 5 metra afër perandorit.Pra, kjo ishte distance më e afërt që mund të qëndronte një njeri, afër perandorit, ndërsa njerëzit tjerë rrinin 10-15 metra.Madje edhe kur flisnin diçka para perandorit edhe pse qëndronin në distancë, ata obligoheshin të venë diçka para gojës së tyre, që të mos ndotej në këtë ambient prezenca hyjnore e perandorit.Persët njihen në histori si zjarrputistë ose adhurues të zjarrit.Zerdudishtja është një lloj besimi i përhapur më shumë në Persinë e Vjetër dhe në gjuhën persiane quhej mesdeizëm. Themelues i këtij besimi konsiderohet filozofi persian Zoroastro, që ka jetuar në shekullin VII dhe VI para erës sonë.Sipas besimit të parë persian, ekzistonte vetëm një Zot e që quhej Ahura Mazde. Ky emërtim gjendet ose është i barabartë edhe me emrat Hurmuz ose Ormuzd. Në evolucionin e pësuar më vonë, njerëzit filluan të besojnë edhe në një zot tjetër, i cili, sipas bindjes së tyre, është formuar kundër dëshirës së Zotit kryesor dhe, nga mëria që kishte ndaj njerëzve, krijoi shpirtra të këqij më qëllim që të dëmtonte njerëzit. Ky zot u quajt Ahriman.Pra, në këtë besim u paraqitën dy zotra: Ahura Mazde, zot i të mirave dhe i dritës si dhe Ahrimani, zot i të këqijave dhe i errësirës.Predikimet kryesore të zerdutishtes janë:Me që ekziston zoti i të mirave dhe i dritës, Ahura Mazde, si dhe zoti i të këqijave dhe i errësirës, Ahrimeni, atëherë, patjetër që duhet mbrojtur prej zotit të të këqijave dhe të errësirës. Errësirën dhe shpirtrat e këqij i largon zjarri, drita e tij. Për këtë arsye, gjithnjë sipas tyre, zjarri duhet mbajtur ndezur gjithmonë, pa e shuar asnjëherë. Dhe kjo bëhej në faltore të veçanta, të cilat i ndërtonin posaçërisht për këtë punë dhe në to ndiznin zjarr, që nuk e shuanin asnjëherë. Faltoret që bëheshin për këtë qëllim morën emrin "azer kade", që do të thotë "shtëpi e zjarrit" dhe për këtë arsye pjesëtarët e këtij besimi quhen edhe "zjarrputistë" ose "adhurues të zjarrit". Pjesëtarët e këtij besimi besojnë edhe në botën tjetër dhe për këtë arsye kufoma e të vdekurit nuk digjet, as nuk hidhet në ujë, por vendoset në ndonjë vend të lartë që ta hanë shpendët. Që të mund të realizohet sa më mirë kjo, ata ndërtonin shtëpi të larta, në të cilat, me ceremoni të veçanta, vendosnin kufomën e të vdekurit. Këto shtëpi quheshin "pallat i qetësisë dhe i paqes".
Duhet theksuar se ky besim vazhdoi tek persianët derisa muslimanët çliruan Persinë dhe në këtë rast shumica e ithtarëve të këtij besimi përqafuan Islamin, por një pjesë e tyre e vogël vazhduan të lirë në besimin e mëparshëm. Mirëpo ata duke mos qenë në gjendje të përballonin mësimet dhe predikimet e Islamit, u detyruan të largohen dhe të shkojnë nëIndi, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Në këtë perandori nuk kishte vlera njeriu. Kur i çonin në luftë njerëzit i lidhnin me zinxhir, me pranga. Nga frika që të mos iknin prej lufte i merrnin 10 ushtarë i lidhnin me pranga dhe i lëshonin në betejë të luftojnë. Në një nga betejat që kanë pasur me muslimanët, në të cilën betejë muslimanët e kishin për komandant Halid bin Velidin, e cila është quajtur DHATUS SELASIL-“Beteja e zinxhirëve”. Është quajtur kështu sepse ushtria armike 60 mijë ushtarë i kishte të lidhur me zinxhirë.Në këtë rast Halid bin Velidi tha: “Ju mund të keni luftuar me armiq të tjerë por sot me ju luftojnë njerëz të cilët më se shumti e duan vdekjen se sa jetën, prandaj mos ndesheni me ne.”Pak a shumë kjo është situata e Perandorisë Perse e cila ishte një superfuqi.Historitë tregojnë edhe për situatën në Evropë.Këto vlerësime nuk i kanë bërë vetë muslimanët, por një pjesë të kësaj situate e kanë bërë edhe jo muslimanët, ndërsa pjesën tjetër të kësaj gjendje të Evropës së asaj kohe e kanë bërë edhe muslimanët kur shkuan në Andaluzi.Evropa në atë kohë vuante nga injoranca dhe padituria, femrës i kishte humbur nderi, ndërsa disa mendonin se ajo është djall, ia kishin ndaluar të drejtën e trashëgimisë saqë nuk kishte të drejtë të zotërojë diçka .Thonë se Evropa në atë kohë dallohej prej të tjerëve nga papastërtia.Ishin njerëz që jetonin në papastërti. Vishnin tesha dhe ato nuk i nxirrnin deri sa ato të bëheshin copa-copa.Njerëz të cilët në përgjithësi jetonin në injorancë.Njerëz të cilët kur luftonin shkatërronin gjithçka. Ishin barbarë.Njerëz te të cilët poashtu ishte e përhapur edhe skllavëria, njerëz injorant saqë në rastet kur vdiste pronari, skllavi duhej të vritet që bashkë me atë të shkojë në varr, duke besuar se nuk ka kuptim jeta robit pa pronarin e tij. Kjo gjendje në Evropë vazhdon edhe mëtuje ku në vitin 476 filloi era e Mesjetës e cila është përplot me shumë ngjarje të rëndësishme. Krahas pushtetit fetar, kisha impononte edhe mënyrën e jetës. Evropën e kësaj periudhe e karakterizon injoranca, pabarazia, barbarizmi dhe gjakderdhja. E njëjta situatë ishte edhe në Kinë e Indi.
Vijmë tek arabët, te vendi ku lindi dhe jetoi Pejgamberi a.s. Tek ai vend ku e kishte misionin Pejgamberi a.s për t’iudhëzuar ata njerëz.Çfarë njerëzish ishin arabët? A ka qenë e lehtë situata për Muhammedin a.s. Siujdhesa arabe nuk ka qenë në gjendje më të mirë se të tjerët. Arabët për nga aspekti i besimit ishin besimtarë i besonin Zotit.Mirëpo besimi në zot kishte filluar të njolloset me besimin në idhuj.Në fakt nuk ka pasur idhuj tek arabët, por ata janë importuar nga jashtë. I pari që solli idhuj ishte Amar ibën Muhajit,njëri nga paria e Mekkes i cili kur shkoi për tregti në Siri, pa se në pazar shiteshin idhuj. I pyeti çka janë këto? I thanë këto janë zota, dhe na sjellin fat dhe ne nuk mund ta paramendojmë jetën pa to.Ky njeri tha unë dua t’i bëj një të mirë popullit tim dhe solli idhuj në Mekke dhe dalë nga dalë, arriti që çdo fis të ketë idhullin e tij, zotin e tij.Pejgamberi a.s më vonë u ka thënë banorëve të Mekkës: “E kam parë Amar ibën Muhajit-in duke i tërhequr zorrët e tij nëpër zjarr, sepse është i pari që e ka prishur fenë e Ibrahimit a.s. dhe e ka futur idhujtarinë në tokën arabe” . Kjo dukuri u përhap aq shumë sa që nuk kishte fis që nuk e kishte idhullin e vet, nuk kishte shtëpi që nuk kishte idhuj, pastaj nuk bëhej asnjë udhëtim pa mos e marrë idhullin me vete.Omer ibën Hatabi saherë që e kujtonte periudhën e xhehaletit edhe qante, edhe qeshte. Sa i përket pyetjes pse ai qante, ka disa transmetime që tregojnë se edhe ai e ka bërë atë që ishte si një sëmundje shumë e përhapur tek arabët, varrosja e vajzave të gjalla, dhe thuhet se edhe hz. Omeri e ka bërë një gjë të tillë. Sa herë që ai e kujtonte varrimin e vajzës së tij të gjallë ai qante.Një pjesë e dijetarëve e mohojnë një gjë të tillë. Sa i përket pyetjes pse qeshte, ai thoshte se ne nuk mund të merrnim udhëtim pa mos e marrë idhullin me vete. Një herë në një udhëtim kisha harrur ta marr idhullin me vete, prandaj sajova disa hurma dhe i bëra një idhll, dhe kur më mori uria e hëngra idhullin - Zotin tim.Edhe vetë Qabeja shtëpia e tehvidit brenda kishte 360 idhuj.Tek arabët ke qenë shumë e përhapur pirja e alkoolit të cilën gjë për t’u habitur e justifikonin me bujarinë. Arabët kanë qenë shumë bujarë dhe për të shtuar bujarinë pinin alkool.
Poashtu, tek arabët në atë kohë ka qenë shumë i përhapur edhe prostitucioni, imoraliteti në forma të ndryshme. Një ndër ata forma ka qenë mënyra për përmirësimin e shtresës së fëmijës, më thjeshtë thënë ata që dëshironin që fëmija i tyre të jetë prej një shtrese më të lartë të shoqërisë e dërgonte bashkëshorten e tij që të flejë me njërin nga paritë e Mekkes dhe nëse mbetej shtatzënë thuhej se ky fëmijë do ta përmirësojë racën apo origjinën. Kishte edhe forma të tjera të amoralitetit. Një ndër ata ishin edhe çadrat në të cilat kishte të ngritur flamuj të kuq që tregonin vendet e grave të prostitucionit dhe këtu mblidhej një grup i madh i burrave dhe kur ajo mbetej shtatzënë kishte të drejtë që në mesin e gjithë atyre që dëshironin ta zgjedhë si baba të fëmijëssë vet dhe ai nuk kishte të drejtë që ta refuzojë këtë gjë. Ishte e përhapur edhe varrosja e vajzave. Pse varroseshin vajzat? Këtë vepër nga njëherë e bënin për t’i nderuar vajzat, duke thënë se ajo kur të rritet dhe nëse ndodhin luftërat ajo mund të zihet rob dhe të përdhunohet, më mirë ne ta vrasim vetë prej sot se sa ta marrin të tjerët.Kishte raste të tjera që i vritnin nga frika e varfërisë, kishte të tjerë që shkonin më larg duke thënë se engjëjt janë vajzat e Zotit, prandaj ne vajzat duhet t’ia lëmë Zotit, e ne do të merremi me meshkujt.Pra, arabët ishin një popull që bastisshin, plaçkitnin, vidhnin pra jetën e kishin të bazuar në këto punë, sepse nuk kishin kushte për të mbjellë. Shpesh herë ndodhte që arabët të bëjnë lufta për ujë e për ushqim.Nga fanatizmi apo inati për fisin mund të ndizeshin luftëra që zgjatnin me qindra vite.Është e njohur një luftë që quhet Harbul Besus. Besus është emri i një deveje.Kjo deve e fiton një garë. Pala tjetër e godet dhe e vret këtë deve, pastaj zihen dy pari, pastaj fisi dhe 40 vjete vazhdon këtë, sa që thuhet se ky fis është zhdukur .Kur ta pyesësh veten pse vdiqën të gjithë këta njerëz?Pra, deveja ishte shkak për këtë luftë.Pra shumica e fiseve arabe kishin hasmëri në mes vete, edhe vetë pejgamberi a.s kur u shpërngul nëMedine i bashkoi dy fise që kishin hasmëri me qindra vite.Pak a shum kjo situatë që mbretëronte në mesin e arabëve para ardhjes së Muhammedit a.s.që të dalë në pah se sa vështirë e ka pasur Pejgamberi a.s. të merret me këta njerëz, të ngjallë këtë popull. Nga kjo gjendje mund të na lindë një pyetje tjetër: a mund të ngjallet me besim populli ynë, që ne shpesh herë i nxjerrim në pah vetëm anët negative?Me siguri se po, pasi që Allahu këtë fe e ka dërguar vetëm që t’i ngjallë popujt, përndryshe nuk do ta sillte fenë e tij.
Arabët, përveç anëve negative, kanë pasur edhe ato pozitive dhe kjo është pyetje që gjithmonë ka qenë aktuale. Kjo pyetje ndikon që shumë jo muslimanë të mos e pranojnë Islamin, nga se e kanë idenë se Islami është fe e arabëve dhe arabët asnjëherë nuk kanë qenë në histori, andaj pse na duhet të ndjekim një pejgamber që erdhi prej arabëve.Kjo është një pyetje që mund ta bëjmë edhe ne muslimanët,pse Zoti pejgamberin e fundit e dërgojë tek arabët? Mund ta dërgonte te persët e cila ishte një perandori- superfuqi, te romakët, te Beni Israilët, te ato toka të shenjta që historikisht kishte pasur pejgamberë.Pse Zoti e dërgoi pejgamberin e fundit në mesin e arabëve?. A e dërgoi për t’i sfiduar njerëzit apo për t’i sprovuar në fe?. Por të vërtetën padyshim e di vetëm Zoti i Madhëruar. Por realisht mund të themi se ka disa arsye që shihen se pse Zoti e dërgoi pejgamberin e fundit dhe fenë e fundit në mesin e arabëve. Një nga këto arsye që i përmendin dijetarët është se arabët nuk kishin kulturë, pjesa më e madhe nuk dinin shkrim dhe lexim, nuk kishin lavdi historike, nuk kishin ndonjë trashëgimi kulturore.Mbi arabët nuk kishte ndikim asnjë popull tjetër, sepse ishte një popull pothuaj tërësishti izoluar. Civilizimet e asaj kohe nuk kishin aspak ndikim në mesin e arabëve. Që Zoti të thotë shihni se çka bëj unë me anë të kësaj feje, këtij profeti dhe Kur’ani. Kur’ani për arabët ka bërë një revulucion, sepse ata ishin të pa ndikuar. Paramendoni sikur arabët të ishin një popull që lexonin, të kishin kontakte me persët dhe romakët që kishin filozofi që kishin platona, etj. Çfarë do të thuhej për pejgamberin a.s.sikur të ishte ai një njeri që lexonte, që kishte mësuar filozofinë e tyre. Pejgamberi a.s nuk dinte as shkrim, e as lexim, por ata përsëri i thanë se ky njeri ka mësuar nga mësimet e krishterëve dhe hebrejve pa mos pasur asnjë fakt. Por sikur ai me të vërtet të dinte shkrim dhe lexim askush nuk mund t’i bindte arabët se ai me të vërtet është pejgamber. Pra kjo është urtësia e Zotit që e solli pejgamberin e fundit në një popull që nuk kishte histori. Përsëri, si arsye kryesore që Zoti e dërgoi pejgamberin a.s. në këtë popull mund të themi se Zoti deshti me këtë gjë të tregojë forcën e kësaj feje, forcën e këtij Kur’ani pa asnjë ndikim nga lidhjet dhe civilizimet e tjera.Megjithatë, për dallim nga persët dhe romakët, arabët me gjitha problemet që i kishin ata akoma kishin ruajtur disa cilësi nga Ibrahimi a.s. Arabët nuk i njihnin hilet, mashtrimet ata ishin naiv.Shpesh herë ata vdisnin për tjetrin pa mos e ditur pse vdesin.Por këtë vepër e bënin në emër të burërisë, në emër të trimërisë. Arabët ishin shumë të thjeshtë, njerëz që e bënin gjunahun, por jo nga lluksi, por nga injoranca, ndërsa pjesa tjetër e botës bënte gjunahe sepse e njihte lluksin e njihte rehatinë . Arabët nuk e njihnin rahatinë, ishin njerëz që jetonin nëpër çadra, njerëz që vuanin, njerëz që mund të qëndronin dhjetë ditë pa ngrënë.Pra, përveç sëmundjeve kishin edhe cilësi të mira, cilësi që akoma Zoti i kishte ruajtur brenda tyre.Arabët ishin njerëz shumë bujar. Ata jetonin në emër të bujarisë.Njerëz trima që luftonin. Nëse dikush u kërkonte ndihmë për të luftuar të gjithë menjëherë i përgjigjeshin kësaj ftese dhe aspak nuk pyetshin pse kërkohet ndihmë prej tyre.Ishin njerëz shumë të thjeshtë.Thjeshtësia është një cilësi shumë e madhe. Mendjemadhësia është cilësi e shejtanit. Feja kërkon thjeshtësi. Poashtu arabët ishin një popull që e donin lirinë, jetonin në fise duke e respektuar të parin e fisit të tyre dhe në këtë mënyrë ata nuk kishin as taksa e as tatime për të paguar.Arsyeja e tretë pse Zoti e dërgoi Pejgamberin a.s. në këtë vend mund të themi se është Qabja e nderuar. Qabja është mesi i botës, është shtëpia e Tehvidit. Jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht Qabja është mesi i botës. Gadishulli arabik dhe vendi ku gjendet Qabja është mesi i botës.Në një hadith tregohet historia e njërit nga shokët e Muhamedit a.s Selman Farisiut, historia e nji njeriut që e kërkonte ta gjej të vërtetën. Këtë hadith e transmenton vetë Selman Farisiu. Ai ishte pers.Ai ishte shërbëtor i zjarrit, por ai kishte dëgjuar se si falen krishterët në Sham dhe më në fund arriti në Sham. Shami ishte djepi i krishtërimit në atë kohë. I pyeti njerëzit se kush është njeriu më i mirë që ju e njihni në këtë zonë.Ata i treguan për peshkopin e tyre duke i thënë se ky është njeriu më i mirë, më i ditur më i devotshëm dhe ne nuk njohim njeri tjetër.Selam Farisiu kërkoi që t’i shërbej atij.Jeta e tij ka qenë e çuditshme, jetë shërbetori.Në fillim i ka shërbyer zjarrit, pastaj këtij prifti dhe në fund i ka shërbyer pejgamberit a.s. Gjatë kësaj kohe vërejti se pasurinë më të madhe që e mblidhte populli dhe që ia jepte këtij peshkopi ai e mbante për vete. Prandaj, Selman Farisiu filloi ta urrejë shumë këtë njeri. Kur vdiq ky peshkop ai u tregoi njerëzve se çfarë njeriu ishte peshkopi dhe ua tregoi vendin se ku ishte thesari. Dhe njerëzit pasi e morën pasurinë e tyre dhe as tij erdhi një peshkop tjetër edhe këtij përsëri i shërbeu SelmanFarisiu. Kur edhe këtij iu afrua vdekja Selmani e pyeti. Ti të afrohet vdekja dhe shkon drejtë Zotit po unë ku të shkoj. Ai tregon se e ka një prift që ishte në Musul të Irakut dhe unë nuk njoh njeri tjetër që është më i devotshëm se sa ai, shko dhe shërbej atij.Selman Farisiu shkoi në Irak i shërbeu këtij prifti, poashtu edhe atij i erdhi vdekja.Pastaj tregohet se shkon i shërben edhe një priftit tjetër i cili i thotë me sa e njohë unë botën nuk ka më njerëz të devotshëm por më duket se jemi në kohën e ardhjes së një pejgamberi. Vendi i këtij pejgamberi do të jetë në një vend ku ka shumë shkëmbinj dhe ka shumë hurma e kur ta njohësh atë profet bashkëngjitju atij dhe mos ju ndajë kurrë. Pasurinë që e kishte mbledhur këto vite ua dha disa njerëzve që ta çojnë në Medine. Kur u afruan në Medine e tradhtuan dhe e shitën si rob te një çifut. Pastaj e bleu një çifut tjetër. Zoti dha që çifuti i dytë që e bleu ishte nga ata njerëz që kishte dëgjuar se do të vijë pejgamberi i fundit.Gjatë kësaj kohe Pejgamberi a.s ishte paraqitur në Meke. Një ditë duke qëndruar morëm veshë se nëMedine vjen një njeri i cili pretendon se është pejgamber. Unë u gëzova shumë prandaj desha ta shoh se kush është ai njeri.Selman Farisiu tregon se unë i dija shenjat e pejgamberit, prandaj një ditë mora diçka dhe ia dërgova duke i thënë se kjo është sadaka prej familjes time, por ai nuk e pranoi dhe kjo gjë më gëzoj, pasi e kuptova se kjo është njëra nga shenjat e këtij pejgamberi. Dikush tjetër i kishte dërguar një dhuratë e ai e kishte pranuar, më doli edhe shenja e dytë. Një ditë duke ecur i ra rroba dhe e pashë vulën e pejgamberllëkut në shpinën e tij, prandaj vrapova dhe e përqafova duke qarë. Pejgamberi a.s. i tha pse bëre këtë veprim, në këtë rast Selman Farisiu i’a ka treguar të gjithë historinë e tij duke i thënë: Ti je Pejgamberi për të cilën më kanë lajmëruar.Dhe pejgamberi a.s. ua tregoi këtë histrori të gjithë shokëve të tij. Kjo histori pak a shumë e tregon historinë e botës para ardhjes së pejgamberit a.s. Në një transmentim tjetër thuhet se një ditë duke udhëtuar për në veri, një nga fiset arabe të Mekës në shkretëtirë takoi një murg (eremit). Disa nga njerëzit u ndalën që të flasin me të. Murgjit njiheshin si njerëz të mençur e të urtë dhe arabët shpesh i pyetnin për këshilla.Murgu i pyeti prej nga vijnë. Kur ata iu përgjigjën se janë nga Meka, ai u tha se All-llahu së shpejti do t'u dërgojë një të Dërguar, i cili do të rridhte nga njerëzit e tyre. Ata e pyetën për emrin e këtij të Dërguari, ndërsa murgu u përgjigj se emri i tij do të jetë Muhammed, dhe se ai do t'i udhëheqë ata drejt një rruge të re të jetës . Ndërkohë në Mekë, Amineja dukshëm e pikëlluar për humbjen e të shoqit sa vinte e ndihej gjithnjë e më mirë e më e shëndoshë duke pritur lindjen e foshnjës së saj. Gjatë kësaj kohe ajo ëndërroi shumë gjëra. Në një rast pa se si një dritë e madhe dilte nga ajo.Ndërsa herën tjetër dëgjoi një zë, që i thoshte se ajo do të kishte një djalë dhe emri i tij do të ishte Muhammed.Po ashtu transmetohet se në natën që lindi Muhammedi a.s., një hebre ishte duke kaluar pranë vendbanimit të udhëheqësve kurejshë në Mekë. Ai pyeti se mos vallë në atë çast kishte lindur ndonjë djalë dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky do të jetë i Dërguari i kombit arab. Para se të lindte Muhammedi a,s, gjithësia ndodhej në një errësirë moralo-shpirtërore të tmerrshme. Njerëzit qenë zhytur gjer në fyt në një errësirë të thellë të injorancës. Jeta ishte bërë që të mos mund të jetohej. Gjithësia qe e mërzitur, qeniet të vuajtura, zemrat në ankth.Të dobëtit e të pafuqishmit kishin harruar se ç’është e qeshura! E drejta për të jetuar u përkiste vetëm të fuqishmëve!Me afrimin e kohës së ardhjes së tij në botë,çdo njeri dhe çdo gjë, me një mall dhe dëshirë gjithnjë e më të madhe, prisnin atë dritë të lartë që t’u vinte në ndihmë e t’i shpëtonte prej errësirës.
AFET BEADINI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bota para ardhjes se Muhamedit a.s.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shenjat e ardhjes së Profetit
» Indi: Muslimanët kundër ardhjes së Salman Rushdiut
» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
» A lejohet falja e namazit të iqindisë në mbarim të kohës së saj (para akshamit), dhe a mundet që në këtë kohë të falet diç kaza (para perëndimit të diellit)?
» [Lajmet Ditore] “Gazetarë para-historik” e jo “Hoxhallarë para historik”! (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Hudbe Islame-
Kërce tek: