islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
59 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 59 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty96%Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty0%Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty0%Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty0%Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty1%Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty2%Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Empty
MesazhTitulli: Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes   Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes EmptyTue 18 Jun 2013 - 21:39

Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes Ali-r.a.Ai me shembullin e tij të ndritshëm fshin lotët e të pikëlluarve dhe të mërziturve, u zvogëlon dhembjet e atyre që u ekspozohen vuajtjeve …

Sot flasim për heroin e luftës dhe paqes. Mbi njërin nga plejada e trimave të patrembur që lanë gjurmë të pashlyeshme në faqen e ndritshme të Historisë Islame. Flasim për trimin i cili trimërinë e tij e tregoi në pasuri dhe varfëri, në luftë dhe në paqe. Jetoi si hero, vdiq si hero dhe si hero me ndihmën e Allahut xh.sh. do të ringjallet. Flasim për princin e patrembur për të cilin edhe sot kemi nevojë, por vështirë ta gjejmë.
Trimi për të cilin flasim është princi i cili me trimëri u ngrit kundër pabesimit dhe idhujtarisë, i cili pa u trembur luftoi kundër besimeve të devijuara. Kundër ideologjive të humbura dhe me dritën e fesë së tij shuajti errësirat e padrejtësisë dhe tiranisë. Fjala është për Ali bin Ebi Talibin r.a.
A dëshironi nga unë t’jua përshkruaj këtë hero?
Me çfarë gjuhe do të tregoja dhe çfarë të foluri ose fraza të zbukuruara do të duhej të përdorja që t’jua paraqes vetëm një thërrmi të asaj që ka qenë Aliu r.a., babai i Hasanit dhe Husejnit, r. a.? Unë dëshmoj qartë dhe pa kurrfarë turpi pranoj se jam i paaftë të përshkruaj këtë trim dhe nuk jam tërësisht i aftë që t’ia jap të drejtën që e meriton. Mirëpo, mjafton që e duam dhe mallëngjehemi për të, dhe që zemrat tona nga gëzimi dhe hareja lëkunden kurdo që përmendet emri i tij i ndershëm, dhe kur detalet e jetëpërshkrimit tij para nesh shtrohen.
Gatishmëria për sakrifica
E pranoi islamin si fëmijë pasi që Pejgamberi s.a.v.s. e përqafoi dhe nga dashuria e madhe për të në zemrën e tij e vendosi. I dhuroi çdo gjë që posedoi, dhe çdo gjë që mund të dhurohet. I dhuroi dituri për fenë dhe ishte shkas që të ec rrugës së vërtetës dhe shpëtimit. E martoi me bijën e tij fisnike, Fatimen r.a., e lëshoi të ketë nderin të luftojë trimërisht për mirëqenien e myslimanëve dhe Islamit, e lavdëroi para tjerëve dhe ia përmendi cilësitë fisnike, ia ruajti nderin dhe namin e tij dhe ishte në shoqërinë e tij deri në momentin kur ai, Pejgamberi s.a.v.s., kaloi në botën më të mirë. Guximin e tij, trimërinë dhe aftësinë që të sakrifikohet në rrugën e Allahut xh.sh. e tregoi shumë herë. Kur Pejgamberi s.a.v.s. vendosi që me dëshirën e Allahut xh.sh. të bëjë hixhret në Medine, Aliu r.a. ishte ai të cilin e obligoi që mekasve t’ua kthejë gjërat e vlefshme që ia kishin besuar Pejgamberit s.a.v.s. në ruajtje, sepse tek ai kishin besim pakufi dhe e quanin el-Emin (Besnik).
Aliu r.a. mbeti në krevatin e Pejgamberit s.a.v.s. i gatshëm dhe i patrembur duke pritur idhujtarët të cilët erdhën me shpata, me dëshirë për gjak dhe tirani. Mirëpo, Aliu r.a. i priti pa kurrfarë frike. E si mos të ishte kështu kur ai ishte hero i vërtetë i cili me heroizmin e tij e obligoi tërë ummetin. Në jetëpërshkrimin e tij secili do të gjejë diç për vete. Jeta e tij është mësim nga i cili krenari dhe fuqi marrin të shtypurit dhe të robëruarit, ndërsa modestinë dhe asketizmin të varfërit dhe nevojtarët.
Ai me shembullin e tij të ndritshëm fshin lotët e të pikëlluarve dhe të mërziturve, u zvogëlon dhembjet e atyre që u ekspozohen vuajtjeve. Tregimi për të është i gjatë, nga ai secili musliman mund të marrë mësim.
Dekorimi i madh
Pasi që arriti në Medine, i Dërguari i Allahut a.s. e dekoroi me shpërblim të madh: “Pallat i madh dhe i dekoruar ndoshta? Apo pozitë e lartë, pasuri apo diç e tillë nga të mirat e kësaj bote “, do të mendoni. Assesi! Shpërblimi i tij madhështor i cili ia dhuroi ishin fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. me të cilat dëshmoi edhe për gjitha gjeneratat e ardhshme të ummetit, i vërtetoi se Ali b. Ebi Talibi r.a. e do Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij s.a.v.s. e duan Ali bin Ebi Talibin r.a.! E çfarë ishte shkas i kësaj pozite të lartë dhe i këtij shpërblimi madhështor? Të dëgjojmë.
Pejgamberi s.a.v.s. mbante të rrethuar jehudët e Hajberit ku ishin mirë të fortifikuar. Ishte ky popull i cili gjatë historisë të Dërguarit të Allahut xh.sh. i vriste, fjalët e Allahut të Madhërishëm i ndryshonte, popull i cili monoteistët e sinqertë i dëbonte dhe i mbyste. Pejgamberi s.a.v.s. i mbante të rrethuar dhe përpiqej ta lironte Hajberin, por për një kohë nuk i shkonte për dore.
E dërgoi Ebu Bekrin r.a., por nuk pati sukses, pastaj Omerin r.a., edhe ai nuk pati sukses. Andaj populli ishte i brengosur. Nata e fitores u dukej e gjatë dhe e errët. Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në gjysmën e natës dhe tha: “Nesër flamurin do t’ia jap njeriut i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë! Allahu me duart e tij do ta sjellë fitoren!”
Njerëzit filluan të bisedojnë për atë se kush do të jetë ai të cilit Pejgamberi s.a.v.s. do t’ia jap flamurin e fitores. Kur agoi njerëzit nxituan te Pejgamberi s.a.v.s. të shohin kujt do t’i takon ky nder dhe kujt do t’i jepej flamuri ngadhënjimtar. Pejgamberi s.a.v.s. pyeti: “Ku është Ali bin Ebi Talibi?”, dhe njerëzit thanë: “Ankohet në dhembjet e syrit, o i Dërguar i Allahut.”
Ai tha: “Ma sillni”, dhe ai erdhi, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. me pështymën e tij fërkoi sytë e tij, bëri dua dhe ai menjëherë u shërua, mori flamurin që ia dha Pejgamberi s.a.v.s. dhe pyeti: “O i Dërguar i All-llahut, a do të luftoj kundër tyre derisa bëhen si ne? ” Ndërsa ai u përgjigj: “Nisu ngadalë derisa nuk arrin te territori i tyre, atëherë thirri në islam dhe lajmëro me atë çka i obligon Allahu xh.sh. dhe çfarë duhet bërë, sepse pasha Allahun, sikur Allahu ty të të bëj shkas i udhëzimit të vetëm një njeriu, është më mirë se të posedosh devetë e kuqe (më të shtrenjta).” (Buhariu, 4/207).
Aliu r.a. erdhi te ky popull dhe i thirri në Islam dhe drejtësi, por nuk hasi në mirëkuptim dhe nuk iu përgjigjën. Si mundesh të verbrit t’i tregosh diç apo i shurdhëti t’i dëgjojë fjalët tua? Ata ishin të verbër dhe të shurdhër dhe asgjë nuk pranonin. Kur Aliu r.a. e pa se asnjë lloj bisede me ta nuk dha fryte, vendosi për një zgjidhje tjetër dhe në dyluftim ftoi princin e tyre me emër Merhab el-Jehudij. Dyluftimi nuk zgjati shumë dhe përfundoi me fitoren triumfale të Aliut r.a. pas së cilës myslimanët në krye me Aliun r.a. e pushtuan Hajberin mu ashtu siç kishte premtuar Pejgamberi s.a.v.s.
Martesa me Fatimen r.a.
Aliu r.a. fuqishëm dëshironte që në trashëgiminë e tij të ketë pasardhës direkt të Pejgamberit s.a.v.s. dhe vendosi ta kërkojë Fatimen r.a., bijën e dashur të Pejgamberit s.a.v.s., prijësen e grave të Xhennetit.
Aliu r.a. erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. duke dëshiruar të flas por nuk mundi asnjë fjalë ta shqiptojë. Pejgamberi s.a.v.s. buzëqeshi dhe duke kuptuar qëllimin e tij i tha: “A Fatimen e dëshiron për bashkëshorte? “, ndërsa ai u përgjigj: “E dëshiroj o i Dërguar i Allahut.” “Po a ke mehr?”, e pyeti Pejgamberi s.a.v.s. edhe pse e dinte mirë që ai nuk kishte asnjë thërrmi argjend, as ar, as pallat, as pasuri, por kishte diç më të vlefshme se këto, e kjo ishte kurora e Imanit dhe besimit të sinqertë, e cila rrezatonte nga balli i tij dhe dëshmonte se ky njeri e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e donin atë. Aliu r.a. tha: “O i Dërguar i Allahut, nuk kam asgjë që t’i dhuroj si mehr”, ndërsa ai e pyeti: “E ku e ke parzmoren tënde?” (Ebu Davudi, nr. 2125, Nesai, 6/129, Ahmedi, 1/80). Aliu r.a. u përgjigj: “Por, o i Dërguar i Allahut, kjo parzmore nuk vlen as dy argjend!” Por, prapë ai e solli dhe ia dorëzoi Pejgamberit s.a.v.s., pas së cilës ai lejoi që të martohet me Fatimen r.a., e cila më vonë i lindi Hasanin dhe Husejnin, dy prijës të gjithë djelmoshave të Xhennetit.
Nga lufta në luftë, nga fitorja në fitore
Kur Muhammedi s.a.v.s. shkoi në luftën e Tebukut e la Aliun r.a. të udhëheqë me Medinen dhe të kujdesej për te, sepse ishte trim dhe tejet i aftë për t’u gjetur në të gjitha situatat. E dinte mirë që askush si ai nuk di ta ruajë nderin dhe krenarinë e myslimanëve dhe askush si ai nuk mund t’i mbrojë nga e keqja dhe padrejtësia. Hipokritët në këtë panë rastin e mirë për ngatërresat e tyre dhe shkuan te Aliu r.a. duke i thënë: “O Ali, ti je bërë i padëshiruar për të Dërguarin e Allahut, andaj nuk të mori me vete në luftë. Aliu r.a. me shpejtësi u drejtua kah Pejgamberi s.a.v.s. dhe e arriti jo larg Medines dhe e lajmëroi çfarë po flasin njerëzit. Pejgamberi s.a.v.s. buzëqeshi dhe tha: “O Ali, a je i kënaqur që ti të jesh për mua sikurse Haruni që ka qenë për Musain, por që pas meje nuk ka më pejgamber?” (Muslimi, 4/2404, por që te Muslimi nuk përmendet tregimi për hipokritët. Transmetimin në të cilin përmenden hipokritët e shënon Taberaniu dhe tjerët. Shiko: Mexhmeuz-zevaid, 9/114). Ky është edhe një virtyt madhështor dhe lajm përgëzues në lidhje me Aliun r.a.
Aliu r.a. ka qenë “reservë” e Pejgamberit s.a.v.s. për çdo luftë dhe për çdo dyluftim. Në luftën e Bedrit, para fillimit të betejës, Muhammedi s.a.v.s. thirri trimat e patrembur myslimanë për dyluftim me parinë e mosbesimtarëve, dhe tha: “Ku është Ali bin Ebi Talibi? ” “Ja ku jam, o i Dërguar i Allahut”, me gatishmëri u përgjigj Aliu r.a.. Doli dhe filloi dyluftimin me kundërshtarin e tij, Velid bin Utben, dhe e mbyti. Pas kësaj hyri në luftë duke luftuar me trimëri të madhe dhe duke mbytur shumë armiqë të Allahut xh.sh.. I njëjti skenar u përsërit në luftën e Hendekut, kur aleatët e bashkuar u grumbulluan për ta marrë Medinen. E rrethuan Medinen duke e mbajtur nën rrethojë. Njëri prej të parëve të pabesimtarëve me emër Amr bin Vudd el-Amirijj doli para myslimanëve dhe i nxiti në dyluftim: “Kush dëshiron dyluftim me mua le të dal?”, pyeti ai dhe nuk mori menjëherë përgjigje. E përsëriti këtë edhe njëherë, por përsëri askush nuk u paraqit. Mirëpo Aliu r.a. doli dhe tha: “Unë do të luftoj, o Pejgamber!” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Ali, ky është Amr bin Vudd! “, ndërsa ai tha: “Nuk ka lidhje qoftë edhe Amr bin Vudd!”
Aliu r.a. doli dhe dyluftimi filloi. Në njërën anë trimi i Islamit, e në anën tjetër trimi i kufrit. Shpatat “vringëlluan” dhe pluhuri u ngrit. Muhammedi s.a.v.s. e luti Allahun e Madhërishëm që ta nderojë Aliun r.a. me fitore. Kur pluhuri u shpërnda, e panë Aliun r.a. se si në mënyrë triumfale qëndronte mbi Amrin e vrarë. Pejgamberi s.a.v.s. tha Allahu Ekber, dhe myslimanët me të lartëmadhëruan Allahun xh.sh. me tekbire.
Modestia
Imam Buhariu në Sahihun e tij shënon që Aliu r.a. ka thënë: “Ahireti na vie në takim, ndërsa dynjaja kalon në pakthim, andaj bëhuni bijtë e Ahiretit e mos u bëhuni bijtë e kësaj bote. Sot bëhen vepra për të cilat nuk japim llogari, ndërsa nesër do të ketë llogari pa vepra.” (Buhariu, 7/171).
Ka qenë modest dhe i varfër. Ka qenë halife pesë vjet dhe gjatë këtyre viteve ka qenë i ekspozuar llojeve të ndryshme të betejave dhe dyluftimeve, qoftë në luftë ose në paqe. Luftoi kundër harixhive, zullumqarëve, të padrejtëve, mëkatarëve të mëdhenj dhe pabesimtarëve të çdo lloji. Zemra e tij ka qenë me plagë emotive, ndërsa trupi me plagë nga llojet e ndryshme të armëve. As nderin nuk ia lanë të qetë. Hipokritët dhe të prishurit me gjuhët e tyre ngatërresa mbillnin. Siç thamë, pesë vjet Aliu r.a. ishte halife i Islamit, por gjatë këtyre pesë viteve asnjëherë nuk u ngop dhe asnjëherë plotësisht nuk e shuajti urinë e tij. Një ditë erdhi në shtëpi dhe kërkoi nga familja t’i sjell diç ushqim, por i thanë se nuk ka asgjë për të ngrënë. Ai doli nga shtëpia duke bartur shpatën që ia kishte dhuruar Pejgamberi s.a.v.s. dhe quhej Dhul-fikar dhe duke qëndruar para popullit të Irakut tha: ” Turpërohuni, o banorë të Irakut, Allahu ju dënoftë! Unë dhe familja ime po vdesim nga uria. Kjo është shpata e Pejgamberit e cila ende ju mbron nga pakënaqësitë dhe përuljet. A dëshiron dikush ta blejë nga unë për një ushqim ditor?! ” Nuk kishte çka të hajë, ndërsa arka shtetërore ishte përplot lloje ushqimi dhe pasuri, të cilën u shpërndante të varfërve, ndërsa për vete nuk merrte asgjë. Pas kësaj falte dy rekate dhe i drejtohej Allahut xh.sh.: “O Zoti im, Ti e di se për vete nuk ndala asnjë ar as argjend dhe asnjë kokërr gruri, dhe asnjë hurmë apo një kokërr rrushi.”
Përfundimi i premtuar
Aliu r.a. u sëmur dhe disa sahabë e këshilluan që nga Iraku të kthehet në Medine dhe aty ta pres vdekjen, ndërsa ai iu përgjigj: “Unë nuk do të vdes nga kjo sëmundje që lëngoj. Pejgamberi s.a.v.s. më ka premtuar se unë nuk do të vdes përderisa nuk gjakoset mjekra ime prej këtu deri këtu (duke treguar prej zylyfeve, në vetulla e deri te fundi i mjekrës).” (Hejthemi në Mexhmeuz-zevaid, 9/140, për këtë transmetim thotë: Shënojnë Bezzari dhe Ahmedi, ndërsa njerëzit në vargun e transmetimit janë të panjohur).
Kështu edhe ndodhi me dëshirën e Allahut xh.sh.. U ngrit herët në agim të mëngjesit që sipas zakonit t’i zgjojë myslimanët e pastaj hyri në xhami. Në xhami e pa të prishurin Abdurrahman bin Mulxhimin i cili flinte përmbys, e shtyri me këmbë duke i thënë: “Mos flejë përmbys, se kështu flejnë banorët e zjarrit!” Aliu r.a. solli tekbir për të falur dy rekate namaz, ndërsa ky i prishur dhe armik i Allahut xh.sh., u vërsul mbi të dhe me shpatën e tij e goditi në vetulla dhe gjakosi mjekrën e tij. Aliu r.a. pëshpëriti: “Allahu është më i Madhi, Allahut i takon çdo fillim dhe çdo mbarim.” Dhe ra me fytyrë për tokë, ndërsa mjekra e tij u lag me gjak. Nga këto plagë vdiq.
Këto janë vetëm thërrmia të jetës së këtij sahabiu fisnik, trim i luftës dhe i paqes, dhe hapave tij të gjithë duhet të ecim. Sot ai na nevojitet më shumë se kurrë, për këtë i lutemi Allahut të Madhërishëm që në zemrat tona të na bëjë të dashur sunnetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., dhe të jemi prej atyre që e duan Aliun r.a. dhe sahabët tjerë të cilët me shembujt e ndritshëm treguan se si dhe çfarë mënyrë duhet sakrifikuar në rrugën e Allahut xh.sh. dhe si arrihet suksesi në të dy botët.

”Dhe Fitneja është më e rëndë se vrasja.”
(El-Bekare 19)
Nga: Dr. Aid El-Karni
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes
» Heroi Shaban Haxhi mysafir ne KlanKosova
» “Bëjnë sefa” në mes të luftës
» Kuptimi i luftes se shejtë(Xhihadi)
» Siria i afrohet luftës civile

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: As`habët r.a-
Kërce tek: