islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 16 Oct 2019 - 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI

Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ Empty
MesazhTitulli: KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ   KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ EmptySat 22 May 2010 - 16:00

Afet Beadini
21.05.2010
Imam ne f.Dobërdoll

KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ

Falënderimi i takon vetëm Allahut! Vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e falje. Kërkojmë mbrojtje prej Tij nga e keqja dhe veprat tona të shëmtuara. Atë që Allahu e udhëzon, nuk do të devijojë, ndërsa atë që e lë në devijim, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka tjetër pos Tij! Dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. “O ju që besuat, kine frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë e mos vdisni, veçse duke qenë myslimanë (besimtarë).” (Al-i Imran: 102).
Xhemat i nderuar. Me të vërtetë, prej asaj se si do t'i edukoni fëmijët tuaj, varet nëse nesër do të keni miq apo armiq. Prej asaj se çfarë edukate do t'u japësh varet nëse do të jesh prej atyre që duhen, janë të çmuar, të kujdesur dhe deri në fund të jetës të respektuar, apo do të jesh prej atyre të cilët do të harrohen prej fëmijëve të tyre, të nënçmuar, të lënë në shtëpitë e pleqve, prej atyre të cilët jetën e tyre do ta përfundojnë në vetmi. A e ke dëgjuar shembullin e gruas që ka vdekur plakë, e vetme dhe e shkretë? Disa ditë pas vdekjes së saj, kur ka filluar të përhapet era e keqe e kufomës dhe kur ka depërtuar nëpër dyert e banesës së saj, njerëzit e morën vesh se gruaja kishte vdekur. Në këtë moment për vdekjen e saj kishin marrë vesh edhe fëmijët e saj të cilët ishin shpër-ndarë nëpër botë. Më vonë u konstatua se rallë kishte arritur, derisa ata kishin qenë të vegjël, që t'i ledhatojë, t'i puthë, t'i përqafojë, t'ua ledhatojë flokët. Kur ishin rritur, edhe ata e kishin harruar atë ashtu siç i kishte harruar ajo derisa kishin qenë të vegjël. Ajo kishte vdekur në vuajtje të mëdha, në vuajtjet e vetmisë dhe në pendim për rastet e lëna dhe për fëmijët e humbur. Obligimi ndaj fëmijëve dhe bamirësia ndaj tyre është obligimi më i madh pas obligimit ndaj Allahut xh.sh., e pastaj prindërve. Për këtë tregon Allahu i Lartësuar kur thotë:
. Thuaj: "Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë. En Am 151

Në kohën paraislamike, për të cilën bën fjalë edhe ky ajet, fëmijët femra janë mbytur të gjalla, kështu që nga baballarët e tyre, ato ishin varrosur të gjalla. Ky ishte zakon i popujve që konsiderohej shtazarak (edhe populli, edhe tradita). Lotët e pastërta dhe të sinqerta të fëmijëve, lëvizja e duarve të tyre derisa dheu binte mbi fytyrat e tyre, britmat që rabushnin horizontin derisa i kanë varrosur, nuk i kanë thyer zemrat e njerëzve të pa mëshirshëm. Janë varrosur të gjalla vetëm fëmijët femra. Sot, në kohën e përparimitare, në kohën e njerëzve të civilizuar dhe të arsiinuar..., po vriten fëmijët, edhe meshkuj, edhe femra!! Si? Me anë të abortit! Pa kurrfarë dallimi. Sikur të dëgjoheshin britmat e tyre dhe të shihen lotët e tyre... Do të dëgjohej vetëm ankesa dhe akuza e tyre në Ditën e Gjykimit kur të gjithë njerëzit do të ngrihen për shkak të Zotit të botërave:
8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur, Tekvir 8-9


Obligimi i edukimit të fëmijëve fillon, siç ka thënë Aliu r.a., njëzet vjet para lindjes së fëmijës, Ajo fillon që prej atij momentit kur njeriu zgjedh nënën e fëmijëve të tij, pra gruan, përkatësisht kur gruaja e zgjedh babain e fëmijëve të saj - bashkëshortin. Për këtë shkak, porosia më e mirë është porosia e të dërguarit të Allahut, Mu-hammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërsa ai ka porositur devotshmërinë dhe nënshtrimin ndaj Allahut xh.sh. Kjo do të dio të thotë, kur ta zgjedhësh gruan apo burrin, shiko që ajo t'i frikësohet Allahut, që të nxitojë në kryerjen e asaj që e do Allahu, dhe ta lërë atë që është e ndaluar, e shëmtuar dhe e keqe. Në të kundërtën, përgatitu për dhimbje kokë, brenga, frikë dhe për mallkim të ndërsjellë, dhe të tillët nuk do të jenë ata të cilët All-llahu do t'i mëshirojë.

EDUKIMI DHE BAMIRËSIA NDAJ FËMIJËS FILLON QYSH PREJ NATËS SË PARË TË MARTESËS,

Kur burri dhe gruaja vrapojnë të përqafojnë njëri-tjetrin. Atëherë prej tyre kërkohet që ta përkujtojnë Allahun, ta përmendin Atë dhe kështu të veprojnë para secilës rnarrëdhënie intime. I dërguari i Allahut sal-lallabu alejhi ve sel-lem ka thënë: 'ALLAHUMME XHENIBESH-SHEJTANE MINNA VE XHENIBESH-SHEJTANE MIM MA REZAKTENA!' (O Zot, largoje shejtanin prej nesh dhc largoje prej atij me të cilën na furnizon - mendohet për fëmijën që mund të niset prej këtyre marrëdhënieve,). Nëse Allahu e bën të mundur që me këtë rast të niset fëmija, shejtani nuk do t'i bëjë sherr (kurrë)!' Këto fjalë bashkëshortët i thonë, duke e thënë besmelen, para çdo marrëdhënie intime.
Mbrojtja e Allahut për çdo fëmijë që përmendet në këtë hadith, vjen si shpërblim i madh për prindërit të cilët e kanë përkujtuar Allahun edhe atëherë kur epshi i njeriut e verbon mendjen e tij. Pastaj, edukimi vazhdon prej momentit kur fëmija vjen në këtë botë, pasi nuk ka ekzistuar dhe kështu të realizohet mrekullia e Allahut. Kur e marrin në duar për të parën herë, babai duhet t'i këndojë fëmijës ezanin në veshin e djathtë, ndërsa ika-metin në veshin e majtë. Ngjashëm duhet të veprohet edhe kur hyjmë në shtëpi me fëmijën, në të cilën do të jetojë dhe në të cilën do ta kalojë kohën. Në këtë mënyrë, fjalët me të cilat lavdërohet dhe madhërohet Allahu i lartësuar duhet të jenë fjalët e para të cilat duhet t'i dëgjojë fëmija kur të vijë në këtë botë, dhe me këto fjalë duhet të shkojë prej kësaj bote.
Në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës, sipas sunetit të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem janë vërtetuar disa veprime të cilat me vullnetin e Allahut, do të ndikojnë në jetën e fëmijës dhe në lumturinë e tij në këtë dhe në botën tjetër. Para së gjithash, në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës, prapë i këndohet ezani dhe ika-meti. Ezani në veshin e djathtë ndërsa ikameti në veshin e majtë. Më pastaj, në ditën e shtatë duhet të the-rim akika, domethënë kurban i cili theret me rastin e lindjes së foshnjës.
Kjo ka qenë praktika e pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe e sahabëve (shokëve) të tij. Akika është segment shumë i rëndësishëm i edukimit. Ekzistojnë shumë hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejbi ve sel-lem të cilët tregojnë se fëmija është i lidhur me akikën e tij, dhe nëse ajo kryhet, do të ndikojë në mënyrë pozitive në edukim, sjellje dhe në dëgjueshmërinë e fëmijës. Po ashtu, nëse nuk ia kryejmë akikën, kjo mund të ketë pasoja negative në edukimin e fëmijës dhe në dëgjueshmërinë e tij. Gjithashtu mund t'i pamundësohet dhe do t'i ndalohet ndërmjetësimi për prindërit në Ditën e Gjykimit. Akikën duhet ta therim në ditën e shtatë të lindjes së fëmijës, nëse kemi mundësi, ndërsa nëse nuk e bëjmë në këtë kohë, atëherë në ditën e katërmbë-dhjetë apo të njëzet e njëtë. Nëse prindërit nuk kanë mundësi që ta kryejnë therjen në atë kohë, atëherë do ta bëjnë kut t'ju jepet mundësia .
Në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës, po ashtu duhet t'ia rruajmë (shkurtojmë) flokët e foshnjës, pastaj të ndajmë argjend (mundet edhe ar) në vlerë sa pesha e flokëve. Për këtë tregojnë shumë hadithe të të dërguarit të Allahut sal-lallahu a/ejhi ve sel-lem. Urtësia dhe rëndësia e kësaj dispozite të Allahut qëndron në atë se në këtë mënyrë prej fëmijës largohen gjërat e pakëndshme të cilat vijnë nëpërmjet flokëve; kështu ka thënë edhe Hasan el Basriu i urtë. Po ashtu, nëpërmjet kësaj dispozite shihet se sa të drejta u jep Islami të varfërve, sepse edhe nëpërmjet këtij segmenti të jetës së njeriut (lindjes së fëmijës) përpiqemi që të japim dhe të ndihmojmë të varfërit. Me anë të therjes së kurbanit dhe me rruajtjen e kokës në ditën e shtatë pas lindjes, fëmijën duhet ta pagëzojmë me emër të mirë. Islami lidhur me këtë çështje është shumë i gjerë dhe fleksibil, ndërsa emrat më të bukut janë ata të cilët i ka përmendur i dërguaii i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur ka thënë: 'Me të vërtetë, emrat më të dashur te Allahu janë Abdullah (rob i Allahut) dhe Abdurrahman (rob i Mëshiru-esit). Por, duhet të flasim edhe për disa emra prej të cilëve duhet të largohemi, sepse në vetvete ato mbartin kuptime negative dhe të qortuara. Para së gjithash këto emra janë Mirhad dhe Irhad (nevojtar), Mirsad (pusi), Begajeta (zinaqare), Nihada (me gjoks të madh), Ajla (me ajn- varfanjake), Asije (e padëgjueshme, që dallon prej Asja, që nuk është e qortuar). Këtë po e përmen-dim për shkak se duhet të insistojmë në emra të mirë siç ka insistuar i dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Në të vërtetë, kur kuptoi se një grua e kishte emrin Asije (mëkatare, e padëgjueshme), ai ia ndërroi emrin duke i thënë: 'Ti je Xhemile (bukuro-she).' Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se burrat dhe gratë me emrat që përmendëm, duhet që për shkak të kësaj ta mbushin zemrën e tyre me mërzi. Përkundrazi, nëse janë të dëgjueshëm ndaj Allahut xh.sh., kjo është ajo për të cilën do të japin përgjegjësi para Allahut të Lartësuar në Ditën e Gjykimit dhe për shkak të së cilës njerëzit do të shpërblehen apo dënohen nëse jetën e tyre e mbushin me mosbesim dhe mosnënshtrim. Përveç asaj që përmendëm, është mirë që në ditën e shtatë pas lindjes, fëmijës t'i fërkohet mishi i dhëmbëve me hurm apo me ndonjë ëmbëlsirë tjetër, nëse nuk ka hurma. Kjo do të bëhet pasi ndonjë njeri i mirë, i hajrit dhe i besueshëm e kafshon dhe e përtypë pak hurmën, për arsye që në këtë mënyrë hajri dhe bereqeti i tij formalisht të transmetohen te fëmija dhe me qëllim që fëmija ta fillojë kështu jetën e tij. Ky veprim quhet TAHNIK dhe e ka praktikuar ai të cilin Allahu i lartë-suar më së miri e ka mësuar dhe edukuar, Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ebu Musa el-Eshariu transmeton se me djalin e tij të porsalindur kishte shkuar te i dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me ç'rast ai ia kishte lënë emrin Ibrahim, e kishte përtypur një hur-më dhe ia kishte vendosur në gojë foshnjës. Po ashtu, përmend imam Buhaiiu dhe Muslimi se Ebu Talha dhe Esma r.a. e kishin dërguar djalin e tyre te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe ai e kishte përtypur hurmën dhe ia kishte vënë në gojë foshnjës. Të gjitha këto veprime janë ibadete të cilat me vullnetin dhe me mëshirën e Allahut, do të ndikojnë në dëgju-eshmëiinë e fëmijës ndaj Allahut të Lartësuar dhe në dëgjueshmëri ndaj prindërve të tij, si dhe t'i sjellin atij shpërblim dhe sevap në këtë dhe në botën tjetër. Zoti na mundesofte që të ndjekim mësimet e Kuranit dhe të sunnetit që të fitojmë kënaqësin e Zotit në këtë dhe në botën tjetër.
Afet Beadini
21.05.2010
Imam ne f.Dobërdoll
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUJDESU PËR FËMIJËT TUAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Hudbe I slame-
Kërce tek: