Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_lcap96%Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_lcap0%Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_lcap0%Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_lcap0%Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_lcap1%Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_lcap2%Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” Empty
09022014
MesazhKujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen”

Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen”

Me çështjen “Gülen movement” me të vërtetë merret çdo institucion, përpos hapësirës shqiptare, që nuk merret me këtë. Është habi dhe dëshmi se ne nuk jemi seriozë; pandërprerë institucionet fetare dhe shtetërore merren me “selefizmin”, “vehabizmin”, me “mjekrat”, kurse me këta nuk merren. Edhe në Turqi, si shtet amë i këtyre, për këta dhe rreth këtyre bëhen analiza të thella. Por vërejmë se kjo lëvizje mundohet t’i mbikëqyrë në hapsirën shqiptare institucionet, siç janë ato të bashkësive fetare islame, për të cilat besoj se jeni të vetëdijshëm se kanë peshë të madhe, dhe atë së pari investojnë, e pastaj bashkëpunojnë, e më pastaj i udhëheqin ato.

Shkruan: Ismail BARDHI

Kur thashë se për “selefizmin” flitet çdo gjë, kurse ndaj këtyre heshtet, me pretekst se këta i luftojnë ata të parët, është e vërtetë se e bëjnë një gjë të tillë, por nuk tregojnë pse dhe si. E dallimi midis këtyre nuk është i madh. Këta nuk kanë mjekra, d.m.th. rruhen për çdo ditë, ndërsa ata të parët vetëm e lëmojnë mjekrën. Këtu janë identik, por në anën tjetër, selefistët dhe selefizmi në një mënyrë e luftojnë dyfytyrësinë, ndërsa këta nuk e tregojnë kurrë fytyrën, bëhen me fytyra e fytyra… Selefistët kanë ideal fetar, kurse këta akoma nuk kanë treguar se ç’është ideali i tyre fetar. “Fetvaja” më e madhe e “Gülen movement” ka qenë me rastin e ndalimit të mbulesës në Stamboll, se “parukeja” është shpëtim. Kjo është dëshmi se si këta i harrojnë radhitjen e burimeve fetare, Kur’ani-Sunneti-ixhmaja e në fund kijasi. Këta, unë si teolog e kuptoj, se janë mbështetur mbi kijasin/analogjinë, por vaj halli nëse mbështeten mbi analogjinë, sepse ajo na çon shumë larg, aq larg sa që, me gjuhën moderne, bëhet martesë me kukullat. Nuk po e vazhdoj më tutje, por një gjë e tillë është turp, papjekuri e madhe, gjë që këta e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si një fetva shumë të rëndësishme.



Pastaj, qëndrimi i këtyre ndaj muslimanëve është krejtësisht tjetër, e ndaj jomuslimanëve krejtësisht tjetër: ndaj muslimanëve nuk kanë shumë kujdes, e ndaj jomuslimanëve tepër, pa marrë parasysh se kush është në të drejtë. Këtë e kanë dëshmuar edhe nëpër shkollat/kolegjet e tyre, ku për fat të keq ndaj nxënësve shqiptarë nuk sillen siç duhet, natyrisht mendoj për shqiptarët në Maqedoni, me ata në Shqipëri sillen më mirë. Kjo është temë që duhet të diskutohet dhe të analizohet nga institucionet tona fetare e kulturore, e deri tek ministritë, kurse këta me një përgatitje të gjymtuar sillen kinse janë “ekspertë” të lëndëve të tyre. E të gjorët prindër shqiptarë paguajnë shuma të mëdha.



Në bisedë me një shok në SHBA, më tregoi për disa çështje shumë të rëndësishme, për arsye se metoda e veprimit të këtyre dallon nga vendi në vend. Thashë më parë se teologjia e tyre nuk është e pastër, jo për arsye se ne nuk e kuptojmë, por për arsye se ata nuk tregojnë se cilën teologji e ndjekin, ashtu që ne sot nuk e dimë teologjinë e tyre, përpos “dialogut”, kolegjeve dhe disa universiteteve. E të gjitha këto faktikisht në botën moderne i kemi shumë më të rregulluara, më të formësuara dhe më të avancuara, natyrisht mendoj për atë që është e mirë dhe që mbështetet mbi rregulla. Këtu në Perëndim, siç e dini, muslimanët janë organizuar nëpër qendra dhe xhami të ndryshme. Në SHBA, Komuniteti Musliman ka një histori të lakmueshme, sepse shqiptarët janë ndër të parët që kanë themeluar xhami. Por, për fat të keq në këtë kohë me këtë nuk mund të mburremi. Por, sidoqoftë, komuniteti musliman shqiptar dhe ai boshnjak janë duke funksionuar; edhe njëri edhe tjetri i kanë xhamitë dhe qendrat kulturore. Ai i boshnjakëve është zhvilluar me një hov të madh dhe sot, përafërsisht, në gjithë SHBA-të ka rreth 60 xhami, me një hierarki shumë të mirë. Kurse komuniteti musliman shqiptar ka mbetur në ato 14 xhami, nga të cilat disa madje nuk funksionojnë më. Çfarë bëjnë këta, siç i ka quajtur njëri në një tekst të “Hizmet” biznesit: ata mundohen të depërtojnë nëpër këto qendra, jo në emër të kolegjit, jo në emër të Gülenit, por në “x” emër tjetër, si “Hizmet”, duke krijuar sejjar imamë. Këta sejjar imamët bëhen dhe prezantohen si imamë “pa para”, “in the name of God”. Urdhëroni e besoni kësaj! Edhe pse është shumë vështirë t’i besohet kësaj, megjithatë ka prej atyre që besojnë, sepse nga dembellëku dhe “idiotizmi” i bordeve të ndryshme, u nënshtrohen këtyre ofertave duke e përjashtuar imamin e xhamisë, siç paska ndodhur në një xhami në Dallas. Shembuj të këtillë ka shumë. Këta “harrojnë” ose “nuk e dinë” se një veprim i tillë e shkatërron institucionin fetar dhe bëjnë keqpërdorimin e tipave të ndryshëm nëpër borde (kryesi) të xhamive. Dhe, çka bëjnë, u nënshtrohen ofertave të tilla, vetëm e vetëm që institucionet t’i përplasin për toke. Për fat të keq, për këtë virus vetëm bisedohet, kurse ne imamët heshtim, ose flasim si “gratë”, le të më falin motrat.



Përpos kësaj, këta kanë një nacionalizëm të fshehtë, që më ka habitur kur shoh se edhe turqit që i urrejnë shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës këtu flasin shqip dhe organizojnë 28 nëntora, shkurta etj. U habita për një gjë të tillë, duke e ditur se këta nuk merren me politikë, kur një imam tha se ka edhe gjëra të tjera, se këta kanë organizuar dhe festuar edhe 8 marsin. Po, me të vërtetë janë në gjendje dhe e bëjnë një të të tillë.



Prapë po e them se rreth kësaj duhet bërë një analizë më e thuktë, më serioze, pa marrë parasysh se është turp të shkruajmë për gjëra të tilla, për arsye se mendja e shëndoshë është në siklet të madh të shkruajë për këtë. Por, si është e mundur që çështjet si serioziteti, sinqeriteti, besimi, kombësia, teologjia, filozofia të keqpërdoren nga grupe të ndryshme, kurse ata që janë më së tepërmi të dëmtuar nga këta, pra nga “Gülen movement” dy institucionet tona fetare, ajo shqiptare e boshnjake, heshtin. Këta thonë se nuk merren me fe, e në anën tjetër në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni me sjelljen dinake shkojnë nëpër shtëpitë e muslimanëve të pasur, e mbledhin zekatin, edhe sadakatë, edhe kurbanet dhe i varfërojnë institucionet tona fetare që mezi mbijetojnë. Sikur “harrojnë” se ato i kanë medresetë, fakultetet… Pastaj këta merren me dialogun ndërfetar. Tamam, sepse këta dialogut fetar nuk i besojnë, ngaqë edhe nuk e respektojnë.



Besoj se ky tekst informativ rreth “Gülen movement” duhet të vazhdojë, që me të vërtetë të dalë në shesh realiteti, sepse pasojat do të jenë shumë të mëdha. Me mashtrime, me puthadorë dhe shitblerje të njerëzve të zakonshëm, intelektualëve dhe politikanëve, nuk bëhet punë e mirë. Feja është si namuzi, rapistat thonë “feja është si gruja, ma preke …”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
Share this post on: reddit

Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen” :: Komentet

No Comment.
 

Kujt i bën hyzmet Lëvizja “Gylen”

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Thënie - Fethullah Gylen
» Fethullah Gylen : - ç'farë mendon për të drejtat njerëzore -
» [Lajmet Ditore] Çështja Gylen: Turqia nis hetimet, SHBA-ja heshtë
» Fjala "hyzmet" ka kuptimin e të jetuarit të Islamit
» Tunizi: Legalizohet lëvizja islame En-Nehda

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Aktualitete-
Kërce tek: