islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
64 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 64 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty96%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty0%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty0%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty0%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty1%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty2%[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë Empty
21042014
Mesazh[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë

[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë 200-150_1398065397
Dr. Jusuf El-Kardavi


“Ditën e Gjykimit robi nuk do të hedhë asnjë hap, gjersa të mos pyetet për katër gjëra: ku e ka harxhuar jetën, si e ka jetuar rininë, prej nga e ka fituar dhe në se e ka shpenzuar pasurinë, dhe diturinë ç’ka bërë me të” (Bejhekiu dhe të tjerët nga Muadh ibn Xhebeli r.a) 

Periudha e rinisë është më e rëndësishmja, por edhe më e rrezikshmja. Madje, ajo është etapë e gjallërisë dhe prodhimit, periudhë e vrullit, vendosmërisë dhe aktivitetit. Ajo është periudha e fuqisë, e cila buron në mes dy dobësive: dobësisë së fëmijërisë dhe dobësisë së pleqërisë.
Nga kjo mund të vërehet rëndësia e kësaj etape dhe orientimit të drejtë të popullit në të, prandaj kujdesi për të është detyrë jona, në mënyrë që ajo të mos shkatërrohet dhe të degjenerohet. Rinia është vërtet pasuria më e çmueshme. Njeriu është pasuria më e madhe, ndërsa rinia është segmenti më i rëndësishëm i kësaj pasurie njerëzore. Prandaj, nëse dëshiron ta njohësh ardhmërinë e një populli, atëherë shiko gjendjen e rinisë së tij. Ç’bën rinia e tij? Cilat janë qëllimet jetësore të tyre? Si sillen, për se mendojnë, për se ëndërrojnë, ç’ndodh në ndenjjet dhe tubimet e tyre?

Roli i rinisë

A ka gjë më esenciale për myslimanin se të interesohet për rolin e rinisë sonë dhe njohjen e rëndësisë së kësaj etape, për të cilën Allahu do t’i pyesë njerëzit posaçërisht Ditën e Gjykimit. Pejgamberi a.s. thotë: “Ditën e Gjykimit robi nuk do të hedhë asnjë hap, gjersa të mos pyetet për katër gjëra: ku e ka harxhuar jetën, si e ka jetuar rininë, prej nga e ka fituar dhe në se e ka shpenzuar pasurinë, dhe diturinë ç’ka bërë me të” (Bejhekiu dhe të tjerët nga Muadh in Xhebeli r.a). 
Atëherë çdo njeri le të përgatisë përgjigje për këto pyetje. Ka të rinj që rininë e kanë kaluar në bindje ndaj Allahut xh.sh., sepse Allahu ua ka mundësuar të jetojnë në ambient të mirë, dhe nuk e kanë njohur rrugën e devijimit, as kanë bërë mëkate të mëdha, e as i kanë anashkaluar farzet, në këtë mënyrë janë rritur në bindje ndaj Allahut xh.sh., dhe janë bërë nga shtatë personat, të cilët Allahu xh.sh. do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij, kur hije tjetër përveç asaj të Tij nuk do të ketë. Po kjo nuk do të thotë se atij që në kohën e rinisë së vet është zhytur në mëkate, ka rënë në zgrip dhe kështu ka devijuar, i janë mbyllur dyert, sepse dyert e pendimit janë të hapura gjithnjë, ndërsa nga njerëzit më të dashur të Allahut xh.sh. është i riu që pendohet. Periudha e rinisë është një aspekt i rëndësishëm për të cilin duhet të interesohemi të gjithë, kjo është përgjegjësia jonë kolektive. Ajo është përgjegjësia e vet të riut nëse është në moshën e pjekurisë, i mençur, sepse Allahu xh.sh. ka thënë: “Secili njeri është peng i veprës së vet”. (El Muddeththir, 38).

Përgjegjësia familjare ndaj të rinjve

Gjithashtu, ajo është përgjegjësi familjare, do të thotë përgjegjësi e babait dhe nënës. Përgjegjësia e tyre shtrihet deri në moshën e pjekurisë së fëmijëve të tyre dhe pas pjekurisë së tyre. Është e domosdoshme të mbikëqyren dhe të orientohen fëmijët. Të mos ia lëmë që preokupim kryesor i babait të jetë sigurimi i jetesës për fëmijët e vet. Siç nuk duhet të jetë preokupim sigurimi i veshmbathjes së bukur, automobilit të shtrenjtë ose i mbushjes së kuletës së tyre me para – sa të duan. Nuk duhet të preokupohemi me përmbushjen e të gjitha këtyre të mirave, ngase disa prej prindërve (baballarëve) nuk dinë dhe as që brengosen për asgjë për bijtë dhe bijat e tyre. Disa nuk i pyesin bijtë e tyre ku shkojnë, ku i shpenzojnë paratë, ku rrinë, cilët janë shokët e tyre, falen apo jo, i kanë kryer obligimet shkollore apo jo, këtë apo atë ...? Detyrë e prindit është të kujdeset për fëmijët e vet dhe t’i kontrollojë ata, sepse është kujdestar i tyre. Nuk mjafton vetëm t’u sigurosh ushqim, e më pastaj të mos interesohesh për asgjë për kryerjen e obligimeve të Islamit. Të mos ju kënaqin diplomat e bijve tuaj me sukseset dhe punët e larta shtetërore, e gjatë kësaj të shkojë rrugës së Xhehennemit, e, sa vend i tmerrshëm që është ai?! A dëshiron që fëmija yt të digjet në zjarr? Jo, atëherë ruaje prej tij: “Ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri”. (Et-Tahrim, 6).
Sigurimi i jetesës nuk duhet të jetë synim i vetëm, sepse kjo mund të jetë rrezik. Dhënia e parave fëmijëve bëhet rreziku dhe dëmi më i madh për ta, pasi ata mund t’i keqpërdorin paratë.

Sfidat e të rinjve

Është me rëndësi që zbrazëtia e kohës së rinisë dhe shpirtit të tyre të mbushet dhe të stoliset me vepra të mira dhe aktivitete të ndryshme, si: aktivitete sportive, kulturore, relaksuese, fetare, të cilat do t’i lidhnin për ideale të mëdha, për shkak të të cilave dhe për të cilat do të jetojnë. Pjesën më të madhe të rinisë e hasim në kotësi. Rinisë i mungon familja me të cilën do ta përmbushte këtë boshllëk. Rinia jonë ndien boshllëk në punë dhe në ditët e pushimit. Çështje kryesore e shumë asociacioneve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve është rinia dhe problemet e saj me alkoolin, narkotikët dhe veset e tjera, pa i llogaritur ata që konsumojnë duhanin dhe belatë e tjera. Bëhet fjalë për statistika dhe numra të mëdhenj të rinisë, e në veçanti në fokus është rinia e këtij vendi. Tek ne ka parregullsi dhe delikuencë, e kush është përgjegjës për dështimin e kësaj rinie - brenga e vetme e së cilës është dëgjimi i këngëve dhe imitimi i aktorëve dhe muzikantëve të huaj? Duke u stolisur me lloj-lloj unazash e zinxhirësh ari, ata nuk bëjnë dallim mes hallallit dhe haramit, as nuk i dinë detyrat e tyre, duke i shkaktuar dëm vetvetes, familjes dhe popullit të vet. Ç’dobi ka nga një rini e tillë? A mund të ketë dobi prej saj ashtu siç ka qenë i dobishëm Usama ibn Zejdi r.a., i cili në moshën 18 vjeç i ka prirë ushtrisë myslimane, në të cilën gjendeshin disa shokë të Pejgamberit a.s. që ishin të moshuar? A mund
ta bëjë rinia jonë atë që ka bërë Muhammed El-Fatihu, i cili çliroi Konstantinopojën (Stambollin e sotëm) dhe e rrëzoi shtetin romak-bizantin në vitin 1453, dheishte në moshën 23 vjeç. Ata ishin të rinj që në vete mbartnin ambiciet e të moshuarve. Prioritete të rinisë së dikurshme ishin që të zgjoheshin dhe të jetonin, të ndërtonin dhe të flijoheshin për hir të Islamit, përderisa rinia jonë është në humbje!

Përgjegjësia shoqërore ndaj të rinjve

Kush është përgjegjës për këtë humbje? Sa janë përgjegjës baballarët dhe nënat e tyre? Sa janë ata të interesuar për bijtë dhe bijat e veta? Sa është përgjegjëse shoqëria, mediet, kultura, radiotelevizionet, teatrot, kinematë etj.? A janë përgjegjëse klubet rinore që merren me aktivitete sportive, me futboll dhe animin për këtë apo atë përfaqësuese?! A janë përgjegjës dijetarët dhe ligjëruesit, të cilët nuk çajnë kokën për këtë segment, as për udhëheqjen e drejtë?
Duhet ditur fakti se të gjithë bashkërisht jemi përgjegjës, duke filluar prej prindërve e deri tek funksionet më të larta, siç ka thënë Pejgamberi a.s.: “Të gjithë ju jeni rojtarë dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj”. (Buhariu, Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi, dhe Tirmidhiu nga Abdullah ibn Omeri r.a.). 
Të gjithë duhet të mendojmë. Rinia e humb orientimin e drejtë, dhe ku mund ta gjejnë atë kur para vetes ndodhen mjetet mediale dhe televizionet me programet më të deformuara me amoralitetin që prezantojnë. Të rinjve u nevojitet autoriteti dhe modeli, po a mund të gjejnë një model të duhur në shtëpi? A mund ta gjejnë në shkollë apo shoqëri? Fatkeqësisht, modele të tilla të duhura sot ka gjithnjë e më pak. Sot është vështirë të gjendet një baba, i cili mund të jetë shembull për fëmijët e tij, as pedagog tek i cili nxënësit do të shohin autoritetin dhe edukatorin e duhur. Është vështirë të gjendet ky lloj, pos atyre të cilët i ka mëshiruar Allahu xh.sh., e ata, siç duket, janë të rrallë. Neve na nevojitet ndihma e rrethit, që kësaj rinie t’i ndihmojë në edukimin e drejtë. Duhet të përpiqemi për krijimin e një ambienti të tillë, të cilin rinia do ta shfrytëzonte në çdo vend për të jetuar me jetë islame. Fatkeqësisht, ne marrim nga Perëndimi, me dëshirë që të jetojmë një jetë perëndimore, por a duhet që Perëndimi të jetë njëmend shembull për jetën tonë? A është religjioni i tyre si feja jonë? A janë vlerat e tyre si ato tonat? Zakonet a i kanë si tonat?
Jo, me siguri s’janë. Dallimi është shumë i madh, për këtë arsye, nuk na lejohet vesternizimi, ngase duhet ditur kush jemi dhe në cilën tokë ndodhemi. Duhet të kuptojmë se kujdesi për të rinjtë nuk nënkupton vetëm kujdesin për trupin e tyre, po kujdesi për trupin, mendjen, zemrën dhe ndjenjat e tyre. Kujdesi ndaj të rinjve duhet t’i përfshijë të gjitha këto aspekte. Ekziston gabimi kryesor dhe themelor për kujdesin ndaj të rinjve anembanë Botës Islame, pasi që përgjegjësit mendojnë se ata janë përgjegjës vetëm për sport, e një mendim i tillë është i gabuar. Sporti është një pjesë dhe nuk është e tëra, ai nuk është pjesa kryesore e as më e madhja. Nuk ka pengesë që njerëzit të luajnë futboll, por është e ndaluar që futbolli të bëhet idhull, të cilin e adhurojnë njerëzit dhe për të cilin ndahen në grupe. Çfarë vlerash kemi prej kësaj? Ne dëshirojmë një të ri të shëndoshë me trup, besim, mendje, vendosmëri dhe sjellje. Për këtë qëllim, të gjithë mekanizmat duhet të ndihmohen se si të kujdesen dhe t’i drejtojnë në mënyrën më të mirë, derisa të bëhet shembull i gjallë, mysliman i vërtetë, i cili do të deklarohet denjësisht si anëtar i fesë dhe popullit të vet. I riu i tillë është i dobishëm, dhe kjo është pasuria që kërkojmë. Duam një të ri, i cili do t’i bindet urdhrit të Zotit, madje edhe me çmim të gjakut dhe jetës. Dëshirojmë shembullin e djaloshit që kontrollon pasionet e veta, që do të përmbahet nga harami dhe që do të largohet nga padëgjueshmëria, do ta ruajë veten nga kërkesat negative, t’i frikësohet Allahut xh.sh., siç vërehet një gjë e tillë tek Jusufi a.s.. Dëshirojmë një të ri me karakter të butë dhe të pastër, që i bindet natyrës dhe respekton Librin, siç ka qenë Jahja a.s.. 
Vërtet, biseda për rininë dhe problemet e të rinjve është mjaft e gjatë. Këto janë vetëm disa këshilla që desha t’i përmend, dhe përmes tyre i kujtoj të gjithë njerëzit, duke filluar nga prindërit, ua kujtoj këtë rini e cila dëshiron të realizojë qëllimet e larta të fesë, që janë bërë të huaj në vendin tonë. Rinia e këtij Ymeti dëshiron të ndihmojë fenë e vet.
Falënderuar qoftë Allahu, ekzistojnë të rinj të mirë. Ekzistojnë me mijëra të rinj e të reja, të cilët Allahu xh.sh. i ka udhëzuar. Ata paraqesin rilindjen islame bashkëkohore. Kjo është rilindje e vërtetë dhe origjinale, por sa është përqindja e tyre me të tjerët? Ata janë pakicë në krahasim me shumicën tjetër dërrmuese. E kemi të ndaluar ta injorojmë çështjen e rinisë, haram është t’i humbim ata e të mos mendojmë lidhur me çështjet e tyre. Prandaj, vëllezër, para së gjithash, rini, prindër, përfaqësues të pushtetit, përfaqësues të rinisë, myslimanë - kudo që ndodheni, kini frikë nga Allahu xh.sh. kur është fjala për këtë pasuri të çmueshme, e cila është me vlerë të madhe dhe paraqet të ardhmen e një populli.



Përktheu: Mr. Faruk Ukallo 
(Burimi “Predikimet e Shejh El-Kardavit”, përgatitur nga Halid Essa’d, mektebetu vehbeh, Kajro, 2001, v.4).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë :: Komentet

No Comment.
 

[Teme islame] Gjendja dhe sfidat e të rinjve tanë

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Temë islame] Vlera e Mëshirës
» [Temë islame] Fatkeqësitë e pamsëtrkoajtneët
» [Temë islame] Ke­mi nev­o­jë për da­shu­ri dhe re­spekt të ndërs­jel­lë
» [Teme islame] O ZOT, TY TU DREJTOVA DHE MU PËRGJIGJE!!
» [Temë islame] 3 lumenjtë e shpëtimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: