Mesazhet dhe mësimet gjatë muajit të
Ramazanit, duhet të lënë gjurmë të thella në zemrat tona. Sa popull i keq janë ata që adhurojnë Allahun vetëm në Ramazan. Allahu është i Gjallë edhe adhurimi duhet të jetë i Gjallë derisa te vdesesh. Ai që e ka e adhuru Ramazanin, le ta din se Ramazani ka shkuar.
Ai që e ka adhuru Allahun, adhurimet duhet të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe pas
Ramazanit. Edhe pas
ramazanit duhet të jetë përsëri ramazan. Pra, këtë pastërti, kënaqësi shpirtërore, unitet dhe dashuri për njëri-tjetrin që e përfituam në këtë muaj duhet vazhduar edhe më tutje.
" Zoti na bëri pjesë të mirësisë së tij, pasi mundëm ta adhurojmë Atë gjatë gjithë
Ramazanit. Është e palogjikshme që këto të mbjella, t’ia lëmë shejtanit ti korrë. Tashmë ti e kuptove ndikimin e ibadetit, e shijove shijen e imanit, ëmbëlsinë e bindjes dhe të lutjeve. Prandaj, të del detyrë ti ruash këto arritje, të vazhdosh me adhurime dhe të qëndrosh në të njëjtën linjë të udhës së drejtë", Amër Halid
Të dashur lexues, prej juve pritet që edhe pas
Ramazanit të vazhdosh me vepra të mira dhe të dobishme. Drita e ibadetit të mos fiket fare, le të dobësohet dhe venitet, por jo të fiket!
- Nga: Bujamin SALIJA [ 25. 07. 2014 ]