[Artikull] Sëmundjet shpirtërore Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_lcap96%[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_lcap0%[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_lcap0%[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_lcap0%[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_lcap1%[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_lcap2%[Artikull] Sëmundjet shpirtërore I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Sëmundjet shpirtërore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Sëmundjet shpirtërore Empty
11112014
Mesazh[Artikull] Sëmundjet shpirtërore

[Artikull] Sëmundjet shpirtërore 200-150_1415700552
Në këtë temë nuk do të flasim për sëmundjet fiziologjike të njeriut, por për sëmundjet shpirtërore e ndër tre më të rëndësishmet që do t'i cekim janë:
• Sëmundjet e zemrës,
• Sëmundjet e gjuhës dhe
• Sëmundjet e trupit.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Shkatërrimi i njeriut ndodhet në tri gjëra: stomakun, epshet dhe gjuhën." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Parimisht, ne secilin prej këtyre do ta shqyrtojmë shkurtimisht (tërthorazi) si përkufizim në literaturë dhe çka na thotë Allahu xh.sh. në Kur'anin famëlartë dhe në hadithin Kudsijj për të dhe gjithashtu çka thotë Pejgamberi alejhi selam për të.

Sëmundjet e zemrës janë ato sëmundje që e bën zemrën të vdesë për shkak të mospërdorimit drejt dhe sipas funksionit të saj.
Sëmundjet e gjuhës quhen ato sëmundje që e bën njërin të mos e kontrolloj organin e gjuhës se çka po flet, me kënd po flet dhe apo e llogarit veten tij në atë që po e flet (e për të cilën muslimani beson se do të japë llogari).
Sëmundjet e trupit konsiderohen ato sëmundje që e dëmtojnë njeriun për shkak të moskontrollit dhe teprimit në të gjitha nevojat e tij (por këtu nuk përfshihen kanceri, tumori, infarkti etj.).

- Sëmundjet e zemrës

Disa lloje sëmundje të zemrës që mund t'i cekim këtu janë:
1. Mendjemadhësia,
2. Lakmia,
3. Tradhtia,
4. Inati,
5. Rivaliteti,
6. Pasioni,
7. Vjedhja,
8. Shkapërderdhja,
9. Koprracia,
10. Urrejtja,
11. Xhelozia,
12. Frika etj.

a)Mendjemadhësia:
Mendjemadhësia është gjendje psikike ku njeriu bëhet narcisë dhe e madhëron veten e tij, poashtu disa kanë thënë se mendjemadhësia është madhërimi i vetes së njeriut, pëlqimi i veçorive të veta, nënçmimi i njerëzve dhe ngritja ndaj atij para të cilit duhet të jesh modest.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Mendjemadhësia është përbuzje e së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve të tjerë." (Transmeton Muslimi)

b)Lakmia:
Lakmia paraqet ndjenjë keqardhjeje, moskënaqësie a xhelozie, që është e ngjallur nga të shikuarit e epërsisë së një njeriu, nga sukseset e tij, nga posedimet e tij a nga përfitimet e tij të ndryshme. Ajo është fyerje ziliqare kundër ndonjë tjetri që është i suksesshëm a ndaj ndonjë poseduesi të ndonjë përfitimi apo leverdie që është për t'u lakmuar. Lakmia është shqetësim mental, në saje të dyshimeve a frikës nga rivaliteti. Arsyet që e shtyjnë individin drejt një vetie të tillë duhen kërkuar mes të tjerash, tek varësia (në mënyrë kronike) nga paratë dhe pasuria. Individi i prekur nga lakmia shndërrohet lehtësisht në skllav të parasë.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm se sa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) që i bën fesë së tij." (Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu)

c)Tradhtia:
Tradhtia është një fenomen i sjelljes së devijuar, që personifikohet me ngacmimin e meshkujve ndaj femrave apo e kundërta në forma të ndryshme, pavarësisht nëse ai ngacmim ndodh nëpër tregje, parqe apo vende të tjera publike, ose ndodh nëpërmjet aparateve bashkëkohore të komunikimit sikurse telefoni, interneti e të ngjashme me to, me qëllim mbajtjen e lidhjeve të ndaluara sipas sheriatit, më e keqja e të cilave është zinaja (kurvëria).
Muhammedi alejhi selam, ka thënë: "Çdo i pabesë në anën e prapme të tij Ditën e Kiametit do ta ketë flamurin e tradhtisë, i cili do të ngrihet sipas sasisë së tradhtisë së tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi më të madhe se sa pabesia e udhëheqësit të një grupi njerëzish (të vogël apo të madh)." (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu)

d)Inati:
Inati është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Mos i bëni zili njëri-tjetrit..." (Transmeton Buhariu)

e)Rivaliteti:
Garë a përpjekje për t'ia kaluar dikujt tjetër.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'anin famëlartë: "Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi." (Zuhruf; 67)

f)Pasioni:
Pasioni është një ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje. Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron me tërë qenien e vet me gjithë shpirt.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'anin famëlartë: "Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t'i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miri për ata që i shkelin dispozitat." (En'am; 119)

g)Vjedhja:
Vjedhja është shkelje e diçkaje të shenjtë dhe të rëndësishme për njeriun, d.m.th. shkelje e pasurisë së tij, atëherë njeriu do ta mbrojë atë me çdo kusht, madje edhe me jetë.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)." (Bekare; 188)

h)Shkapërderdhja:
Shkapërderdhja (teprimi) në vetvete, është tejkalim i kufirit të përcaktuar mbi diçka.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'anin famëlartë: "O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit)." (Maide; 87)

i)Koprracia:
Koprraci është ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët..." (Nisa; 37)

j)Urrejtja:
Urrejtja është emocion njerëzorë që paraqitet si afekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi të shoqërorë (popujve, pakicave, etj.).
Allahu xh.sh. thotë në Kur'anin famëlartë: "E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre." (Muhammed; 28)

k)Xhelozia:
Xhelozia është njëra nga emocionet më shkatërruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenies njerëzore tjetër. Ajo, shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjetër dhe të jetë i gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Keni kujdes xhelozinë, ajo vërtetë shkatërron veprat e mira siç zjarri shkatërron drunjtë." (Transmeton Ebu Davudi)

l)Frika:
Frika, është përkufizim i dhimbjes që ndjen zemra, për shkak të mendimit se do të ndodhë diçka e papëlqyeshme në të ardhmen.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'anin famëlartë: "E për atë që pati frikë paraqitjen para Zotit të tij, janë dy xhenete." (Rrahman; 26)

- Sëmundjet e gjuhës

Disa lloje sëmundje të gjuhës që mund t'i cekim këtu janë:
1. Thashethemet,
2. Përgojimi,
3. Bartja e fjalëve,
4. Ofendimi,
5. Përqeshja,
6. Pseudonimet,
7. Shpifja,
8. Mallkimi
9. Dyshimet etj.

a)Thashethemet:
Thashetheme do të thotë të përcjellësh fjalë midis njerëzve duka pasur për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Më të këqinjë prej robërve të Zotit janë ata që merren me thashetheme, ata që i ndajnë të afërmit dhe ata që i njollosin të pastrit.” (Transmeton Muslimi)

b)Përgojimi:
Përgojim d.m.th të përmendësh me ulje cilësitë, atributet dhe vetitë e vëllait (motrës) tënd qoftë kjo në tiparet e trupit, e fytyrës, të prejardhjes, të nderit, të fesë, të veprave apo te fjalëve dhe çka lidhet me të personalisht duke i thënë qenka i shkurtër, i verbër, i zi , i ndyrë, i pacipë , koprrac, gënjeshtar, mashtrues, zullumqare dhe jo i denjë ndaj rrugës së besimit etj.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?" (Huxhurat; 12)

c)Bartja e fjalëve:
Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes e urrejtjes, është njëra nga vetitë më të këqija të cilat njeriu mund t’i posedojë, ngase kjo nxit huti, i këput lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron bashkësinë, miqtë i shndërron në armiq dhe vëllezërit në të huaj. Ai që e bën këtë është sikurse miza e cila e bart virusin e një sëmundje të rëndë e marramendëse.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalë të huaja." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

d)Ofendimi:
Ofendim në terminologji d.m.th përdorimi i fjalëve me qëllim nënçmimi ndaj dikujt si p.sh.: budalla, gomar etj, çka e bën personin ballë të ndihet keq.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Mjerë për secilin që ofendon (njerëzit)..." (Humeze; 1)

e)Përqeshja:
Përqeshja konsiderohet marrja për shaka me ndonjë cilësi të fesë, me ndonjë njeri vetëm sa për t'i kënaqur njerëzit.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Mjerë ai që flet dhe gënjen me qëllim që t'i bëjë njerëzit të qeshin, mjerë ai, pastaj mjerë ai." (Transmeton Buhariu)

f)Pseudonimet:
Pseudonimi është bashkim i dy fjalëve pseudo që do të thotë i rrejshëm dhe nim që do të thotë emër, pra pseudonim është prezantimi i dikujt me emër por edhe emër dhe mbiemër të rrejshëm.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë." (Huxhurat; 11)

g)Shpifja:
Shpifja në fakt është gënjeshtër që e fabrikon dikush dhe pastaj me këtë gënjeshtër e akuzon një të pafajshëm.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm." (Nur; 4)

h)Mallkimi:
Mallkimi është shprehje pak a shumë fetare që nënkupton shprehjen e dëshirës që qenia apo gjëja e mallkuar të pësoj nga të gjitha të ligat e mundshme.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Kur robi mallkon një gjë, mallkimi ngritët në qiell. E dyert e qiellit janë të mbyllura për të (mallkimin). Pastaj, ai rikthehet në tokë, dhe dyert e saj janë të mbyllura për të, poashtu. Atëherë shkon në të djathtë e në të majtë, por, kur nuk gjen asnjë vend për strehim, shkon te ai për të cilin është thënë (dhënë) mallkimi. Nëse ai (për të cilin është bërë mallkimi) e meriton atë, i shkon atij, e nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij që e ka shqiptuar atë!" (Transmeton Ebu Davudi)

i)Dyshimet:
Dyshimi apo mëdyshja, është një gjendje emocionale pasigurie në lidhje me besimin (kur merr formën e mosbesimit), veprimin, vendimin apo hamendësinë ndaj fakteve.
"Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send." (Fussilet; 54)

- Sëmundjet e trupit

Disa lloje sëmundje të trupit që mund t'i cekim këtu janë:
1. Epshi,
2. Alkooli,
3. Ngrënia dhe pirja pa kontroll,
4. Humbja e kohës,
5. Mashtrimi,
6. Shtirja etj.

a)Epshi:
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë marrëdhënie intime por nuk i përfshin vetëm marrëdhëniet.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar." (Kasas; 50)

b)Alkooli:
Alkooli është baza e dehjes dhe e turpërimit, është quajtur si lëng i rrushit dhe të hurmave po qe se thartohen dhe fermentohen sikurse ia merr (mpinë, deh) mendjen ose ia mbulon mendjen atij, po ashtu është quajtur edhe dehës, sepse ai e deh atë dhe e pengon atë, prandaj është haram i prerë (qartë).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Ebu Davudi)

c)Ngrënia dhe pirja pa kontroll: Ngrënia dhe pirja e tepërt është e papëlqyeshme, ndërsa në të ngrënit pak ka shumë dobi. Kjo bën që trupi i njeriut të jetë më i shëndetshëm, kujtesa më e mirë, të kuptuarit më i qartë, nevoja për gjumë më e paktë..."
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)." (A'raf; 31)

d)Humbja e kohës:
Allahu nuk na ka krijuar për kotë, nuk na e dha moshën e rinisë krejt vitalitet dhe aftësi e fuqi për të bërë çudira që ta harxhojmë pa mos pasur asnjë dobi dhe pa mos lënë asnjë gjurmë në jetën e njeriut dhe në shoqëri.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Dy begati i neglizhojnë shumë njerëz: shëndetin dhe kohën e lirë." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

e)Mashtrimi:
Mashtrimi është veprimi i të mashtruarit ose gjendja e të qenët i mashtruar. E të mashtrosh nënkupton gjithçka me të cilën është pasur për qëllim shtrembërim nga e drejta, të bindësh për një gjë që është e rremë a të çorientosh qëllimisht. Gjithashtu, mashtrimi paraqet edhe fshehje ose shtrembërim të së vërtetës, duke pasur për qëllim që të mashtrohet a të çorientohet.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ai që mashtron nuk është prej nesh." (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)

f)Shtirja:
Shtirja aludon në çdo që e themi e nuk e ndjejmë dhe nuk na e donë zemra atë thjesht për t'i kënaqur të tjerët dhe nuk e ka burimin tek zemra.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni! (Saff)
"Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe)." (Ma'un; 6)

Dijetarët kanë dalë në pah se ekzistojnë afro 400 sëmundje shpirtërore por ne arritëm t'i shqyrtojmë vetëm këto. Pra, ka shumëçka të flitet edhe për shumë dukuri prezente në shpirtëroren tonë por që nuk na premtohet më shumë të shqyrtojmë, andaj e kemi pa të udhës ta mbyllim me këto dukuri të cilën poashtu do ta shqyrtojmë një e nga një. Sëmundjet e shpirtit janë më të rrezikshme sesa sëmundjet e trupit. Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe trupin, sepse fuqia e besimtarit qëndron në fuqinë e zemrës së tij, dhe sa më shumë të forcohet zemra, aq më shumë forcohet trupi i tij.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Kur dikush bën mëkat, në zemrën e tij krijohet një pikë e zezë. Në qoftë së pendohet ajo njollë fshihet. Në qoftë se nuk pendohet dhe vazhdon të bëjë mëkate, ajo njollë zmadhohet derisa mbulon komplet zemrën, zemra bëhet e zezë sterrë." (Transmeton Ebu Davudi)
Allahu thotë Kur'anin famëlartë: "Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm." (Bekare; 10)
"E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe"...." (Maide; 52)
"Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët." (A'raf; 179)

Allahu na ruajt zemrat tona.
Allahu na pastroftë gjuhët tona.
Allahu na bëftë prej punëmirëve.
Allahu na shtoftë imanin.
Allahu na ruajt nga sherri i shejtanit.
Allahu na ruajt nga sherri i epshit.
Allahu na forcoftë në Islam.
AMIN !



Autor: Drilon Bislimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Artikull] Sëmundjet shpirtërore :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Sëmundjet shpirtërore

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] Sëmundjet e shpirtit dhe trajtimi i tyre sipas Gazalit
» Sëmundjet e Zemrës
» Arrat luftojnë sëmundjet.
» Qetësia shpirtërore
» Ilaqet shpirterore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: