islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryPytësoriKërkoidentifikimiRegjistrohuCalendarTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Film serik islam...............Ramazani i fundit
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySat 14 Sep 2019 - 7:30 nga Agim Tanushi

» Foto Duaja e dites së tret
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

» Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se konsumuesit e mishit
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:49 nga Admin

» Muslimanët në Bullgari ruajnë Kuranin e punuar me dorë si pasurinë më të madhe
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:34 nga Admin

» Lajme Ditore: Përvjetori i marshit të protestave, vriten 4 palestinezë në Rripin e Gazës
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:31 nga Admin

» Lajme Ditore; Një suedez gjobitet për fyerje të muslimanëve
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:28 nga Admin

» Lajme Ditore: Turqi, fillon procesi i votimit për zgjedhjet lokale
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:25 nga Admin

» Lajme Ditore: Përmbytjet në Afganistan vrasin 17 persona
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:18 nga Admin

» Lajmet Ditore:Gaza, forcat izraelite martirizojnë dy palestinezë gjatë protestave
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:16 nga Admin

» Besimtarët janë si një trup i vetëm
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:52 nga Admin

» Ja pse duhet te pini shume ije?!
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:21 nga Admin

» Ajete kuranore ne lidhje me familjen dhe femijet
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:17 nga Admin

» MARIETA NGA JERUZALEMI
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:12 nga Admin

» Lajme Ditore: Ne Berlin te Gjermanise priten muslimanet me lule
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:10 nga Admin

» Lajme Ditore:Opozita planifikon atentate dhe sulme terroriste në Venezuelë
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:09 nga Admin

» Lajme Ditore: lina  Lajmet Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:07 nga Admin

» Lajmet Ditore: Mali, të paktën 134 të vdekur nga sulmi
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:03 nga Admin

» Lajme Ditore: Liga Arabe nuk do të diskutojë që Sirisë ti kthehet anëtarësimi
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 19:29 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2994 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Maryam_muslimah

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24164 artikuj v 13329 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 [Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8307
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit Empty
MesazhTitulli: [Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit   [Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit EmptyFri 10 Jul 2015 - 1:48

[Only admins are allowed to see this image] Transmetohet se Aishja r.a. i ka thënë Pejgamberit a. s.: “O i dërguar i Allahut, si të bëj dua në natën e Kadrit? Ai iu përgjigj: “O Allah, ti je falës fisnik Që e do faljen, prandaj, Të lutem, më fal mua”.

Sikurse çdo gjë ka vlerën dhe rëndësinë e vet, përmes së cilës arrihet në një vend të caktuar apo përmes së cilës ndiejmë një lumturi dhe qetësi shpirtërore a fizike, po ashtu edhe kohët në të cilat kryhet adhurimi ndaj Krijuesit, janë të caktuara, të begatshme dhe sidomos mjete për arritjen tek kënaqësia ndaj Krijuesit. Pikësëpari, duhet të dimë se të gjitha kohët që janë caktuar nga Ligjvënësi, kur duhet të kryejë njeriu detyrime/veprime të caktuara, kanë mirësinë dhe begatinë e tyre si për shëndetin ashtu edhe për shërimin shpirtëror të njeriut, kështu që asnjë obligim nuk është në dëm të njeriut. I tillë është edhe muaji i shenjtë dhe i bekuar i Ramazanit, i cili është vetëm pastrim fizik e shpirtëror dhe përmes të cilit arrijmë të depozitojmë një bagazh shpërblimesh që do të na nevojiten shumë e shumë në ditën e Ringjalljes.
Ndonëse muaji i Ramazanit është një muaj që i tëri në vete përmban një sërë shpërblimesh e të mirash, megjithëkëtë pjesa e fundit e tij thuajse është ajka dhe yndyra e gjithë të mirave që bëhen gjatë pjesës së njëzet ditëve të para. Për këtë arsye, Muhamedi a.s. Ramazanin e ndan në tri pjesë, për se thotë: “Ramazani: fillimi i tij është rahmet – mëshirë, mesi i tij është magfiret – falje që bën Allahu për robërit e Tij, dhe fundi është shpëtim nga zjarri i Xhehenemit”.
Megjithëkëtë, për veçoritë dhe specifikën që ka kjo koha e fundit, duhet t’u bëjmë një vëzhgim edhe disa haditheve, ajeteve dhe skenarëve që pikërisht vetë Pejgamberi ka realizuar, në mënyrë që ky të mbetet një film i paharruar për të gjithë myslimanët. Atëherë, si e ndërtoi dhe si e zbukuroi Muhamedi a.s. këtë kohë kaq të begatshme? Meqë muaji i bekuar i Ramazanit është një muaj kur filloi të zbriste Kur’ani, muaji ku Allahu xh. sh. hapi një kapitull të ri për krijesat e Tij, muaji kur u mbyll një program i mëhershëm hyjnor për të rinisur një program më i mirë, që një pjesë e vendimeve të mëhershme të anuloheshin dhe një pjesë tjetër të shtohej deri në fundin e kësaj bote. Që të gjitha këto u realizuan në muajin e Ramazanit, dhe pikërisht në dhjetë ditët e fundit ndodhi kjo shfaqje që vuri themelet e fesë islame:
- Ramazani, muaji kur zbriti i tërë Kur’ani nga Levhi Mahfudh në Bejtu’l-Izzeh dhe prej aty, në mënyrë graduale, përmes melekut Xhibril, tek Muhamedi a.s.: “Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin filloi të shpallej Kur’ani...”(El-Bekare, 185)
- Ramazani, muaji kur Kur’ani filloi të zbriste për herë të parë në Natën e Bekuar të Kadrit. Allahu xh. sh. thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit”. (El-Kadr,1)
- Ramazani, muaji në dhjetë ditët e fundit të të cilit gjendet Nata e Bekuar e Kadrit, më e vlefshme se një mijë muaj.
- Ramazani, muaji që, i tëri dhe në mënyrë të veçantë përmes Natës së Kadrit, është falës i mëkateve dhe robit i mundëson të arrijë shpërblime që nuk do t’i arrijë në ndonjë kohë dhe muaj tjetër.
- Ramazani, muaji në fundin e të cilit lidhen djajtë me zinxhirë dhe falen robërit duke i larguar nga zjarri i Xhehenemit.
- Ramazani, muaj fundi i të cilit fillon me hyrjen në I’tikaf – izolim dhe largim nga shoqëria, për t’u shoqëruar në adhurime vetëm me Allahun xh.sh..
- Ramazani, muaji fundi i të cilit u mundëson të pasurve që me një pjesë simbolike nga pasuria e tyre, t’u japin të varfërve.
- Muaj fundi i të cilit i gëzon skamnorët, të varfrit, studentët etj..
- Muaji, fundi i të cilit e përgëzon robin me përfundimin e leximit të Kur’anit –kryerjen e Hatmes, qoftë në origjinal, qoftë të përkthyer.
- Muaji që zbut zemrat e besimtarëve, hap gjoksin e tyre, i drejton ata që të vizitojnë të afërmit, të sëmurët nëpër spitale.
- Muaji që sjell një edukatë dhe disiplinë morale e shpirtërore tek individi.
- Muaji kur vizita e vendeve të shenjta – kryerja e umrës, llogaritet si Crying or Very sad i vogël.
- Muaji i bashkimit dhe solidaritetit të mbarë myslimanëve, ku të gjithë, në dhjetë ditët e fundit, përveç namazeve të obliguara, mblidhen për faljen e namazeve vullnetare – namazeve të natës.

Ngjallja e dhjetë ditëve të fundit nga Pejgamberi a. s.

Shembulli më i mirë për mbarë myslimanët, pa dyshim është Muhamedi a.s., i cili na e dha skenarin e ditëve të fundit të Ramazanit. Rrëfen Aishja r.a. “Pejgamberi a.s., kur vinte dhjetëshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netët (me ibadete), zgjonte familjen e tij prej gjumit, përpiqej (për ibadet të shumtë) dhe shtrëngohej (për ibadete)“.
“Kush ngjall Natën e Kadrit me adhurime duke pasur besim të plotë për shpërblime, do t’i falen mëkatet e kaluara”(1)
Pejgamberi a.s. angazhohej në dhjetë ditët e fundit (me ibadet dhe vepra të mira) jo sikurse në ditët e tjera. Dhjetë ditët e fundit, ai e gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen për ta gjallëruar atë”.(2)
Muhamedi a.s. hynte në i’tikaf në dhjetë (ditë) shin e fundit derisa vdiq dhe për këtë thoshte: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”. Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit. Kjo është një pasqyrë që dhamë shkurtimisht për mënyrën se si e kishte ringjallur Pejgamberi a. s. Ramazanin në përgjithësi, dhe dhjetë ditët e fundit në veçanti. Nga kjo kuptojmë se nga kohët në të cilat janë caktuar adhurimet, që të gjitha kanë një vlerë specifike, ndërsa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit kanë një specifikë sepse u janë dhënë vetëm agjëruesve dhe atyre që angazhohen me ibadete. Prandaj, kjo natë është lënë enigmë për besimtarët, që të jenë në kërkim gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit. Ata, me aktivitetet e tyre në adhurim, të kërkojnë mbrojtje, falje, begati dhe mirësi nga Allahu xh.sh.. Transmetohet se Aishja r. a. i ka thënë Pejgamberit a.s.: “O i dërguar i Allahut, si të bëj dua në Natën e Kadrit? Ai iu përgjigj: “O Allah, ti je falës fisnik Që e do faljen, prandaj, Të lutem, më fal mua”.
Rekomandohet që aktivitetet sociale që bëhen gjatë muajit të Ramazanit, të kryhen qysh në fillimin e tij, në mënyrë që dhjetë ditët e fundit t’i kalojmë vetëm e vetëm në adhurim. Që të gjitha aktivitetet shoqërore për nder të këtij muaji, janë të vlefshme, si vizita për darkë në iftare, programet dhe shfaqjet e ndryshme etj., por më e mira nga këto mendojmë se është adhurimi dhe ngjallja e netëve të fundit, ashtu sikurse i ka ngjallur Muhamedi a.s.. Nevojitet që së paku në çdo qytet të ketë një grup myslimanësh që të kryejnë obligimin e i’tikafit, në mënyrë që të tjerët të lirohen nga ky obligim. Gjatë këtyre netëve të fundit, çdo mysliman të arrijë të përfundojë leximin e Kur’anit qoftë edhe të përkthyer, dhe këto ditë të jenë ditët e lutjeve për shpërblim për leximin e Kur’anit fisnik. Të mos harrojmë se agjëruesit, përveç të tjerash, janë të përgëzuar edhe me këtë lajm, që e thotë Pejgamberi a.s.: “Në xhenet është një derë që quhet er-Rejjân. Në ditën e Kiametit nga kjo derë do të hyjnë vetëm agjëruesit dhe askush tjetër”.(3)
Prandaj: shfrytëzoni këto çaste dhe pastroni zemrat tuaja me pendim, ngrini duart tuaja duke lexuar ajetin kuranor: “O Zoti ynë, ne dëgjuam një të dërguar, i cili na thërriste për besim - ‘Besoni Zotit tuaj!’- dhe ne e besuam atë. O Zoti ynë, na fal mëkatet tona, zbuti veprat tona të këqija dhe na bëj të vdesim me ata të mirët. O Zoti ynë, na jep atë që na e ke premtuar me anë të pejgamberëve të Tu, dhe mos na pikëllo në Ditën e Kiametit! Ti me siguri e përmbush premtimin Tënd”. (Ali Imran, 193-194)
Në këtë mënyrë përcilleni Ramazanin, mikun fisnik, ashtu si përcillet miku i vërtetë i shpirtit. Dijeni se miku i vërtetë nuk përcillet vetëm me selame, po me dhurata, shpërblime, çaste të mira dhe me gjëra të vlefshme. Por, a e dini se cilat janë dhuratat për mikun tuaj? Ajo është që pikërisht, siç e theksuam edhe më sipër, në ditët e fundit të jepet Zekatul-l-fitri, i cili pastron agjërimin tuaj, pastron shpirtrat tuaja, pastron punët tuaja, gëzon të varfrin,të sëmurin dhe studentin. Prandaj, dijeni se vendi më i mirë për ta dhënë këtë lëmoshë, pa dyshim është shoqëria jonë e Bashkësisë Islame, e cila për vite të tëra qëndroi pranë myslimanëve të kësaj zone. Lusim Allahun që t’i pranojë veprat tona të mira dhe të na shpërblejë me sinqeritet në të gjitha veprimet tona (të mira), kudo që i bëjmë dhe që të dalim në festën e Bajramit të gjithë të gëzuar.


_____________________
(1) Buhariu, Salatut-Teravih, 1.
(2) Buhariu, në kapitullin mbi begatitë e Natës së Kadrit, 5. Muslim, ’tikaf, 8. (3) Transmeton İmam Muslimi, në kapitullin mbi agjërimin nr. 5



Mr. Zymer Ramadani

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: