islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyYesterday at 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyYesterday at 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyYesterday at 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyYesterday at 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyYesterday at 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
11 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 11 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8322
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? Empty
MesazhTitulli: A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ?   A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? EmptyTue 22 Dec 2009 - 9:13

A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ? As11
Vëllezër të nderuar musliman!
Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.
Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë “festë”. Përgaditjet e tyre të mëdha, të cilat dalin në shesh nëpërmjet atmosferës festive që e paraqesin me lula, llëmba dhe veshmbathje të babadimrit.
Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.
Populli harxhon para duke u përgaditur për këto netë të hareshme dhe festive, tregtarët përpjeken që sa ma shumë të fitojnë duke mos u kujdesur se ata me këtë tregti të tyre a e dobësojnë besimin dhe fenë e tyre, të rinjtë rezervojnë bileta dhe vende nëpër kafeteri dhe kafe të ndrsyhme, e ata që janë të pasur dhe kanë besimin e dobët udhëtojnë për jashtë vendit tonë, që atje ta festojnë dhe ti kalojnë këto natë “të paharueshme”.
Zakonisht këto natë kalohen me alkool, zina, e shumë mëkate tjera.
Kësaj atmosfere pa dyshim i ndihmon edhe media, e cila gjatë tërë kohës e reklamon dhe agjiton këtë festë, ku ekranet televizive mbushen përplot vasha dhe këngëtare të çveshura lakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anë e mbanë qyteteve tone të banuara nga muslimanët, etj.
Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, çveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).
Ose në transmetimin tjetër:
“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).
Imam Ahmedi ka thënë:
“Ky hadith në minimum domethënë se përngjajësimi me të ta është i ndaluar, edhe pse nga aspekti i jashtëm tregon se përgjajësimi me ta është kufër, siç është edhe në ajetin Kur'anor:
“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (El-Maide: 51).
Përgjajësimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përkulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton zbret nga lartësirat dhe pozitën në të cilat gjindet, duke zëvendësuar të mirën me atë që është e keqe. Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit.
Festat në Islam janë të caktuara
All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.
Bazë për këtë që themi është hadithi i Enesit [radijall-llahu anhu], i cili thotë:
“Erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, kurse ata i kishin dy ditë në të cilët loznin. E u tha: “Çka janë këto ditë? Thanë:në këto ditë loznim në injorancë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: All-llahu ua ka ndërruar me ditë më të mira se këto: kurban dhe fitër bajramin”. (Ahmedi, sahih).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:
“Nga ky hadith i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nënkuptojmë se muslimanëve u ndalohet të festojnë edhe festat e tyre të injorancës edhe festat e tyre islame, përndryshe nuk od të kishte kuptin zëvendësimi i tyre me dy festat islame”. (shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 434).
Aisheja [radijall-llahu anha] thotë:
“Ebu Bekri hyri te unë, kurse dy vasha këndonin atë që kishin thënë Ensaritë ditën e Buathit. Ato dy vashat nuk ishin këngëtare. Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] tha: fryllat e djallit në shtëpinë e Pejgamberit [alejhis-selam]?! E kjo ndodhi në një ditë të festës. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
“Ebu Bekr! Secili popull ka festën e vet, kurse kjo është festa jonë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu duke e komentuar këtë hadith ka thënë:
“Ky hadith na tregon se secili popull ka festat e veta, kurse muslimanët e kanë vetëm këtë festë, e nuk kanë festa tjera”. (Shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 446- 447).
Kurse argument se xhumaja është festë e muslimanëve është hadithi në vijim:
“Ne jemi ta fundit, mirëpo të parët në ditën e Kijametit. Ne jemi të parët që do të hyjmë në xhennet. Edhe pse atyreve u është dhënë libri para nesh, mirëpo ata u përçanë kurse neve All-llahu na udhëzoj në të vërtetën rreth së cilës janë përçarë. Kjo është dita për të cilën janë përçarë ata, në të cilën ditë na ka udhëzuar All-llahu. Tha: dota e xhuma është e jona, kurse nesër është e çifutëve, kurse pas nesër është e kirshterëve”. (Muslimi).
Ka edhe shumë argumente tjera të cilat e ndalojnë shpikjen e festave tjera. Prej tyre është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili thotë:
“Kush shpik në çeshtjen tonë gjëra që nuk janë prej sajë (fesë), ato janë të refuzuara”, kurse në transmetimin tjetër qëndron:
“Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është prej veprave tonë, është e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ky hadith është bazë për të refuzuar të gjitha gjërat e shpikura që kanë të bëjnë me fenë, e prej tyre janë edhe festat kohore dhe vendore.
Ndalohet përgjajësimi me mosbesimtarët në festat e tyre
Ka shumë argumente që ndalojnë përngjajësimin me mosbesimtarët në gjërat e tyre fetare, prej të cilave janë edhe festat.
Argumentet janë të dy kategorive, argumente që ndalojnë përngjajësimin e përgjithshëm me ta dhe argumente që ndalojnë përngjajësimin me ta në festat e tyre.
a) Ndalimi i përngjajësimit të përgjithshëm me ta.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (El-Xhathije: 18).
Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se i ka përcaktuar Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një ligj të cilin duhet ta pasojë dhe e ka ndaluar nga pasimi i epsheve dhe ënjdeve të atyreve që nuk kanë dituri. Në këtë grup hynë të gjithë ata që e kundërshtojnë sherijatin e All-llahut. Dëshirat e idhujtarëve janë atë që e ata e pasojnë dhe sipas së cilës udhëhiqen në jetë. Andaj ata gëzohen shumë kur shohin se edhe muslimanët i pasojnë dhe imitojnë ata në disa çeshtje. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 85).
Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh”. (Ali Imran: 105).
All-llahu [subhanehu ve teala] në këtë ajet na e ndalon tu përgjajmë çifutëve dhe të krishterëve, të cilët janë përçarë dhe dallojnë mes tyre duke u bërë grupacione dhe parti të ndryshme. Pra, lloji i kundërshtimit të tyre dhe mospërgjajësimi me ta është e ligjshme. Aq sa ma shumë largohet njeriu nga përgjajsimi me ta në gjërat e paligjshme për na është aq ma larg përgjajësimit në gjërat e ndaluara për ne. Në këtë pa dyshim se ka interes shumë të madh”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 88).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).
“O ju që besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve”. (El-Mumtehine: 1).
“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre…”. (En-Nisa: 89).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “kush tjetër përpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).
Në transmetimin tjetër qëndron: “Kush janë ata, persianët dhe romakët? Tha: po kush tjetër përpos tyre”.
Ibn Battali thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmëruar se ummeti i tij do të pasojë gjërat e shpikura, bidate dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur në popujt e mëparshëm. Në shumë hadithe se në fund do të përmbledhet e keqeja, sepse Kijameti nuk ndodh vetëmse në njerëz të këqinjë, kurse feja do të mbetet e fuqishme vetëm te disa njerëz të veçantë”. (Fethul-Bari; 13/ 301).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Ky hadith tregon gjërat e këqija që do të ndodhin…nga kjo kuptohet se përgjajësimi me çifutët dhe të krishterët, me persianët dhe romakët është prej gjërave që i ka qortuar All-llahu dhe Pejgamberi”. (“El-Iktida”; 1/ 147).
b) Ndalimi i përgjajësimit veçanërisht në festa.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El-Furkan: 72).
Dijetarët e tefisirit siç është Ibn Sirini, Muxhahidi, Dahaku dhe të tjerët kanë thënë se janë festat e idhujtarëve.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, …”. (El-Haxhxh: 67).
Festat janë nga ligjet fetare. Ibn Tejmiu thotë: “festat jane prej veçorive më të mëdha të një ligji…andaj pëlqimi në këtë gjë është pëlqim në pjesën më delikate të ligjeve të kufrit dhe në simbolin më publik”. (shiko: “El-Iktida”, 1/ 476).
Shkaku i ndalesës së përgjajësimit
Përngjajësimi në çeshtjet e kësaj bote shkakton dashuri dhe miqësi me ata që u përgjajësohesh. Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:
“Nëse dy persona gjatë udhëtimit të tyre në një vend të huaj takohen edhe i përngjajnë njëri tjetrit në rroba, kapelë, flokë, mjetin vartës, etj, do të kishin afërsi mes tyre ma shumë se sa mes tij dhe tjerëve. Poashtu edhe njerëzit e një zanati janë më të afërt me njëri tjetrin se sa me të tjerët”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 488 dhe 490).
Nëse përgjajësimi në çeshtje të kësaj bote shkakton afërsi dhe dashuri, atëherë në gjërat e besimit dhe gjërat e veçanta të fesë shkakton afërsi dhe dashuri edhe më të madhe, kurse kjo është në kundërshtim të plotë me besimin.
Si manifestohet mosfestimi i festave të tyre
Mosfestimi i festave të tyre manifestohet në disa mënyra:
a) Mospjesmarrja në festimet e tyre.
Dijetarët janë të pajtuar se ndalohet pjesmarrja në festat e mosbesimtarëve dhe përgjajësimi me ta, duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme që i përmendëm më lartë dhe konsenzusin e sahabeve dhe tabiinëve.
b) Mospërputhje në veprimet e tyre.
Nëse disa muslimanëve nuk u mundësohet të marrin pjesë në festimin dhe kremtimin e kafirave, atyreve edhe nuk u lejohet që të bëjnë atë që e bëjënë kafirat.
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Muslimanëve nuk u lejohet që tu përgjajnë në asnjë gjë e cila është veçori e festave të tyre, as në ushqim, as në veshmbathje, as në larje, as në ndezje të zjarrit, as pasivizim të ndonjë adeti nga përditshmëria e jetës ose të ndonjë ibadeti, as përgaditja e gostisë, as dhuratat, as shitja e gjërave, me të cilat ndihmohen në këto festa, as mundësimi i fëmijëve dhe të tjerëve që të lozin e as që të veshin rroba të zbukuruara. Thënë troç, nuk u lejohet që të veçojnë festat e tyre me simbole të veçanta të tyre, por dita e festës së tyre te muslimanët duhet të jetë sikurse edhe ditët tjera”. (“El-Fetava”; 25/ 329).
c) Mosdhënia dhurata dhe mosndihmimi i festave të tyre me shitblerje.
Ebu Hafs Hanefiu thotë:
“Kush i dhuron një vezë idhujtarit në shenjë të madhërimit të asaj dite, ka bërë kufër ndaj All-llahut”. (“Fet’hul-Bari”; 2/ 513).
Ibn Turkmani thotë:
“Muslimani bën mëkat nëse ulet me ta, u ndihmon me therrje gatim të ushqimit, dhënja në shërbim të ndonjë kafshe bartëse që ta përdorin në rastet dhe festat e tyre”. (“El-Lumea fil-Havadith”, 1/ 294).
d) Mos tu ndihmohet atyreve që i përgjajnë mosbesimtarëve.
e) Mos tua uron festën e tyre.
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:
“Urimi i simboleve të veçanta të kufrit është haram sipas të gjithë dijetarëve, sikurse tua uron festat dhe agjërimin e tyre duke thënë: urime festën, etj. nëse thënësi i kësaj fjale shpëton nga kufri, nuk shpëton nga harami. Ky njeri i ngjan atij që ia uron përuljen kryqit. Madje kjo është mëkat edhe më i madh dhe më i keq se sa urimi për konsumim të alkoolit, vrasjes së njeriut, bërjes zina, etj. Shumica e atyreve që nuk e vlersojnë fenë kanë rënë në këtë mëkat duke mos e ditur keqëinë e asaj që e kanë bërë. Ai që e uron një njeri për mëkat, bidat ose mosbesim, e meriton mllefin dhe urrejtjen e All-llahut. Njerëzit e devotshëm prej dijetarëve largohen nga urimet ndaj zullumqarëve për marjen e posteve në shtet, ose urimet ndaj injorantëve kur të marin ndonjë post në arsim, gjykim ose dhënie të fetvasë, për shkak të mllefit të All-llahut dhe rënies nga Syri i All-llahut”. (“Ahkamu Ehludh-Dhimmeti”, 1/ 441- 442).
Ndalohet urimi i kafirave të festave të tyre sepse me këtë aktivitet e konfirmojmë kufrin e tyre dhe dakordohemi me këtë kufër të tyre edhe pse nuk dakordohemi me atë kufër për vetveten tonë. Andaj i ndalohet muslimanit të dakordohet me simbolet e kufrit ose tua uron këtë atyreve. Sepse me këtë nuk dakrodohet as All-llahu:
“Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. …”. (Ez-Zumer: 7).
“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85).

Përgaditi: Bekir Halimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2009 :: Tema-
Kërce tek: