islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
~Demet e Droges !!! EmptyWed 16 Oct 2019 - 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
~Demet e Droges !!! EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
~Demet e Droges !!! EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
~Demet e Droges !!! EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
~Demet e Droges !!! EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
~Demet e Droges !!! EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
~Demet e Droges !!! EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
~Demet e Droges !!! EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
~Demet e Droges !!! EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
~Demet e Droges !!! EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
~Demet e Droges !!! EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
~Demet e Droges !!! EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
~Demet e Droges !!! EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
~Demet e Droges !!! EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
~Demet e Droges !!! EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
~Demet e Droges !!! EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
~Demet e Droges !!! EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
~Demet e Droges !!! EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
~Demet e Droges !!! EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
~Demet e Droges !!! EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
~Demet e Droges !!! EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
~Demet e Droges !!! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
~Demet e Droges !!! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
~Demet e Droges !!! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
~Demet e Droges !!! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
~Demet e Droges !!! EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
~Demet e Droges !!! EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
~Demet e Droges !!! EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
~Demet e Droges !!! EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
~Demet e Droges !!! EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
~Demet e Droges !!! EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
~Demet e Droges !!! EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
~Demet e Droges !!! EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
13 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 13 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 ~Demet e Droges !!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi

Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 39
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

~Demet e Droges !!! Empty
MesazhTitulli: ~Demet e Droges !!!   ~Demet e Droges !!! EmptyWed 25 Aug 2010 - 23:22

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an citon: “...mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”[1]


Synimet e Ligjëratës

I nderuar xhemat
Ligjërata jonë “Dëmet e Drogës” synon që xhematit tonë shqiptar kudo që gjenden, t’u ofrojmë njohuri kur’anore mbi vlerën që Allahu xh.sh. i ka kushtuar qenies njerëzore, duke e këshilluar atë që të qëndrojë sa më larg dukurive shkatërruese. Prej tyre llogaritet droga dhe dëmet e saj.
T’u mësojmë vëllezërve tanë se shejtani i mallkuar punon pandërprerë në këtë drejtim duke i zbukuruar atij mëkatin dhe më pas e bënë atë të zhgënjehet, por që kjo nuk do t’i bëjë fare dobi.
Gjithashtu si synim tjetër është edhe urtësia e ndalimit të drogës dhe e llojeve të tjera narkotike, duke u munduar që gjatë shtjellimit dhe studimit të këtij fenomeni vdekjeprurës të përmendim ca pika.
Ligjërata në fjalë ka si synim që në pika të shkurtra të përmbledhë dëmet që shkakton konsumimi i drogës.
Gjetja e formave efikase për parandalimin e rinisë nga kjo dukuri e shëmtuar dhe largimi nga kjo humnerë që ka kapluar rininë islame përgjithësisht dhe atë shqiptare veçanërisht.

I nderuar xhemat, feja islame i ka kushtuar një rëndësi të madhe pastërtisë së jashtme dhe asaj të brendshme të njeriut. Nga të gjitha këto pastërti bënë pjesë edhe largimi nga rrugët e ndyra, siç janë droga, alkooli, prostitucioni. Në këtë ditë të madhe xhumaje, kemi rastin t’u prezantojmë një temë e cila hynë në grupin e temave aktuale, që është dëmet që sjellë droga. Gjatë kësaj ligjërate do të orvatemi që në mënyrë koncize të shpalosim disa nga dëmet që kjo dukuri vdekjeprurëse po i merr të rinjtë tanë me vete. Ky është një fenomen i pandashëm i cili ka tronditur mbarë vendet më me perspektivë. Me nocionin “drogë”, nënkuptojmë të gjitha substancat që veprojnë në sistemin nervor të qelizave të njeriut, të cilat tjetërsojnë sjelljen e tij, hapin fenomenin e intolerancës dhe më pas shkaktojnë varësi fizike dhe psikike. Sot në botë, qoftë në botën islame apo atë joislame, punohet pandërprerë në këtë drejtim, në mënyrë që t’u jepet fund të gjitha llojeve të drogave.

Vëllezër besimtarë
Droga është një dukuri jashtëzakonisht e rrezikshme, e cila shkatërron shëndetin e njeriut pa mëshirë fare. Prandaj nga ne kërkohet që kësaj dukurie të shëmtuar t’i themi stop dhe njëherë e përgjithmonë ta mbajmë shoqërinë larg dhe të distancuar nga të gjitha rrugët që shpien deri te porta e saj e pakthyeshme. Shumë vende të botës i japin rëndësi të madhe informimit adekuat e me kohë popullatës së tyre duke raportuar për veprimin e rrezikshëm të konsumuesve të drogës. Gjithashtu, rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe gjetjes së ilaçeve shëruese apo metodave për shërimin dhe mjekimin e narkomanëve në mënyrë që t’i shmangen dhe të mos bëhen të varur nga llojet e ndryshme të drogës.
Është me rëndësi që t’u tregojmë, i nderuar xhemat se, droga apo dëmet që sjell kjo sëmundje, në të shumtën e rasteve janë dukuri të vështira për t’u kuptuar dhe si e tillë nëse nuk marrim masa në fillim të infektimit të pacientit, është e vështirë që të zgjidhet ky problem dhe njëherazi është e rrezikshme me karakter epidemiologjik e cila e shkatërron shumë shëndetin e të rinjve tanë kosovarë në kohën më të mirë të jetës së tyre.

Të nderuar vëllezër muslimanë
Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse një gjë e tillë do të lulëzonte në rrethin ku ju jetoni? Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit kur një i afërmi juaj, djali, vëllai, motra apo shoku juaj të ishte konsumues i drogës? Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse juve personalisht do t’u vinte dëshira për ta provuar një gjë të tillë? Të gjitha këto dhe pyetje të tjera të cilat tashmë sillen në mendjet e njerëzve, duhet ta dinë se nëse sot nuk është prekur dikush nga të afërmit e tij, atëherë le të presë se nesër do të vijë dhe radha e atij. Po, kështu ndodh nëse të gjithë ne heshtim dhe nuk marrim ndonjë masë parandaluese ndaj këtij fenomeni vdekjeprurës. Nuk ka dyshim se konsumuesit e drogës, në fillim ndjejnë një kënaqësi shpirtërore. Në fakt duke mos gjetur shprehje tjetër për ta definuar, të rinjtë këtë ndjenjë e quajnë si një lloj kënaqësie. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, për arsye se rrugët e këqija nuk posedojnë norma, ato janë të këqija dhe çfarëdo norme që të përdorësh prapë se prapë janë norma për aplikimin e rrugës së keqe. Në vazhdim do të cekim disa simptoma të cilat duken tek fëmija apo i riu që konsumon droge:
1. Konsumuesi ndryshon sjelljet e tij
Vërejmë se fëmija fillon të përdorë fjalor të ndyrë apo në shtëpi kthehet në orët e vona të natës. Morali i tij dita-ditës vjen duke u prishur. Nata për të bëhet ditë, e dita natë. Shoqërohet me njerëz të shkujdesur. Nuk interesohet për pamjen e tij dhe kërkon para të shumta. Shfaqja e këtyre dukurive tek fëmija, dëshmon se ata janë infektuar me virusin e drogës.
2. Konsumuesi i drogës nuk i respekton prindërit
Studime të shumta kanë vërtetuar se si rezultat i mosrespektimit të prindërve është konsumimi i drogës. Fëmija nuk ka mundësi që gjatë kësaj periudhe të vërejë dallimet në veten e tij, por familjarët këtë ndryshim mund ta hetojnë që në ditët e para dhe nga ta kërkohet që menjëherë të ndërhyjnë në spital dhe më pas të punojnë me fëmijën.
3. Guximi i tyre i tepruar
Konsumuesi i drogës si synim të parë dhe të fundit ka kënaqësinë e tij shpirtërore, respektivisht blerjen e dozës e cila dëmton rëndë shëndetin e tij dhe e çon atë buzë një gremine. Kjo pikë, është nga më të rrezikshmet, dhe po qe se nuk jemi të vetëdijshëm, atëherë përdoruesit do të mbarojnë me vdekje, për arsye se shumica prej tyre marrin doza të tepërta dhe si rrjedhojë gjejnë vdekjen.
Cilat janë dëmet e drogës?
Nuk duhet harruar se gjetja në mëkate sjell shumë të këqija si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Kur them mëkate, kam qëllim mëkatet e mëdha, ngase përdorimi dhe konsumimi i drogës bënë pjesë në grupin e mëkateve të mëdha.
Droga si fenomen shkatërrues, sjell me vete dëme të mëdha dhe fatale. Fillimisht ajo e largon njeriun nga dini (feja) e tij, pra personi i cili gjendet në këtë rrugë, nuk mundet që në të njëjtën kohë të bëjë mirë edhe keq, ngase e keqja dhe e mira nuk mund të bashkohen, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një dukuri të shëmtuar siç është droga.
E nxit atë edhe në mëkate të tjera, siç është vjedhja, amoraliteti, mbytja e njerëzve pa faj.
Çrregullime të ritmit të zemrës, dhimbje kardiake, rritje e shtypjes së gjakut, pamjaftueshmëri frymëmarrje, dhimbje koke, dhimbje barku, ndjenja e të vjellit, ulja e imunitetit të organizmit, impotencë tek meshkujt, sterilitet tek femrat.
Vetëvrasje.Sot në botë nga vetëvrasja vdesin më shumë njerëz se sa nga luftërat, rreth një milion për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 40 sekonda, diku në botë dikush bën vetëvrasje. Në çdo njëzet minuta ndodhë nga një vetëvrasje në SHBA, në çdo tre minuta ndodhë nga një vetëvrasje në mesin e femrave në Kinë. Në Shqipëri raportohen 1500 vetëvrasje në vit. Të dhënat statistikore nga Shërbimi Policor për vetëvrasjet në Kosovë tregojnë se në vitin 2000 kanë ndodhur 33 vetëvrasje, 59 në vitin 2001, 48 në vitin 2002, 67 në vitin 2003, 63 në vitin 2004, 53 në vitin 2005, 33 në vitin 2006, ndërsa për tetë muajt e parë të vitit 2007 kanë ndodhur gjithsej 33 vetëvrasje.
Narkomanët janë persona të pasigurt dhe posedojnë humor jostabil, ata ndihen mirë vetëm gjatë konsumimit të drogës. Ndërsa kur mbeten pa drogë, do të shohim se ata shkaktojnë probleme dhe tollovi duke thyer dhe shkatërruar gjëra në shtëpi. Në të shumtën e rasteve ata rrahin edhe anëtarët e familjes duke mos qenë të vetëdijshëm për veprimet e tyre.
Droga shkakton dëme të mëdha edhe në aspekte të tjera të jetës së tyre, veçmas kur kjo merr përmasa. Pra përdoruesit dhe konsumuesit e drogës janë njerëz me pasoja psikike dhe si rrjedhojë ata i gjejmë edhe në vjedhje, prostitucion, kriminalitet. Me një fjalë, dëmet që sjell ky fenomen shkatërrues bënë që konsumuesin ta shkatërrojë në të gjitha format.
Varfëria.Konsumuesit e drogës zakonisht mbarojnë në rrugë. Pasi të humbin të gjitha shpresat se familja nuk është në gjendje që t’i ndihmojë për të blerë dozës, ata fillojnë të shesin çdo gjë me vlerë vetëm për të fituar ca të holla për të blerë dozën e tyre, pra, duke vepruar në këtë mënyrë ata shkatërrojnë ekonominë familjare.
Si t’i parandalojmë të rinjtë nga ky fenomen shkatërrues dhe vdekjeprurës?
I nderuar xhemat!
Allahu i Plotfuqishëm në shumë ajete kur’anore jo vetëm që porosit të largohemi nga droga apo llojet e saj, por na porosit që të qëndrojmë larg çdo rrugë të tillë. Të droguarit janë jetëshkurtër dhe pikëllohesh kur sheh se të rinjtë nuk ikthehen rrugës së Allahut, në të cilën do të gjejnë mbështetjen dhe shpresat për të jetuar. Allahu xh.sh. thotë:
“...mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”[2]
Padyshim se droga është nga më të rrezikshmet, prandaj, gjendja e tyre mund të ndryshojë nga rrënjët vetëm atëherë kur të jemi të qartë dhe të bindur për detyrat tona ndaj fëmijëve dhe duke zbatuar metodat vijuese, të cilat pa mëdyshje i ndihmojnë të rinjtë që të largohen nga kjo rrugë e shtrembëruar:
1. T’i vëzhgojmë fëmijët dhe të rinjtë se me kë shoqërohen, me një fjalë, t’i ndalojmë nga shoqëria e keqe.
2. T’i ofrojmë atyre edukatë fetare islame; t’u shpjegojmë rreth moralit dhe ndikimit të tij në shoqëri. T’i mësojmë rreth vlerave dhe dhuntive që Allahu i Gjithmëshirshëm na ka dhuruar, e në veçanti mendjes dhe intelektit.
3. Të punojmë me të rinjtë vazhdimisht derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, pasi kjo konsiderohet si faza dhe periudha më e nxehtë ku i riu mund të mashtrohet shumë lehtë.
4. Parandalimi i tërësishëm dhe mënyra e vetme për t’u larguar nga dukuritë e shëmtuara, është mbështetja tek Allahu xh.sh., dhe respektimi i urdhrave dhe obligimeve fetare në veçanti. Këtu duhet cekur, se masa më efikase në këtë drejtim është pikërisht edukata fetare, sepse i riu i cili edukohet në këtë frymë assesi nuk do të mund të bie në gracka të tilla të rrezikshme të cilat kanosin jetën e tij.
5. Edukata familjare. Familja e zgjeruar do të ndihmonte në ruajtjen e rinisë në binarë të drejtë. Shkolla, një vatër e dijes ku duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbrojtjen e rinisë nga dukuritë negative. Pra, të gjithë duhet të jemi kontribuues të ruajtjes së rinisë, pasi ata janë drejtues të së nesërmes.
6. Ndërtimi i programeve arsimore për këtë qëllim dhe prindërit duhet të informohen thellësisht, të kuptojnë problemin dhe t’ia komunikojnë fëmijëve. Në vendin tonë ende nuk është thyer akulli që raportet prind-fëmijë të jenë ashtu siç porosit Allahu dhe i dërguari i Tij, Muhammedi [alejhisselam. Me një fjalë, fëmijët nuk ndihen të lirë që problemet e tyre t’i ndajnë me prindërit si rezultat i frikës dhe mentalitetit naiv dominues të kosovarëve.
7. Prej çdo prindi, mësuesi, edukatori, polici kërkohet që t’i kurojë përdoruesit e drogës, duke e shikuar problemin në një dritë realiste bashkëkohore.
Në fund e lusim Allahun e Madhërishëm që të na ruajë nga çdo rrugë e keqe dhe të na bëjë prej grupit të mirë të njerëzve të cilët do të shpërblehen me xhenetet e Tij të larta. Amin!

________________________________________

Allahu ju shperbleft per postimin.
____________________________________________________________________ ~Demet e Droges !!! 9ytrX
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
~Demet e Droges !!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Hudbe I slame-
Kërce tek: