islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyYesterday at 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyYesterday at 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyYesterday at 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyYesterday at 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyYesterday at 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
Dëshiroj të të përgjigjem… EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 Dëshiroj të të përgjigjem…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR

Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Dëshiroj të të përgjigjem… Empty
MesazhTitulli: Dëshiroj të të përgjigjem…   Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 22 Nov 2010 - 16:36

Dëshiroj të të përgjigjem…

Dëshiroj të të përgjigjem…

Jam tepër e vetmuar sonte në këtë natë të gjatë dhe ashtu siç më duket të pafund! Se di se pse por netët e vjeshtës dhe të dimrit më japin shumë urtësi pasi kam kohë më tepër të lexoj, shkruaj dhe të meditoj.

Nata është e qetë dhe vetëm letra dhe lapsi më kanë mbetur në këto momente të rënda. Vetëm letra, lapsi dhe ky ditar, ky shok i imi që më përcjell në çdo hap, sepse kur shkruaj nga shpirti im i njomë shkarkohet një pjesë e peshës së rëndë që e bart me vete ngado që shkoj.

Pra, vetem këto gjëra e kuptojnë jetën time të rëndomtë sonte.

Kam një mall të pashuar dhe e ndjej se zemrën time e ka ngulfatur, nuk e len të marrë frymë ky mall, i cili e djeg në çdo vend bile edhe në shpirt, sikur të ishte një llavë prej vullkani, e cila sa çel dhe mshel sytë djeg pa dallim çdo gjë, deri në fund.

Ndonjëherë mbylli sytë dhe bëhem sikur nuk e kuptoj këtë situatë dhe dëshiroj thjesht ta injoroj, unë jam sunduese e këtij trupi dhe shpirti, dhe jo ndjenjat që më flututrojnë sa andej sa këndej. Por pas një lufte të shkurtë më duhej ti dorëzohem zemrës time e cila mu duk sikur jetime në momentin kur e largoja prej mendimeve që i dëshironte, mu dhimbs kjo zemër se e hetova se dashuron diçka pa masë. Nga dhembshuria që ndjeva edhe pranova disfatën në të cilën më çoi kjo zemër, e dëgjoj shpesh, konsultohem me te, për atë edhe sonte po ja jap frenimin në dorë dhe le të vepron atë çka don ajo!

Përnjëherë filloi zemra të tregojë dhe zbulojë dashurinë që ndjej në shpirt dhe e cila më ka vërshuar në çdo pjesë të trupit tim me shpejtësi të një uragani. Prandaj edhe e çela dritaren e zemrës të vështroj se ç’don edhe më tej dhe në këtë moment kjo zemër; që nuk më len të qetë të pushoj sonte aspak?!

Të dashuruarit është një art dhe metodë në vete, zemra ime është dalldisur dhe sonte nuk dashuron person, çast as rast, por një vend, po më besoni se është dashuruar në një vend....Fillon zemra ime sikur në një film të më kthen çdo gjë para syve të mi dhe më çon larg, larg, në një vend që shpesh e ëndërroj, në vendin të cilin e quaj “ vendi i të Dashuruarve “; vendin ku shkojnë të gjithë të dashuruarit e Krijuesit të kësaj gjithsie.

Sa kam dëshirë të jem në atë vend, tash, sot dhe në këtë moment, të jam në atë turmë nga miliona njerëz të veshur në të bardhë, të jem edhe unë prej atyre që e bëjnë pamjen aq impozante në vendin më të shenjtë , më të shtrenjtë se të gjitha thesaret e kësaj toke. Apo më mirë të them në zhargonin e lindjes, vendi prej ku është lindur çdo gjë, t‘i them kërthiza, kordoni umbilikal i tokës, Mekka e bekuar dhe e shenjtë. Të veshur me modesti, nën një petk, duke vepruar njëjtë e drejtë, me synim të njëjtë, duke e adhuruar një Zot, duke shfaqur idetë dhe vizionet për një botë dhe shoqëri të barabartë, me respektimin secilit në plotsi, dhe me dashamirësinë e shfaqur ndaj njeri-tjetrit.

Ditët po kalojnë një nga një, pa mos pyetur se a kemi nevojë edhe për diçka tjetër pos gjërave të përditshme. Jeta përbëhet nga ditët dhe netët, atë e din secili prej nesh, por se me kalimin e e ditëve e kalojmë edhe vitet, shohim vetëm kur afrohet fundi i vitit apo vetëm kur afrohen festat, siç është tash edhe festa e Kurban Bajramit .

Të rrethuar nga e përditshmja jonë nganjëherë harrojmë edhe obligimet ndaj vetvetes, familjes, shoqërisë por edhe obligimet ndaj Krijuesit. Gjë e cila nuk guxon të ndodhë, nëse për çdo gjë gjejmë kohë dhe mundësi atëherë duhet edhe për obligimet ndaj Krijuesit të jemi edhe më të përpiktë; por ja që te një krijesë e dobët, me ndjenja me obligime të ndryshme dhe të shumëlllojshme harron apo edhe neglizhon obligimet që ka ndaj Krijuesit.

Njëri prej këtyre obligimeve është; natyrisht vetëm për ata që kanë mundësinë materiale, pasi Krijuesi çdoherë dhe në çdo moment është shumë i Kujdesshëm dhe i Dashur ndaj nesh , pra edhe këtë obligim e bëri vetëm për ata që kanë pasuri të mjaftueshme. Si çdo obligim në Islam që në vete fsheh misterin e saj i cili për ne nuk është dhe nuk duhet të jetë qëllimi final, por qëllimi final duhet të jetë të jetë kryerja e urdhërit të Krijuesit.

Allahu i Madhërishëm urdhëron e thotë: "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo që u ngrit në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.” ( Ali Imran, 96 )

Allahu xh.sh. ka thënë: "Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo." (Ali Imran, 97)

E di se ka miliona njerëz që si çdo vit edhe në këtë vit iu përgjigjën urdhërit dhe thirrjes që prej kohësh u tha prej Ibrahimit a.s. kur e ndërtoi Qaben me të birin e tij Ismailin a.s. Ajeti Kur’anor deklaron:
“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura prej rrugëve të largëta.” (Haxhxh, 27)

Ose të themi në çdo urdhër të Sunduesit vetëm atë që thojnë me miliona njerëz për çdo ditë: “ Të përgjigjem O Allah, Të përgjigjem; Lebejke Allahume Lebejk” !

Kjo thirrje vlen edhe për mua por edhe për secilin musliman mbarë rruzullit tokësor dhe që e din rëndësinë dhe ka mundësinë për këtë obligim madhështor.

Pra vlen edhe për mua por edhe për ty!

Ky ishte shkaku i mërzisë sime sonte, pasi kam një obligim të pakryer!

Sonte jam përmalluar dhe dëshiroj thjesht të jem në atë vend, ku qëndron themeli i Islamit por edhe i gjithë tokës në përgjithësi, gjë e cila është zbuluar dhe vërtetuar shumë herë nga aspektet shkencore. Mekka është jo vetëm vendi ku kryhet Haxhi por është mesi i tokës, aty qëndron e gjithë forca magnetike, e cila është mbi nivel dhe me këtë forcë mbahet në ekuilibër e gjithë toka. Për këtë ka mjaft shkrime shkencore për ata që dëshirojnë të dinë më tepër, kurse unë po vazhdoj me shkrimin, për mallëngjimin që kam për atë vend të shenjtë. Edhe pse me padurim pres ditën kur do të qëndroj në atë vend, pa dëshirën time më duhet të duroj dhe të pres ditën kur do të jem edhe unë aty në atë vend madhështor, se në këtë vit prap dëshira ime nuk u plotsua .

Ahhhh, jam aq e përmalluar ,sa kur kujtoj këtë vend zemra për momentin fillon pa nda të rrahë dhe e hetoj se si gëzohet vetëm me një paramendim të thjeshtë. Por që ta qetësoj këtë zemër dhe këtë shpirt që tash ndjehet sikur e gjorë dhe e mjerë, sikur të ishte jetime, fillova të imagjinoj këtë moment!

Sikur tash të gjindem në Mekke:

- në vendin ku gati të gjithë pejgamberët e Zotit kaluan dhe u lutën në atë vend të shenjtë

- në vendin të cilin secili musliman e dëshiron dhe dashuron

- në vendin ku lutjet janë më të shumta se pikat e shiut

- në vendin që tërheq zemrat e besimtarëve më fortë se sa magneti hekurin;

- në vendin ku së pari herë u urdhërua të ndërtohet Shtëpia për adhurimin e të Plotfuqishmit

- në vendin ku hyjnë vetëm besimtarët

- në vendin ku jemi mysafirë të të Gjithmëshirshmit

- në vendin ku secili largon xhelozinë, përtacinë, krenarinë, koprracinë

- në vendin i cili edhe pas kataklizmës së madhe do të egziston

- në vendin e bekuar, dhe të më duket vetja sikur një margaritar i vlefshëm ndër thesaret e panumërta të këtij vendi të shenjtë

- në vendin ku do të depozitoj dëshirat e mia, e plotbindur se të gjitha do të më pranohen

- në vendin prej ku fillon edhe një rilindje për çdokend që ka ardhur me plot bindje dhe duke dhënë premtimin se do të len gabimet e bëra deri tash

- në vendin që secili musliman e ëndërron dhe përkujton dhe në çdo lutje i drejtohet me fytyrë

- në vendin ku gjindet Arafati i cili më kujton edhe diçka tjetër. Në këtë vend, siç tregohet, është bashkuar, pas një ndarje të gjatë, Ademi me bashkëshorten e tij, Havanë. Pra një fillim i ri i dashurisë, pas një ndarje dhe mallëngjimi.

- në vendin ku Ditën e Arafatit zbret Mbreti dhe Krijuesi i kësaj gjithsie në qiellin e kësaj bote dhe krenohet dhe lavdërohet me banorët e tokës ndaj banorëve të qiellit dhe thotë: ‘O engjëjt e Mi, shikoni robërit e Mi, më kanë ardhur të pakrehur, të pluhurosur (nga rruga) dhe duke sakrifikuar.”

Paramendoj veten duke ecur atyre rrugëve në të cilat janë derdhur lotë pa masë, janë thurur me të bukurat lutje, janë zbrazur të gjitha fshehtësitë që kanë ruajtur njerëzit në zemrat e tyre , janë ngrejt duart e secilit që ka shkelur në këtë vend dhe është ulur koka e secilit njeri pa dallin statusi dhe posti, qoftë princ apo puntor.

Paramendoj dhe dëshiroj të ndjej atë çast me çdo imtësirë të saj në zemrën time , shpirtin, dhe në çdo qelizë të trupit tim. Të derdh lotët nga sytë e mi të molisur, të ndjej afërsinë e Të Gjithmëshirshmit , të ndjej dhe të përjetoj Ditën në të cilën Falësi fal aq shumë, në Ditën lur u plotsua feja me zbritjen e ajetit: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (Maide , 3)

Të ndjej veten se jam prej atyre që i ke falë, prej atyre të cilët i shiqon dhe ndëgjon, i dashuron, i bekon në këtë Ditë madhështore.

Çdo gjë që më rrethon është aq e pavlefshme në këtë moment të imagjinatës time dhe ka vlerën “zero” , pasi shpirti im e ndjen se çdo gjë tjetër për momentin nuk ka vlerë. Edhe sikur të më jipeshin të gjitha thesaret e botës nuk do ti ndërroja me këtë Ditë për asgjë, por vetëm se të jem në atë vend të shenjtë. Nuk ka diçka më të bukur dhe më madhështore se sa të jesh mysafir në shtëpinë Tënde dhe pranë teje O Krijues ynë!

Mallëngjimet, kujtimet, dridhjet e zemrës zakonisht vijnë nga mungesa e diçkasë dhe si pasim rrjedhin lotët, të cilët aspak nuk dua t’i kursej për këso rasti. Së paku lotët e mi të jenë si një dëmshpërblim që nuk kisha mundësi të jem sot në Arafat, në Mekke, në Bekke, në afërsinë Tënde në ditët madhështore dhe ditët e festës. Por së paku prej së largu dëshiroj sikur edhe ata që janë në atë vend të shenjtë, të të përgjigjem me lutjet e mia, dhe të madhëroj ashtu siç i përket Madhështisë Tënde o I Lartësuar :

Të përgjigjem O Allah të përgjigjem,Lebbejka-allahume lebbejk

ALL-LLAHU EKBER,
ALL-LLAHU EKBER,
LA ILAHE IL-LALL-LLAHU,
ALL-LLAHU EKBER,
ALL-LLAHU EKBER
VE LIL-LAHIL-HAMD.

Kurse për fund të të lutem nga thellësia e zemrës time, të më mundësosh që edhe unë të kem fatin të jem mysafire e jotja në atë vend të bekuar, O Ti që pranon çdo lutje dhe plotson çdo dëshirë!

Nga e përmalluara për Ty O All-llah!

pregaditi motra juaj ne islam ummu muslimanja


Allahu ju shperbleft per postimin.
tu________________________________________________________________________________________________________________________________
Edukoni Femijet ne tri gjera
Ta duan te derguarin s.a.v.s e tyre
ta duan familjen e tij
dhe
ta lexojne Kuran.

O Robet e Mi ! Vertet ju gaboni naten dhe diten , kurse Une i fali te gjitha mekatet , prandaj , kerkoni nga Une falje, do tju fali
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

Dëshiroj të të përgjigjem… Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshiroj të të përgjigjem…   Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 22 Nov 2010 - 16:46

Allahu te shperblefte moter per postimin

Allahu ju shperbleft per postimin.
O Allah...të lutem më fal ne rast se e kam zemëruar ndonjeherë Nënën time. O Allah...të lutem dhuroji Nënës time Xhennetin Firdeus. O Allah...bekoje atë në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah...Të lutem tregohu i mëshirshëm Me të, ashtu sic u tregua ajo me mua kur isha fëmijë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR

Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 32
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Dëshiroj të të përgjigjem… Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshiroj të të përgjigjem…   Dëshiroj të të përgjigjem… EmptyMon 22 Nov 2010 - 16:50

amin amin edhe ty vellah

Allahu ju shperbleft per postimin.
tu________________________________________________________________________________________________________________________________
Edukoni Femijet ne tri gjera
Ta duan te derguarin s.a.v.s e tyre
ta duan familjen e tij
dhe
ta lexojne Kuran.

O Robet e Mi ! Vertet ju gaboni naten dhe diten , kurse Une i fali te gjitha mekatet , prandaj , kerkoni nga Une falje, do tju fali
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
Sponsored content




Dëshiroj të të përgjigjem… Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshiroj të të përgjigjem…   Dëshiroj të të përgjigjem… Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dëshiroj të të përgjigjem…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: