Dashuria e Ebu Bekrit r.a. Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_lcap96%Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_lcap0%Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_lcap0%Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_lcap0%Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_lcap1%Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_lcap2%Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Dashuria e Ebu Bekrit r.a.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dashuria e Ebu Bekrit r.a. Empty
MesazhTitulli: Dashuria e Ebu Bekrit r.a.   Dashuria e Ebu Bekrit r.a. I_icon_minitimeMon 6 Dec 2010 - 9:44

Dashuria e Ebu Bekrit r.a. U39uebubekiressiddik01

Zemra e tij gëzonte teksa i dërguari i Allahut pinte, ndonëse ai vetë kishte shumë etje.



Sahabët ishin myslimanët që patën fatin të jetonin në shoqërinë e Profetit (a.s). Ata të gjithë e donin shumë Profetin (a.s) dhe Allahu i zgjodhi për të ruajtur traditën e të dërguarit të Tij të dashur (a.s) dhe për ta përcjellë atë te myslimanët që do të vinin më pas.

Ebu Bekri (r.a) ishte sahabi më i ngushtë i Muhamedit (a.s). Ai (r.a) kishte dashuri të jashtëzakonshme për Profetin (a.s). Emri i tij ishte Abdullah, por kunja e tij ishte Ebu Bekër. Fizikisht ai ishte shumë i dobët dhe lëkura e tij ishte e bardhë.

Ebu Bekri (r.a) ishte më i shquari i sahabëve. Allahu i referohet Ebu Bekrit (r.a) si thani'asnein (i dyti nga të dy). Imam Razi e shpjegon thani'asnein kështu: "Ai ishte i dyti që filloi t'i ftojë njerëzit në Islam. Ebu Bekri (r.a) ishte i pranishëm në të gjitha betejat përkrah Profetit (a.s). Ai u urdhërua nga Profeti (a.s) që t'i printe njerëzit në namaz në mungesë të tij dhe u varros pranë Profetit (a.s) në Medine".

Shejh Mehmud Alusi shkruan në librin e tij Ruhul Ma'ni që para se të hynin në shpellën Theur, Ebu Bekri (r.a) i tha të dërguarit të Allahut (a.s): "Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën, mos hyr në këtë shpellë derisa ta kem kontrolluar atë më parë. Nëse ka ndonjë gjarpër apo akrep brenda shpellës, le të më kafshojë mua të parin."

Ebu Bekri (r.a) hyri në shpellë dhe kudo që shihte një vrimë, fuste dorën e tij brenda dhe e mbyllte me copa nga rrobat e tij. Meqenëse copa nuk i mjaftoi për t'i mbyllur të gjitha vrimat, ai e mbylli vrimën e fundit me thembrën e këmbës së tij.

Shejh Alama Alusi e komenton kështu këtë ngjarje në librin e tij: "Kishte një vrimë në shpellë dhe Ebu Bekri nga frika se mos kjo përbënte rrezik për Profetin (a.s), e mbylli duke vendosur këmbën e tij mbi të. Teksa Profeti (a.s) po flinte me kokën në gjunjët e Ebu Bekrit, një akrep e pickon Ebu Bekrin."

Nga dhimbja e madhe i rrodhën lotë padashur.

Shejh Alusi vazhdon: "Sytë e tij lotonin nga dhimbja, por ai nuk lëvizi sepse iu dhimbs ta zgjojë Profetin (a.s) nga gjumi".

I dërguari i Allahut (a.s) u zgjua kur ndjeu lotët që ranë mbi fytyrën e tij dhe e pyeti Ebu Bekrin (r.a) se çfarë kishte ngjarë. Ebu Bekri (r.a) i tregoi çfarë kishte ndodhur dhe i dërguari i Allahut (a.s) aplikoi pështymën e tij tek plaga, duke e mënjanuar kështu ndikimin e helmit.

Aq e madhe ishte dashuria e Ebu Bekrit (r.a) për Profetin (a.s).

Ebu Bekri (r.a) kishte qarë nga gëzimi kur Profeti (a.s) i kishte thënë se do të ishte shoqëruesi i tij gjatë emigrimit për në Medine. Tregon Aisheja: “Asnjëherë nuk kam besuar se dikush mund të qajë nga gëzimi, derisa pashë atë ditë Ebu Bekrin duke qarë nga gëzimi se do të migronte më të dërguarin e Allahut (a.s).”

Jo vetëm Ebu Bekri (r.a) por e gjithë familja e tij ishte në shërbim të Profetit (a.s). Abdullah ibnu Ebu Bekri i vizitonte natën dhe i njoftonte për ato që ndodhnin në Meke. Amir ibnu Fuhejre, bariu i Ebu Bekrit i kulloste delet andej nga kishte kaluar Profeti (a.s) me Ebu Bekrin (r.a) me qëllim që të mbulojë gjurmët e tyre. Esma bintu Ebu Bekr (r.a) u çonte ushqimin, kjo pasi ajo mund të largohej nga Meka pa rënë në sy, ndërsa gruaja e Ebu Bekrit (r.a) gatuante ushqimin.

Një ditë gjatë qëndrimit të tyre në shpellën Theur, i dërguari i Allahut (a.s) vuri re se Esmaja (r.a) ishte e shqetësuar dhe e pyeti se çfarë kishte ndodhur. Esmaja (r.a) u përgjigj: "O i dërguar i Allahut, dje, kur po kthehesha në shtëpi nga shpella, Ebu Xhehli më ballafaqoi dhe më tha: "Ti me siguri që e di se ku ndodhet profeti juaj." Unë ia ktheva: "Po, e di, por nuk do të tregoj." Ai më kërcënoi se do të më rrihte, por unë nuk pranova t'i tregoja, dhe ai më goditi me shuplakë në fytyrë dhe nga goditja u rrëzova dhe filloi të më rrjedhë gjak nga goja. U ngrita me lot në sy dhe i thashë: "Ebu Xhehl, ti mund edhe të më vrasësh, por unë asnjëherë nuk do të ta dorëzoj Muhamedin."

I dërguari i Allahut (a.s), i prekur nga fjalët e Esmasë (r.a) tha: "Çdo njëri që më ka bërë një të mirë, ia kam shpërblyer. Përveç Ebu Bekrin, të cilin nuk kam mundur ta shpërblej. Prandaj shpërblimin e tij, ia kam lënë në dorë Allahut."

Pasi qëndruan në shpellën Theur për tre ditë, i dërguari i Allahut (a.s) dhe Ebu Bekri (r.a) u nisën drejt qytetit të Medines. Profeti (a.s) vuri re se Ebu Bekri (r.a) gjatë rrugës, herë ecte pas Profetit (a.s), herë anash tij dhe herë të tjera para tij. Kur i dërguari i Allahut (a.s) e pyeti pse po vepronte në këtë mënyrë, Ebu Bekri (r.a) iu përgjigj: "O i dashur i Allahut, kam frikë se mos na është vënë dikush prapa dhe frikësohem se mos të vjen ndonjë shigjetë nga pas dhe dal dhe eci pas teje. Pastaj frikësohem se mos dikush na ka zënë pritë para dhe të godet nga para dhe filloj të eci para teje. Më pas frikësohem nga ndonjë shigjetë që mund të vijë anash dhe eci anash teje.” Ebu Bekri (r.a) e rrethonte Profetin e tij të dashur ashtu si flutura e natës i vjen përqark flakës.

Një ditë përgjatë rrugës për në Medine, të dy ndiheshin shumë të lodhur dhe të etur. Ebu Bekri (r.a) kishte me vete pak qumësht, të cilin preferoi t’ia japë të dërguarit të Allahut (a.s) ta pinte. Ebu Bekri buzëqeshi i gëzuar teksa Profeti (a.s) pinte qumështin. Tregon vetë Ebu Bekri mbi këtë rast dhe thotë: ”E piu Profeti (a.s) derisa mu hoq etja.”

Ky është një shembull i bukur i dashurisë së Ebu Bekrit (r.a) për Profetin (a.s). Zemra e tij gëzonte teksa i dërguari i Allahut (a.s) pinte, ndonëse ai vetë kishte shumë etje.

Kur mbërritën në Medine, të gjithë njerëzit vraponin drejt të dërguarit të Allahut (a.s) dhe Ebu Bekrit (r.a). Meqënëse shumica e tyre nuk e kishin parë ndonjëherë të dërguarin e Allahut (a.s), disa prej tyre vajtën dhe e rrethuan Ebu Bekrin (r.a), sepse Ebu Bekri i ngjante Profetit të tij të dashur (a.s) nga sjellja, ecja, mënyra e të folurit dhe veshja, duke e bërë të pamundur kështu dallimin midis realitetit dhe imitimit.

Ebu Bekri (r.a) hoqi mantelin e tij dhe filloi ti bëjë fresk shokut të tij të dashur (a.s). Vetëm atëherë arritën Medinasit të shohin dallimin ndërmjet tyre dhe u drejtuan nga Profeti (a.s).

Këto ngjarje tregojnë përkushtimin e plotë të Ebu Bekrit (r.a) ndaj Profetit (a.s).

Ibn Haxher el-Askalani përmend hadithin e mëposhtëm të të dërguarit të Allahut (a.s): "Pëlqej tre gjëra tek kjo botë: parfumin, gruan e devotshme dhe namazin që është kënaqësia e syve të mi."

Me të dëgjuar këto fjalë të Profetit (a.s), Ebu Bekri i tha: "O i dashur i Allahut, edhe unë tre gjëra pëlqej tek kjo botë: të qëndruarit pranë teje, shikimi i fytyrës tënde dhe harxhimi i pasurisë sime për ty."

Umer ibn Asi (r.a) transmeton: "I dërguari i Allahut (a.s) po falej me ne një ditë në Qaben e shenjtë, kur Utbe ibnu Meit e rrethoi Profetin (a.s) dhe filloi ta tërhiqte nga rrobat, në një kohë që dikush tjetër e shtynte. Ebu Bekri (r.a) i largoi ata nga Profeti (a.s) dhe u tha: 'A dëshironi të vrisni një njeri vetëm pse thotë se Allahu është Zoti i tij?'"

Kur i dëgjuan këto fjalë, kurejshët e lanë Profetin (a.s) dhe filluan të merren me Ebu Bekrin. Ata e goditën me sa fuqi kishin, derisa Ebu Bekri (r.a) u rrëzua pa ndjenja. E çuan në shtëpi Ebu Bekrin (r.a) ashtu të mbuluar me gjak. Fjalët e tij të para pasi u përmend ishin: “Çfarë i ndodhi të dërguarit të Allahut?” Ai nuk u qetësua derisa e çuan tek i dërguari i Allahut (a.s) dhe u sigurua që ai ishte mirë. Këtu kemi një shembull tjetër të bukur të dashurisë së madhe të Ebu Bekrit (r.a) për Profetin (a.s). Nga frika që kishte për gjendjen e të dërguarit të Allahut (a.s), Ebu Bekri (r.a) e harroi dhimbjen dhe gjendjen e tij.

Umer ibnul Hatabi (r.a) transmeton: "I dërguari i Allahut (a.s) na kërkoi të jepnim ç'të mundnim për hir të Allahut (me rastin e ekspeditës së Tabukut). Unë kisha shumë pasuri dhe mendova me vete se këtë herë do t'ia kaloja Ebu Bekrit (r.a) dhe i solla Profetit (a.s) gjysmën e pasurisë sime. I dërguari i Allahut (a.s) më pyeti: 'Çfarë u ke lënë familjes?' 'U kam lënë gjysmën e pasurisë o i dërguar i Zotit' ia ktheva. Pastaj erdhi Ebu Bekri (r.a), i cili derdhi në prehërin e Profetit (a.s) pasurinë e tij. Të njëjtës pyetje të Profetit (a.s) Ebu Bekri (r.a) iu përgjigj: ”U kam lënë Zotin dhe të dërguarin e Tij.”

Pasi dëgjoi këto fjalë Umeri tha: "Kurrë nuk do të mund t'ia kaloj Ebu Bekrit."

Në lidhje me këtë ngjarje, Alama Ikbal shkruajti për Ebu Bekr Es-Siddikun (të sinqertin): Flaka i mjafton fluturës së natës. Lulja i mjafton bletës.

I dashuri i Allahut mjafton për të përmbushur nevojat e Siddikut.

I dërguari i Allahut (a.s) një herë vuri re se rrobat e Ebu Bekrit (r.a) ishin vjetëruar shumë dhe i tha: "O Ebu Bekër, më parë ti jetoje një jetë luksoze." Ebu Bekri (r.a) i tha se e tërë jeta e kaluar me vuajtje ishte pak për hir të Allahut dhe të të dërguarit të Tij.

Ebu Bekri donte ta shpenzonte të gjithë pasurinë e tij në rrugën e Allahut, por e vuante shumë faktin që dora e tij qëndronte mbi atë që merrte dhe ky mendim e bënte atë të qante tërë natën. Ai iu lut Allahut që Profeti (a.s) ta shpenzonte pasurinë e tij si të vetën. Allahu e pranoi lutjen e tij. I dërguari i Allahut (a.s) e konsideronte pasurinë e Ebu Bekrit (r.a) njësoj si pasurinë e tij. Për të treguar rolin e madh që luajti pasuria e Ebu Bekrit, Profeti (a.s) tha:

“Nuk më ka bërë kurrë dobi një pasuri siç më ka bërë dobi pasuria e Ebu Bekrit.”

Kur Profeti (a.s) u sëmur para se të vdesë, ai urdhëroi që Ebu Bekri (r.a) t’i printe njerëzit në namaz. Një ditë para se të vdesë, i dërguari i Allahut (a.s) hyri në xhami teksa njerëzit faleshin. Ebu Bekri e ndjeu dhe deshi që të ngrihej, por Profeti (a.s) ia bëri me shenjë që të vazhdonte të printe namazin. Ebu Bekri (r.a) vazhdoi të falej në këmbë, kurse Profeti (a.s) i ulur në gjunjë. Kur përfunduan, Profeti (a.s) e pyeti Ebu Bekrin pse ishte ngritur dhe Ebu Bekri iu përgjigj: 'O i dërguar i Allahut, i biri i Ebu Kuhefës (babai i Ebu Bekrit) nuk është në gjendje të prijë namazin në praninë tënde."

Sahabët u gëzuan shumë me shpalljen e kaptinës En Nasr e cila paralajmëronte se njerëzit do të hynin ne Islam turma-turma. Kur i dëgjoi Ebu Bekri (a.s) ajetet e kësaj kaptine, filloi të qajë dhe tha: "këto fjalë janë lajmërim për vdekjen e Profetit (a.s), pasi është plotësuar mesazhi i tij."

I dërguari i Allahut (a.s) u gëzua shumë ditën e hyrjes në Mekë kur babai i Ebu Bekrit, Ebu Kuhefa, u bë mysliman. Ebu Bekri (r.a) kur e pa gëzimin e Profetit (a.s) filloi të qajë. Kur e pyetën për arsyen pse qante, Ebu Bekri (r.a) u tha: ”Do të doja që në vend të babait tim, të ishte Ebu Talibi, xhaxhai i Profetit (a.s), pasi kjo do e gëzonte të dërguarin e Allahut më shumë.”

Të gjithë u tronditën thellë kur morrën lajmin e vdekjes së Profetit (a.s). Umeri (r.a), kishte nxjerrë shpatën dhe thoshte: "Kush thotë se i dërguari i Zotit ka vdekur, do i pres kokën. Ai ka vajtur të takojë Zotin e tij dhe do të kthehet, ashtu siç shkonte Musai dhe kthehej.” Pasi morri lajmin e rëndë, Ebu Bekri (r.a) hyri në dhomën ku ishte Profeti (a.s) dhe e përqafoi atë fort. Duke e puthur në ballë thoshte: "Ah i dashuri im! Ah Profeti im!” Më pas duke shikuar fytyrën e Profetit (a.s) tha: "I bukur ke qenë i gjallë, i bukur je dhe i vdekur o i dërguar i Zotit.”

Ebu Bekri (r.a) e pyeti vajzën e tij Aishen (r.a) për veshjen me të cilin ishte varrosur i dërguari i Allahut (a.s) në mënyrë që dhe ai të mund të varrosej në të njëjtën veshje. Para se të vdiste, Ebu Bekri shprehi dëshirën që të varrosej pranë të dërguarit të Allahut (a.s). Ai (r.a) u varros në krah të shokut te tij, Profetit (a.s), ia vendosën kokën e tij paralel me supin e Profetit (a.s) duke qenë kështu shoku i pandarë i Profetit (a.s), si në jetë ashtu dhe në vdekje.

Një poet shkroi këto vargje:

Më në fund dhashë shpirt në këmbët e të dashurit,
Vuajtjet e jetës sime u shpërblyen më në fund me paqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Dashuria e Ebu Bekrit r.a.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ELEMENTET THEMELORE TË JETËS BASHKËSHORTORE pjesa e dyte Të kuptuarit e nocionit fejesë dhe dispozitat mbi të 2-Shikimi i të fejuarës 3-Vetitë e preferuara që duhet pasur të fejuarit 4-Dashuria, dashuria pasionuese dhe xhelozia 5-Pyetje - përgjigje
» Emri dhe prejardhja e Ebu Bekrit
» ESMA BIJA E EBU BEKRIT
» QEFINI I HAZRETI EBU BEKRIT
» Nje ngjarje mes Ebu Bekrit dhe Umerit ( Allahu qofte i kenaqur me te dy )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: As`habët r.a-
Kërce tek: