islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 16 Oct 2019 - 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 16 Oct 2019 - 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 16 Oct 2019 - 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 HUDBE – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI

Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. Empty
MesazhTitulli: HUDBE – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.   HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyThu 15 Apr 2010 - 12:04

HUDBE

Afet Beadini
POROSIA – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut, Atij i mbështetemi, udhëzimin dhe faljen e Tij kërkojmë. O Zot na mbro prej sherrit të vetes tonë dhe veprave të ulëta,Atë që e udhëzon All-llahu ai është i udhëzuar e atë që e humb askush nuk e udhëzon. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij.
Padyshim fjala më e vërtetë është libri i All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit a.s., punët më të këqija janë risitë, çdo risi është humbje , e humbja të shpie në zjarr.
‘’ O ju që besuat, keni frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!’’ [ Al Imran, 102],
Xhemat I nderuar.
Poashtu transmentohet se pasi u shpall ajeti i pare i sures Nasr, Muhamedi a.s.doli mes njerëzve, të enjten, e kokën e kishte mbështjellur me lidhëse. Hipi në minber, e pastaj u ul. Ishte i zverdhur në fytyrë dhe sytë i kishte mbushur me lot. E thirri Bilalin dhe e urdhëroi t'i thërrasë njerëzit nëpër Medinë, sepse i Dërguari i All-llahut dëshiron t'i porositë diçka dhe kjo është porosia e tij e fundit. Bilali i thirri dhe banorët e Medinës, pleq e të ri, u tubuan. Të gjithë i lanë dyert e tyre të hapura, e malli i tyre në treg mbeti pa roje. Madje edhe vajzat dolën prej vendeve (odave vajzërore) të tyre që ta dëgjojnë porosinë e të Dërguarit s.a.v.s. Xhamia u mbush përplot dhe nuk i nxinte të gjithë. I Dërguari s.a.v.s. u tha: Bëni vend për ata të cilët vijnë. Pastaj i Dërguari s.a.v.s. u çua dhe filloi të qajë. E falënderoi dhe e lëvdoi All-llahun, këndoi salavatë për të gjithë pejgamberët e mëparshëm, dhe për vetveten, e pastaj tha: Unë jam Muhammed bin Abdullah bin Abdulmuttalib bin Hashimi, arab, nga Haremi, mekas pas të cilit nuk ka më të dërguar. O njerëz, ta dini se më ka ardhur fundi dhe se është afruar koha për të shkuarprej dynjasë. Më ka marrë malli të takoj Zotin tim. Sa shumëjam i pikëlluar për shkak të ndarjes nga ummeti im! Çka do të flasin ata pas meje? O All-llahu im, shpëtoji, shpëtoji ata. 0 njerëz, dëgjojeni porosinë time, mbajeni në mend dhe ruajeni. Ata që janë prezent le t'ua përcjellin atyre që nuk janë me ne. Kjo është porosia-vasieti im ifundit. O njerëz, All-llahu në Librin e vet ua ka sqaruar se çka është e lejuar, e çka është e ndaluar, çka duhet të punoni, e prej çkaje të largoheni. Ajo çka është e lejuar për ju, konsiderojeni të lejuar, e ajo çka është e ndaluar, ndalojeni. Besoni në atë çka është më pak e qartë dhe punoni sipas asaj që është e qartë. Merrni mësim prej shembujve që janë përmendur në Libër. Pastaj e çoi kokën drejt qiellit dhe tha: O All-llahu im, e plotësova amanetin, bëhu dëshmitari im.
O njerëz, ruhuni mirë prej atyre dëshirave që të çojnë në humbje dhe të cilat janë larg prej All-llahut dhe prej Xhennetit, e janë afër Xhehennemit. Ruajeni mirë xhematin-bashkësinë dhe ndershmërinë-qëndrueshmërinë. Kjo është afer All-llahut dhe afër Xhennetit, e larg Xhehennemit. Pastaj tha: O All-llahu im, e plotësova amanetin tim,
O njerëz, All-llahu, All-llahu, le të jetë në besimin tuaj dhe në gjërat që u janë dhënë në besim. Për All-llahun, All-llahun le të keni ndërmend kur të silleni me ata të cilët janë nën pushtetin tuaj. Ushqeni ata me atë që ushqeheni edhe ju vetë, vishni ashtu siç visheni edhe ju vetë dhe mos i obligoni me diçka që nuk mund ta bëjnë. Edhe ata janë krijesa prej mishi dhe gjaku sikur edhe ju vetë. Ta dini se ai që do t'iu bëjë padrejtësi, unë do ta pres si kundërshtar në itën e Kiametit, e All-llahu do të gjykojë. Për All-llahun, le të keni All-llahun ndërmend në marrëdhëniet tuaja ndaj bashkëshorteve. Mehrin e tyre paguajeni në

tërësi dhe mos u bëni atyre padrejtësi, e pastaj t'ju merrenjuve veprat e mira në ditën e Kiametit. A e plotësova amanetin?
O njerëz, "ruajeni veten dhefamiljen tuaj nga zjarri" (Tahrim, 6), mësoni, edukoni ata, sepse ata janë ndihmësit dhe amaneti juaj që u është dhënë në besim. A eplotësova amanetin?
O njerëz, bëhuni të dëgjueshëm ndaj atyre të cilët i kanë marrë përsipër punët e udhëheqjes (ulul-emër) dhe mos i kundërshtoni, madje edhe nëse bëhet fjalë për një rob sakat abisinas. Ai që u nënshtrohet atyre, ai më nënshtrohet mua, e kush më nënshtrohet mua, ai i nën-shtrohet All-llahut. Kush bëhet i padëgjueshëm ndaj tyre, ai bëhet i padëgjueshëm edhe ndaj meje, e kush bëhet i padëgjueshëm ndaj meje, ai bëhet i padëgjueshëm ndaj All-llahut. Mos u çoni kundër tyre dhe mos i thyenipremtimet që ua keni dhënë. A eplotësova amanetin?
O njerëz, jeni të obliguar ta doni familjen time. Jeni të obliguar t'i doni hafëzët. Jeni të obliguar t'i doni dijetarët tuaj. Aspak të mos i urreni, të mos i xhelozoni dhe të mos i qortoni. Ai i cili i do ata, ai më do edhe mua, e ai që më do mua ai e do edhe All-llahun. Ai i cili i urren ata, ai më urren edhe mua, e ai që më urren mua ai e urren edhe All-llahun. A e plotësova amanetin?
O njerëz, mirë kujdeseni për obligimin e pesë kohëve të namazit, më parë duke u kujdesur mirë për abdesin, dhe duke u kujdesur që ta kryeni tamam si duhet rukunë dhe sexhden. O njerëz, jepni zekatin për pasurinë tuaj, sepse ai që nuk ejep zekatin, ai nuk ka namaz, e ai që nuk ka namaz nuk ka as fe, as agjërim, as haxhxh e as xhihad. O All-llahu im, a e plotësova amanetin?
O njerëz, All-llahu e ka bërë obligim haxhxhin për atë që ka mundësi ta bëjë, e kush nuk e bën atë, le të vdesë si të dojë; si çifut apo si krishterë, apo si adhumes i zjarrit. Arsye e vetme për të është sëmurja e cila do t'ia pamundësonte kryerjen e haxhxhit, apo sundimtari i padrejtë. Në të kundërtën nuk do të ketë shefaatin-ndërmjetësimin tim, e as që do t'ijepet tëpijë nga burimi im. A e dorëzova amanetin?
O njerëz, All-llahu juve, në Ditën e Kiametit, do t'ju tubojë në një luginë, në një vend madhështor. Atëherë do të jetë vështirë, atë Ditë nuk do të bëjë dobi as pasuria as pasardhësit, përveç atij që do të vijë para All-llahut me zemër tëpastër. A e dorëzova amanetin?
O njerëz, ruajeni gjuhën tuaj, sytë tuaj bëni të qajnë, zemrat të nënshtruara, e trupat tuaj të molisur dhe luftoni kundër armiqve tuaj. Xhamitë tuaja ndërtoni dhe mirëmbani me prezencën tuaj, kurse besimi juaj le të jetë i pastër dhe i sinqertë. Bëhuni dashamirë ndaj vëllezërve besimtarë dhe mundohuni të bëni sa më shumë vepra të mira për dobinë tuaj. Ruani pjesët e turpshme të trupit tuaj. Pprej pasurisë suaj jepnisadakë dhe mos u bëni ziliqar e të zhduken veprat tuaja të mira. Mos e përgojoni njëri tjetrin, e të shkatërroheni. A eplotësova amanetin?
O njerëz, mundohuni që sa më shumë robër të lironi dhe punoni mirë për Ditën kur do të keni nevojë dhe kur do të jeni në fatkeqësi të madhe. O njerëz, mos bëni padrejtësi, sepse All-llahu do të ketë kontest me atë që bën padrejtësi dhe Ai me ju do t'i lajë llogaritë. Atij do t'i ktheheni e Ai nuk do të jetë i kënaqur me mëkatet tuaja. O njerëz, kush bën prej jush ndonjë vepër të mirë, ajo është për të mirën e tij, e kush bën ndonjë vepër të keqe, ajo është në dëm të tij. Zoti yt askujt nuk do t'i bëjë padrejtësi. Frikësojuni Ditës kur do të ktheheni tek All-llahu dhe kur çdonjërit do t'i paguhet dhe do t'i jepet ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t'i bëhet e padrejtë. O njerëz, unë shkoj te Zoti im. Jam i lodhur dhe All-llahut ia lë besimin tuaj dhe amanetet tuaja. Shpëtimi i All-llahut qoftë mbi ju, o as'habë të mi, shpëtimi qoftë edhe në mbarë ummetin tim. Shpëtimi i All-llahut qoftë mbi ju, edhe mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij.
Pastaj zbriti prej minberi dhe shkoi në shtëpinë e vet. Pas kësaj nuk doli më. Salavatet e All-llahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, as'habët, mbi të gjithë ata që e duan dhe mbi krejt ummetin e tij.

Xhemat I nderuar kjo ishte porsia e Muhamedit a.s. Porosia e njeriut me moral me te larte . Edhe pse Bota ka shumë kujtime te personaliteteve te larta që njerzimi i njohin për aktivitetet e tyre. Por shum rall mundë te gjendet në histori ndonjë person që të zotëroj cilsi te vecanta, përvec Muhammedit a.s. , sepse Muhammedi a.s. nuk u frimëzua nga ndonjë ide të ndonjë neriu por ate e frimezoi Allahu xh.sh. Muhammedi a.s. vuri themelin e shendosh te shkencave, tregoi rrugen me te drejt te politikes dhe bazen me te shendosh te sociollogjise dhe te moralit.
Ai nuk kishte qellime personale pervecse kumtimit te se vertetes, sepse po te kishte ndonje qellim perfitimi do ti`a kishte arritur ateher kur Kurejshitet i propozuan per ta zgjedhur per mbret te tyre, me kusht qe te mos luftonte idhujtarin qe ata e kishin.Por ai u tha:Vallahi sikur diellin te ma vendoni ne krahun e djatht e henen ne krahun e majt un kur nuk do te largohem nga ki emision, e kurani ket e shpreh keshtu; E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.(Shuara/56,57.)
Muhammedi a.s. eshte nje karakter i lart historikisht, ne njohim ate si;baba dhe bir;si bur puntor e shok por te pakrahasueshm ne bot, e njohim ate si mesues, mjeshter e reformator, tek i cili nuk i shkonte ndermend askujt se leviz nga fjala dhe ishte e pamunder te mos falte edhe me kriminelet, e njohim ate edhe si luftetar e gjeneral,e njohim ate si bari, tregtar te ndershem e te drejt .Drejtesia e karakterit, saktesia e sjelljeve, mardhenjet e ndershme me popullin e ben ate qe te fitoj dashurin e popullit i cili e mbiemeroi El-Emin, Besnik,i besueshem,shume me pare se te behej i Derguar i zgjedhur nga Zoti i plotefuqishem.
Keshtu qe kur u be udheheqes ne te gjithe Arabine ai nu kishte ngritur asnje shtepi te mire per vehte. Qe nga fillimi e deri ne fund mbeti njeri i thjesht.
Hurma dhe buka e elbit ishin ushqimi i tij i zakonshem, pak qumsht dhe mjalt ishin te gjitha lukset e tija. Mbules kishte kasollen dhe shtres per fjetje kishte nje cop lekure dhe keto ishin mobiljet, lukset dhe salltanatet e shtepis se tij profetike e mbreterore.
Keshtu Muhammedi a.s. eshte themelues i pashembullt i nje ummeti, i nje perandorie ideale dhe i një shoiqeriei te pashembullt. Kur Allahu xh.sh.e ndihmoi te triumfoj mbi qytetin e Mekkes, doli para popullit e ne mes tjerash u tha edhe kete:Çka mendoni se un mund të veproj me ju? Ata thane vetem mire e asgje tjeter sepse ti je nje vella i ndershem. Muhammedi a.s. u tha: shkoni neper shtepiat tuaja se jeni te lire e te qete.
Ja pra kjo eshte meshira e madhe e Profetit tone, kjo eshta shkalla e lart e virtytit te Prefetit te njerezis.
Muhammedi a.s. thot:Mos ia ktheni shpinen njeri tjeterit, mos u percani, te jeni te bashkuar ne vellazeri. Mos u percani se me te vertet ata qe ishin para jush u percan e pastaj u shkateruan ; Kapuni te gjith per litarin e Allahut xh.sh.e mos u percani.
Te cekim vetem disa porosira te tija qe neve do ten a sherbejn per tere jeten tone.Transmetohet prej Muadh bin Xhebelit r.a.se ka thene:Me mori Pejngamberi a.s. per dore dhe me tha:O Muadh te keshilloj te kesh frig Allahun,ta thuash te verteten,te zbatosh premtimin,te cosh ne vend emanetin, te mos tradhetosh, te meshirosh jetimin, te mbrohesh prej hakut te fqinjit, te fshehesh hidherimin, te flasesh me urtesi, ti pershendesesh te tjeret, te respektosh udheheqesin e drejt, kuptoje Kuranin, duaje ahiretin, frikesohu prej llogaris, pak shpreso, puno shum pune te mira, assesi te mos fyesh ndonje musliman mos beso genjeshtarin, mos shpall te drejtin per genjeshtar, mos kundershto imamin e drejt, mos shkakto trazira ne siperfaqen e tokes.
O Muadh: Permende Allahun xh.sh. pran cdo guri e druri,pendohu per cdo mekat per te fshehurin fshehurazi per te dukshmin haptazi.
Me shpres qe kwta pori te Muhamedit a.s qw I permendem ne kete HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. 71735 neve do te na sherbejn per tere jeten tone , e lusim Allahun xh.sh. qe tna meshiroj dhe tna bej prej atyre qe e ndjekin rrugen e Pejngamberit, ashtu sikurse e solli ai, poashtu e lusim Allahun xh.sh.qe tna dhuroj sinqeritetin e dashuris ndaj Pejngamberit te Tij dhe degjueshmerin dhe bindjen ndaj tij ne at menyr qe te arrij ate cfare eshte e mire per neve ne kete si dhe ne boten tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8322
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. Empty
MesazhTitulli: Es-selamu alejkum   HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyThu 15 Apr 2010 - 17:10

Allahu të shpërbelft vlla për këtë Hudbe si dhe për vizitën. A je ti vlla ligjeruesi i i hudbes apo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI

Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. Empty
MesazhTitulli: Re: HUDBE – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.   HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyThu 15 Apr 2010 - 19:03

po. Inshalla per cdo jave do ti dergoje hudbet qe do ti ligjeroj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. Empty
MesazhTitulli: selamun alejkum   HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. EmptyThu 15 Apr 2010 - 19:17

metevertet do te kisha deshire edhe une ti lexoj hudbet

selamun alejkum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. Empty
MesazhTitulli: Re: HUDBE – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.   HUDBE  – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HUDBE – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Hudbe I slame-
Kërce tek: