REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
33 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 33 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_lcap96%REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_lcap0%REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_lcap0%REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_lcap0%REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_lcap1%REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_lcap2%REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Robi I Allahut
Antar-aktiv
Antar-aktiv



Numri i postimeve : 248
Data e regjistrimit : 15/09/2010

REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  Empty
MesazhTitulli: REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)    REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)  I_icon_minitimeTue 22 Mar 2011 - 15:46

REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)

“Umu Habibeja nuk ka dashur askë më tepër se Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ajo nuk dëshiroi të kthehet në mosbesim dhe e urreu atë me gjithë shpirt, siç urren njeriu të hidhet në zjarr.”
Historianët

Ebu Sufjanit nuk i shkonte mendja që ndonjëri nga mesi i gjerë kurejshit nuk do t’i pranojë apo do t’i kundërshtojë urdhrat e tij, sep­se ai ishte zotëri i respektuar i Mekës dhe prijës i saj, res­pektohej e nderohej shumë.
Por, e bija e tij Remle, e quajtur Umu Habibe, tashmë e kish­te thyer këtë bindje. Këtë e bëri atëherë kur u shpalli mosbesim zo­tave të të atit të saj dhe së bashku me burrin e saj, Ubejdullah ibnu Xhahshin, besuan në Allahun Një, të Pashoq, dhe besuan në Shpalljen e Pejgamberit të Tij, Muhammedit të birit të Abdullahut.
Ebu Sufjani me tërë autoritetin dhe forcën që dispononte u për­poq ta kthejë të bijën dhe burrin e saj në fenë e tij dhe të gjyshërve të tij, megjithatë ai ishte i pasuksesshëm, sepse imani, që kishte de­përtuar në zemrën e Remlesë, ishte i thellë, saqë uragani i Ebu Suj­fanit nuk do të arrijë ta shkulë dot. Ai besim ishte i patundur e kjo gjë u vu në dukje me ballafaqimin e hidhërimit të tij.
* * *
Ebu Sufjanit iu shtua brenga për shkak të Remlesë, e cila kishte pranuar fenë islame. Ndaj nuk dinte si t’ia bënte dhe çka t’u thonte ku­rej­shitëve kur të takohej me ta, pasi u tregua i paaftë që ta nën­shtrojë bijën e tij dhe ta bindë të mos e pasojë Muhammedin.
Pasi kurejshitët hetuan se Ebu Sufjani është brengosur për Rem­lenë dhe burrin e saj, morën guximin dhe filluan t’ua ngushtojnë rre­thin, t’i lodhin aq shumë, saqë jeta e atyre të dyve në Mekë u pa­mundësua.
Kur Pejgamberi a.s. lejoi muslimanët të migrojnë në Etiopi (Abi­si­ninë e atëhershme v.j.), Remleja, bija e Ebu Sufjanit, bija e saj e vogël Habibja dhe burri i saj Ubejdullahu ishin të parët që migruan në rrugën e Allahut duke u përpjekur që të gjejnë strehim te Ne­xha­shiu (mbret i Etiopisë), i cili kishte dëgjuar Kur’anin, kishte be­suar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i kishte strehuar muslimanët.
* * *
Por, Ebu Sufjani dhe krerët e tjerë kurejshit u zhgënjyen shu­më, sepse grupi i muslimanëve shpëtoi nga duart e tyre dhe shkoi ta shijojë kënaqësinë e rehatisë në vendet e Etiopisë. Andaj, ata dërguan emisarët e tyre te Nexhashiu me qëllim që të ushtrojnë ndi­kim dhe t’i kërkojnë që t’ua dorëzojë muslimanët që kishin emigruar, por edhe t’ia përkujtojnë se ata kanë thënë fjalë fyese për Isain dhe nënën e tij, Merjemen.
Nexhashiu dërgoi disa njerëz të vet të besueshëm te krerët e emigrantëve muslimanë, që t’i ftojë ata në selinë e tij dhe t’i pyesë për të vërtetën e fesë së tyre, që t’i lexojnë diçka nga Kur’ani, i cili i zbret Pejgamberit të tyre.
Pasi muslimanët e njoftuan atë mbi të vërtetën e Islamit dhe ia le­xuan disa nga versetet e Kur’anit, ai qau gjersa iu lag mjekra dhe u tha:
- Vërtet, kjo që i është zbritur Pejgamberit tuaj, Muhammedit, dhe ajo me të cilën ka ardhur Isai, i biri i Mejremes, dalin nga i njëjti burim drite.
Pastaj shpalli besimin e tij në Allahun Një dhe të Pashoq dhe be­soi pejgamberllëkun e Muhammedit a.s.
Ai gjithashtu njoftoi opinionin se do t’i marrë në mbroj-tje të gji­thë ata që kanë emigruar nga radhët e muslimanëve në vendin e tij, edhe pse priftërinjtë e tij refuzuan të besojnë dhe mbetën në Krish­terimin e tyre.
* * *
Umu Habibeja mendoi se pas gjithë asaj që ndodhi, vuajtjet e gjata dhe rrugëtimi i saj i mundimshëm në rrugën e dhembjeve për­fundoi në kopshtin e besimit... dhe se do të vijnë ditë të lumtura për të.
Por ajo nuk dinte se çfarë fshihet në përcaktimet e të Lart­ma­dhërish­mit...
* * *
Deshi Allahu, bekuar qoftë urtësia e Tij, që ta provojë Umu Habiben me një provim të vështirë, para të cilit trashen edhe men­djet e burrave të mençur.
Dhe nga ajo sprovë e rëndë, Ai deshi që ajo të dalë triumfuese, duke arritur me të suksesin më të madh në jetë.
* * *
Një natë, Umu Habibeja ra në shtratin e saj dhe pa një ëndërr. Ajo pa burrin e saj, Ubejdullahun, duke u përpëlitur në një det glla­bërues. E kishin mbuluar skëterrat, njëra mbi tjetrën, kurse ai (Ubej­dullahu) ishte në gjendjen më të keqe. Atëherë ajo u zgjua e trishtuar dhe e shqetësuar...
Ajo nuk dëshiroi që t’ia thotë atij dhe askujt tjetër atë që kish­te parë në ëndërr.
Por ëndrra e saj sakaq u vërtetua, ngase ende pa kaluar dita, pas asaj nate të kobshme, Ubejdullah ibnu Xhahshi ndërroi fenë isla­me dhe u krishterizua...
Pastaj, ai u vërsul mbi dyqanet e pijeve alkoolike dhe kon­su­mon­te ato që ishin burim i të gjitha të këqijave, prandaj as nuk mundi ta shuajë etjen e as të ngopet kurrë.
Asaj i propozoi të zgjedhë njërën prej dy gjërave, më e ëmbla prej atyre të dyjave ishte gjithashtu e hidhur:
- të shkurorëzohet nga ai,
- ose të krishterizohet...
* * *
Umu Habibeja gjeti veten e saj befas ndërmjet tri vendimeve:
‑ T’i përgjigjet burrit të saj, i cili filloi t’i bëjë presion dhe e ftonte të bëhej e krishtere, me çka ajo do të rebelonte nga feja e saj ‑ Zoti mos e dhëntë ‑ dhe do të kthehej në turpin e kësaj bote dhe të ndëshkohej në botën e amshue-shme.
Kjo është një çështje të cilën ajo kurrë nuk do ta bënte, edhe sikur t’i krehej mishi nga kockat me krehëra të hekurt...
‑ Të kthehej në shtëpinë e babait të saj në Mekë, kur ai ende konsiderohej si shtyllë e politeizmit, atëherë do të jetonte e demo­ralizuar dhe e mposhtur në fenë e saj... ose
‑ Të mbetej e vetmuar në tokat etiopiane, e dëbuar dhe e arra­tisur, pa familje, pa atdhe dhe pa ndihmës.
Atëherë ajo zgjodhi atë me të cilën Allahu është i kënaqur, e asgjë tjetër...
Vendosi të qëndrojë në Etiopi derisa Allahu të sjellë mburojë dhe ndihmë për të.
Pritja e Umu Habibes nuk zgjati shumë.
Posa i kaloi ideti (koha e caktuar që duhet të kalojë gruaja pas vdekjes së bashkëshortit ose pas shkurorëzimit nga ai) nga burri i saj, i cili nuk jetoi shumë pas krishterizimit të tij, Allahu i solli asaj ndihmën e Tij...
Në atë gjendje të pikëlluar, pa kurrfarë premtimi të caktuar... i erdhi gëzimi dhe hareja si një puhi e freskët mëngjesi në dritret e shtëpisë së saj.
Në një mesditë të ndritur, në një moment të lirë të jetës, trokiti dera e saj. Kur ajo hapi derën, u befasua kur pa “Ebrehen”, shër­bëtoren e Nexhashiut, mbretit të Etiopisë.
Ajo e përshëndeti Umu Habiben në mënyrë të njerëzishme, pastaj kërkoi leje që të hyjë brenda dhe i tha:
- Mbreti të përshëndet dhe të thotë: “Vërtet, Muhammedi, Pej­gam­beri i Zotit ka kërkuar dorën tënde për martesë.
Ai ka dërguar një shkresë te mbreti, me të cilën e autorizon që të bëjë marrëveshjen e fejesës me ty, andaj autorizo kë dë­shiron ti.”
* * *
Umu Habibeja gati fluturoi nga gëzimi dhe brohoriti: “Të për­gëzoftë Allahu me të mirë... Të përgëzoftë Allahu me të mirë...”
Ajo filloi t’i zhveshë stolitë që kishte, i hoqi dy rrathët e artë dhe ia dhuroi “Ebrehes” (shërbëtores personale të mbretit etiopian)...
Pastaj këtë e përcolli duke i dhënë “hallhallen” (stoli të cilën gruaja e mban në këmbën e saj)... e mëpastaj dy vathet dhe unazat e veta...
Sikur t’i posedonte të gjithë thesarët e kësaj bote, do t’ia jepte asaj në atë moment.
Pastaj i tha shërbëtores:
- Në emër timin autorizoj Halid ibnu Se’id ibnu El‑Asin, sepse ai është më i afërmi im.
* * *
Në pallatin e madh Nexhashiut, i ngritur mbi një bregore me drunj, në një kopsht të bukur etiopian dhe në njërën prej sallave të gjera të skalitura me shkathtësi, të ndriçuara me llampa të bukura prej bakri, të shtruara me shtroja të shtrenjta, ishin tubuar shokët e Pejgamberit që qëndronin në Etiopi, në krye të të cilëve ishin Xhafer ibnu Ebi Talibi, Halid ibnu Se’id ibnul Asi, Abdullah ibnu Hudhafe es‑Sehmi dhe të tjerët që të dëshmojnë marrëveshjen e fejesës së Umu Habibes, bijës së Ebu Sufjanit, me Pejgamberin a.s.
Kur erdhën të gjithë të ftuarit, Nexhashiu shpalli tubimin të ha­pur dhe iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:
- Falënderoj Allahun e Lartmadhëruar, i Cili duhet besuar dhe është Fuqiplotë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, është ai për të cilin ka paralajmëruar Isai, i biri i Merjemes.
Mëpastaj tha:
- Vërtet, Resulullahu a.s. ka kërkuar prej meje që në emër të tij të bëj kurorëzimin e tij me Umu Habiben, të bijën e Ebu Sufjanit, prandaj i jam përgjigjur në atë që ka kërkuar dhe kam paguar “meh­rin” prej 400 dinarë të arit në vend të tij...
Sipas porosisë së Allahut dhe të Dërguarit të Tij...
Pastaj, ai hodhi dinarët para Halid ibnu Se’id ibnu el‑Asit.
Me këtë rast Halidi u ngrit dhe tha:
- Lavdi i takon vetëm Allahut, andaj Atë e falënderoj dhe prej Tij kërkoj ndihmë, prej Tij kërkoj falje, tek Ai pendohem dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Ai e ka dërguar atë t’i thërrasë njerëzit në fenë udhërrëfyese dhe të drejtë, që t’i vëjë the­melet e saj dhe ta bëjë atë fenë më të fuqishme, të qëndruesh­me, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët.
Pastaj vazhdoi: “Unë iu përgjigja kërkesës së Resullullahit a.s. dhe me të kurorëzova Umu Habiben, të bijën e Ebu Sufjanit për të cilën kam autorizimin nga vetë ajo.
Pejgamberi a.s. dhe e fejuara e tij qofshin të bekuar nga Allahu.
Urime për Umu Habiben, për mirësinë që ka për­cak­tuar Allahu.
Ai pastaj e mori mehrin e saj dhe u nis që të shkojë tek ajo. U ngri­tën edhe shokët e tij dhe u nisën që të shkojnë së bashku me të.
Nexhashiu atëherë u tha:
‑ Uluni, sepse është traditë e Pejgamberëve që, kur marto­hen, të shtrojnë ushqim.
I ftoi ata për të ngrënë, andaj njerëzit hëngrën e pastaj u shpërndanë.
* * *
Umu Habibeja ka thënë:
- Kur më arriti “mehri” i dërgova “Ebrehesë”, e cila më kishte për­gë­zuar, mëse 50 mithkal (njësi matëse për arin dhe të ngjash­me) e unë i thashë: “Unë do të ta dhuroja këtë atëherë kur më so­lle lajmin e gëzuar, por asokohe nuk kisha pasuri...”
Nuk vonoi dhe Ebreheja erdhi tek unë, ma ktheu arin dhe nxori një kuti të erërave në të cilën ishte rrethi i arit të cilin ia kisha dhuruar asaj, ma ktheu atë dhe më tha:
- Mbreti më ka urdhëruar që të mos marr asgjë prej teje, kurse gratë e veta i ka urdhëruar që t’i dërgojnë erërat e tyre.”
Të nesërmen, ajo solli një bimë shafrani, një lloj arome për parfemosje, anber (lloj parfemi, gjithashtu) e pastaj tha:
‑ Unë kam një nevojë të ngutshme...
‑ Çfarë është ajo? ‑ e pyeti.
Ajo më tha:
‑ Tashmë unë kam pranuar fenë islame, prandaj përcillja për­shën­det­jet e mia Pejgamberit a.s. dhe informoje që unë kam besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe mos harro!
Pastaj, më ndihmoi që të përgatitem.
* * *
Më pas, më transferuan tek i Dërguari i Allahut xh.sh.
Posa e takova atë, e informova se si u arrit fejesa jonë, se si u solla ndaj “Ebrehesë” kur mora lajmin e gëzuar... dhe ia përcolla përshëndetjet e saj.
Atëherë ai u gëzua pa masë për këtë lajm dhe tha:
“Edhe mbi të qoftë paqja, shpëtimi dhe bekimi i All-llahut.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dialogu midis Ebu Sufjanit dhe Herakliut.
» Aishe bintu Ebu Bekr
» Bija ime e dashur!
» •...Disa këshilla oj bija ime...•
» Disa keshilla oj bija ime...!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: As`habët r.a-
Kërce tek: