islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
ForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës

Share
 

  Zemra e nënës së pikëlluar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine-Meli
Administrator
Administrator
Admine-Meli

Numri i postimeve : 160
Data e regjistrimit : 20/09/2011
Mosha : 31
Nacionaliteti-Sheti : Tetove

 Zemra e nënës së pikëlluar Empty
MesazhTitulli: Zemra e nënës së pikëlluar    Zemra e nënës së pikëlluar EmptySun 9 Oct 2011 - 19:38

 Zemra e nënës së pikëlluar Grua_200_200
Kjo është nëna e disa fëmijëve, e cila i kishte rritur dhe edukuar në mënyrën më të mirë, me të cilën Allahu Fuqiplotë është i kënaqur. Me kalimin e kohës, fëmijët u rritën. Djali më i madh kishte qenë ndër më të afërmit për shkak se ishte shëmbëlltyrë për të mirë, ishte djalë që respektonte prindërit, i dashur më vëllezërit e tij. Ishte shumë i kuptueshëm me të gjithë njerëzit që e njihnin si dhe me ata që nuk e njihnin dhe e shikonin për të parën herë.
Kur kishte ardhur koha e martesës, ky fëmijë kishte dashur të martohet me një vajzë të zgjedhur, e cila kishte kulturë dhe tradita të ndryshme në krahasim me familjen e djalit. Ishte një vajzë që besonte në lirinë e veshjes, vishej me çfarëdo lloj rrobash, e veçmas me ato rroba të valltareve dhe këngëtareve. Të gjitha këto lloj veshje ishin përhapur kohëve të fundit në programet televizive, programe me këngë dhe valle, nëpër videoklipe, etj.
Pasi vajza, të cilën i biri i saj kishte vendosur ta merrte për grua, kishte veshur pantallona shumë të ngushta, pamja e një veshjeje të tillë e kishte habitur të ëmën e djalit. Ishte gjysmëlakuriqe, duke treguar një pjesë të belit, imitim i atyre videoklipeve.
E ëma kishte refuzuar që biri i saj i mençur të martohej me atë vajzë, djalë të cilit asnjë namaz nuk i ikën, mirëpo fatkeqësisht biri i saj e kishte refuzuar kërkesën e së ëmës dhe si rrjedhojë kishte këmbëngulur që të martohet me të. U martua me këtë vajzë pavarësisht mosdëshirën së nënës për një martesë të këtij lloji dhe ja që djali pajtohet që gruaja të veshë çfarë të dëshirojë. Ai filloi t'i japë krahun gruas në çdo gjë që ajo fliste apo vepronte, edhe pse veprimet e saj ishin të gabuara dhe të pabaza gjithashtu, por djali i merrte si të sakta.
Kështu djalit filloi t'i ikë koha e namazit, gjithashtu edhe agjërimi dhe gjendja e tij ndryshonte për të keq, e urrente nënën e tij për faktin se ajo nuk i pranonte sjelljet e gruas (së djalit). Jo vetëm kaq, djali nuk e vizitonte as në ditët e gëzimit, as për ditët e Bajramit nuk e telefononte të ëmën.
Nëna kishte dëgjuar për të birin se ia kishte dorëzuar shtëpinë dhe pasurinë e tij gruas. Gjithashtu kishte marrë vesh se reja (gruaja e djalit) nuk sillej mirë as me burrin e saj dhe se i biri po i nënshtrohej asaj për ta kënaqur dhe se ajo rrallëherë pajtohej me të.
Nëna e shihte veten në një pozitë shumë të vështirë, si nënë e djalit. E kishte kuptuar se e reja nuk i kishte lënë asnjë vend në zemrën e te birit, por atë e kishte mbushur ajo dhe sikur t'i kishte bërë magji, e donte gruan pa masë, saqë nuk shikonte gabimet e saj ndaj tij dhe familjes, në kohën kur kjo grua e kishte ndarë burrin nga prindërit dhe vëllezërit e tij!
A është e mundur që fëmija im të jetë ndikuar nga sihri (magjia)? Nëna më tutje thotë:
- E çfarë të veproj kur djali im që sa vite nuk më ka telefonuar dhe është shndërruar nga një djalë i sjellshëm ndaj prindërve në një njeri krejtësisht tjetër, jorespektues, i cili nuk mund të durojë dot të dëgjojë zërin e prindërve dhe të vëllezërve të tij? Nganjëherë ulem dhe mendoj… dua që plotësisht ta harroj birin tim, për shkak se më ka lënduar shpirtërisht, nganjëherë edhe lutem kundër tij sepse ai është një djalë i pasjellshëm ndaj prindërve, mirëpo zemra e nënës më rikthen dhe kërkon nga unë që ta mëshiroj dhe shpresoj që ta shoh edhe njëherë dhe ta përqafoj… mirëpo ai nuk vjen… prandaj çfarë të bëj, si të veproj kur të gjitha orvatjet e mia për kthimin e tij në mendjen dhe zemrën e tij të mëparshme veç kanë dështuar?[LINK=#_ftn1]\[1][/LINK]

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Mr. Fehim Dragusha - klubikulturor.com




[LINK=#_ftnref1]\[1][/LINK] Revista Arabe (El-Mexhel-le El-Arabije/ numri: 324, 29 Muharrem 1425. Shkëputur nga libri: Kisas min Ukukil Validejn; Kisas Vaki'ijetun Mueth-theretun… , autor "Muhammed bin Salih El-Kahtani" botimi i pare, faqe:121.

Allahu ju shperbleft per postimin.
I love you Mos u merzit nese te tjeret flasin keq per ty,sepse edhe bletat sulmojne gjithmone lulen me te bukur !... I love you
Like a Star @ heaven Like a Star @ heaven Like a Star @ heaven www.islamieshtedrit.com Like a Star @ heaven Like a Star @ heaven Like a Star @ heaven
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jasemina
Motrat islame
Motrat islame
Jasemina

Numri i postimeve : 523
Data e regjistrimit : 19/02/2011
Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK

 Zemra e nënës së pikëlluar Empty
MesazhTitulli: Re: Zemra e nënës së pikëlluar    Zemra e nënës së pikëlluar EmptyMon 10 Oct 2011 - 9:02

Ahhalu te shperblfte moter e nderuar ...

Allahu na ruajt nga kjo dore e keqe ....Per fat te keq ka shum raste te tilla sic eshte ky tregim ktu po ndodhin shume shpesh kto raste ,Allahu ju ndihmoft dhe i udhezofte ne rrug te hajrit

Allahu ju shperbleft per postimin.
I K R E -(lexo-meso)

 Zemra e nënës së pikëlluar X8s7uxt3hqta
(¯`*•.¸♥️ La İlahe İllallah Muhammeden Resulallah ♥️¸.•*´¯)
(¯`*•.¸♥️ La İlahe İllallah Muhammeden Resulallah ♥️¸.•*´¯)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

 Zemra e nënës së pikëlluar Empty
MesazhTitulli: Re: Zemra e nënës së pikëlluar    Zemra e nënës së pikëlluar EmptyMon 10 Oct 2011 - 14:46

Meshira e Allahut qofte mbi ty.

Allahu ju shperbleft per postimin.
O Allah...të lutem më fal ne rast se e kam zemëruar ndonjeherë Nënën time. O Allah...të lutem dhuroji Nënës time Xhennetin Firdeus. O Allah...bekoje atë në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah...Të lutem tregohu i mëshirshëm Me të, ashtu sic u tregua ajo me mua kur isha fëmijë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content




 Zemra e nënës së pikëlluar Empty
MesazhTitulli: Re: Zemra e nënës së pikëlluar    Zemra e nënës së pikëlluar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zemra e nënës së pikëlluar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja edukatore-
Kërce tek: