islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
61 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 61 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty96%Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty0%Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty0%Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty0%Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty1%Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty2%Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Empty
MesazhTitulli: Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit    Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  EmptyThu 17 Nov 2011 - 8:13

Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit  Old_peoples_200_200

Duke qenë se Kurani fisnik e përmend pleqërinë që para 1.400 vitesh dhe nxit për përkujdesje për personat që i përkasin kësaj moshe, padyshim që këtu kemi të bëjmë me mrekulli sociale.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë: “Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë”. (Rum, 54)

Në këtë ajet, Allahu përshkruan etapat në të cilat kalon njeriu gjatë jetës së tij. Fillimisht ai lind i dobët, i pafuqishëm dhe i varur nga prindërit dhe të tjerët. Më pas, ai fillon t’a marrë veten dhe pak nga pak shkëputet nga varësia, duke u mbështetur në forcat e tij. Në fund të jetës, kthehet sërish dobësia dhe ligështia dhe kjo i përket etapës së pleqërisë.

Duke qenë se Kurani fisnik e përmend pleqërinë që para 1.400 vitesh dhe nxit për përkujdesje për personat që i përkasin kësaj moshe, padyshim që këtu kemi të bëjmë me mrekulli sociale. Tek të moshuarit, hyjnë dhe prindërit, për të cilët Zoti thotë:”Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.” (Isra, 23)

Të moshuarit dhe pleqtë, kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë. Diçka e tillë konsiderohet si normale tek ne. Megjithatë, konsiderohet edhe si mrekulli sociale, pasi për të flitet që para 1.400 vitesh.

Duke folur rreth kësaj shtrese shoqërore dhe duke kontribuar në përkujdesjen ndaj tyre, padyshim që kjo është një mrekulli më vete dhe kontribut i madh shoqëror.

Profeti Zekerija a.s, kur iu lut Zotit për t’i dhuruar një djalë, iu përgjërua duke i përmendur dhe moshën e tij të shtyrë dhe thinjat që i kishin mbuluar kokën.

“O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!” (Merjem, 4)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filluan të kujdesen për të moshuarit vetëm në vitin 1945, kurse në Britani në vitin 1956. Pra, flasim vetëm për pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vite më parë. Ndërkohë që Kurani famëlartë dhe suneti i Profetit a.s, flasin dhe i kushtojnë rëndësi shtresës së moshuarve që para katërmbëdhjetë shekuj.

Dr. Zaglul Nexhar:”Nga madhështia e Islamit është se Zoti cakton dispozita dhe norma për disa çështje, pasi e din se njeriu mund të rrëshqasë në ato gjëra. Një ndër këto çështje është edhe vdekja.

Njeriu e fillon jetën me një gjendje dobësie dhe ligështie. Më pas, me ardhjen e viteve të rinisë, ai fiton forcë dhe energji që nuk i kishte më parë. Është për të ardhur keq që shumë të rinj e çojnë dëm këtë periudhë jete dhe këto energji, duke i përdorur në vendin dhe mënyrën e gabuar. Kështu, ata shkatërrojnë të ardhmen e tyre.

Njeriu, duke i ruajtur shqisat dhe gjymtyrët e tij në rini, do të përfitojë prej tyre edhe në pleqëri. Por nëse i shpërdoron në rini, do i mungojnë në pleqëri.

Për këtë, Zoti thotë në Kuranin famëlartë:”Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” (Rum, 54)

Me anë të këtij ajeti, Zoti i konfirmon njeriut që këtë trajektore e përshkon çdo qenie dhe gjallesë mbi tokë. Një njeri i mençur, duhet të përfitojë dhe t’a shfrytëzojë për mirë periudhën e rinisë. Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm që rinia, ashtu si shëndeti dhe energjitë, nuk janë të përhershme. Ai duhet të pregatitet edhe për pleqërinë.

Kurani thekson se çdo njeri ka një jetë të caktuar, nga e cila do të ndahet një ditë. Afati përfundimtar nuk ka lidhje me rininë apo pleqërinë, as me sëmundjet dhe as me shëndetin, as me forcën dhe as me dobësinë.

Thotë profeti Muhamed a.s në një hadith:” Njeriu qëndron në barkun e nënës së tij dyzet ditë në formen e spermës. Më pas kthehet në gjak të ngjizur për dyzet ditë. Më pas merr formën e mishit të përtypur dhe qëndron në këtë formë dyzet ditë. Pastaj i vjen meleku që i jep shpirtin dhe i shkruan rizkun, afatin e vdekjes dhe nëse do të jetojë i lumtur apo i vuajtur.”

Shohim që afati kur do të ndahemi nga kjo botë është i paracaktuar që para se të lindim. Duke qenë se momenti kur do të ndahet nga kjo jetë është i caktuar, njeriu duhet të pregatitet për këtë moment që në rini.

Perëndimi përpiqet që të zbulojë ilaçe dhe hormone të cilat e zgjasin jetën. Diçka e tillë është e pamundur, pasi vitet e jetës na caktohen që para se të lindim. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”

“Ai i ka krijuar vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” (Mulk, 2)

Njeriu duhet të punojë punë të mira, me qëllim që të mos e befasojë vdekja një ditë dhe të dalë para Zotit kokëulur dhe i turpëruar.

Thotë Profeti a.s:”Plaket biri i Ademit dhe thinjet me dy cilësi: Lakminë për më shumë pasuri dhe lakminë për më shumë jetë.”

Në këtë hadith, Profeti a.s thotë se njeriu sado të jetojë dhe sado pasuri të ketë, përsëri do ketë dëshirë që t’a shtojë si pasurinë ashtu dhe jetën.

Nëse do të hidhnim një vështrim mbi fetë, rrymat dhe filozofitë e ndryshme, do të gjenim se të gjithë janë të interesuar për zgjatjen e jetës së njeriut. Që para tre mijë vitesh, në civilizimin kinez u shfaq një rrymë e cila interesohej për zgjatjen e jetës së njeriut mbi tokë. Për këtë, ata i kushtuan rëndësi shkencës së mjekësisë dhe filluan të shpikin medikamente dhe metoda të ndryshme, që i shërbenin qëllimit të tyre. Kështu, ata filluan të përdorin masazhin e këmbëve, të kokës dhe të trupit, gjilpërat kineze etj…

Një ndër metodat e tyre për të pasur një shëndet të mirë, është se ujin e pijnë të nxehtë. Këtë e bëjnë më shumë se pesë herë në ditë. Ashtu siç e shohim me rëndësi aktivitetin fizik, sidomos ecjen. Nëse dikush prej nesh do të vizitojë Kinënë, do të shohë një numër të madh njerëzish që dalin në mëngjes për vrap dhe sport. E gjitha kjo, për të pasur një fizik të shëndetshëm dhe për të zgjatur jetën.

Islami u ka kushtuar një rëndësi dhe kujdes të veçantë të moshuarve dhe pleqve.”

Dr. Zaglul Nexhar:”Nëse njeriu nuk ka besim në Zotin dhe nuk ka besim të palëkundur në faktin se një ditë do të takohet me Krijuesin e tij, ndihet i braktisur dhe i pashpresë në vitet e pleqërisë. Duke qenë se në këtë moshë shqisat e tij janë dobësuar, mundësitë shoqërore dhe financiare janë kufizuar, shumica e shokëve kanë vdekur dhe ai vetë nuk angazhohet me diçka që e relakson dhe i fal qetësi, padyshim jeta e tij do të jetë shumë e dëshpëruar.

Për këtë, Profeti a.s porosit që të gjithë vuajtjet, sëmundjet, problemet dhe hallet e pleqërisë sidomos, t’i konsiderojë si mundësi për t’u pastruar nga gjynahet, ngritje të gradës në xhenet dhe afrim me Sunduesin e gjithësisë.

Thotë Profeti a.s:”Nëse Zoti ia don të mirën një populli, ua zgjat jetën dhe u inspiron mirënjohjen.”

Në një hadith tjetër thotë:”Mos e dëshironi vdekjen para Ditës së Kijametit, pasi është e dhimbshme. Lumturia e vërtetë është në zgjatjen e jetës, të shoqëruar me kthim tek Zoti, pendim dhe istigfar.”

Edhe pse në pleqëri dobësohet fiziku dhe ulet rezistenca, kjo periudhë konsiderohet si periudha e pjekurisë mendore dhe urtësisë. Shumë vlera, njeriu nuk i kupton veçse në pleqëri. Prandaj, kontributi më i mirë që njeriu mund t’i japë një shoqërie, është në këtë moshë.

Nëse njeriu bindet me vërtetësinë e mesazhit të tij në këtë botë dhe bën pjesë tek njerëzit e ditur, ai do i ofrojë njerëzimit perla nga më të dobishmet. Dijetarët më të mëdhenj, kanë qenë më produktivë pikërisht në moshën e pleqërisë.

Por nëse nuk hyn tek njerëzit e ditur, atëherë ka në dorë të bëjë bamirësi, t’i këshillojë njerëzit dhe t’i orientojë drejt besimit në Zot, të kujdeset për jetimët dhe të pastrehët.

Në Palestinë janë ngritur shumë vakëve të cilat janë vënë në shërbim të shtresës së moshuarve. Në këto vakëfe, atyre u sigurohet ushqimi, qëndrimi dhe veshja.

Thotë Profeti a.s:”Nuk është prej nesh, ai që nuk mëshiron të vegjlit dhe nuk respekton të moshuarit.”

Kështu, respekti ndaj të moshuarve dhe përkujdesja, është nga parimet dhe vlerat islame.

Sot, shkenca moderne pretendon se do të shpiken hormone me anë të cilave do të mundësohet zgjatja e jetës. Madje, disa prej tyre pretendojnë se do të munden të gjejnë ilaçin e vdekjes, duke i falur njeriut përjetësinë.

Diçka e tillë bie ndesh me ligjet e jetës mbi tokë. Ne shohim që gjithçka në univers vdes dhe shuhet. Yjet shuhen, kafshët ngordhin, bimët thahen dhe njeriu vdes. Prandaj, përjetësia është e pamundur për krijesat. Ajo i shkon për shtat vetëm Krijuesit të gjithësisë. Përjetësi pa vdekje, për krijesat nuk mund të ketë.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:” Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” (Al Imran, 185)

Zoti i drejtohet profetit Muhamed a.s me fjalët:” Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!” (Enbija, 34)

“Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).” (Rad, 38)

Ne muslimanë besojmë se vdekja nuk ka të bëjë me sëmundjen dhe shëndetin, as me pleqërinë dhe rininë, as me fuqinë dhe ligështinë. Vdekja është vendim i Zotit të plotpushtetshëm.

Muslimani duhet të ketë një pikëpamje të veçantë rreth kësaj çështjeje. Para disa javësh, në Ebu Dhabi u mbajt një konferencë ku disa muslimanë diskutuan mbi zgjatjen e jetës.

Unë ndërhyra dhe u thashë:”Është e pamundur që njeriut t’i zgjatet jeta. Ne mund të themi që përmirësohen kushtet e jetesës dhe ushqimi, sidomos për të moshuarit, gjë e cila u jep forcë. Ashtu siç ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësor edhe ilaçet e ndryshme. Kurse përsa i përket jetës, ajo i përket vetëm Zotit.”

Një herë më erdhi një person dhe më tha se shkencëtarët perëndimorë pretendojnë se kanë zbuluar disa hormone të cilat ndikojnë në zgjatjen e jetës. Unë i thashë se kjo është e pamundur. Ajo që mund të bëjë shkenca dhe mjekësia, është se mund t’a ndihmojnë njeriun të ketë një shëndet më të mirë, sidomos gjëtë pleqërisë.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Kush e mendonte më parë se pleqëria ka edhe anët e saj pozitive!

Tre biznesmenë vendosën të sensibilizojnë shoqërinë ku jetonin me disa vlera dhe morale, të cilat gjenden në fenë dhe trashëgiminë islame. Ata vendosën të kontribojnë në sensibilizimin e shoqërisë mbi respektin ndaj të moshuarve, sidomos prindërve. Kështu, ata u morën vesh me një stilist veshjesh në Francë dhe i kërkuan që sipër veshjeve të shkruajë disa shprehje. Prodhimin e këtyre veshjeve e bënë në Turqi dhe menjëherë filluan t’i shpërndajnë në tregjet publike.

Në disa këmisha ishte shkruar “Më merr malli për kafenë e nënës”, kurse nga pas ishte stampuar një filxhan kafeje.

Në modelin e dytë të veshjeve, ishte shkruar “Nëna simbolizon rrugën për xhenet”.

Në modelin e tretë të veshjeve shkruhej “Respekt, respekt, respekt” kurse nga pas shkruhej “për nënën”.

Të gjithë këto, ishin disa ide për të përkrahur dhe përhapur vlerat tona sociale. Projekte të ngjashme presim të bëjnë edhe biznesmenët e tjerë.

Vlerat nuk kemi përse t’i marrim nga perëndimi. Na mjaftojnë produktet ushqimore dhe industriale në këtë çështje.

Nëse edhe ne do të promovonim projekte nxitëse të vlerave dhe kulturës tonë, si ai i tre biznesmenëve të mësipërm – padyshim që do të mirëpriteshin nga publiku, pasi u drejtohen atyre me vlera dhe kulturën që e njohin dhe e duan. Është kjo ajo që presim nga biznesmenët muslimanë: Tregtinë t’a bëjnë me botën islame, prodhimin në botën islame dhe shitjet në botën islame, duke kontribuar edhe në përhapjen e vlerave dhe kulturës tonë.

Diçka e tillë ka vlerë edhe për popujt dhe gjuhët e ndryshme si ajo angleze, franceze, kineze etj… Kështu do të kontribonim direkt në përhapjen e vlerave islame në mbarë botën.

Dr. Zaglul Nexhar:”Një besimtar e kupton që pleqëria është një periudhë sprove prej Zotit, ku njeriu përjeton dobëzi fizike dhe mendore, të shoqëruar ndoshta edhe me probleme sociale dhe ekonomike. Por nëse ai e din që kjo periudhë është edhe për pastrimin e gjynaheve dhe pastrimin e shpirtit, ai do e pranojë dhe do e kalojë më kollaj.

Thotë Zoti në një hadith kudsij:”Thinjat janë dritë nga drita Ime dhe mua më vjen zor që dritën Time t’a ndëshkoj me zjarrin tim. Prandaj edhe ty o biri i Ademit, të të vijë zor prej Meje!”

Një të moshuari, nuk i shkon për shtat që të veprojë vepra të shëmtuara dhe që e errësojnë dritën e thinjave të tij.

Muslimani duhet t’a kuptojë se kjo moshë është sprovë dhe mjet për pastrimin e shpirtit dhe të zemrës.

Thotë profeti Muhamed a.s:”Njerëzit që sprovohen më shumë janë profetët, pastaj ata që vijnë pas tyre etj… Njeriu do të sprovohet sipas besimit. Nëse ka besim të fortë, i shtohen sprovat. Nëse besimin e ka të dobët, i lehtësohen.”

Prandaj, çdo krizë, çdo problem ekonomik, çdo sëmundje etj… besimtari duhet t’a konsiderojë si mundësi pastrimi shpirtëror.

Sado të rënda qofshin sprovat, një besimtar nuk duhet të demoralizohet dhe t’i braktisë veprat e mira. Thotë Profeti a.s:”Nëse është duke u bërë Kijameti dhe dikush prej jush ka një fidan për të mbjellë, le t’a mbjellë atë, pasi do të shpërblehet.”

Nëse dikush është i ditur, duhet të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë fushë. Nëse dikush është mendimtar, duhet të vazhdojë të kontribojë. Nëse dikush ka qenë reformator, le të vazhdojë me reforma në shoqërinë ku jeton. Vetëm kështu, pleqëria bëhet më e lumtur dhe heq larg vetes depresionin, mërzinë dhe vuajtjet.

Edhe pse perëndimi shquhet për të mirat materiale dhe jetën luksoze, pleqtë dhe të moshuarit atje braktisen dhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur. Kjo u ndodh nga njerëzit më të afërt. Shumica e të moshuarve dërgohen në azile pleqsh, ku ndihen të vetmuar, të braktisur dhe pa ndonjë rol në jetë. Kjo është ndër vuajtjet më të mëdha të moshuarve”.

Prof. Xhasim El-mutava: “Në fund të këtij emisioni, theksojmë se islami, Kurani dhe suneti i profetit Muhamed a.s, kanë folur rreth mrekullisë sociale që para katërmbëdhjetë shekujsh. Ndërkohë që në SH.B.A vetëm para gjashtëdhjetë vitesh, kurse në Britani vetëm para pesëdhjetë vitesh, ka filluar kujdesi për të moshuarit.

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MREKULLIA KURANORE NE PSIKOLOGJI
» Nga mrekullia numerike ne Kuran
» Mrekullia sociale tek gjidhënia
» Mrekullia e Krijuesit – Agjërimi i lososit
» Mrekullia E Krijuesit – Agjërimi I Merimangës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: