islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Këshillë drejtuar femrës EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Këshillë drejtuar femrës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Këshillë drejtuar femrës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Këshillë drejtuar femrës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Këshillë drejtuar femrës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Këshillë drejtuar femrës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Këshillë drejtuar femrës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Këshillë drejtuar femrës EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Këshillë drejtuar femrës EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Këshillë drejtuar femrës EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
72 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 72 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Këshillë drejtuar femrës Empty96%Këshillë drejtuar femrës Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Këshillë drejtuar femrës Empty0%Këshillë drejtuar femrës Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Këshillë drejtuar femrës Empty0%Këshillë drejtuar femrës Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Këshillë drejtuar femrës Empty0%Këshillë drejtuar femrës Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Këshillë drejtuar femrës Empty1%Këshillë drejtuar femrës Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Këshillë drejtuar femrës Empty2%Këshillë drejtuar femrës Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Këshillë drejtuar femrës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
aksa
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
aksa


Numri i postimeve : 492
Data e regjistrimit : 13/04/2010
Mosha : 48
Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova

Këshillë drejtuar femrës Empty
MesazhTitulli: Këshillë drejtuar femrës   Këshillë drejtuar femrës EmptyFri 18 Nov 2011 - 9:28

Këshillë drejtuar femrës %28u59u%29lule
[color:4c0f=#666]






Këshillë drejtuar femrës








O
ti që Zoti (xh.sh) të ka bërë derë të lumturisë së jetës, çelës i
suksesit të burrit dhe nxitëse e realizimit të triumfit të trimave...




E enjte 17 Nëntore 2011 23:22
Shejkh Rexheb Dib

Dijetar dhe edukator islam, Damask




Falënderimi i takon All- llahut (xh. sh), I Cili thotë: "O ju njerëz,
vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre"[2] dhe
"Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia".[3]

Meqenëse femra është e respektuar në legjislacionin hyjnor, në gojë
të Profetit (a.s): "Kujdesuni mirë për gratë"[4], e pashë si detyrë, ta
veçoj atë me këshillën time, për kryerjen e të drejtës së saj
legjitimore dhe shoqërore, që femra të realizojë detyrën e saj jetësore,
e rrethuar nga çdo nderim, respekt, krenari e lartësim.

Motra ime femër, qofsh nënë, motër, bijë apo grua:

Dije me plot bindje, se Islami është interesuar për ty në mënyrë maksimale, gjë që as burri s'e ka arritur ndonjëherë!

Islami të ka lartësuar ty në Kur'anin e Madhërueshëm, saqë të ka
veçuar ty, ndër suret e gjata të tij, një sure vetëm me emrin tënd dhe
për të drejtat e tua e quajti atë suretun- Nisaë (surja e Grave), ndërsa
ndër suret e mesme të veçoi me një tjetër sure, për të drejtat e
femrës, sigurimin e fisnikërisë së saj dhe ruajtjen e vendit të saj, që e
quajti suretut- Talak (surja e Divorcit).

All- llahu (xh. sh) zbriti edhe një sure, të cilën e quajti me emrin e
gruas që debatonte[5] rreth të drejtave të gruas që shumë burra i
injorojnë, ndërkohë që Kur'ani Famëlartë nuk përmend asnjë sure me emrin
e burrit, sado e vogël qoftë ajo!

Ndërsa vetë Profeti (a.s) e trupëzoi këtë fisnikëri të femrës në
Islam, me fjalën dhe veprën e tij, pasi amaneti i tij i fundit ishte
namazi dhe gruaja: "Po ju lë amanet të silleni mirë me gratë".[6]

Për këtë, femra arriti të marrë respektin e Islamit, nëpërmjet
Kur'anit dhe Traditës profetike.. Edhe unë, kontriboj në respektin e
femrës, duke e këshilluar atë, me dëshirën që All- llahu (xh.sh) t'i
sjellë dobi prej saj. Prandaj e filloj këshillën time me nënën e dashur.

O ti nënë e dashur,

Të këshilloj, pas kryerjes së obligimeve ndaj Zotit dhe pas dashurisë
dhe përkushtimit ndaj Tij, përkujdesjen ndaj djemve dhe vajzave tua.

Ji për ta ndihmësi më i mirë, pa përdorur metodat e dhunës e mbikqyrjes, as duke realizuar dëshirat e tua në edukimin e tyre!

Vështroji fëmijët e tu si një enë e pastër boshe, e cila duhet
mbushur me dashuri, mëshirë, ndjenja fisnike e mirësi... Ji e butë me ta
sa janë të vegjël... Vëllazëroju me ta sa janë të rinj...

Merr parasysh problemet e tyre kur të jenë pjekur... Në mënyrë që
edhe ata të kthehen nga ti me butësinë që morën prej teje, me dashurinë
me të cilën i ushqeve, mirësinë me të cilën i edukove... Kështu do të të
respektojnë, duke e ndjerë veten përherë të mangët në këtë respekt e
nderim, do të shpenzojnë për ty, duke e ndjerë se s'kanë bërë vetëm se
minimumin, do të të shërbejnë ata dhe fëmijët e tyre, duke qenë të
bindur se s'të kanë dhënë atë që ti meriton, as detyrimet më thjeshta
ndaj teje...

O ti nënë e mëshirshme,

Në duart e tua edukimi, rritja dhe feja e fëmijëve të tu janë amanet,
prandaj duhet të mbjellësh në frymën e tyre, që në vegjëli, respektimin
e Bamirësit, kryerjen e obligimeve ndaj Dhuruesit dhe falënderimin e
përhershëm ndaj Furnizuesit!

Mbjell ndër ta sinqeritetin në fjalë e vepra, respektimin e të
mëdhenjve, mëshirimin e të vegjëlve, bamirësinë ndaj gabuesve dhe
drejtoi djemtë dhe vajzat e tua nga sjellja e mirë me motrat e
vëllezërit e tyre, me fëmijët e komshive dhe me miqtë e failjes; të
mëdhenj e të vegjël!

Edukoji fëmijët e tu me bindjen ndaj mësimeve të pastra hyjnore, bëji
që ta duan adhurimin, mësoju atyre namazin, stërviti me agjërimin e
muajit të madhërueshëm, mësoji të duan dijetarët dhe njerëzit e mirë dhe
zgjidhi atyre shokë të mirë, sepse fëmijët janë kopje e shokëve të
tyre!

O ti nënë e mirë

Rregulloji marrëdhëniet e tua me fëmijët e tu, duke hequr ndjenjën e
mbikqyrjes dhe të prezencës serioze ndaj tyre, duke u hapur atyre zemrën
tënde dhe duke u sjellur me ta në mënyrë që të fitojnë besimin dhe
qetësinë në ty, pasi vetëm kështu do të rrëfejnë sekretet e tyre, do të
të shoqërojnë në hallet e tyre dhe do të të tregojnë dëshirat që kanë...
Kështu që mos u bëj e shtrënguar ndaj tyre, as mos i shfaq atyre
frikën, as ndikimin tënd nga problemet e tyre... Mos i prit me pesimizëm
e refuzim, sepse do të humbasësh njohjen e sekreteve të tyre, e pas
kësaj hallet e tyre do të jenë të fshehta për ty dhe do të të fshehin
ëndrrat e tyre... Kështu, ata mund të prishen, pa e ditur as ti vetë, do
të gabojnë, pa e mësuar, do të bëhen të këqinj, pa e ndjerë, pastaj do
të të shfaqin respektin dhe edukatën në prezencë, por jashtë kësaj prej
tyre do të dalin gabime e faje të pallogaritshme!

Kuptoju me ta me urtësi, ndreqi gabimet e tyre me fjalë të mira,
ndriçoji mendimet e tyre me udhëzim dhe tregoju atyre shembujt e atyre
që devijuan rrugën e drejtë dhe se çfarë gjetën dhe të atyre që me
regorozitet ndoqën rrugën e drejtë dhe se si patën sukses dhe lumturi në
jetë!

Ruaji fëmijët e tu, veçanërisht vajzat e tua, duke u bërë kujdestare e
punëve të tyre, e interesuar për ta, sikurse interesohesh për një fidan
të vogël zambaku e trëndafili.

Vëzhgo me vëmendje sjelljet e vajzës tënde, kur del e kur kthehet...
Mësoje atë të ruhet nga e keqja dhe të zotët e saj dhe tregoji për
rezultatet e prishjes, shkatërrimit, humbjes dhe pendimit që shkakton e
keqja... Mësoje atë që të mos shoqërohet me djemtë e rinj, sepse ata
janë shkak dëfrimi e humbje kohe për të!

Kujtoje për Zotin dhe për takimin me Të, mësoji t'i frikësohet Atij
dhe bëje të dashurohet pas xhennetit Të Zotit, për të bindurit e të
përkushtuarit!

Kur, fëmijët e tu të arrijnë në moshën e martesës, kërko fenë për ta,
para bukurisë, emrit të madh e pasurisë së vajzës. Pyet për nënën e
vajzës, për fenë e saj, moralin dhe jetën e saj me të shoqin, e nëse
është e rregullt e besimtare, atëherë pyet për të bijën; nëse ka veti të
besimit, të moralit e të bindjes ndaj Zotit, atëherë ajo është një
thesar në të cilin fshihet lumturia e plotë, e nëse i mungon ndonjë nga
cilësitë e lartpërmendura, bela e vuajtje për të shoqin do të jetë, edhe
nëse është gruaja më e bukur e më e pasur në botë! Dhe bindu, se
pasuria dhe bukuria e saj, asnjëherë nuk mund të zëvendësojë atë që ajo
ka humbur!

E kur, vajza jote të jetë bërë e gatshme për martesë, zgjidh për të
të riun besimtar e të ndershëm, i cili nëse do ta dashurojë do t'a
nderojë, e nëse do ta urrejë nuk do ta korisë; i riu kërkues dhe punëtor
me dëshirë për të fituar rizkun e tij hallall. Dhe ruaju se pyet për
pasurinë, punët dhe ato që zotëron, pasi martesa është bashkim bipolar,
jo shitblerje. E nëse ti zgjedh pasurinë e djalit, atëherë dije se ke
pëlqyer shitjen e vajzës tënde, e nëse gjenden pasuria me besimin,
atëherë kjo është prej mirësive të All- llahut, të cilën ia jep kujt të
dojë dhe dëgjo fjalën e Profetit (a.s), kur thotë: "Nëse ju vjen një
person, që i pëlqeni fenë dhe moralin e tij, martojeni, pasi po nuk e
bëtë do të bëhet fitne në tokë dhe prishje e madhe".[7]

Sidoqoftë, duro në edukimin e fëmijëve të tu dhe bëju për ta një nënë
e mëshirës, e butësisë dhe e dashurisë, nënë e qetësisë dhe e paqes,
nënë e mirësisë dhe e fisnikërisë, për t'i dhënë shoqërisë dhuratën më
të madhe e më të lartën dhunti: fëmijët e udhëzimit e të rrugës së
drejtë, fëmijët e diturisë dhe të besimit, fëmijët e fisnikërisë e të
triumfit, të zellit e të seriozitetit, për të qenë ndihmë dhe dorë për
ty në pleqëri, thesar për ty pas vdekjes, pasi me ta të shtohen të mirat
e tua dhe me ta të rriten shkallët dhe të rritet zëri, duke merituar
mëshirën me çdo shikim drejt tyre!

Pastaj, këshillën time e vazhdoj me motrën e dashur, shoqëruesen e mirë, të kuptueshmen, të butën, ndihmësen e ndershme...

O ti, që nëna yte të ka shikuar si ndihmë të vetë jetës...

Ti që babai yt të ka konsideruar si vendin e shpresës së butësisë për
vëllezërit e tu meshkuj dhe fundi i arritjes së ëndrrave...

Ti që vëllezërit të konsideruan si shtëpi të sekreteve të tyre, mbartëse e halleve të tyre dhe lidhësja e dëshirave të tyre...

O motër,

Ti ke rolin më të madh në ndërtimin e familjes dhe formimin e saj, në
gëzimet dhe hidhërimet e saj, pasi ti je nyja lidhëse në mes prindërve
të tu, telefoni i komunikimit në mes vëllezërve të tu dhe transmetuesi i
kërkesave të vëllezërve të tu të prindërit...

Prandaj, kuptoje mirë rolin tënd, duke e bërë zemrën tënde si një enë të mbyllur për çdo bisedë...

Mos fol për çdo gjë që dëgjon, as mos transmeto çdo gjë që të
transmetohet, por përzgjidhi mirë fjalët dhe thuaj vetëm atë që është e
dobishme dhe fisnike, duke u munduar të afrosh këndvështrimet dhe
realizo shpresat si të duash, pas një mendimi të gjatë!

Ruaju, pastaj ruaju!

Që të këputësh marrëdhëniet e tua me vëllanë tënd, pasi ai përherë ka
nevojë për ty, as mos u largo nga motra jote, pasi ajo e ka të
nevojshme këshillën tënde... Kjo, sepse ti në shtëpi je si një
princeshë, ndërsa për nënën tënde si një ministre... Përmbi shpatullat e
tua bie organizimi i çështjeve të shtëpisë, përmbi dijen dhe urtësinë
tënde, qetësia dhe prehja ndërtojnë çadrat e tyre në çdo dhomë, prandaj
mundohu me urtësinë e të mençurit dhe studjoji gjërat me mendjen e të
urtit, organizo drejtimin e shtëpisë me kuptimin e të diturit, sepse
kështu do të fitosh respektin e të gjithëve dhe do të arrish nga të
gjithë pjesëtarët e familjes nderimin, pa marrë parasysh shpërblimin e
madh të rezervuar për ty te Krijuesi yt.

Pas kësaj, këshillën time e vazhdoj për vajzën studente a në shtëpi, duke i thënë:

Dije moj bijë, se ti je shpresa e prindërve të tu, prehja e zemrave të tyre dhe qetësia e shpirtrave të tyre...

Të shikojnë me syrin e butësisë sa je foshnje, ndërsa kur rritesh të
shikojnë me syrin e respektit e nderimit, duke shikuar në ty ndërtuesen e
brezave dhe nënën e së ardhmes, prandaj për këtë, për ty shpenzojnë çdo
të shtrenjtë e të lirë... Të sheqerosin sa je e vogël, të zbukurojnë
kur rritesh, zbukurohen me ty në vizita dhe të nderojnë sa më s'ka,
prandaj, bija ime, ruaje nderin tënd, angazhohu me zellin tënd në
mësime, puno dhe mundohu, mos mendo vetëm se për të ardhmen tënde që ke
vizatuar e mendon dhe drejt së cilës vrapon! Ndërtoje atë që nga fillimi
i jetës tënde, mbi baza të forta, pastaj forcoji ato me moral, ruajtje e
fe dhe lartësoju në ndërtimin e lumturisë tënde duke vendosur tullat e
frisnikërisë, turpit dhe drejtimit në jetë, në mënyrë që kjo ndërtesë të
ngrihet e lartë pa asnjë defekt, strehuese e çdo fisnikërie!

Dhe të jesh e bindur, bija ime, se çdo mirësi ka ziliqarët e saj, çdo
e mirë ka prishësit e saj, çdo plotësi ka mangësuesit e saj...
Lakuriqët e natës i vret ndriçimi i diellit, ndërsa bubaçët punojnë në
errësirë!

Ta dish, e dashura bija ime, se ka prej atyre që presin rastet për të
të prishur e për të marrë nderin e ruajtjen tënde, siç ka prej atyre që
fshihen pas shoqërisë tënde për prishur turpin tënd... Ka edhe prej
atyre që fjalët dhe shprehjet e tyre janë të ulëta, por kur të takojnë
fshihen e mbështillen që të të fitojnë e më pas të të largojnë nga rruga
e drejtë e të hedhin në lumenjtë e pendesës, duke të përmendur shprehje
sentimentale, pas së cilave vajzat e pafajshme bien pre, shprehje që i
kanë bërë rrjetë për nderin e të pastrave dhe kurth për të ndershmet...
Këta janë ujqërit që veshin lëkurën e deles dhe sillen me të për të zënë
gjahun e tyre të pafajshëm, të cilit më pas i ngjeshin pjesën më të
madhe të fajit...

Dije moj bijë, se po të ishte i ndershëm, i pastër nuk do të të
sillej vërdallë, por do të kish shkuar në shtëpinë tënde për t'u takuar
me prindërit e tu, për të folur e komunikuar me ta, për kërkimin e dorës
tënde, sipas rregullave të shënuara... Por, ai e kthen vajzën në një
lojë, me të cilën luan e luan, derisa kur të ketë vendosur helmin e tij
në të, e hedh tutje, duke u drejtuar te një tjetër...

Prandaj, mos u bëj kufomë e të tjerëve, nga pastërtia e zemrës dhe
shpirtit tënd, nga fshehja e gjëndjes tënde para nënës tënde dhe nga mos
prezenca e këshilluesve të tu, sepse po të gjendej kush të këshillon,
me të do të fitonte mbi ndjenjën e dashurisë tënde!

Prandaj bija ime, merre prej meje këtë këshillë dhe mos e harro: Mos
beso te asnjë i ri, sado që të jetë gjentil me ty, edhe nëse në te
shikon shenjat e ndershmërisë, edhe nëse shikon shenjat e sexhdeve në
mes të ballit të tij dhe shenjat e lotëve në faqet e tija.

Mos ano nga asnjë i ri, sado i bukur që të jetë ai, edhe nëse shikon
shkëlqimin hyjnor në sytë e tij, sepse shumë të rinj të përkushtueshëm
janë prishur nga shejtani nëpërmes takimeve të fshehta...

Dhe sa njerëzve të mirë u është prishur mirësia e tyre nga një shikim i vetëm...

Bija ime,

Kuptoje mirë se kush je ti!

Ti, moj vajzë e re, je një xhevahir i shtrenjtë, një diamant i
kushtueshëm dhe një smerald i rrallë, sado që do të vazhdosh të jesh në
lidhësen e xhevahireve të shtrenjta në duar të atyre që vlerësojnë
xhevahiret, sepse po ra në duart e atyre që tallen me të shtrenjtat, ata
do ta tresin shtrenjtësinë e saj, do ta lirojnë çmimin e saj, do ta
thyejnë e do ta coptojnë derisa të bëhet më e lirë se një copë e thyer
xhami... Ndërsa, po qëndroi në lidhësen e saj, njerëzit që vlerësojnë të
shtrenjtat do të vijnë te poseduesi i saj dhe do ta kërkojnë me çmimin e
saj, duke e vlerësuar e nderuar përmbi kokat e tyre, kështu që do të
krenohet dhe do të krenohen me të!

Bija ime, ruaje nderin tënd, pastroje zërin tënd, nderoje familjen
tënde, merru me studimet e tua, kryeji obligimet që ke ndaj Zotit tënd,
frikësoju Atij dhe shtoje besimin duke iu ruajtur Zotërisë tënd,
frikësoju para duarve të Krijuesit tënd, ec në mësimet e fesë tënde dhe
kërko plotësimin me moralin tënd që të bëhesh me të drejtë një nënë
edukuese e shoqërisë dhe burim i pastër i ndërtimit të brezave!

Pastaj këshilla ime për ty, o grua e sinqertë dhe shoqëruese besnike!

Për ty o shoqe e sinqertë, o dashuri e besnikërisë dhe mëshirë e pastërtisë...

O prehje e zemrës dhe qetësim i shpirtit...

Për ty o qetësi e mendjes, zvogëluese e halleve dhe zbutëse e mërzive...

O sekret i sekreteve të zemrës, pushim i pushimit të dashurisë dhe dashuri e dashurisë së dashurisë...

O ti që Zoti (xh.sh) të ka bërë derë të lumturisë së jetës, çelës i
suksesit të burrit dhe nxitëse e realizimit të triumfit të trimave...

O kasafortë e pasurive, ruajtëse e sekreteve dhe edukuese e fëmijëve...

O ti që lapsa ime është e paaftë të përshkruajë nderimin dhe respektin që të ka dhënë Islami...

Ti që për hatrin tënd, burrat kalojnë rreziqet dhe vrapojnë për të plotësuar shpresat e tua me çdo dëshirë...

Ti je ajo që mban të riun në gji, pas ndarjes nga familja e tij, duke
e rrethuar atë me gjithë dashurinë tënde për ta lumturuar me familjen e
tij...

Ti je ajo që po dite të kryesh si duhet atë që të është ngarkuar, do
të hapësh dyert e lumturive që kalojnë nga ti, e nëse do të lësh pas
dore atë që të kërkohet do të flesh në fantazi dhe mbi shkumë, duke
humbur në to të gjitha ëndrrat e shpresat e tua!

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip

Hoxhë Muhamed Sytari

[1] Kjo këshillë është marrë nga websiti i këtij dijetari në internet. (Përkthyesi)

[2] El- Huxhurat: 13.

[3] El- Bekare: 228.

[4] Transmetuar nga Bukhariu.

[5] Quhet suretul- Muxhadele (surja e debatit). (Përkthyesi).

[6] Transmetuar nga Dejlemiu nga Xhabiri (r.a).

7] Transmetuar nga Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe, nga Ebu Hurejra (r.a).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këshillë drejtuar femrës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Këshilla motrës muslimane-
Kërce tek: