islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.



Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» [Teme islame] Islami kerkon musliman!
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyYesterday at 5:13 nga Admin

» [Artikull] Vesveset dhe rrugët e shpëtimit prej tyre
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyYesterday at 4:46 nga Admin

» [Teknologji dhe shkence] Programi kompjuterike thote se bibla eshte shume me e dhunshme se Kurani
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyYesterday at 4:24 nga Admin

» [Tregim Islam] Dy Fjale
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyYesterday at 3:53 nga Admin

» [Tregim islam] I Dituri dhe Farketari
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyYesterday at 3:43 nga Admin

» (Tregim Islam) 5 Keshilla
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 15 Oct 2019 - 3:22 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 11.10.2019] Tema: "Udhetimi I shpirtit"
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:39 nga Admin

» [Hudbe e Xhumas 04.10.2019] Tema:I Falimentuari I Ahiretit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 15 Oct 2019 - 2:15 nga Vizitor

» [Tema islame] Çtë mbjellësh, do të korrësh
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 15 Oct 2019 - 0:50 nga Admin

» [Artikull islam] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Ja dhe përgjigjet shkecore!
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:36 nga Admin

» [Lajmet Ditore] Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:30 nga Vizitor

» [Lajme Ditore] Mbretëresha mban fjalim, hap zyrtarisht parlamentin britanik
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:27 nga Admin

» [Lajme Ditore] Spanjë:Gjykata Supreme dënon 9 liderët e Katalonjës
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:24 nga Admin

» [Lajme Ditore] Trump: Askush të mos presë që forcat amerikane do të konfrontohen me Turqinë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:22 nga Admin

» [Lajme Ditore] Kërcënon presidenti kinez: Kushdo që tenton të ndajë Kinën do përfundojë me trupa të copëtuar
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:19 nga Admin

» [Lajme Ditore] Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 21:16 nga Admin

» Film serik islam...............Ramazani i fundit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 14 Oct 2019 - 17:35 nga Admin

» Foto Duaja e dites së tret
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2995 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri lazi82

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24181 artikuj v 13345 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Share
 

 Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albana...
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Albana...

Numri i postimeve : 167
Data e regjistrimit : 19/02/2012
Mosha : 24
Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)

Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! Empty
MesazhTitulli: Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore !   Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore ! EmptySun 26 Feb 2012 - 12:33

Tash e dymbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, qytetarët e Kosovës dhe besimtarët myslimanë nuk kanë hapësira të mjaftueshme për kryerjen e riteve fetare islame. Kjo mungesë e hapësirës nuk është shfaqur tani, por shumë më herët, qysh në kohën e pushtimit serb. Meqë shqiptarët ishin të shtypur në të gjitha aspektet, nënkuptohet se nuk ka pasur mundësi dhe hapësirë që këto kërkesa t’i adresohen pushtuesit serb.

Me përfundimin e luftës në Kosovë, kuptohet se të gjithë shqiptarët shpresuan në një jetë më të mirë në të gjitha sferat e jetës, e ndër ta edhe praktikuesit e fesë. Por tani duket se jo të gjithë shqiptarët janë të barabartë, thua se shqiptarët nuk luftuan që një ditë të gjithë të jenë të lirë, por pjesërisht. Ata që janë ulur në ulëset e pushtetit që prej përfundimit të luftës më 1999 e deri më tani (tre Qeveri të ndryshme), po i shijojnë të mirat e lirisë dhe benifitet nga më të ndryshmet, ndërsa që të njëjtat liri nuk ekzistojnë edhe për shtresat e tjera të shoqërisë. Do të isha jo real nëse do të pretendoja se në Kosovë mungojnë vetëm kushtet për praktikimin e fesë. Zgjodha të shkruaj për këtë problematikë të caktuar, pa i harruar dhe mohuar edhe kushtet tejet të vështira të shtresave të tjera, mbi të gjitha të atyre që sakrifikuan më së shumti për këtë liri si familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës; e pastaj në gjendje shumë të rëndë janë edhe pensionistët etj..

Pas çlirimit, pritjet për hapësira dhe kushte më të mira vazhduan vit pas viti me pretendimet e politikanëve se të gjithë duhet përqendruar në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Këto ishin çështjet më madhore të shqiptarëve të Kosovës duke lënë mënjanë padrejtësisht të gjitha shtresat dhe problemet e tjera të popullsisë.

Më në fund erdhi edhe Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, gjëja më e dashur dhe më e kërkuar e shqiptarëve të Kosovës dhe padyshim se të gjithë ishim gëzuar për ëndrrën më të madhe, Kosovën shtet të pavarur. Tashmë po bëhen edhe katër vite të tjera që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe akoma asgjë, sepse problemet vazhdojnë, vazhdojnë… dhe asnjëherë nuk kanë të ndalur.

Jo që kishim dyshuar ndonjëherë, por tanimë të gjithë e kemi të qartë se Udhëheqësit tanë pa dallim (komunalë apo shtetëror) bëhen të shurdhër e memecë kur bëhet fjalë për fenë dhe diskriminojnë padrejtësisht shumicën absolute të popullit (96%), asaj shumice dhe feje të cilës edhe vetë i takojnë.

Duke qenë se ekziston një numër i konsiderueshëm i xhamive, kërkesa për xhami të reja dikujt mund t’i duket absurde. Por a janë të mjaftueshme këto xhami që besimtarët t’i kryejnë obligimet fetare në kushte normale? Për këtë pyetje duhet bërë një analizë më e thellë e rrethanave në të kaluarën dhe në të tashmen.

Në të kaluarën, qytetet tona kanë pasur me qindra xhami, ndërsa tani numërohen me dhjetëra. Popullsia në qytetet e mëdha sidomos kryeqytet rritet shpejt. Lagjet e vjetra janë rrënuar e bashkë me to edhe xhamitë dhe si pasojë e kësaj besimtarët detyrohen ta falin namazin e xhumasë (ditën e premte) në temperatura tejet të ulëta gjatë dimrit dhe temperatura të larta gjatë verës. Xhamitë e ndërtuara gjatë kohës së Perandorisë Osmane janë të vogla dhe kanë qenë të mjaftueshme vetëm për numrin e banorëve të asaj kohe. Në fillim të shekullit të kaluar Prishtina nuk kalonte shifrën prej 20-30 mijë banorëve, ndërsa prej përfundimit të luftës më 1999 e deri më sot janë ndërtuar vetëm disa xhami, e në anën tjetër numri i banorëve thuajse është dhjetëfishuar në rreth 300 mijë banorë sa numëron sot Kryeqyteti i Kosovës. Andaj edhe me logjikën më të thjeshtë mund të kuptohet se ka disproporcion të madh mes numrit të xhamive dhe numrit të banorëve të qytetit. Situatë e ngjashme është edhe në qytetet e tjera të Kosovës, ndërsa ekzistojnë edhe fshatra të cilët nuk kanë fare xhami. Për shembull në Prishtinë Lagja Ulpiana nuk ka fare xhami ndërsa Lagja Dardania ka rreth 60 mijë banorë dhe ka vetëm një objekt të adaptuar në xhami për të cilin vetë qytetarët e paguajnë qiranë.

Mungesa më evidente është mungesa e xhamive të mëdha për kryerjen e riteve fetare të ditës së premte (falja e xhumasë) kur frekuentimi i xhamive arrin kulmin edhe në kushte ekstreme atmosferike (shi, borë, akull, baltë si dhe temperatura të larta gjatë verës).

Në shenjë revolte ndaj këtij diskriminimi, qytetarët sikur t’i kishte sinkronizuar dikush shfrytëzuan këtë kohë me borë për të ndërtuar dhjetëra xhami prej bore anekënd qytetit të Prishtinës. Këto xhami simbolike prej bore nuk u ndërtuan që ndokush të falej në to por për t’u treguar të gjithëve se kryerja e obligimeve fetare në kushte ekstreme atmosferike tashmë është bërë e zakonshme për qytetarët e Prishtinës.

Nevoja për ndërtimin e xhamive lind nga realiteti dhe nuk ka prapavijë politike siç edhe është pretenduar shpeshherë nga mediat. Është kërkesë e thjeshtë si të gjitha kërkesat e tjera të njerëzve për planifikimin e lagjeve të reja për të pasur shkolla, parkingje, ambulanca etj.. Në këtë planifikim duhet të ketë edhe xhamia në mënyrë që besimtarët t’i kryejnë obligimet e tyre fetare në mënyrë humane dhe dinjitoze. Fundja këta banorë janë taksapagues të rregullt të shtetit dhe kanë të drejtë që në planifikimet e planeve urbane të kërkojnë ndërtimin e xhamive që janë pjesë e popullit dhe identitetit shqiptar për shekuj me radhë.

Institucionet dhe udhëheqësit tanë nuk duhet të kenë frikë nga xhamia. Ajo nuk shërben vetëm për ta mësuar dhe praktikuar fenë, por në xhami po ashtu njerëzit socializohen mes tyre dhe mësojnë moralin, shkencën, ruajtjen e traditave dhe shtetit. Aty nisen dhe krijohen projektet dhe kontributet për të mirën e popullit siç edhe ka ndodhur në të kaluarën. Madje deri dje në kushte të vështira në Kosovë, xhamia përdorej si vend i arsimimit dhe edukimit. Andaj udhëheqësit duhet të jenë mirënjohës ndaj rolit të xhamive e t’i ofrojnë mundësi besimtarëve që të gëzojnë xhami të reja.

Mos ndoshta gjatë stinës së verës qytetarët duhet të ndërtojnë xhami prej baltës apo rërës për ta pasqyruar mungesën e hapësirës për kryerjen e obligimeve fetare.

Të shkosh drejt Evropës nuk do të thotë të jesh antifetar, sepse Evropa respekton të drejtat themelore të të gjitha besimeve e në veçanti të pakicave minoritare. Imagjinoni, si do të hyjë Kosova në BE duke diskriminuar shumicën! Es selamu Alejkum...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Injorimi,Diskriminimi dhe Xhamite prej bore !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2012 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: