islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty96%[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty0%[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty0%[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty0%[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty1%[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty2%[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Empty
MesazhTitulli: [Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE   [Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE EmptyMon 24 Feb 2014 - 16:00

[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE Nxensi_1392816302
Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata të cilët ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Në sallonin e pritjes në një spital, pash një person të moshuar i cili po luante me një fëmijë të vogël që sapo i kish arritur gjashtë vjeç. Ai vazhdonte t’i dhuronte edhe më shumë dashuri dhe dhimbsuri, gjë e cila më habiti e la mbresa tek unë. Iu afrova, e përshëndeta duke i buzëqeshur dhe i thashë: Mashallah, ky është nipi juaj, apo është djali juaj i vogël? Ai më tha: nuk është nipi im, por është djali im i vetëm që kam. Fillova të lutesha për të, por fillimisht mendova se ai do të ishte martuar i madh në moshë! Kur ai pa habinë time dhe vetullat që kisha ngritur më tha duke buzëqeshur: më kanë vdekur përpara tij më shumë se dhjetë fëmijë, megjithatë falënderimi i takon Allahut...ata më kanë vdekur të vegjël. Aq sa më trishtoi lajmi tij, po aq edhe më gëzoi, sepse unë në atë moment ndjeva shpërblimin e madh të cilin e presin të sprovuarit në përgjithësi, dhe ata që kanë humbur loçkën e zemrës së tyre në veçanti! Pas disa çastesh heshtje i thashë: Lus Allahun që ata tashmë të kenë pushuar në Xhenet, e të kenë paraprirë ty në mirësitë e përjetshme! Po ashtu, i lutem Allahut që të jenë për ty dhe nënën e tyre ndërmjetësues ditën e Gjykimit, si dhe mburojë nga zjarri i Xhehenemit. E lus Allahun që ata të të takojnë ty në dyert e Xhenetit të gëzuar...të vrapojnë drejt teje...të garojnë se cili do të marrë ty e nënën prej dore për të çuar në Xhenet. Burri i buzëqeshur, tundte kokën e thoshte: E lus Allahun të ma dhurojë një gjë të tillë. Më pas i kujtova atij disa hadithe të cilat mbartin përgëzime për atë të cilit i vdes fëmija. Të njëjtat hadithe do t’i përmend edhe në këtë faqe –madje edhe do të shtojë-, si përgëzim për ata të cilët u kanë vdekur fëmijët e vegjël muslimanë; po ashtu si një kurajo për ata të cilët vazhdojnë ende të jenë të brengosur për humbjen e tyre. Do t’i përmend këto hadithe në mënyrë që të ndiejmë mëshirën e tejskajshme të Gjithëmëshirshmit, dhe për shkak të përkujtimit me bujarinë dhe mirësinë e madhe që Allahu i dhuron robërve të Tij besimtarë. Po ashtu që të jemi të sigurt se Ai kurrë nuk na e merr diçka që na e ka dhuruar më parë, veçse për një urtësi të madhe, si dhe nuk na e merr atë vetëm që të na dhurojë diçka më të madhe se ajo që na ka dhuruar. Po ashtu Ai na dhuron për shkak të durimit dhe falënderimit, shumfish më shumë se ajo që kemi humbur nga bukuritë e kësaj bote, ku nga më të mëdhatë është fitimi i Xhenetit dhe ruajtja nga zjarri. Fillimisht dhe para së gjithash duhet të shtrojmë një pyetje: Ku qëndrojnë dhe ku gjenden shpirtërat e fëmijëve muslimanë pas vdekjes? Përgjigja është se çdo shpirt pas vdekjes ka vendin e veçantë në të cilin do të qëndrojë; shpirtrat e besimtarëve do të jenë në Xhenet, ndërsa shpirtrat e jobesimtarëve në zjarr dhe për këtë ka një shtjellim tejet të gjerë. Allahu Xhenetin e ka bërë vend qëndrimi për shpirtrat e fëmijëve të cilët vdesin nën moshën e pjekurisë dhe kjo sigurisht është një gjurmë e mëshirës së Tij ndaj atyre të cilët kanë vdekur fëmijë dhe në natyrshmërinë –e pastër islame, në të cilën Allahu ka krijuar krijesat-[1]; argument për këtë është thënia e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Profeti (juaj) është në Xhenet, dëshmori është në Xhenet, i porsalinduri dhe e porsalindura është në Xhenet”.[2] Ata atje janë në kujdestarinë e Ibrahimit –alejhi selam-, dhe bashkëshortes së tij Sara, në një mal në Xhenet, madje në një kopsht të gjelbër në të cilin gjenden të gjitha llojet e luleve të pranverës. Ata do të lozin atje mes dy lumenjve rrjedhës e të përjetshëm, kjo duke u bazuar në thënien e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Fëmijët e besimtarëve gjenden në një nga mallet e Xhenetit, nën kujdesjen e Ibrahimit dhe Sarës, derisa t’ua dorëzojnë prindërve të tyre ditën e Kiametit”.[3] Ndërsa në ëndrrën që ka parë Profeti –duke e ditur se ëndrrat e profetëve janë të vërteta-[4] ka thënë: “Një natë më erdhën dy persona të cilët më shoqëruan, ata më thanë: ec dhe unë eca me ta, derisa erdhëm në një lëndinë tek e cila gjendeshin të gjitha lulet e pranverës, ndërsa në mes të lëndinës një burrë i gjatë që qëndronte në këmbë, aq sa gati nuk ia shihja dot kokën, rreth tij pash fëmijët më të shumtë e më të bukur që kisha parë ndonjëherë…I pyeta ata: Cili është ky burrë, e kush janë këta fëmijë? Ata më thënë: Ai është Ibrahimi, ndërsa fëmijët rreth tij, janë të gjithë fëmijët që kanë vdekur në natyrshmërinë e pastër…”.[5] Po ashtu përcillet nga Ebi Umamete se ka dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem të thotë: “Ndërkohë që isha duke fjetur, më vinë dy burra të cilët më marrin nga krahu e më çojnë në një mal të frikshëm. Ata më thonë: Ngjitu. Unë nuk mundem ta ngjis u thashë. Ne do të ndihmojmë, ma kthyen ata dhe unë u ngjita…pastaj ecëm derisa arritëm pranë disa fëmijëve të cilët loznin mes dy lumenjve. Pyeta: Cilët janë këta fëmijë? Ata janë fëmijët e besimtarëve më thanë ata”.[6] Allahu Ekber –Allahu është më i madhi-. Sa pamje e bukur, të cilën është e pamundur ta përshkruaj imagjinata! E po aq e pamundur është që ta vizatojnë lapsat. Fakti që ata janë duke lozur, është e përshtatshme për moshën fëminore të tyre, gjë e cila është nga gjurmët e mëshirës së Allahut për të vegjlit; sepse ata jetojnë jetën e tyre normale e cila dallon me lojë e argëtim e hare të pakufizuar! Gjidhënëset e fëmijëve në Xhenet: Nga frytet e mëshirës së Allahut për foshnjat është se Ai ka përgatitur për ata që kanë vdekur në moshën e gjidhënies gjidhënëse të cilat do të plotësojnë gjidhënien e tyre në Xhenet. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Im bir Ibrahimi, vdiq duke qenë në gji, dhe ai do të ketë dy gjidhënëse të cilat do të plotësojnë gjidhënien e tij në Xhenet”.[7] Vdekja e fëmijëve është perde për prindërit e tyre ndaj zjarrit: Nga shenjat e mëshirës së Allahut është se e ka bërë vdekjen e fëmijëve shkak për të qenë perde mbrojtëse për prindërit muslimanë nga zjarri i Xhehenemit. Ebu Seid Hudri përcjell se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kujt i vdesin tre fëmijë do të jenë për të perde nga zjarri”. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se gratë erdhën dhe i thanë: O i Dërguar Allahut, burrat e kanë marë gjithë kohën tënde, ndaj lër për ne një ditë të vijmë të mësojmë prej fesë. Ai u la atyre një kohë, u foli dhe i këshilloi e ndër të tjera u tha: “Nuk ka ndonjë grua që i vdesin tre fëmijë e të mos jenë për të perde penguese ndaj zjarrit”. Një grua i tha: Po dy o i dërguar i Allahut, sepse mua më kanë vdekur dy fëmijë? Ai tha: “Edhe dy”.[8] Ebu Hurejre përcjell se një grua erdhi ke i dërguari i Allahut me një fëmijë në dorë dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, lute Allahun për të, sepse i kam varrosur tre fëmijë. Profeti salallahu alejhi ue selem, i tha: “Ti qenke mbrojtur me një mburojë të fortë nga zjarri”.[9] Përcillet nga një grua e cila quhej Rraxha, se ajo ka thënë: Isha ke i dërguari i Allahut në kohën kur atij i erdhi një grua me fëmijë në dorë e i tha: O i Dërguar i Allahut, lute Allahun ta begatojë këtë fëmijë, sepse më kanë vdekur tre të tjerë. Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Që sa je bërë muslimane?” Po, ia ktheu gruaja. Atëherë Profeti i tha: “Xhenet i ruajtur (garantuar)”.[10] Po ashtu përcillet nga Ebu Dheri se ka Dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Nuk do të ketë asnjë çift musliman të cilëve u vdesin dy fëmijë apo tre -dhe ata durojnë e shpresojnë shpërblimin-, që t’i paraqitet zjarrit”.[11] Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në Xhenet: Nga gjurmët e mëshirës së Allahut është se e ka bërë vdekjen e fëmijëve shkak për hyrjen e prindërve të tij musliman në Xhenet, dhe sa më i madh të jetë numri –duke qenë ata të duruar e të përmbajtur-, aq më i madh do të jetë nderimi dhe bujaria. Përcillet se dikush prej sahabeve ka dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Do t’i thuhet fëmijëve ditën e Gjykimit, hyni në Xhenet? Ata thonë: Të presim sa të hynë baballarët dhe nënat tona. Atëherë Allahu do të thotë: “Ç’është me këta që nuk hynë?[12] Hyni në Xhenet. Ata sërish do të thonë: O Zoti! Nënat dhe baballarët tanë. Atëherë do tu thuhet: Hyni ju dhe prindërit tuaj”.[13] Përcillet nga Ebu Hurejre se disa gra erdhën ke Profeti salallahu alejhi ue selm dhe i thanë: O i Dërguar Allahut, burrat e kanë marrë gjithë kohën tënde, ndaj lër për ne një ditë të vijmë të mësojmë prej fesë. Ai u la atyre një kohë, u foli dhe i këshilloi e ndër të tjera u tha: “Nuk ka ndonjë grua që i vdesin tre fëmijë e të mos jenë për të perde penguese ndaj zjarrit”. Një grua i tha: Po dy o i dërguar i Allahut, sepse mua më kanë vdekur dy fëmijë? Ai tha: “Edhe dy”.[14] Po ashtu Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çdo muslimani të cilit i vdesin tre fëmijë në vegjëli, do ta takojnë atë në të tetë dyert e Xhenetit që të hyjë nga të dojë”.[15] Përgëzim ka edhe për atë të cilit i vdes një fëmijë i vetëm: Nga gjurmët e mëshirës së Allahut e cila ka përfshirë çdo gjë, është edhe përfshirja e prindit musliman të cilit i vdes një fëmijë i vetëm. Xhabiri radijallahu anhu përcjell se ka dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem të thotë: "Kujt i vdesin tre fëmijë dhe ai bën durim duke shpresuar shpërblimin, do të hyjë në Xhenet". Atë e pyetën: Po atij që i vdesin dy fëmijë, o i Dërguar i Allahut? "Edhe atij që i vdesin dy fëmijë?" Thotë një nga transmetuesit: Mendoj se nëse do ta pyesnit edhe për atë që i vdes një fëmijë, do të thoshte edhe për një fëmijë. Xhabiri tha: Pasha Allahun edhe unë kështu mendoj.[16] Muadh bin Xhebel transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Pasha Atë në dorën e të cilit gjendet shpirti im, fëmija i dështuar[17]do ta tërheqë nënën e tij prej zorrëve për në Xhenet, nëse ajo ka shpresuar shpërblimin".[18] Profeti salallahu alejhi ue selem do të jetë ndërmjetësues për atë që nuk i ka vdekur fëmijë Nga gjurmët e mëshirës së Tij është se ka përfshirë edhe ata të cilët nuk kanë mundur të kenë fëmijë që të mund të ndërmjetësojnë[19], kështu që ata të cilët nuk do të kenë mundësi të ndërmjetësohen nga fëmijët e vdekur, do të kenë si ndërmjetësues Profetin salallahu alejhi ue selem. Ibnu Abasi përcjell se ka dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem të thotë: "Cilido nga umeti im që i ka dy fëmijë (të vdekur), do të hyjë në Xhenet". Aishja tha: Tu bëftë kurban babai im, po ai i cili ka vetëm një? "Edhe ai që ka një, oj fatlumë". Po ata prej ymetit tënd që nuk kanë fare (fëmijë të vdekur)? Ai tha: "Unë do të jem paraprijësi i umetit tim, sepse ata nuk janë goditur me fatkeqësi më të madhe se largimi im".[20] Çështje që kanë të bëjnë me ato që përmendëm më sipër: 1- Atij që i vdesin tre fëmijë apo dy, do të jetë i shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit. 2- Atij që i vdesin tre fëmijë, dy apo dhe një, do të hyjë në Xhenet. Atij që i kanë vdekur tre fëmijë, fëmijët do ta presin nga të teta dyert e Xhenetit për të hyrë nga të dëshirojë, ndërsa ai të cilit i ka vdekur një, nga çdo derë që do të hyjë, do ta gjejë fëmijën e tij se e ka paraprirë dhe e prêt në të. 3- Arritja e dobisë së prindërve nga ndërmjetësimi i fëmijëve është e kushtëzuar me qenien e tyre muslimanë, dhe që fëmijët të kenë vdekur pa arritur moshën e pjekurisë. 4- A është e domosdoshme për arritjen ndërmjetësimit të tyre durimi, dhe pritja e shpërblimit? Në lidhje me këtë disa dijetarë janë të mendimit se nuk është kusht një gjë e tillë, për faktin se në shumicën e haditheve nuk gjendet dhe nuk përmendet ky kusht dhe ndoshta Profeti ia ka përmendur këtë grave për shkak se durimi tek ato është më i vogël dhe shpesh herë bien në veprime të pa pëlqyera, ndaj dhe me këtë fjalë ato stepen dhe largohen nga këto vepra, dhe nuk është pra shprehje rreth të cilës përcaktohet gjykim. Tekstet e mësipërme nxjerrin në pah mëshirën e madhe dhe të gjerë të Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë, shpalosin mirësinë dhe bujarinë e madhe të Tij, po ashtu vënë theksin në shanset e shumta për të arritur mirësitë, në mënyrë që kur të dalin ditën e Kiametit të jenë të qetë dhe të sigurtë. Të jenë larg nga zjarri dhe të gëzuar në mirësitë e Xhenetit. E lusim Allahun të na falë si pasojë e mëshirës dhe bujarisë së Tij, sepse ne nuk e kemi adhuruar ashtu sikur duhet. Dr. Ali bin Seid Ubejdi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Fëmijët dhe Islami] GJURMËT E MËSHIRËS SË ALLAHUT NË VDEKJEN E FËMIJËVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Trokit në dyert e mëshirës së Allahut Fuqiplotë
» Mirënjohje:Forumi Islami shte drite u është mirënjohës të gjithë atyre që ndihmuan Forumin duke iu lutur Allahut xh.sh që ti shpërblen me shpërblimet e ty të çmueshme.
» Gjurmët e Kur'anit
» Gjurmët Arkeologjike !!
» Gjurmët e shëmtuara të mëkateve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Rubrika islame për fëmijët :: Tregime islame për fëmijët-
Kërce tek: