Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![69-vjeçarja franceze përqafon Islamin Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: 69-vjeçarja franceze përqafon Islamin Tue 15 May 2012 - 9:55 | |
| ![69-vjeçarja franceze përqafon Islamin 200-150_1336998242](https://2img.net/h/www.islamgjakova.net/uploads/200-150_1336998242.jpg) Monigue Gottwalles, e entuziazmuar nga tingujt e ezanit, vendosi ta pranojë Islamin dhe të ndryshoj emrin e saj në Melek
69-vjeçarja Monigue Gottwalles nga qyteti francez Strasburg, gjatë vizitës së familjes Vural në provincën Akdagmadenli, në afërsi të qytetit turk Yozgat, pasi dëgjoi zërin e myezinit, vendosi ta pranoj Islamin, dhe të ndryshoj emrin e saj në Melek.
Pasi mysafirja tyre kishte shprehur dëshirën e saj që ta pranoj besimin Islam, Ismail Vural dhe Bediha Vural, bashkëshortët tek të cilët kishte banuar Gottwalles, lajmëruan zyrën lokale të myftiut. Monigue Gottwalles, në praninë e myftiut, e shqiptoi shehadetin (dëshminë), zgjodhi emrin e ri Melek dhe zyrtarisht u bë muslimane. Ismail Vural, banor i provincës Akdagmadenli për agjencinë Anadolia tha se Monigue ka jetuar vetëm në Starsbourg, dhe se të afërmit e tij janë në marrëdhënie fqinjësore me të, Monigue me këtë rast filloi të studiojë Islamin dhe mori këtë vendim.
"Kur e dëgjuam këtë, e ftuam Moniguen të jetë mysafire jona këtu në Yozgat. Që nga viti 2005 ajo rregullisht vjen tek ne si mysafirë. Më së shumti i pëlqen thirrja e ezanit për namaz, dhe kjo ndikoi tek ajo që të merr një vendim të tillë. Kjo na ka gëzuar pa masë", tha Vural.
Vural tha se Moniguen, tani Melek, e konsiderojnë si anëtare të familjes së tyre, dhe shtoi se menjëherë pas konvertimit ajo ka shprehur dëshirën që ta kryej haxhin e më pas të vendoset në qytetin e tyre Yozgat. | |
|