Cingëroi celulari dhe djaloshi u përgjigj,- Alo.
Kur ja u dëgjua një zë vajze i bukur, e pyeste për gjendjen e tij se si ishte, ndërsa ai nuk po e njihte zërin e vajzës. Djaloshi e pyeti:
- Më falni, po kush jeni ju?!…- Vajza iu përgjigj:
- Unë jam një vajzë e bukur, e pasur dhe nga një familje e njohur. Unë dëshiroj të njihem me ty…- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha:
- Po celulari përgjohet!…- Ajo e çuditur pyeti:
- Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?- Ai iu përgjigj:
- Jo.
- A përgjohet nga shërbimi sekret…- Ai iu përgjigj:
-Jo.
- Përgjohet nga policia?- Ai iu përgjigj:
- Jo.- i tha: – Celularin e përcjell Allahu, që nuk ka tjetër si Ai.- Për momentin vajza e mbylli linjën dhe këtë nuk e përsëriti më asnjëherë. Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij.
Përshtati: Valdet Kamberi