Në kohën që jetojmë femra luftohet me ashpërsi më të madhe se kurdoherë nga revista dhe kanale televizive e shumë forma të tjera që mundohen ta zhveshin nga nderi, përsosmëria, urtësia, bukuria, besimi dhe mirësia e saj.
C i l ë si t ë e g r uas së
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë, falje dhe pendim kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e vetes dhe punët e liga. Kë e udhëzon Allahu, s'ka humbje për të, e kë e lë në humbje, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut të vetëm. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit.
Pa dyshim që ky shkrim nuk i drejtohet vetëm vajzës e cila është para martesës dhe dëshiron të dijë cilësitë e gruas së devotshme, që të pajiset me to, që ta edukojë veten për të qenë sa më e përgatitur dhe e plotësuar për një akt si martesa. Gjithashtu nuk i drejtohet vetëm gruas së martuar, e cila i do cilësitë e mira që t'i praktikojë në jetën e saj. Nuk i drejtohet vetëm asaj gruaje gruas së cilës i mungojnë këto cilësi, që të përmirësojë veten dhe të kujtojë aspektet ku ka mangësi, që të arrijë lumturinë bashkëshortore.
Këshilla është më e përgjithshme, është këshillë për prindin që vajza e tij apo ato femra që janë nën kujdesin e tij të kenë një jetë të mirë, të lumtur dhe të hyjnë në jetën bashkëshortore ashtu siç e kërkon Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Këshilla synon të jetë ndihmë për to, duke ua kujtuar rregullat e sheriatit dhe cilësitë e domosdoshme e të dobishme me të cilat një vajzë duhet edukuar dhe rritur. Por është rikujtim edhe për nënën, e cila është kujdestare në shtëpinë e saj dhe përgjegjëse për vajzat e saj, që t’i këshillojë ato, pasi shumë vajza rriten dhe edukohen në sajë të edukatës dhe moralit të nënës së tyre.
Kjo këshillë është edhe për thirrësit, që të kenë kujdes ndaj kësaj çështjeje, të mundohen t'i edukojnë të tjerët mbi këto cilësi dhe morale të begata, të domosdoshme për vajzat dhe gratë në komunitetin e imanit dhe në vendet e besimtarëve. Në kohën që jetojmë femra luftohet me ashpërsi më të madhe se kurdoherë nga revista dhe kanale televizive e shumë forma të tjera që mundohen ta zhveshin nga nderi, përsosmëria, urtësia, bukuria, besimi dhe mirësia e saj. Gruaja në të shkuarën ka qenë e mbrojtur dhe nuk ka mundur t'i afrohet asnjë mikrob destabilizues, që mund t'i prishte moralin dhe t'i hutonte mendjen, përveçse nga ndonjë dritare e ngushtë, si në rastin e ndonjë shoqërueseje të pamoralshme. Ndërsa sot, në formën më të lehtë, arrijnë tek ajo të gjitha mbeturinat e botës, fëlliqësirat e të gjithëve, shkatërrimet e mbarë botës, të cilat i ka në shtëpinë e saj pa pasur nevojë të dalë prej saj.
Sot ajo ulet pranë kompjuterit dhe përmes nternetit lexon revista të ndryshme degjeneruese, që luajnë me mendjen, bindjet dhe zemrën e saj, duke e infektuar dhe shkatërruar atë. Që të mbetet e ndershme, e moralshme dhe e edukuar, adhuruese e Allahut të Madhëruar, ajo duhet t’ia mbyllë vetes dritaret e të këqijave, rrugët ngavijnë të këqijat. Kjo është gjithashtu përgjegjësi e atij që e ka nën kujdes, madje është çështje madhore që do kujdes të veçantë. Nën hijen e kësaj gjendjeje, në mungesë të këshillimit për cilësitë e imanit, cilësitë e mira dhe të pastra, me të cilat duhet të pajiset çdo grua, shohim se shumë gra janë të dobëta dhe neglizhente, kanë larguar nga vetja turpin dhe janë bërë pasuese të rrugëve që çojnë drejt veprimeve amorale. Këtë shkrim ia dedikojmë gruas së devotshme dhe e lus Allahu e Madhëruar, Zotin e Arshit të madhërishëm, që të shkruajë atë që është e mirë dhe e dobishme, ta bëjë atë çelës të së mirës dhe udhëzuese për zemrat, përmirësuese për shpirtrat, lidhëse me Allahu e botëve, që të arrijmë kënaqësinë e Tij, të fitojmë dashurinë e Tij, larg asaj që hidhërohet dhe urren Ai.
Kur flasim për cilësitë e gruas së devotshme dhe për përmirësimin e saj, patjetër që nuk duhet të na largohet nga mendja rregulli bazë në këtë çështje dhe shtylla e përmirësimit, fakti që ky përmirësim nuk arrihet pa u plotësuar dy gjërat në vijim:
E para: Rezultati i dhënë nga Allahu, udhëzimi, ndihma, lehtësimi dhe mbrojtja e tij. Udhëzues është vetëm Allahu, i vetmi që jep rezultatet, të gjitha çështjet janë në dorën e Tij. Ai në Kur’an thotë: "Sa për atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë që Ai elë në humbje, ti me siguri nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.”[1] “Allahu i thërret njerëzit për në shtëpinë e shpëtimit (xhennet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”[2]
Udhëzimi është në dorën e Tij dhe rezultatet jepen nga Allahu. Ajo që do Allahu bëhet, pasi nuk ka forcë dhe fuqi më të madhe se Allahu i Madhërishëm.
E dyta: Mundi dhe përpjekja e çdonjërit që të jetë sa më përmirësues, duke kërkuar përmes normave, shkaqeve dhe mënyrave të ndryshme arritjen e së mirës. Këtë e përshkroi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selam në hadithin e tij të vërtetë, ku thotë: "Kujdesu për të dobishmen dhe kërko mbrojtje nga Allahu.”[3] ”Kujdesu për të dobishmen” duke u munduar përmes shkaqeve të dobishme dhe mënyrave të mira me të cilat arrihet përmirësimi dhe përmes tyre edhe udhëzimi. “Kërko mbrojtje nga Allahu” do të thotë që të jesh i bindur, i mbështetur tek Ai, duke kërkuar ndihmën e tij, duke u rikthyer tek Ai, që të të mundësojë përforcimin dhe të jetë ndihmës dhe përforcues për ty. Ky rregull i madh përfshin të mira të shumta.
Rregull tjetër që duhet përmendur, i cili është baza e përmirësimit dhe origjina e njohjes së udhëzimit, pa dyshim është Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Është obligim për çdo përmirësues dhe thirrës në përmirësim që për çdo çështje të ndjekë Kur'anin dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij.
Allahu në Kur’an thotë: ”Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve.”[4]
Ndërsa i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: "Ju kam lënë dy gjëra. Nëse kapeni për do, nuk do devijoni asnjëherë: Librin e Allahut dhe Sunnetin tim.”[5]
Gjithë këto cilësi që u përmenden vijnë me argumente të mbështetura në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Rregulli i dytë: Trungu i gjithçkaje, aty ku mbështeten dhe ngrihen të gjitha adh - urimet, mirësitë dhe plotësimet, është frikërespekti ndaj Allahut të Madhëruar. Kjo është rrënja e mirësisë, burimi i të mirave, çerdhja e lumturisë në dunja dhe në ahiret. Gjithashtu është obligim i çdo gruaje muslimane që ta dijë se ndaj burrit të vet duhet të sillet me edukatë islame. Ajo duhet të përpiqet të ketë cilësi dhe veçori shumë të afërta me ato që e kënaqin Allahun, me të cilat arrin shpërblime, duke qenë aktive në të mira. Në suren En Nisa, Allahu ka përmendur cilësitë e gruas së devotshme. "Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.”[6] Kjo pjesë e ajetit është përmbledhëse e argumentit që tregon për cilësitë e mira dhe për vetitë e përkryera të gruas së devotshme.
Dr.Abdu Rrezak ibën AbdulMuhsin el Beder
Përshtati: Unejs MURATI
Gjilan / Kosovë