Realiteti i sotëm na përball me sfida nga më të ndryshmet,në vorbullën e të cilave bëjmë pjesë secili prej nesh, por gjenerata e prekshme është ajo e të rinjve.
Zhvillimet e vrullshme ekonomike, sociale, teknologjike na vënë përpara disa përgjegjësive mjaft të mëdha, të cilat në detyrën si prind dhe mësues, na ftojnë të kuptojmë sfidat e realitetit të sotëm, si dhe t`i nxisim fëmijët tanë drejt së ardhmes së tyre me një përkushtim e vetëbesim.
Një shprehje e pedagogut të njohur Hamit Beqja thotë:
"...personaliteti njerëzor formohet dhe afirmohet në jetë si një dukuri shumë e pasur dhe shumë e ndërlikuar shumëfaktorësh,shumëkohësh,shumëvlerëshe e polivalente...."
Shoqëria, shkolla dhe familja janë faktorë me shumë rëndësi për edukimin e mirë të fëmijëve.Është shumë e rëndësishme të krijohet një koncept më i qartë rreth partneritetit mësues-nxënës-prindër, që ka si synim kryesor përparimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre sa më të mirë për t`u përballur me sfidat e shumta që u dalin përpara.
Por cilat janë disa nga sfidat , me të cilat përballen të rinjtë tanë?
Së pari,shkollimi, një temë mjaft e ndjeshme mes prindërve dhe vetë fëmijëve.Përmes shkollës, thellohen dijet për botën që na rrethon dhe njëkohësisht formohet personaliteti.
-Sa të rinj kanë dëshirë të mësojnë sot, e aq më tepër, të interesohen për perspektivën e tyre?
-Sa të rinj kërkojnë përballjen me sfidën e botës akademike?
-Sa të rinj e vlerësojnë shkollimin?
Së dyti, vetëbesimi është një hallkë kyçe, drejtë së cilës çdo i ri duhet të kërkojë të arrijë të bëhet i vlefshëm në shoqëri.
"Vetëvlerësimi është të rimësuar për të menduar në mënyrë afektive për veten.Ai përbën një aftësi që mund të fitohet.Të paktë janë ata që e zotrojnë natyrshëm." Një mungesë vetëbesimi çon në aftësi të kufizuara biseduese dhe ankth social.Ndrojtja mund të bëhet armiku më i keq i fëmijës, duke vepruar në mënyrë insinktive e të pamatur, duke krijuar një hendek mes ndërgjegjësimit dhe pasigurisë e, për rrjedhojë,mosbesim te vetja e tyre.Atëherë, le t`i vlerësojmë fëmijët tanë e t`i bëjmë të jenë vetëbesues e madje vendim marrës.
Së treti,Zgjedhja e degës në universitet është një tjetër sfidë me të cilën përballen të rinjtë sot.Zgjedhja e profesionit fillon me dëshirën që ata kanë pas përfundimit të maturës.Në këtë sfidë, një rol të rëndësishëm luan prindi,por sa mundet prindi të ndihmojë fëmijën e tij? A duhet të influencojë në zgjedhjet e tij?
Prindi i sotëm është dhe s`është i informuar me ndryshimet e vrullshme të karrijualave a kritereve , të cilat ,si "të vështira"për t`u kuptuar,i kushtëzojnë prindërit të jenë konfuzë dhe në të shumtën e rasteve , të priten drejt degëve të Mëdha,e jo drejt pirjes së fëmijës.I riu nga ana tjetër, ndikohet edhe nga përzgjedhjet e shoqërisë,duke mos kërkuar prirjen e tij...apo një përballje sfide me vetveten.
-Sa të rinj pyesin veten:A jam i aftëtë konkuroj,të fitoj dhe të realizoj ëndrën time?
-Sa janë realisht të qartë për prespektivën e profesionit, ku dëshirojnë të ushtrojnë dijet e tyre profesionale?
Së katërti,diplomimi dhe studimet pasuniversitare, një sfidë tjetër që e ngushton ose e zgjeron marrëdhënien prind fëmijë.Kjo përballje e re e bën të riun ose ambicioz,ose indifirent.Në rastin e parë kemi një të ri, i cili është i qartë në rrugën e ndërmarrë dhe kërkon me çdo kusht të arrijë përplotësimin e kritereve të veta.Në rastin e dytë,ku bëjnë pjesë shumica e të rinjve,duke arritur në shkallët e universitetit mendojnë se ato ngjiten vetë.Kjo i bën ato të çalë në rrugëtimin e tyre akademik dhe për rrjedhojë,të sfiduar nga realiteti i sotëm, i cili kërkon njerëz punëtorë,të aftë dhe kërkues të vazhdueshëm.
Modeli i një të riu në përballje me sfidat e realitetit të sotëm, është sa kompleks, aq edhe një realitet i brishtë,ku herë-herë modelet e përzgjedhura nga vetë ata....nuk janë prindërit,por shoqëria.Kompleksiteti qëndron pikërisht në përballjen e tyre me sfidat e kohës:provimet e maturës shtetërore,përzgjedhja e degës së studimit,diplomimi,studimet pasuniversitare,papunësimi etj.,sfidat këto jo të lehta për çdo njeri.
Pyetjet e shtruara më sipër, në lidhje me sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot,janë pyetje të cilat këkrojnë përgjigje të një sërë pyetjeve të tjera:Sa?,Si?,Pse?, të cilat kërkojnë informim të mirë,ndërgjegjësim të të riut,si dhe shumë përgjegjësi për të qenë në kërkim të shfaqes së dijeve të tij,të marra në vite të shumta shkollimi,si dhe një angazhim për të kërkuar një të ardhme të sigurt për veten e tyre,duke u bërë individë të dobishëm e të vlefshëm për shoqërinë.
Vetvetiu,përgjigja e pyetjeve të mësipërme qëndron në binomin Formim-Vlerësim,të një procesi të mësuari,i cili zgjat gjatë gjithë jetës së njeriut.