PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_lcap96%PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_lcap0%PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_lcap0%PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_lcap0%PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_lcap1%PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_lcap2%PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 46
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN Empty
MesazhTitulli: PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN   PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeFri 7 May 2010 - 20:52

Në Emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!






“Ky (Kur’ani) është udhëzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.” (Zumer: 23)










Biblioteka: “Hamza” - f. Dobërdoll

Autor: Afet Beadini

Recensues:

Lektor & Korrektor: Edin Q. Lohja

Përgatitja kompjuterike: Skender Qazimi

Ballina: Berzat Sadiku

Boton: SH.B. “ THESARI”
GOSTIVAR

Për botuesin: Afet Beadini

Botimi: I

Tirazhi: 2000




Copyright ©️ SH.B. “THESARI”








Afet BEADINI





PSE JOMUSLIMANËT E PRANOJNË ISLAMIN?
Rrëfime mbi priftërinj, politikanë, shkencëtarë dhe njerëz të tjerë që pranuan Islamin




Gostivar, 2005




HYRJE

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të çdo sendi, Bamirësit të pakufi, Mëshiruesit të përgjithshëm, që na bëri muslimanë dhe pjesëtarë të ummetit të Pejgamberit të fundit, Muhamedit a.s., të cilin e dërgoi si mëshirë, përgëzues dhe mësues të brezave të ardhshëm.
Mëshira e shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhamedin a.s. dhe familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndoqën dhe ndjekin rrugën e tij, deri në Ditën e gjykimit.
Mirësitë e Allahut janë të shumta, por më e madhja është besimi në Islam, që Allahu xh.sh. ia dhuroi njerëzimit. Të bekuarit me të janë njerëzit më të lumtur, sepse Islami është i dobishëm për njerëzimin si në këtë jetë, ashtu edhe në atë pas vdekjes. Islami është një burim mirësie që i udhëheq njerëzit në një rrugë të drejtë, duke i larguar ata nga erësira e si shpërblim në jetën e pasvdekjes u siguron atyre xhenetin me kënaqësi te pakufishme.
Ideja për të shkruar një libër rreth njerëzve që e kanë pranuar Islamin ka ekzistuar prej moti, që në kohën kur isha student në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Si motiv për një punim të tillë ishin shkrimet që botoheshin rregullisht në revistën e përditshme “Dnevni Avas”, me tituj: “Edhe ambasadori i dytë i Italisë në Rijad kaloi në Islam. Pas Mario Skialos, që e pranoi Islamin më 1994, këto ditë një gjë të tillë e bëri edhe Torkuato Kardili” , “Bibla me një frymë të re me fotomodelet më të njohura” etj. Që atëherë fillova të mbledh materiale për temën në fjalë. Hapi i parë që ndërmora në këtë drejtim ishte përkthimi në gjuhën shqipe i librit “I Shtrirë nga të gjitha anët”, autori i të cilit ishte një politikan gjerman që kishte pranuar Islamin, Christian H. Hofman. Ky libër u botua më 2003 nga Sh. B. “Asr”, Tetovë. Por me caktimin e Allahut pas disa vitesh arrita t’i përzgjedh disa nga këto të dhëna e të mbledh informacione të reja rreth faktit se në botë ekziston një numër i madh njerëzish që e kanë pranuar Islamin, duke filluar nga priftërinj e misionarë të ndryshëm, politikanë, shkencëtarë, artistë dhe njerëz të tjerë me famë botërore. Pranimin e Islamit nga jomuslimanët me profesione të ndryshme e konsiderojmë çudi të madhe, por kjo bëhet edhe më e çuditshme kur dëgjojmë se si priftërinjtë e misionarët e pranojnë fenë islame. Mirëpo Allahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë thotë: “Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë ndaj besimtarëve. Ndërsa do vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: ‘Ne jemi (Nesara) të krishterë.’ Kjo ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (‘ulema) e të devotshëm dhe ata nuk janë kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistrona ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit). Përse të mos besojmë Allahun dhe të vërtetën që na erdhi, duke qenë se shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë. Për ata që thanë, Allahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës”. (el-Maide: 82-85)
Pas këtyre ajeteve kur’anore e kemi të qartë shkakun rreth priftërinjve. Priftërinjtë e devotshëm dhe të sinqertë, dijetarët e shkencëtarët në fund e gjejnë të vërtetën, gjithsesi.
Këtu mund të parashtrohen edhe dy pyetje: Pse është e nevojshme që jomuslimanët ta pranojnë Islamin dhe pse muslimanët nuk duhet të kalojnë në ndonjë fe tjetër.
Përgjigjja është se besimi në një Zot të Vetëm (Islami) është një dhe ekziston prej njeriut e pejgamberit të parë, Ademit a.s. deri tek pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s.
Jehudët u besojnë profetëve deri tek Musai a.s.
Të krishterët besojnë tek të gjithë të dërguarit deri te Isai a.s., por nuk e pranojnë Muhamedin a.s
Muslimanët i pranojnë dhe i nderojnë të gjithë të dërguarit duke besuar se Muhamedi a.s është i dërguari i fundit i Zotit. Për këtë shkak është e nevojshme që edhe Jehudët të thonë: edhe Isa a.s edhe Muhamedi a.s janë të dërguar të Zotit, të krishterët të thonë “edhe Muhamedi a.s është i dërguar i Zotit.” Muslimanët gjithashtu, pa kurrfarë dallimi i besojnë të gjithë të dërguarit e Zotit prej Ademit a.s deri te Muhamedi a.s., kështu që nuk kanë nevojë të kthehen prapa në besimin e tyre.
Por përsëri më i rëndësishëm është fakti se Islami është feja që përhapet dita ditës gjithnjë e më shumë dhe e çon dritën e saj në gjithë botën ashtu siç na lajmëroi Allahu xh.sh në Kur’anin famëlartë thotë: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. (Saff: 8-9)
Në fillim të këtij mijëvjeçari është regjistruar se vetëm në Evropë jetojnë 51 milionë muslimanë, nga të cilët 34 milionë në Evropën lindore e 17 milionë në pjesën perëndimore. Gjithashtu është interesante se nga numri i 17 milionëve në Evropën perëndimore, gjysëm milioni janë muslimanë të rinj evropianë. Nga ky numër i muslimanëve të rinj 80 % janë francezë.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është që t’i njoftojmë lexuesit me arsyet pse jomuslimanët e pranojnë Islamin. Këto arsye do t’i përmendim gjatë përshkrimeve rreth njerëzve që e kanë pranuar Islamin. Po ashtu, theksojmë se në këtë punim do përmendim vetëm disa nga ata njerëz që e kanë pranuar Islamin, për të cilët mendojmë se zotërojnë arsyetime më interesante për shkakun e pranimit të Islamit edhe pse pak më parë kemi përmendur se numri i atyre që e pranojnë Islamin është shumë i madh dhe shtohet dita ditës.
Prandaj, në fund i lutemi Allahut xh.sh. që ta bëjë të dobishme çfarë kemi shkruar e t’i njoftojmë lexuesit mbi atë pse jomuslimanët e pranojnë Islamin. Po ashtu i lutemi Atij që këtë vepër të thjeshtë e modeste ta bëjë një mjet për arritjen e mëshirës dhe kënaqësisë së Tij dhe lidhjen me të dashurin tonë Muhamedin a.s., që është udhëheqësi ynë në çdo sferë të jetës. Me përulje Të përgjërohemi, o Mëshirëplotë, që të na bashkosh me ata që ndjekin rrugën e të Dërguarit a.s. dhe të cilët, nga dashuria e tyre ndaj Teje, i mësojnë të tjerët e i njoftojnë me të Vërtetën, Përsosmërinë dhe Mëshirën Tënde.


Afet Beadini
9 maj 2006 / 12 Rebul Ula 1427

















ISLAMI ËSHTË FEJA E VETME E PRANUAR TE ZOTI

Islami është feja e vetme e pranuar te Zoti. Allahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, ta dijë se Allahu shpejt do t’i japë llogarinë.” (Ali Imran: 19)
Islami është feja që Allahu xh.sh ua shpalli nëpërmjet pejgamberëve të Tij nga Ademi a.s deri te Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s të gjithë njerëzimit. Islami është mënyrë e jetës, është besimi që i sjellë dritë mendimit të shëndoshë për gjithësinë, njeriun e jetën. Ky besim ia sqaron njeriut shkakun e ekzistimit të tij dhe misterin e krijimit të tij. Kështu, ky besim arrin t’i zgjidhë nyjat më të rëndësishme ekzistuese të jetës njerëzore. Mbi themelet e tij është ndërtuar botëkuptimi në çdo sferë të jetës. Islami është në çdo aspekt sistem i përsosur e gjithëpërfshirës. Ai i rregullon marrëdhëniet e njeriut me vetveten, familjen e shoqërinë. Në vete i mbart të gjitha rregullat dhe themelet me rëndësi për caktimin e ligjeve dhe normave shoqërore.
Kur’ani është themeli i fesë, burimi kryesor i normës islame, libri i Allahut që iu zbrit Muhamedit a.s nëpërmjet Xhebrailit nga Allahut të Lartësuar në gjuhën arabe e që na është përcjellë deri më sot pa asnjë ndryshim.
Kur’ani i ka zbritur Pejgamberit a.s, për afro 23 vjet. Ajetet që zbritnin shkruheshin menjëherë aty për aty dhe ruheshin në shtëpinë e të dërguarit të Allahut.
Në kohën kur si halif ka udhëhequr Ebu Bekri r.a., Kur’ani është mbledhur në një tërësi. Kjo përmbledhje është bërë sipas qëndrimit të njëzëshëm të muslimanëve.
Kur’ani, për nga domethënia dhe ajo që përmban, është fjala e Zotit. Muhamedi është vetëm kumtuesi. Hadithet nuk llogariten si fjalë kur’anore, sepse për nga natyra e tyre nuk janë fjalë të Allahut xh.sh. Madje edhe nëse janë fjalë vahji, përsëri nuk ndryshon asgjë. Përveç kësaj edhe Kur’ani i përkthyer në gjuhë të tjera nuk llogaritet Kur’an.
Kur’ani nuk ka as mangësi e as diç të shtuar, por është i plotë. Allahu xh.sh ka garantuar mbrojtjen e tij. Ai nuk e ka dhënë një garanci të tillë për shpalljet e tjera para Kur’anit. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin e Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (el-Hixhr: 9)
Dispozitat që përmban Kur’ani lidhen me besimin në Allahun xh.sh, në Muhamedin a.s dhe në ditën e Gjykimit. Dispozita e dytë ka të bëjë me edukimin dhe pastrimin nga epshi, raportet mes Allahut e robit të Tij dhe me gjykimet që lidhen me sqarimet e moralit të bukur e të keq. Dispozita e tretë ka të bëjë me gjykimet që janë të detyruar t’i kryejnë të obliguarit: rregullat e fikh-ut të ndara në dy grupe: adhurime e ndërveprime.
Burimi i dytë i Sheriatit islam është Sunne-ti. Me termin sunneh , nënkuptojmë fjalët, veprat dhe pëlqimet e Muhamedit a.s. Sunne-ti është tubuar në kohën e Muhamedit a.s sikurse është mbledhur Kur’ani. Ngase u besohej aftësisë së hivz-it (memorizimit) të sahabëve, që asokohe ishin të nxënë me mbledhjen e Kur’anit në një vend. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se sunneti nuk është tubuar aspak. Ne e dimë se në atë kohë disa nga sahabët kanë regjistruar pjesë të sunnetit për vete. Gjatë shekullit të parë e të dytë hixhri, janë bërë disa përpjekje në mbledhjen e sunnetit. Në shekullin e tretë disa dijetarë të çmuar kanë bërë kodifikimin e haditheve sahih dhe të atyre që nuk kanë qenë sahih. Në krye të këtyre dijetarëve janë Buhariu e Muslimi. Kështu u bë përgatitja e librave me hadithe sahih, të cilat quhen Kutub-i Sitte. Ato janë: Sahihu i Buhariut, Sahihu i Muslimit, Suneni i Ebu Davudit, Sunneni i Nesaiut, Tirmidhiu, Sunneni i Ibn Maxhes.
Kodifikimi i haditheve qe shkak për paraqitjen e metodave dhe kritereve shkencore, të cilat do të përdoreshin në klasifikimin e tyre. Kjo shkencë merret me rregullat që nevojiten për pranimin dhe renditjen e haditheve. Ajo i ndan hadithet në të mirë (sahih) dhe në të dobët (daif). Kjo shkencë bën vlerësimin e transmetuesve të hadithit nga aspekti i vërtetësisë dhe drejtësisë. Faktet që flasin se sunneti është argument dhe burimi sheriatit dhe deklarimi se Muhamedi a.s nuk fletë nga vetvetiu Allahu xh.sh i sqaron në kështu: “ Dhe ai nuk flet nga dëshira e tuj. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.” (en-Nexhm: 3-4)
Urdhri për t’iu bindur Muhamedit a.s.: “Thuaj: ‘Bindjuni Allahut dhe të dërguarit’...” (Ali Imran: 32).
Përcaktimi se bindja që i bëhet të Dërguarit është bindje ndaj Allahut: “Kush i bindet Pejgamberit, i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre.” (en-Nisa’: 80)
Urdhri i pasimit të normave që na ofron Muhamedi a.s: “Çfarëdo që t’ju japë Pejgamberi, merreni e çka t’jua ndalojë, përmbajuni prej saj dhe keni frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” (el-Hashr: 7) etj.
Burimi i tretë i Sheriatit Islam është ixhma’-ja (konsensusi). Pajtimi i muxhahidëve të ummetit islam në ndonjë kohë prej kohërave, pas vdekjes së Pejgamberit a.s për ndonjë dispozitë praktike të sheriatit islam quhet ixhma. Lidhur me këtë çështje në Kur’an e Sunnet mund të hasim në shumë tekste. Mbështetja e ixhma’-së është Kur’ani ose Sunneti. Por edhe kijas-i mund të jetë mbështetje e ixhma’-së.
Burimi i katër i Sheriatit islam është kijasi (analogjia). Në terminologjinë e dijetarëve është barazimi i një çështjeje për dispozitën e së cilës nuk ka tekst (argument me një rast tjetër, i cili për dispozitën e tij ka tekst) e që ka të njëjtin motiv. Nëse për ndonjë çështje ekziston argument dhe e gjejmë argumentin e gjykimit të bërë për atë, pastaj ballafaqohemi me ndonjë çështje për të cilën nuk ka argument, mirëpo mes çështjes së parë dhe të dytës ka ngjashmëri në aspekt të argumenteve, gjykimi për çështjen e dytë duhet të jetë i njëjtë me të parin.
Islami është rend hyjnor. Nuk është prodhim i mendjes njerëzore sikurse sistemet e tjera. Kjo veti e tij mundëson që Islami të ketë aftësi jetese dhe t’i zgjidhë të gjitha problemet e paraqitura, sepse burimi i tij është Allahu i Madhërishëm, i Cili ka forcë për gjithçka dhe çdo gjë që ekziston në gjithësi është në sundimin dhe dijeninë e Tij.
Një veçori tjetër e rendit Islam është edhe aftësia e tij për të qenë udhërrëfyes dhe prijës i jetës në çdo periudhë. Rendet e shpikura nga njeriu mund të jenë të suksesshme në periudha e kufij të caktuar. Mirëpo, me daljen në shesh të mangësive e të dobësive menjëherë dështojnë. Cilësia njerëzore e sistemeve të tilla është shkaku i parë që i bën ato të zhduken. Kjo është pika fillestare që na i tregon mangësitë dhe dobësitë e këtij rendi.
Ndërsa rendi islam, falë vetisë së vazhdueshmërisë dhe elasticitetit që mbart është në gjendje që të jetë udhërrëfyes i përhershëm në jetën e njeriut. Rendi islam s’është ndonjë rend i dalur për një vend të caktuar apo si kundërpërgjigje ndaj kushteve të vështira të ndonjë vendi të caktuar, për t’i zgjidhur problemet e jetës siç bëjnë rendet e shpikura nga njerëzit. Rendi Islam është u përgjigjet problemeve njerëzore në çdo kohë dhe mjedis. Burimi i tij është Hyjnor, prandaj edhe e ka fituar këtë veçori.
Këtu duhet të përmendim se Islami është rregull i jetës dhe duhen larguar mendimet e disa njerëzve, të cilët thonë se Islami është vetëm fe për ibadet dhe se nuk ka lidhje me jetën sociale, ekonomike e politike. Këtë çështje mund ta shkoqisim në këtë mënyrë: Për shkak të infektimit të botës islame me qytetërimin modern, duke filluar nga kundërvënia e ndikimit të kishës në jetën politike në botën perëndimore, ajo e pranoi si rregull largimin e tërësishëm të fesë nga jeta, pa marrë parasysh se për cilën fe bëhet fjalë. E vërteta është se njerëzit në Perëndim kishin të drejtë të çliroheshin nga ndikimi i Kishës. Ishte vendim i drejtë të largoheshin prijësit fetarë nga arena politike, sepse për ta forcuar pozitën e vet Kisha përdori dhunën, vrau, vari, dogji e plaçkiti. Populli kishte të drejtë t’i kundërvihej kishës, sepse ajo ishte larguar nga vlerat morale dhe parimet e mësimit spiritual të Isait a.s. Me kalimin në arenën politike, e kishte keqpërdorur autoritetin spiritual mbi jetën shoqërore, ku edhe nuk e kishte vendin. E tërë kjo e detyroi popullin që të ndërmerrte masa ndaj një akti të tillë.
Kisha i kundërvihej gjithçkaje shkencore; dijetarët që pohonin se bota ishte e rrumbullakët i nxirrte para gjyqit të inkuizicionit dhe i zhdukte. Kjo kundërvënie e Kishës ndaj shkencës bëri që populli të fillonte ta kundërshtonte Kishën, e më pas krejt fenë. Mosnjohja e karakteristikave të Islamit dhe kufijve të Sheriatit, kalimi i udhëheqjes politike në duart e të tjerëve, shkatërrimi i prijësisë islame në periudhën e fundit... bëri që Islami ta humbë lidhjen me atë që ishte rrënjësore dhe e vërtetë, e të marrë një ngjyrë të shëmtuar e të egërsuar. Por nëse i kthehemi historisë islame do të shohim se muslimanët s’kanë bërë asnjëherë ndonjë ndarje mes gjërave, duke i quajtur si të fesë apo të shtetit. Dallimi gjithashtu nuk është bërë as në mes njerëzve duke i quajtur si njerëz të fesë apo të ndonjë klase tjetër. Ata ishin burrat e luftës e të ibadetit. Në xhami bëheshin imamë, në betejë komandantë. Pra karakteri dhe historia e Islamit dallon krejtësisht nga karakteri dhe historia e Krishtërimit. Mirëpo, gabimi i muslimanëve ishte pranimi i këtyre dy gjërave si të njëjta. Ata s’e kishin kuptuar se lojërat e zhvilluara për qëllim e kishin Islamin. E vërteta është se Islami është shtylla kryesore e ekzistencës dinjitoze dhe njëkohësisht u shërben të thithë muslimanëve si udhërrëfyes i kësaj bote.
Nga veçoritë e Islamit që përmendëm më lart, shihet se vetëm Islami ofron një zgjidhje të problemeve të njerëzimit dhe mundëson largimin nga kontradiktat që e kanë kapluar atë. Vetëm Islami mund ta shpëtojë njerëzimin nga fundosja e mëtejshme, prandaj kjo është një nga arsyet madhore që shumica e njerëzve sot në botë e pranojnë Islamin.
Para se të fillojmë të shkruajmë për arsyet dhe njerëzit që e kanë pranuar Islamin e shohim me vend të përmendim disa citate kur’anore rreth lirisë së besimit dhe zgjedhjes së fesë, pastaj disa vargje kur’anore që flasin rreth Islamit dhe disa hadithe mbi pranimin e Islamit.




VARGJE KUR’ANORE QË FLASIN RRETH LIRISË DHE ZGJEDHJES SË FESË

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm”. (el Bekare: 256).
“Allahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hedhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (el-Bekare: 257)
“A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga Allahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen”. (Ali Imran : 83).
“Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar”. (Junus: 98).
“Gjithçka në qiej e në tokë i bën Razz vetëm Allahut me hir ose me pahir, (i bëjnë Razz) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje”. ( Ra’d: 15).
“E ti thuaj: ‘E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.’ Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr, muret e të cilit i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”. (Kehf: 29).
“Ai është që ju krijoi, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. Allahu e sheh shumë mirë atë që e punoni”. (Tegabun: 2).












PËRZGJEDHJE AJETESH KUR’ANORE
RRETH ISLAMIT

“Thuaj: ‘Kjo është rruga ime, e mbështetur në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët’.” (el-Bekare: 108).
“Ata edhe thanë: ‘Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë!’ Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: ‘Sillni argumentin tuaj nëse jeni të drejtë?’ Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten”. (el-Bekare: 111-112).
“Kur Zoti i vet atij i tha: ‘Dorëzohu!’ Ai tha: ‘I jam dorëzuar Zotit të gjithësisë!’ E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi: ‘O bijtë e mi, Allahu jua zgjodhi fenë (islame), pra mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë!’ A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja e ai u tha bijve të vet: ‘Çka do të adhuroni pas meje?’ Ata thanë: ‘Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!’”. (el Bekare: 131-133).
“Ju (o besimtarë) thoni: ‘Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur’.” (el-Bekare: 136)
“E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t’ju luftojnë vazhdimisht për t’ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm”. (el-Bekare: 217)
“Feja e pranuar tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t’i japë llogarinë. E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: ‘Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar Allahut, e edhe ithtarët e mij!’ E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: ‘A pranuat fenë islame?’ Nëse pranuan Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t’u komunikosh; Allahu i di shumë mirë punët e robërve.” (Ali Imran: 19-20).
“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve. Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve. Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t’ju shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre dhe s’e vërejnë. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e Allahut, e duke e ditur të vërtetën?” (Ali Imran: 67-70)
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit. E, si ta udhëzojë Allahu një popull që pas besimit të tyre u bënë jobesimtarë dhe pasi dëshmoi se i Dërguari është i vërtetë, dhe pasi t’ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? Allahu s’ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqar.” (Ali Imran: 85-86)
“Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pajobesimtarë e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t’u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.” (Ali Imran: 90)
“Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” (en-Nisa’: 125)
“O ju që besuat, besoni vazhdimisht Allahun, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg. Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, Allahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.” (en-Nisa: 136-137)
“Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos iu frikësoni atyre, por Mua. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar e duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu falë shumë dhe është mëshirues.” (el-Maide: 3)
“Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve ”. (el-Maide: 5)
“Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t’i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t’i arrijë. E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).” (er-Rad: 14)
“Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin për besim islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerët ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun, të tillët janë në humbje të qartë”. (ez-Zumer: 22)
“Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.” (el-Xhin: 14)




HADITHET RRETH PRANIMIT TË ISLAMIT

Ishte zënë rob Summame ibn Esal, e sollën të lidhur afër xhamisë. Duke kaluar përpara tij i Dërguari a.s. urdhëroi që ta zgjidhnin e ta lironin, ndërsa ai shkoi te pusi më i afërt dhe u pastrua, pastaj hyri në xhami dhe shqiptoi dëshmimin: Eshhedu en lailahe ilallah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu - me të cilin u bë pjestar i Islamit.

Në një rast Muhamedi a.s iu drejtua Aliut r.a duke i thënë: “Për Allah, nëse bëhesh shkak që dikush ta pranojë Islamin, kjo vepër do të ishte për ty më e vlefshme se sa kopeja më e mirë bagëtive.”

“Pasaniku më i madh është një njeri që është i udhëzuar në Islam - ai e kalon jetën duke qenë i kënaqur me atë që zotëron dhe është modest.”

Kur dikush pranonte Islamin, Muhamedi a.s ia mësonte shqiptimin e fjalëve: Allahumagfir li verhamni vehdini verzukni, që do të thotë: O Zoti im, më fal, më mëshiro, më udhëzo e më furnizo.

“Çdo fëmijë lind me prirje natyrore në Islam, por prindërit e bëjnë të krishterë, jehudi ose zjarrputist.”

Ebu Sa‘id el-Hudri transmeton fjalët e të Dërguarit të Zotit se kush thotë: “Jam i kënaqur që Allahu të jetë Zoti im, Islami të jetë feja ime dhe Muhamedi a.s i dërguari im, e meriton xhenetin si shpërblim.”

“Islami ngrihet në pesë shtylla: të besuarit në Allahun që është Një dhe i vetëm, të falurit e namazit, dhënien e zekatit, agjërimin e ramazanit, dhe kush ka mundësi të kryejë Haxhin.”

Erdhi një njeri te Muhamedi a.s, i përgatitur për luftë (gjatë betejës së Uhudit), dhe pyeti: A të luftoj apo ta pranoj Islamin. Muhamedi a.s iu përgjigj: Pikësëpari prano Islamin, pastaj shko në luftë. Pastaj shqiptoi shehadetin dhe e pranoi Islamin. Atëherë shkoi në luftë, ku dhe u vra. Pas kësaj Muhamedi a.s tha: “Ka punuar pak, por do shpërblehet shumë.”

“Vërtet, Allahu i Lartësuar u jep nga të mirat e kësaj botë atyre që i do dhe atyre që nuk i do, por fenë (udhëzimin) ua jep vetëm atyre që i do. Prandaj atij që ia ka dhënë fenë Ai e ka dashur. Pasha Zotin, nuk do të jetë musliman askush, në qoftë se para kësaj zemra dhe gjuha e tij nuk e pranojë Islamin.”

Lexues të nderuar, nga ajetet dhe hadithet e përmendura e kemi më të qartë pse jomuslimanët e pranojnë Islamin... Në vazhdim do të përmendim njerëzit që e kanë pranuar Islamin, nga të cilët do të shohim edhe arsye të tjera mbi atë pse jomuslimanët e përqafojnë këtë besim.
Këtu do të përmendim disa priftërinj, pastorë, misionarë, politikanë, shkencëtarë dhe njerëz të tjerë që e kanë përqafuar Islamin.


VAZHDONE.











PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN 5414_1073955339014_1530103268_30192393_1920325_s
Mbrapsht në krye Shko poshtë
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 46
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN Empty
MesazhTitulli: Re: PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN   PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN I_icon_minitimeMon 10 May 2010 - 11:36

vazhim

PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN
Autor: Afet Beadini

Boton: SH.B. “ THESARI”
GOSTIVAR


PSE PASTORËT DHE PRIFTËRINJTË E PRANOJNË ISLAMIN?

Rrëfimi për Yusuf Estes
Këtu do të përmendim historinë e një robi të Allahut, Yusuf Estes, i cili dëshironte mëshirën dhe faljen e mëkateve nga i Gjithëshirshmi, Mëshiruesi.
Vëllai Yusuf Estes na rrëfen se si e ka pranuar Islamin: “Njerëzit më thonë shpesh: kemi dëgjuar se ke qenë prift e më pas ke hyrë në Islam. Na trego se si u bë kjo, kemi dëshirë ta dimë!”
Nuk është se vetëm muslimanët kanë dëshirë ta dinë, por gjithashtu edhe jomuslimanët, sepse thonë: “Ti si prift nuk munde ta kuptoje Jezusin (Isain a.s). Pra, është një temë për të cilën flas shumë. Së pari duhet t’i qartësoj ca pika: Unë nuk isha prift. Në anglisht ne e përdorim fjalën “prift” për një person i cili është në kishën katolike dhe nëse nuk je nga katolikët, por je nga protestantët, atëherë nuk përdoret termi prift por përdoren terma të ndryshëm, si: predikues, pastor, reverend dhe këto janë disa nga titujt që ne i kemi dhënë vetës, sepse njeriu vetvetiu është i prirur për t’i caktuar vetes tituj të ndryshëm.
Pra, unë isha pastor e shërbyes (meshtar) i muzikës. Nuk ka shumë rëndësi, por kur flet me një të krishterë dhe i tregon se je prift ai të thotë: “O Zot im, si është e mundur?!” Pasi të mësojë që nuk ke qenë katolik thotë se nuk është e mundur të jesh edhe pastor? Ndaj dua ta sqaroj këtë dhe të tregoj gjykimin tim për zgjidhjen e këtij ekuacioni, sepse ka shumë prej njerëzve që kanë hyrë në Islam njëherësh me mua, prandaj do të duhet pak kohë që të tregoj reagimin tim, por ju kërkuat që ta dëgjoni atë e unë do t’jua përmbush kërkesën. Por dua që të dëgjoni me vëmendje të veçantë për ta kuptuar se çfarë sillet nëpër mendjen e një njeriu që nuk është musliman.
Zakonisht e filloj rrëfimin duke treguar se unë dhe im atë ishim të dy meshtarë e biznesmenë. Mirëpo biznesi ishte parësor dhe predikimi dytësor. Sepse siç thonë puna është punë e në këtë mënyrë veprohet. Shumicën e kohës drejtonim punën në Teksas por kemi pas edhe në vende të tjera si San Antonio, Hjuston po ashtu edhe në Dallas dhe kemi qenë përgjegjës për rrethanat krishtere, dhe i ati fillojë të merret me këtë lloj pune.
Nëse e shikojmë nga pikëpamja materiale duket si një vend ku shiten gjëra, por e vërteta ishte se njerëzit i binin gjërat e tyre dhe ne i shisnim. Kurse një pjesë të të hollave e mbanim në “një shumë të madhe”, por ata gjithashtu binin edhe punë dore të cilat i bënin gratë e tyre dhe i linin tek ne, çka duhej ta ndihmonte kishën - të ashtuquajturën ‘’kishë” - dhe ata gjithashtu. Dhe biznesi e religjioni u lidhën ngusht së bashku. Kjo është diçka e rëndomtë në vendin tonë.
Një ditë im atë më tha se do fillojmë një punë me Egjiptin. Iu përgjigja se është mrekulli të punosh me të huaj. Im atë më tha: Ky njeri është nga Kajroja dhe aty gjendet lumi Nil e piramidat, sfinksi etj. Dhe të gjitha janë aty.” I thashë: “O, kjo është vërtet e mrekullueshme.” Por ai shtoi: “ai është musliman!”
Kurrë nuk do ta harroj, e kam treguar shumë herë por më duket sikur ka ndodhur dje.
Ndodhesha midis kuzhinës e dhomës së ndenjës dhe po flisnim. U ndala për një çast e thashë: “Çfarë, musliman? Në asnjë mënyrë nuk do të punoj me të. O baba, ti e di më mirë se çdo njeri tjetër punën e muslimanëve, sepse ne ishim të lidhur me pastorët e tjerë.” Im atë i përkrahte njerëzit si Pat Roberson dhe Orouv Roberts, ai nuk është i popullarizuar më, por, ka qenë mjaft i popullarizuar më herët. Dhe shumë të tjerë si Benny Hin, John Hegei, Jimmy Swagart dhe disa nga emrat që i keni dëgjuar më herët. Ne i njohim këta njerëz dhe e dimë se me çfarë pune merren. Dhe ja këtu duke folur me tim atë për një musliman, duke i treguar se muslimanët janë armiqtë e Zotit, këta njerëz na mësonin në emisione televizive duke treguar se muslimanët janë të ligë. Tani është aktuale që muslimanët janë terroristë, mirëpo më herët na mësonin se janë rrëmbyes, plaçkitës dhe se ata nuk besojnë në Zot. Po ashtu thonin se ata adhurojnë një kuti të zezë në shkretëtirë dhe e puthin tokën pesë herë në ditë.
Kjo është ajo që dinim!
Unë prapë i thashë babait se nuk do të punojmë me të, por ai ngulmoi e më tha se: dua ta takosh këtë njeri, është një njeri shumë i sjellshëm. Iu përgjigja se nuk dua ta takoj dhe këmbëngulja në këtë. Por ai ma preu: unë dua vetëm të takohesh me të.
Unë i thashë: “Në rregull, do ta bëj për hirin tënd, por në mënyrën time. Do të shkoj të dielën në kishë dhe kur të dal do të kem Biblën në duart e mia dhe do ta marr kryqin tim të madh me vete e do ta vendos kapelën time me thënien “Jezusi është Zot” dhe do ta marr edhe gruan time me vete e do t’i tregojmë këtij djalli, demoni të pafe se kush është Jezusi (Isai a.s).”
Pra, u zgjova të dielën në mëngjes me pak siklet dhe shkuam në kishë. Pastori predikonte nga Dhiata e vjetër për shpëtimin i cili është ardhur në kohën e Davudit e cila me të vërtet më vuri në mëdyshje, sepse në bazë të të krishterëve shpëtimi vjen përmes Jezusit dhe kjo më hapi një derë të re, por këtë do t’jua tregoj pak më vonë.
Pse thoshte shpëtimi është para Jezusit - kjo ishte interesante. Tani kur arrita te dera e tim eti, e hapa derën dhe shikoja rreth e rrotull, dhe prisja të shihja një njeri të veshur me fustan të gjatë të bardh, me mjekër të gjatë, konkretisht siç jam unë tani.
Gjithsesi! Kur hyra brenda nuk e pashë këtë njeri të imagjinuar me shpatë e me kapelë etj. Thashë: Ku është ai, jam gati? Dhe babai më tha: ja ku është ulur atje.
Ai është një njeri normal, nuk kishte mjekër, por nuk kishte as flokë fare. I thashë : Si jeni? Ia tregova emrin tim, u prezantuam dhe ai quhej Muhamed. I thashë tungjatjeta. Pas këtij prezantimi dhe përshëndetjes e pyeta: A besoni në Zot?
Ai tha: Po. I thashë: A besoni në Zotin e Moisiut (Musait a.s.)? Ai pohoi. E pyeta më tej: po të Abrahamit (Ibrahimit)? Tha: Po. Po në Zotin e Davidit (Davudit a.s) dhe Solomonit (Sulejmanit a.s)? Tha: Po.
Kur m’i tha të gjitha këto isha i impresionuar, por thashë me vete se i ka thjesht thashetheme e më pas e pyeta se çfarë mendonte për Jezusin, sepse në fillim mendova se muslimanët janë sikurse hindusët, mirëpo kur më tregoi disa nga besimet e Biblës mendova se janë si çifutët dhe për këtë i thashë: çfarë mendon për Jezusin (Isain a.s).
A besoni në Jezusin?
Ai më tha: Po. I Thashë vetes se me këtë person do të jetë fare lehtë, mund ta kthej këtë njeri në fenë time. Më në fund u pajtova të bëj biznes me këtë njeri dhe më pas dolëm së bashku për të pirë diçka e biseduar nga pak dhe fillova menjëherë me predikimin tim. E hapa Biblën dhe i thashë: eja të flasim për Zanafillën dhe për Ibrahimin a.s, çfarë din për të. I thashë se Ibrahimi a.s kishte dy fëmijë dhe kështu me radhë. Unë isha ai që mundohesha ta mësoj atë, e përfytyroni dot? Por ai dëgjonte me vëmendje dhe nuk fliste shumë. Ja, kështu ndodhi.
Ishte muaji i Ramazanit dhe disa nga shokët e tij që banonin së bashku i ndruan vendbanimet e tyre dhe ai kishte vendosur që të rrinte në xhami për itikaf (kalimi i 10 netëve të fundit të Ramazanit në xhami) si diçka normale.
Unë s’e kuptoja dhe i thashë babait se ky njeri nuk ka ku të strehohet. Ai m’u përgjigj: mos u merakos se ai ka mjaft para. Unë i thashë sërish: Jo, jo nuk ka fare, unë të thashë se ai don të shkojë të banojë në xhami!
Të jesh i krishterë e të banosh në kishë është e mjerueshme. Por unë i thash se do të shkoja ta ftoja të qëndronte tek ne, ndërsa babai më tha të mos të bëja pasi nuk është mirë. Por unë këmbëgulja dhe shkova i thashë që të vinte e të qëndronte tek ne.
Ai më tha: Jo, s’ka nevojë, dua të qëndroj në xhami, sepse më pëlqen të rri aty.
Dhe i thashë vetes: O i gjori, i shkreti, por sërish i ofrova të vinte tek ne.
Ai më tha se nuk mundte, duhet të rrinte atje. Më pas i ofrova strehim tek ne me pagesë, sepse më duket se e preka në dinjitet.
Ai më tha: Sa është çmimi?
I thashë: 15 dollarë në javë - që në Amerikë nuk është asgjë.
Ai ishte disi në dyshim e unë i thashë se do ta bënim 15 dollarë në javë së bashku me ushqimin.
Ai pranoi.
Më vonë i thash babait: e sheh se si e bëra? Tani do të qëndrojë në shtëpinë tonë dhe të gjithë këtë e bëja për interes. Unë nuk kisha menduar se ai kishte dëshirë të qëndronte me ne, se donte të mësonte për amerikanët, në çka besojnë - sidomos njerëzit predikues. Pra, ai erdhi për të qëndruar në shtëpinë tonë e unë i thashë se do të udhëtojmë së bashku, të punojmë së bashku e dalëngadalë do ta mësojë se ç’është feja e krishterë. Duke punuar së bashku, vendosur tavolinat dhe ekspozuar mallin tonë që e shitnim, vura re një herë se kur dikush donte të blente diçka nga tavolina ai e merrte nga prapa dhe ja jepte atë. Prapë një person tjetër donte të blinte diçka dhe ai prapë ia dha nga prapa.
Unë i thashë: O Muhamed, ne i ekspozojmë dhe i shesim gjërat e vjetra këtu përpara, ndërsa ato prapa i kemi për më vonë, që të pastrohemi nga malli i vjetër së pari.
Ai më tha: Në fenë tonë nuk mund t’ua shesim gjërat njerëzve përderisa të mos u japim mallin më të mirë që kemi. Thashë me vete më zuri në këtë! Unë isha ai që duhej t’i trgoja për punë më të paqme, edhe pse nuk do të bënim para kurrë.
Në një periudhë të shkurtër kohore arrita të mësoj shumë gjëra, veçanërisht si të jesh modest, pasi ky njeri ishte mjaft i arsimuar dhe fliste për shumë gjëra. Unë isha ai që mundohej të fliste shumë por ai e vërejti këtë dhe nuk fliste. Dëgjonte dhe më lejonte që unë të fitoja çdo debat a bisedë. Unë mund t’i fitoja debatet, vetëm nëse ai donte. Por nëse ai donte që unë ta humbja debatin, unë do të humbja. Në këtë mënyrë korrekte i kontrollonte gjërat ai.
Tani, çfarë ndodhi. Një nga pastorët që njihja mbante një kryq të madh dhe ecte rrugës me të, që njerëzit të ndaleshin e të flisnin me të për fe.
Ai kishte një infarkt e ishte shtruar në spital. Shkova ta shoh dhe gjatë vizitës takova edhe një njeri tjetër, që rrinte në karrige handikapi. Ky zotëri kishte një problem serioz e s’donte të fliste me askënd. I thashë: Më lejo të flas me ty, që së bashku të ndajmë për ca kohë mesazhin e Jezusit (Isait a.s). E nxora Biblën dhe fillova t’i flas për profetin Junuz a.s dhe i tashë shikoje Jonah (Junusi a.s), i futur në bark të balenës, gjendet në fund të detit e kushedi sa do të rrijë atje. Prandaj nuk ka nevojë të merakosesh aq shumë, sepse nuk i ke problemet më të mëdha se ai. Zoti e shpëtoi atë, ndaj mund të të shpëtojë edhe ty. Ai tha: Hmm.. Nuk fliste me mua. E pyeta si quhej, nuk më tregoi. E veta nga ishte e më tha se ishte nga Afërdita. E vizitoja gati përditë, flisja me të dhe drejtoja karrigen e tij. Një ditë filloi të qante e tha: “Duhet të të pranoj diçka.” Tek priftërinjtë katolik pranimi i diçkaje aludon se njeriu i tregon të gjitha mëkatet dhe pastaj ai do të ketë mundësi t’ia falë, mirëpo unë s’isha katolik dhe i thashë se nuk jam prift, por pastor. Ai tha: “E di se je pastor, më mirë se ti e di, unë jam prift.” Thashë me vete: “O Zot im, ky njeri është prift dhe e di Biblën shumë më mirë se unë.” Ai më tregoi se kishte kaluar një periudhë kohore të vështirë: “Kam pasur infarkt në zemër dhe probleme të tjera e jam munduar t’i zgjidh shumë prej tyre. Më fal që të kam bezdisur, më vjen vërtet keq, më fal!” Dhe filloi të qante. U ndjeva keq për momentin dhe fillova ta përqafoj e t’i jap shpresë.
Një ditë shkova në spital dhe shoku im i mëhershëm kishte ikur dhe kështu vazhdova të rri me priftin. Një ditë tjetër shkova për vizitë edhe prifti kishte shkuar gjithashtu. I pyeta se ku ndodhej, ata më thanë se kishte shkuar në shtëpi. U thashë ai ishte një prift misionar nga Jugu i Amerikës e se nuk ka shtëpi. Më thanë se me siguri ka familje. I përgjigja se ai nuk ka familje, ndaj më tregoni se ku ka shkuar. Ata më thanë se nuk jemi përgjegjës se ku ka shkuar ai. U thashë të shikonin në arkivën e priftit. Më thanë se nuk mund të bënin këtë, pasi arkiva është e mbyllur dhe askush nuk mund ta shikojë. Iu afrova zonjës e i fola: “Më dëgjo me vëmendje. Ky njeri mund të vdesë atje në rrugë dhe do të jetë faji yt. Ti do të akuzohesh dhe unë do ta ndihmoj akuzën.”
Athëherë më tha në rregull: Ja ku e ke arkivën, vetëm se unë nuk do ta shikoj. E shikova adresën dhe pashë se ku ishte vendosur. Shkova në atë vend dhe e takova priftin. Ai ishte ende në karrige. Kur më pa, filloi të qante e të më thoshte: “Të lutem më nxirr nga ky vend!” Unë i thashë, në rregull, eja dhe vendosu në shtëpinë time. Këtë tregim ua tregova sa për ilustrim, sepse tani në shtëpinë time kam dy mysafirë: njëri prift katolik, tjetri musliman. Në moment mendoja se priftin do të mund ta ktheja në fenë protestante, ndërsa muslimanin në fenë katolike. Kisha frymëzim të madh. Por, nuk funksionoi sepse ndodhën disa gjëra të çuditshme. Çdo natë uleshim në tavolinë e bisedonim rreth Biblës dhe asaj se ku gjendet shpëtimi.
Im atë kishte versionin King James të Biblës. Shumica nga ju keni dëgjuar për atë, posçërisht nxënësit e prof Ahmed Didatit. Unë kisha një bibël tjetër që datonte nga viti 93 dhe quhej: “Revised Standard Version” (versioni standard i rishikuar). Në biblën time thuhej se versioni King James kishte gabime të mëdha, mungesë saktësie dhe jo vërtetësi. Fillova të mbaj fjalime nga e imja, ndërkohë që nuk përputhej me të tjerat. Ndërsa im atë thoshte se është kështu, unë thosha së është ashtu. Ndërkohë vjen gruaja ime me biblën e Jimmy Swagart-it që quhet “Good News for modern man” (Lajme të mira për njeriun modern).
Ndryshim total, asnjë e njëjtë. Bibla është shkruar në mënyrë moderne dhe në mënyra të tjera saqë nuk mund ta njohësh më. Prifti katolik kishte një bibël tjetër, një bibël më të vjetër, e cila përbëhej nga 73 libra, ndërsa e jona përbëhej nga 66 libra dhe bibla e priftit nuk pajtohej më me kaptinat e Biblave tona.
Unë s’kisha fare dijeni për këtë temë mospajtimesh në mes të biblave deri tani kur u mësova. Tani filluam, unë thosha kështu, im atë thoshte kështu, gruaja imë thoshte kështu, prifti thoshte kështu ndërsa Muhammedi rrinte i ulur dhe dëgjonte tërë kohën.
Ndërkohë e pyeta: Sa versione ka libri juaj, Kur’ani?
Më tha: Kur’ani nuk ka versione, është një dhe origjinal në gjuhën arabe. {Dhalik-el-kitab-u laa rajb-e fi} (Bekare: 2) “ Ky është libri në të cilin s’ka dyshim”; {Huden li’l-mutekin} (Bekare: 2), “Udhëzues për ata që friksohen (nga Allahu).”
Kur ai na tregoi se Kur’ani është një dhe në gjuhën origjinale e cila gjendet tek unë, mbeta pa fjalë.
A e dini se çfarë mendoja? Muhamedi po më gënjen. Isha i sigurt se ai është duke gënjyer sepse pa ç’probleme kishim ne me biblën dhe shfrytëzoi rastin duke i sajuar këto.
Por, problemi qëndronte se unë nuk e dija gjuhën arabe, prandaj edhe nuk kisha se çfarë të them. “Ndoshta,” por nuk ma merrte mendja. Dhe ai përfundoi me kaq e nuk deshi të na predikonte, duke më lënë me shumë dyshime. Ne kishim gjithë këto libra e ai vetëm një, në të cilën thuhej “La rajbe fi” - në të nuk ka dyshim.
Më vonë kishim edhe debate të tjera, por tani shkova tek ai prifti tjetër, që mbante kryqin e madh me vete dhe e pyesja se dua të kem mundësi ta shpjegoj Trinitetin. Ai më tha se ti e din Trinetin. I thashë se e di Trinitetin por doja të dija ta shpjegoja që një njeri i rëndomtë ta kuptonte. Ai më tha: Në rregull. Është sikur një Mollë, e merr një mollë dhe ajo mollë ka një lëkurë përreth, brenda është mishi dhe brenda saj është fara. Ja kështu tha, tri në një mollë, kaq.
Duke u kthyer në shtëpi thosha me vete do t’ia tregoj këtij muslimani për Trinetin. Prapë mendohesha dhe thashë: problemi tjetër ishte se ai në të shumtën e debateve që bënim më mundte dhe tani kur do t’i tregoj për fara ai do të thotë se molla ka më tepër se një farë, dhe çfarë tani 7, 8 ose 9 Zota në një pjesë! Thashë prapë me vete duhet ta ndërroj metodën. Kur u ktheva tek prifti e pyeta: po nëse ka më shum se një farë?! Ai tha në rregull, por unë i thashë se ekziston mundësia të ketë edhe një krimb aty brenda që sillet vërdallë - çfarë të bëj për këtë. Ai tha në rregull. Haroje mollën dhe tregoja sikur një vezë. Veza e ka mbështjellësin, brenda është të bardhët e vezës dhe brenda të bardhës është e verdha, tri gjëra që bëjnë një ve. U ktheva sërish në shtëpi e thashë me vete: Veza mund të ketë brenda dy të verdha dhe Zoti papritmas u shndërrua në katër, plus mund të jetë e kalbur. Por tani s’dua ta pyes priftin. Një ditë dolëm në market dhe m’u kujtua kur Muhammedi na tregonte se si ta besojmë nga Kur’ani se Allahu është Një e i vetëm. Takova një njeri dhe fillova t’i tregoj se kam dyshime në Trinitetin. Ai më tha: ju jeni një pastor dhe keni dyshime për trinitetin. I pranova dyshimet dhe thashë se ai nuk ka kurrfarë kuptimi. Si është e mundur 3-shi të jetë 1. Ai tha: Unë jamë një njeri thash po. Ai tha: e sheh gruan time, ajo është një person. E sheh djalin tim, ai është një person. A sheh se jemi tre? I thashë: po. Ai tha se tre persona një një familje është sikurse familja e Zotit. Në rregull, thashë me vete, mirëpo kjo nuk bënë shum punë sepse papritmas, mund të dalë edhe një fëmijë dhe çka është më e keqja prindërit mund të ndahen e ju doni një Zot që mund të ndahet. Në Texas nëse ndaheni, gruas i takon vetura, shtëpia, çeku i pensionit dhe atëherë s’ju mbetet asgjë. Unë nuk dua një Zot që mund të ketë një krimb brenda, nuk dua një Zot që mund të jetë vezor dhe nuk dua një Zot që ndahet. Por dua ta shpjegoj këtë trinitet në mënyrë të rregullt.
Një natë në shtëpi u hap tema e Trinitetit, dhe ja tani prifti mundohet të tregojë se kjo është si një mollë. Unë e kundërshtova. Më pas tha si një vezë. Unë thash: jo. Më pas tha si një familje. Unë përsëri thash jo dhe më në fund e pyetëm Muhammedin se ç’mendon ti për Zotin. Muhamedi tha:

E'UDHU BILAHI MINE–SH-SHEJTANI-R- RAXHIM. BISMILAHI-R -RRAHMANI-R-RRAHIM
Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Kulhu vAllahu e-had
(Thuaj: Zoti është një)
Allahus-Samed
(Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë)
Lem jelid ue lem Juled
(As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur)
Ue lem jekul-lehu kufuven ehad.
(Dhe Atij askush nuk i është i barabartë).

Thash me vete: “bash kjo është ajo që mendoja dhe unë”, por nuk mund ta pranoja aq lehtë.
Gjithashtu Allahu xh.sh në Kuran na thotë t’i tregojmë të krishterëve të mos thonë Tre. Tani do të dal pak nga tema për t’ju treguar diçka tjetër. Askund në testamentin e vjetër në Tevratin, Zeburin në Psalmet dhe në Ungjill nuk mund të hasni në fjalën Trinitet as një herë bile, as një herë!!! Por gjendet në Kuranin, ku Allahu xh.sh thotë: “Thuaju mos të thonë Trinitet”. Pra krishterët nuk e kanë në librin e tyre, prandaj Allahu xh.sh. thotë të mos e thonë. Qëllojani se çfarë, fjala bibël nuk gjendet në Bibël. Bibël vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë: “libër”, mirëpo në Kur’an shpesh herë gjendet ”kitab” - libër: Ehlu’l-Kitab - ithtarët e Librit”. Pra në Bibël është shkurtimisht, por Kur’ani është ai që e sqaron më gjerësisht dhe unë mund ta shpjegoj shumë më mirë nga Kur’ani, sepse më ofron më shumë argumente e të dhëna se si ta shpjegoj. Tani unë isha plotësisht dakord me atë çfarë thoshte Allahu në Kur’an dhe miku im, por nuk e pranoja. Dhe tani kur kisha për të mbajtur fjalime unë komentoja gjëra për biblën nga Kur’ani Famëlartë. Disave u pëlqenin por disave jo. Tani kur flisja për shpëtimin sipas Biblës ku thuhet se “shpëtimi është tek Zoti” thuhej shumë mirë se “Jezusi nuk është shpëtimtari juaj por Zoti është.” Kur e gjeta këtë thashë të mundohem ta shpjegoj në mënyrë tjetër. Çdo herë që hasja diç të re mundohesha ta shpjegoja dhe tani që e mora vesh se Zoti është Një dhe u qetësova, e harrova tërësisht Trinitetin ndonëse im atë nuk kishte besuar kurrë në atë. Prifti që rrinte tek unë i tha një ditë Muhamedit që ta merrte me vete në xhami. Ai i tha: Në rregull, pse jo. Kështu, ata shkuan. Kur u kthyen e thirra priftin dhe e pyeta çfarë bënin, më trego, a mos ishin duke prerë ndonjë kafshë apo diç tjetër, më trego? Ai më tha: Jo. Ata qëndronin në xhami vetëm për t’u falur dhe mbas faljes shkonin.
Unë thash: çfarë?!?! U falën dhe shkuan?!?!
Ai tha po.
- Mirë më trego çfarë muzike dëgjonin aty brenda. Ai tha se nuk kishin muzikë.
Nuk ka muzikë?!?!
Si mund ta adhurosh Zotin pa muzikë?
E pyeta Muhamedin: ju nuk keni muzikë? Ai tha: Jo. Tani unë merresha më Piano e instrumente kishtare dhe e pyeta Muhamedin sa xhamia janë në botë? Ai tha: Qindra mijëra. E pyeta: Asnjë nga këto xhami nuk kanë piano? Ai tha: jo. Po organo? Jo.
Thash me vete “O njeri, do bëhesh pasanik.” Vetëm duhet t’u tregoj pak rreth muzikës e t’i fus brenda. E pyeta: Kanë arabët muzikë? Ai pohoi. Për një çast i pashë milionat e dollarëve si vinin tek unë. Më vonë prifti i tha Muhamedit për të shkuar së bashku në Xhami. Shkuan në mes të muajit korrik të vitit 1991. Shkoi prapë në xhami, dhe kjo xhami gjendet në Texas në lagjen “Medina Drive”. Ndërsa ne jetonim në Okallif, në jug të Dallas-it. Ata pasi shkuan nuk u kthyen, e tërë nata shkoi duke pritur. Diku në një kohë mjaft vonë u kthyen dhe kur hynë brenda, e pashë Muhamedin dhe një njeri tjetër të cilin nuk e njoha dhe thashë kush është ky? Ai kishte veshur gilabije (veshje arabe) të bardha. U ndala, e shikova dhe thash Pit!!! Sepse quhej “atë Peter Jacobs”, mirëpo unë nuk isha katolik dhe s’duhet ta thërras Atë, por e thërras Pit: A mos je bërë musliman?!?! Ai tha:
"ESH HEDU EN LÂ ILÃHE ILÂLLAH VE ESHHEDU ENNE MUHAMEDEN ABDUHU VE RESULUHU".
"Besoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguari i Tij".
Thash me vete O Zot im. Tani, unë kisha disa kamera, sepse kishim një emision televiziv me titul “Estes Music chamber” Mora një nga kamerat, e vendosa dhe fillova të intervistoja priftin. Menjëherë fillova ta pyes: tani që hytë në Islam, çfarë dyshimi keni?! Mirëpo duke folur pas një kohe e zuri gjumi, ndërsa unë ende e kisha në kokë se ç’do të bëja. Është mahnitëse. Unë jam një predikues dhe mundohem ta ndryshoj atë çfarë jam duke thënë. Tani kam një prift që sapo u bë musliman, ndërsa im atë thoshte se nuk prish punë se ai vetë e ka zgjedhur dhe thjeshtë nuk dija se çfarë të bëj. Më në fund vendosa të bisedoj me gruan time. Shkova lart në dhomën tonë e fillova t’i tregoj se si prifti është bërë musliman, ndërsa ajo përnjëherë më tha: Unë dua të ndahem. I thashë ngadalë. Ajo më tha e gjithë kjo bisedë për religjionin për Islamin etj... Ndërsa unë i thashë ”jo jo jo” nuk ka fare problem këtu. Unë vetëm isha duke e vëzhguar atë, po nuk thashë se dua ta pranoj Islamin. I thashë se është e pamundur që të bëhem musliman! E pamundur. Mirëpo ajo më tha prapë se donte të ndahej. I thashë ta merrte shtruar e të mos fliste prapë për ndarje. Ndërsa ajo më tha: një muslimane nuk ka të drejtë martese me një të krishterë, ndërsa unë i betohesha se nuk do ta pranoja Islamin. Muslimani ka të drejtë martese me të krishterën. Edhe pse them se nuk dua të bëhem musliman, por vetëm them se në Islam lejohet. Ajo më tha: “Pikërisht ky është problemi. Një femër muslimane s’ka të drejtë martese me mashkullin e krishterë dhe unë dua të jem muslimane, ndaj më duhet të ndahem nga ti.” Kurrë nuk do ta harroj atë çast. Isha ulur në skaj të shtratit dhe gati u rrëzova e thashë me vete: më në fund mund ta pranoj të vërtetën. Mund ta them se nuk e kisha vënë re që asaj i kishte pëlqyer ideja, pasi druhesha dhe i thashë se gjëja tjetër e mirë është se edhe unë dua të jem musliman. A e dini se çfarë më tha: Nuk të besoj?! I thashë jo, jo, atë që fola pak më parë e thashë për shkaqe të tjera, mirëpo tani dua të jem musliman dhe kam menduar për këtë shumë, që të dy do të jemi mirë, do ta kalojmë kohën për mrekulli. A e dini se çfarë tha? “Nuk të besoj, sepse ose je duke gënjyer tani ose ke gënjyer para 5 minutave, kur the se nuk dëshiron të jesh musliman. Sido që të jetë, nuk dua të jem e martuar me një gënjeshtar, prandaj dil jashtë! Shkova te Muhamedi, e zgjova dhe i thashë: eja me mua, se dua të flasim. Shkuam jashtë shtëpisë dhe shëtitnim deri sa erdhi vakti për të lindur dielli e gjatë gjithë kohës e pyesja si është të jesh musliman. Si duhet të besoni, çfarë duhet të bëjë një musliman etj. Të lutëm më trego, nuk dua të bëj më debate, dua të di, vetëm më trego se çfarë është Islami, ç’duhet të bëj që të jem musliman. Ai m’i tregoi të gjithat rreth Islamit dhe thashë me vete ka ardhur koha që të vendosi, tani duhet të vendosi. Ai më tha: Në rregull, kjo të takon ty nëse je i sigurt se dëshiron ta pranosh Islamin, dhe nuk është çështje e imja. Unë thash: O Zot im. Teksa ai po falte namazin e sabahut e shikoja, ai ishte drejtuar në drejtim të Qabes, kishte vendosur ballin mbi tokë: ishte e mrekullueshme ta shikoje se si një njeri vendosë ballin e tij mbi tokë për hir të Rabil Alemin- Zotit të Botrave. Thashë me vete: Ta provoj këtë se si e bënë ai dhe shkova u fsheha ku asnjëri nuk mund të më shihte, gjeta një vend të rrafshët dhe fillova ta vendos ballin mbi tokë. Është natyra ime të flas shumë e posaçërisht kur bëja lutje i bëja tepër të gjata, por kur e vendosa ballin mbi tokë e vetmja fjalë që thashë ishte: O Zot më udhëzo! Asnjë tjetër. Dhe më pas thashë: O Zot, nëse je aty më udhëzo. Më vonë kur e ngrita kokën lart dhe fillova të shikoj nuk kishte diçka të re për t’u parë si p.sh ndonjë ylber i zbukuruar apo zogjtë duke fluturuar. Nuk kishte ndonjë shenjë të posaçme nga lart, muzikë, engjëj etj. Ishte vetëm një ditë e zakonshme në Texas. Por nga brendia ime e vërejta se duhej të bëja ca ndryshime dhe ja pra, aty ishte problemi, brenda meje. Pas pak minutash m’u bë e qartë se çfarë duhej të bëja. Duhej ta përpiloja një ide se si t’ia bëja. Fola me gruan, fola me tim atë. Pastaj bëra një banjë rituale (gusëll) e në ora 10 të mëngjesit shkova përpara Muhamedit dhe këtij njeriut me emër të ri të quajtur Jahja që ishte prift dhe thashë: “ESH HEDU EN LÂ ILÃHE ILÂLLAH VE ESHHEDU ENNE MUHAMEDEN ABDUHU VE RESULUHU."
"Besoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguari i Tij".
Menjëherë pas meje edhe gruaja ime e shqiptoi Shehadetin, ndërsa pas disa muajsh edhe im atë e tha atë.
Hap pas hapi mund ta shihje se si njerëzit futeshin në Islam. Ne donim që krejt botës t’i tregonim se ç’është Islami. Ne mendonim që bota të njihej me Islamin e vërtetë se si më herët nuk e kishim ditur për këtë fe të bukur të quajtur Islam. Dhe e tërë që duhet të bënim është që t’u tregonim njerëzve për Islamin. Shkova tek imami i xhamisë dhe i thash: tregoju njerëzve për Islamin. Prej këtij çasti gjithmonë kam kërkuar njerëz që t’i njoftoj me Islamin.
Lexues të nderuar, ky ishte rrëfimi se si e pranoi Islamin vëllai Jusuf Estez . Duhet të dimë se çdonjëri prej nesh e ka për obligim që ta njoftojë tjetrin me Islamin, sepse Allahu xh.sh do na pyesë: A ua përcollët mesazhin islam të tjerëve? Edhe pse e dimë se udhëzimi s’është në duart tona, por është prej Allahut. Allahu udhëzon kë të dojë dhe atë që e udhëzon Allahu ai është i shpëtuar. Por atë që Allahu s’e udhëzon, ai ka probleme serioze. Prandaj obligimi ynë është t’i njoftojmë edhe njerëzit e tjerë për Islamin. Mirëpo nëse njerëzit nuk duan, është zgjedhja e tyre dhe jo e jona, por është përgjegjësia jonë që t’ua përcjellim Islamin të tjerëve para se të jetë shumë vonë për ta.
Lexues të nderuar, a thua vallë nëse ai njeri nga Kajro të mos kishte qëndruar 3 muaj në Teksas duke e mjekuar këtë pastor, gruan, babain, vajzat e tij do ta kishin pranuar Islamin?! Kjo është edhe një arsye më madhe pse ne e kemi për obligim t’i njohim të tjerët me Islamin.

vazhdon

[url][/url]PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN 5414_1073955339014_1530103268_30192393_1920325_s
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN -afet beadini vazhdim
» PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN -afet beadini vazhdim
» Për një ditë pranojnë Islamin 300 veta
» Më shumë gjermanë po pranojnë Islamin
» Përse femrat e pranojnë Islamin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Shkarkime (dowonload) :: Libra Islame-
Kërce tek: