Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
89 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 89 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_lcap96%Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_lcap0%Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_lcap0%Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_lcap0%Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_lcap1%Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_lcap2%Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi


Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  Empty
MesazhTitulli: Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava    Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava  I_icon_minitimeFri 3 Aug 2012 - 19:30

Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava
Refiqja është moderatorja e një emisioni që e prodhon BIK-u dhe transmeton RTK-ja e një kallaballëk televizionesh lokale. Nuk dihet si mori këtë pozitë e sa paguhet. Ajo është hiç më pak se vajza e Naim Tërnavës. A duhet diçka më shumë?!


Mos nxirrni përfundime nga titulli. Nuk është ajo që po mendoni, por më keq.

Ndoshta jo shumë keq për mënyrën e funksionimit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), organizatë e paregjistruar, sikurse edhe bashkësitë e tjera fetare, por që ka një buxhet vjetor, plus-minus, prej afro 6 milionë eurosh.

Afro 6 milionë euro buxhetin vjetor e ka vetëm Kryesia e BIK, derisa këshillat lokal të BIK-ut kanë buxhete të tjera, prej të cilave mbahet kjo kryesi burokratësh, e udhëhequr kryesisht prej familjes Tërnava e Simnica dhe miqve e dhëndurëve të tyre, pa përjashtuar as ata që s’kanë lidhje gjaku me ta, por jarani e tregojnë prirje serviliteti.

Por, në një nga syfyrët e parë të këtij muaji të Ramazanit pashë që për kreun e kësaj organizate me qarkullim multi-milionësh s’ka kufi favorizimi i të afërmeve.

As më pak, e as më shumë, se sytë prej gjumit m’u qelën me fytyrën e vajzës së tij, Refiqes, që po moderonte një emision të sponsorizuar nga BIK, që e udhëheq babai i saj, dhe që transmetohet në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Televizion publik me status zyrtar.

BIK-u njofton në faqen e saj në internet me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, këtë vit enkas për Ramazan ka përgatitur një cikël të ri të emisioneve fetare.

Emisionet janë realizuar në formë debati me teologë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe , siç thuhet në këtë faqe, kanë tema që kanë të bëjnë me Ramazanin, Namazin, Bamirësinë, Kuranin, Tolerencën fetare , Fenë dhe Shkencën, Arsimimin, metodat e komunikimit, etj.

Ku ta dimë a janë kështu?

Pse a kemi të drejtën të dyshojmë në diçka që e prodhoi BIK-u e ia miratoi dikush nga menaxhmenti i RTK-së për transmetim?!

Në BIK nuk duan të flasin as sa ka kushtuar ky cikël emisionesh e kush është donator tjetër e as si është zgjedhur biznesi ku realizohet emisioni, biznes që i bëhet reklamë sa më shpesh që mundën, në televizionin publik.

Kam pritur të më përgjigjen edhe se si janë zgjedhur anëtarët e stafit që e realizojnë këtë emision, e në veçanti moderatorët, por as për këtë nuk kanë përgjigje në organizatën multi-milionëshe që udhëheq Myftiu Tërnava.

Krejt do ua bëja hallall të mos më përgjigjeshin, pasi që muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës dhe faljes, por është e pafalshme që nuk na treguan: Sa paguhet Refiqe Ternava për këtë projekt?

Refiqja ende në këtë emision paraqitet veç me një mbiemër, me mbiemrin e babit të saj-Tërnava, që më lehtëson kur e zë në gojë emrin e saj si për moderim ashtu edhe për atë se sa para i mori nga organizata që e udhëheq babai i saj, ani pse sindikalistët e BIK-ut e patën akuzuar Tërnavën se sikurse tash vajzën, më herët ka favorizuar dhëndrin.

“Dhëndëri i Naim Tërnavës, një djalosh që quhet Hysni Beka është punësuar së fundi në Kryesinë e BIK-ut pa konkurs”, thuhet në një letër publike të sindikalistëve të BIK-ut, që për zyrtarët e kësaj organizate janë thjeshtë të përdalur dhe thyes te rendit kushtetues. Jo të Kushtetutës që e shkeli Fatmir Sejdiu e u shkel për Behgjet Pacollin, por të Kushtetutës së BIK-ut.

Për BIK-un nuk janë gjë milionët e “shllajfitur” nëpër vite, që nuk zgjojnë interes as për institucionet e ndjekjes. Për asnjërën palë nuk qon peshë fakti që në vitin 2009 kësaj organizate të paregjistruar i tepruan mbi 2.2 milionë euro që i qoi në bankë, derisa në komuna të ndryshme të Kosovës punëtorët e saj mbesin prapa edhe për gjysmë viti me paga.

Sikur të mos i mjaftonte, në vitin 2010 ajo qoi edhe 900 mijë euro të tjera në bankë, derisa në ndërtim të buxhetit, sipas raporteve që ia miratoi edhe Kuvendi i vetë, nuk i futi në punë hiç 2.2 milionëshin e 2009-ës.

BIK-u kurrë nuk pati një shpjegim se ku mbetën 2.2 milionë euro, Ata dinë të thonë vetëm se “qisajde dikah napër banka janë. Si ka prek kërkush. Krejt letrat i kena....”, por qe që nuk i qesin ato letra, ani pse një pjesë të madhe të buxhetit e ndërtojnë me anëtarësinë obligative për myslimanë prej 3 eurosh.

Nëse dikush dyshon që kjo është obligative, mos ta paguaj dhe le të pret se çka i ndodh në ceremoninë e vdekjes së ndonjë të afërmi.

Krahasuar me milionat që shkojnë e vijnë, e përmblidhen në vetëm 4 faqe raport, që edhe ashtu duhet ta nxjerrë për publikim tinëz, favorizimi i vajzës për Myftiun Tërnava është “cikërrimë”.

Ndoshta edhe ka zbatuar këshillën fetare që në muajin e Ramazanit të shtohet mëshira ndaj familjes, e ia ka nxjerr edhe një rrogë vajzës, se që duhet gjithqysh të jetë më e mira ndër krejt vajzat fetare, që të drejtoi emisionin fetar në televizioni publik, këtë as që duhet ta vëmë në dyshim.

Refiqja është vajza e Naim Tërnavës. A duhet diçka më shumë?!

Sido që të jetë, me këtë emision, dhe më moderimin e vajzës së Myftiut vazhdoj të zgjohem e ha syfyr tash e tutje. Nuk e lëshoj këtë rast, pasi që e di që jam pjesë e një audience të madhe, pasi që këtë emision të syfyrit të RTK-së, menjëherë pas iftarit mund t’i ndiqni edhe në TV lokale që transmetohen në rrjetin tokësor dhe kabllor, si: TV Besa, TV Mitrovica, TV Dukagjini, Syri Vizion, TV Vali, TV Festina, TV Iliria e Star TV.
VISAR DURIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesazhi i urimit i Myftiut Tërnava për Ramazanin
» Myftiut Tërnava uron besimtarët për Fitër - Bajram
» Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin e datëlindjes së Pejgamberit a.s.
» NË SYFYR KA BEREQET!
»  Zgjohu për syfyr dhe ji pozitiv gjatë Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2012 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: