Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![GURTHEMELI I XHAMISË QENDRORE NË PRISHTINË MË 8 TETOR Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | GURTHEMELI I XHAMISË QENDRORE NË PRISHTINË MË 8 TETOR | |
GURTHEMELI I XHAMISË QENDRORE NË PRISHTINË MË 8 TETOR - Cito :
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se më 8 tetor, me një manifestim solemn do të vendos gurthemelin e xhamisë qendrore në qendër të Prishtinës, afër PTK-së Ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë është një nevojë e kahershëm për kryeqendrën tonë, ka dashtë Zoti që tani të krijohen kushtet dhe mundësitë që të nisim realizimin e një projekti të madh për vendin, Bashkësinë Islame, besimtarët dhe kryeqytetin tonë”, thuhet në një njoftim të BIK. Sipas njoftimit, fillimi i realizimit të këtij projekti madhorë është mundësuar vetëm pasi Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, Bordi i Drejtorëve dhe Asambleja komunale e Prishtinës iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ndarë truallin për xhami. BIK-u kërkon përkrahje dhe ndihmë ‘morale e materiale’ nga qytetarët, duke shtuar se për këtë qëllim, Kryesia e BIK ka hapur edhe llogari bankare.
| |
|