Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vlera e Haxhit Thu 27 Sep 2012 - 18:07 | |
| Haxhi ka vlerë të madhe dhe shpërblim të qmueshëm. Është transmetuar në sunenin e Tirmidhiut një hadith nga Ibni Mesud r.a se Pejgamberi aljehi selam ka thënë: “Bëni dhe umre (një herë në jetë apo kush ka mundësi edhe më shumë) ngase ato dyja e largojnë varfërin dhe I shlyejn mëkatet ashtu sikur (një llojë mjeti për pastrimin e hekurit dhe të arit) që e pastron hekurin dhe arin nga papastërtia, për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveq se Xhenneti”.Kurse në sahihun e Imam Buhariut transmetohet se Aishe r.a ka thënë: “Ne e shohim xhihadin punën më të vlefshme,pra si mos të bëjmë xhihad ! Tha xhihadi më I mirë është haxhi I pranuar”.Haxh I pranuar është ai që nuk shoqërohet me mëkate, I plotësohen të gjitha dispozitat e tij dhe kryhet në mënyrë të përkryer,këtij I thuhet I pranuar. Kur njeriu vendos që ta kryej haxhin ,ai duhet të pendohet nga të gjitha mëkatet , të largohet nga padrejtësitë , ta kthej hakun nëse I ka dikujt hak,ta kthej borgjin tek njerëzit dhe të kërkoj hallallëk nga të gjithë ata me të cilët ka pasur mosmarrveshje, të shkruaj testament dhe ta caktoj dikë I cili I kryen porosit e tij për te,ti lë fëmijët e tij në një vendë të sigurtë dhe nën mbikqyrje të mirë dhe furnizim të mjaftueshëm deri sa të kthehet nga haxhi,të kujdeset që furnizimi I familjes së tij të jetë me hallall dhe nëse ka mundësi të I le familjes furnizim shtesë më shumë se sa kanë nevoj në mënyrë që ata mos ta kërkojnë ndihmën e dikujt tjetër,ka thënë Allahu teala në Kur’an: ” O ju të cilët keni besuar shpenzoni nga mirësit që I keni arritur me mundin tuaj ” (bekare 267), poashtu kujdeset që të shoqërohet gjatë haxhit me ndonjë njeri I cili e ndihmon ate në kryerjen e dispozitave,e mëson aty ku nuk di,dhe e përkujton atëherë kur harron. Dhe është obligim që ta pastron nijetin që me udhëtimin e tij për ta kërkoj vetëm knaqësin e Allahut teala, të sillet me butësi dhe me moralin më të lartë,të largohet nga armiqsit dhe hidhërimet dhe mos t’iu sjell njerzëve vështirsi gjatë udhëtimit e ta ruaj gjuhën e tij nga sharjet, përgojimet dhe të gjitha fjalëve të tjerëa me të cilat nuk është I kënaqur Allahu teala dhe Pejgamberi alejhi selam. Marrë nga libri: El-Mulehas El-Fikhije Autorë: Shejh Salih El-Fevzani Përktheu: Zekerija Qazimi | |
|