Në mënyrë shumë të veçantë, madje të
pazakontë, e ka festuar golin e triumfit që i solli Shkëndijës
kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.
Dribluesi shkupjan i kuqezinjve, Muzafer
Ejupi pas shënimit të golit u ndal para portës së Bregallnicës dhe ra në
, që konsiderohet si një akt më i lart i përkuljes ndaj Zotit.
“Muza” kështu e përshkruan atë moment:
“S’e di si më erdhi. Por gjestin që e kam
bërë është një falënderim ndaj Zotit, sepse ishte dhuratë nga ana e tij.
Të them të drejtën edhe para ndeshjes parandjeja se do të shënoj gol,
mirëpo se dija se goli im do të përcaktoj fituesin e kësaj sfide. Nuk di
çka të them përveç se jam shumë i kënaqur edhe për golin, edhe për
mënyrën e festimit dhe natyrisht që u kualifikuam me Shkëndijën në turin
tjetër”, tha për “Lajm”, “Muza”, i cili kohëve të fundit po kalon nëpër
një forme shumë të mirë
Ai tha se edhe golat e tjerë do t’i festojë në këtë mënyrë:
“Po, pse jo. Vetëm Zoti të jep dhurata të
tilla dhe gëzim të madh. Do të festoj edhe në të ardhmen, sa herë që të
tund rrjetat kundërshtare”, ka shtuar ai.
Ejupi për gazetën zbulon se falet në xhami, duke i lutur Zotit dhe i kryen të gjitha ritet e fesë muslimane.