![Burime palestineze: Emiri i Katarit viziton Gazzën javën e ardhshme (u183u)2012-10-14-11-10-55](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u183u)2012-10-14-11-10-55.jpg)
Burime palestineze kanë bërë me dije se emiri i Katarit, shejh Hamed bin Halife do të mbërrijë në Rripin e Gazzës javën e ardhshme. Kjo është vizita e parë e një lideri arab në Gazza.
Sipas mediave vendase, po bëhen përgatitjet e fundit për pritjen e emirit të Katarit, i cili do të shoqërohet nga ambasadori i Katarit dhe do të kalojë nëpërmjet pikës kufitare në Rafah.
Gjithashtu vetë bashkëshortja e emirit, Moza do të vizitojë Gazzën për tu njohur me ecurinë e projekteve të Katarit për rindërtimin e qytetit.
Katari ka investuar 254 milionë dollarë për rindërtimin e Gazzës pas luftës së fundit. /ardhmeriaonline/