Plani dhjetëditor Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Plani dhjetëditor I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Plani dhjetëditor I_vote_lcap96%Plani dhjetëditor I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Plani dhjetëditor I_vote_lcap0%Plani dhjetëditor I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Plani dhjetëditor I_vote_lcap0%Plani dhjetëditor I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Plani dhjetëditor I_vote_lcap0%Plani dhjetëditor I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Plani dhjetëditor I_vote_lcap1%Plani dhjetëditor I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Plani dhjetëditor I_vote_lcap2%Plani dhjetëditor I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Plani dhjetëditor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Plani dhjetëditor Empty
MesazhTitulli: Plani dhjetëditor   Plani dhjetëditor I_icon_minitimeMon 15 Oct 2012 - 16:53

qeriteti.com/web/wp-content/uploads/dhulhixhe..1-300x225.jpg" border="0" alt=""/>
Me të vërtetë, lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes (shpirtrave) tonë dhe prej punëve tona të liga. Atë të cilin Allahu e udhëzon, nuk ka se kush ta humbë, dhe atë të cilin Allahu e ka lënë në humbje nuk ka se kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij me sinqeritet deri në Ditën e Gjykimit, dhe Allahu i bekoftë të gjithë ata me shumë bekime.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!“ (Aliimranë 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Ennisa, 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.“ (Ahzabë, 70-71)

Vëlla i dashur!

Eja me mua të të dhuroj një plan të pasur.

Fillimisht, së bashku me mua përsërit fjalën e të dashurit tënd, Muhamedit salallahu alejhi ve selem: “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve!” (Shënon Buhariu)

Vëlla i dashur, a nuk erdhi koha të largohesh nga brengat dhe hidhërimet e dynjasë?!

Vëlla i dashur, a nuk ka ardhur momenti ta largosh nga trupi paaftësinë dhe dembelinë?!

Vëlla i dashur, a nuk erdhi koha ta pastrosh zemrën nga koprracia dhe frika?!

Vëlla i dashur, a nuk ka ardhur koha ta paguash borxhin dhe ta kryesh hakun tënd ndaj Allahut, i Cili të ka dhuruar dhunti dhe të mira të panumërta?!

Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen?“(Hadidë: 16)

“Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!”(Hadidë: 17)

Vlera e dhjetëditëshit të Dhul-hixhes

Vëllezërit e mi!

Vërtet ju dua për hir të Allahut të Lartësuar dhe e lus Allahun të na mbledhë me këtë dashuri nën hijen e Arshit të Tij, pasi nuk ekziston hije tjetër pos saj!

Allahu im, bëji veprat tona të gjitha të mira, bëji ato të sinqerta vetëm për Ty!

Mëso, vëlla i dashur, se Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur kohën. Pjesa më e dashur për Allahun janë muajt e shenjtë, ndërsa prej muajve të shenjtë më i dashuri është Dhul-hixheja, kurse prej këtij muaji më të dashura janë dhjetë ditët e para të tij.

Ky dhjetëditësh nuk është si një dhjetëshe e zakontë, por përfshin dhe përmbledh në vetvete dhjetë merita dhe cilësi të larta.

E para:

Allahu i Lartësuar betohet për dhjetëshen e këtij muaji dhe thotë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul-hixhe)! Betohem për çiftin dhe tekun dhe për natën kur largohet! A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!” (Fexhër, 1-5)

E dyta:

Këto ditë i ka quajtur “ditët e caktuara” duke thënë: “…dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara.“(Haxh: 28)

E treta:

Muhamedi salallahu alejhi ve selem dëshmoi për to se janë ditët më me vlerë të dynjasë. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: “Ditët më të vlefshme të dynjasë janë dhjetë ditët (e Dhul-hixhes).” (Sahihul-xhami”, Albani e vlerëson të saktë)

Gjithashtu, Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (merzi) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).“ (Shënon Ahmedi)

E katërta:

Muhamedi salallahu alejhi ve selem porosit për veprime të hajrit në këto ditë.

E pesta:

Muhamedi salallahu alejhi ve selem urdhëroi që në këto ditë të madhërohet Allahu dhe të falënderohet.

E gjashta:

Në këto ditë gjendet dita e tervijes.

E shtata:

Gjatë këtyre ditëve është edhe dita e Arafatit, agjërimi i së cilës fshin gjynahet e dy viteve.

E teta:

Të mirat e këtyre ditëve shumëfishohen. Disa prej selefit kanë thënë: “Nuk ka ditë më të dashura për Allahun sesa adhurimi (ibadeti) për Të gjatë këtyre dhjetë ditëve të Dhul-hixhes, kur çdo ditë është e barabartë me një vit agjërim, falja për çdo natë e namazit të natës është si namazi në Natën e Kadrit.”

Ibni Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur më të, ka thënë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më e dashur për Allahun sesa këto dhjetë ditë, prandaj shpeshtoni sa më shumë “La ilahe il-lAllah”, “merzi” dhe “El-hamdu lil-lah”. Një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është e barabartë me një vit agjërim dhe veprat në këto ditë shumëfishohen deri në shtatëqind fish.”

Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Për dhjetëshen e Dhul-hixhes është thënë se çdo ditë ka vlerën e një mijë ditëve, dita e Arafatit të dhjetë mijë ditëve.” (Shënon Bejhekiu, Asfahaniu, Mundhiriu dhe thotë se isnadi i Bejhekiut bën.)

Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më ka ardhur lajmi se puna në njërën prej dhjetë ditëve është si vlera e luftës në rrugën e Allahut, kur agjërimi bëhet ditën e roja natën.”

Hasan el-Basriu ka thënë: “Agjërimi i një dite nga kjo dhjetëshe barazohet me dy muaj.”

E nënta:

Në këtë dhjetëshe është haxhi.

E dhjeta:

Është dita e Bajramit, ndër ditët më me vlerë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit e pastaj dita që vjen pas saj.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

Kujdes vëlla sepse pa dyshim që këto dhjetë ditë janë një mundësi e madhe në jetën tënde, një faqe e re në raportin tënd me Allahun. Këto janë ditët më të mira të Allahut.

Mendo që këto ditë janë më të vlefshme se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur për Allahun sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del dikush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Shënon Buhariu)

Shikoni se si shprehën habi sahabët, saqë thanë: “As xhihadi?” Sepse xhihadi është shkalla më e lartë e Islamit.

Shiko, vëlla i dashur, se si kjo dhjetëshe ka arritur shkallën më të lartë. Dobia tjetër që të njeh me një vlerë tjetër të kësaj dhjetëshe është fjala e Allahut të Lartësuar:

“Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh.” (Araf, 142)

Disa studiues të tefsirit kanë thënë se “dhjetë të tjera” janë dhjetëshja e Dhul-hixhes.

Shiko se si Allahu i dhuroi mirësi Musait alejhis selam dhe të Dërguarit tonë, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem, duke i shpallur atij se pas tridhjetë netëve u desh të plotësohen edhe dhjetë ditë të Dhul-hixhes.

Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka vepër që gjatë ditëve të vitit është më e mirë sesa në dhjetëshen e Dhul-hixhes.”

Allahu i Lartësuar e nderoi Muhamedin salallahu alejhi ve selem dhe umetin e tij duke u dhënë çdo vit nga tridhjetë net të bekuara, që janë ato të Ramazanit. Këtë vlerë shtesë e plotësoi edhe me dhjetë ditët e Dhul-hixhes.

Pa dyshim që ky është një rast i volitshëm për të filluar një faqe të re me Allahun e Lartësuar, shans për të fituar sevape të pakufishme. Është shansi për të fituar të mira që janë më të vlefshme se të shpenzuarit e pasurisë, jetës dhe shpirtit në xhihad.

Ky është shansi për ripërtëritjen dhe rimbushjen e zemrës tënde.

Ibni Rexhepi thotë: ” Çdo njeri nuk e ka mundësinë e vizitës së Qabes çdo vit, ndërsa haxhi është detyrim një herë në jetë për atë që ka mundësi. Kështu që këtë dhjetëshe e ka bërë që të jenë pjesëmarrës, pra të jenë të njëjtë si pjesëmarrësit në Crying or Very sad ashtu edhe jopjesëmarrësit. Kush nuk mund të shkojë në Crying or Very sad këtë vit, i vlerësohet vepra e tij në shtëpi këto dhjetë ditë si më të vlefshme se xhihadi, që është më i vlefshëm se haxhi.”

Ditët e para të Dhul-hixhes janë ditët për të cilat Allahu i Lartësuar betohet. Betimi fillon me agimin duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët“, që këto ditë të jenë agim i ri në jetën tënde.

Atëherë, pas gjithë kësaj që u tha, patjetër që duhet të kesh një plan të qartë dhe të menduar mirë, që në fund të dhjetë ditëve të jesh fitues. Largoje përtesën dhe dembelinë dhe cakto qëllimin tënd. Atëherë projektet në vijim të jenë jo vetëm propozim, por detyrim. Realizoji të gjitha, të paktën një herë në jetë.

1. Projekti i Kuranit

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Israë: 82)





Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut ka nga një shpërblim, kurse çdo shpërblim dhjetëfishohet. Nuk them se ‘eliflammimi’ është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.“ (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Përkujtoje Allahun, lexoje Kuranin që është shpirti juaj në qiell, dhe përkujtimi i juaji në tokë.” (Shënon Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Vëlla i dashur, patjetër bëje të paktën një hatme Kurani gjatë këtyre dhjetë ditëve dhe gjatë leximit të Kuranit zbriti ajetet e tij në zemër si shërim. Kërko shërimin e zemrës tënde në Kuran. Analizo çdo ajet, mendo për çdo fjalë e çdo germë.

Është pyetur Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, si ishin shokët e Muhamedit salallahu alejhi ve selem kur e dëgjonin Kuranin? Ajo tha: “Sytë e tyre lotonin dhe lëkurat u dridheshin.” Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka shpallur fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.” (Zumer: 23)

Për ta bërë hatme Kuranin gjatë dhjetë ditëve lexo nga tre xhuze çdo ditë.

Po të jesh gati, të përgëzoj.

Tre xhuze, duke i llogaritur me nga dhjetë sevape (shpërblime), bëjnë gjysmë milioni shpërblime.

Urdhëro dhe shpejto. Gjysmë milioni të mira, fitim i pastër ditor vetëm prej Kuranit.

Pastaj surpriza tjetër: gjatë këtyre ditëve të bekuara të mirat shumëfishohen, kështu që një milion bëhet miliona.

Kurani të ofron miliona shpërblime, prandaj le të fillojmë t’i marrim.

2. Projekti i banketit për çdo namaz

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush shkon në xhami ose vjen nga xhamia, Allahu, i përgatit në xhenet vendbanim (konak) sa herë që shkon dhe vjen.” (Shënon Ibni Hibbani, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

Konaku është dhoma ku priten dhe gostiten mysafirët. Ky është një banket dhe unë po të ofroj skemën e këtij banketi:

1. Fillo përgatitjen për namaz dhjetë minuta para ezanit. Ti e ke të qartë se fillimi i vërtetë i namazit është abdesti. Muhamedi sallahu aljehi ve selem thotë: “Kur robi i Allahut merr abdest dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija. Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet. Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij. Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij. Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët. Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve. Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdestit).“ (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson shih.)

2. Ndieje gjatë marrjes së abdestit çdo fjalë të këtij hadithi. Shikoje ujin kur rrjedh prej gishtave, shikoje ujin kur pikat bien nga mjekra, kështu pastrohesh nga gjynahet dhe e ndien veten në atë moment të pastër.

3. Dil për në namaz, por të lutem që këtë ta ndiesh, ta përjetosh. Të kërkosh kënaqësi sa herë që i lëviz këmbët dhe ta shohësh veten duke u ngritur në një shkallë dhe largim të një gabimi.

4. Futu në xhami para ezanit dhe qëndro për një moment duke përmbledhur nijetet (qëllimet) e tua me zemër të gjallë. Largoje shejtanin, harroji hallet (shqetësimet), izolohu nga dynjaja.

5. Ndiqe ezanin me prezencën e zemrës. merzi, Allahu është më i madh se çdo hall i yti. merzi, Allahu është më i madh sesa angazhimet e tua. merzi, Allahu është më i madh se fatkeqësia jote. merzi, Allahu është më i madh se mëkatet e tua. merzi , Allahu është më i madh se çdo gjë.

6. Bëj salavate mbi të dashurin tënd, Muhamedin salallahu alejhi ve selem, sa të mundesh. Lutju Allahut për ndërmjetësim. Më pas fal sunetet para farzit me qetësi, me prezencën e zemrës dhe përqendrim të madh.

7. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson shih.) Ngriji duart me përulësi, modesti, i nënshtruar. Lutju Allahut, çelësat e mirësisë janë në duart e Tij, që të ta hapë një derë të mëshirës së Tij. Angazhohu në dua, bëj sikur qan, sepse fëmija, kur kërkon diçka, nëse nuk i jepet qan.

8. Përpiqu të falesh pas imamit apo pranë tij, në mënyrë që të ndikohet zemra gjatë leximit të Kuranit. Angazhohu që të mos humbasësh asgjë nga namazi.

9. Ndieje se gjatë namazit je para Allahut të Lartësuar, sunduesit të mbretërve. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kur të falni namaz, mos lëvizni (përqendrohuni), ngase Allahu i Lartësuar vazhdon të qëndrojë përballë robit të Tij derisa të mos shpërqendrohet (nga namazi).” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson shih.) Kjo vlen gjatë qëndrimit në këmbë.

10. Ndieje rukunë, madhërimin e Zotit, përulësinë e Tij. Sexhdja është një kënaqësi e veçantë, së cilës asgjë nuk mund t’i afrohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Bëj Razz dhe afroju Zotit tënd!“ (Alek, 19). Ndieje afërsinë dhe nënshtrimin, se kështu do të lartësohesh, sepse sa herë që bën një Razz për Allahun, Ai të ngre një shkallë.

11. Lutju shumë Allahut në Razz, edhe pas teshehudit edhe para selamit. Këto janë vende që lutja pranohet, sidomos kur i lutesh Allahut me emrin e Tij të madh. Ai përgjigjet dhe kur i kërkon, ta jep. Muhamedi salallahu alejhi ve selem hyri në xhami dhe pa një njeri që lutej pas namazit me lutjen “Allahume eseluke ja Allah el-ehad es-samed, el-ledhi lem jelid, ve lem juled, ve lem jekun lehu kufuven ehad. en tegfire li dhunubi. in-neke entel gafurur-rehim“. (O Allah, unë të drejtohem Ty O Allah, se Ti je Një dhe i Vetëm, Ty ta kanë nevojën të gjitha krijesat dhe të gjitha Ty të drejtohen, i Cili as nuk lind dhe as nuk është i lindur, dhe s’ka asnjë të barabartë apo të krahasueshëm me Të; të m’i falësh gabimet (mëkatet) e mia, me të vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi.) Muhamedi salallahu alejhi ve selem tha: “Ai e fali atë. E fali atë. E fali atë.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

12. Pas selamit qëndro mirë, duke e ruajtur energjinë e namazit, duke e ndier arritjen e kënaqësisë së syrit pas leximit të Kuranit, dhikrit, duasë, rukusë, sexhdes. Pastaj fillo me duatë (edhkar) e ligjshme dhe të gjitha kryeji me qetësi.

13. Pastaj fale sunetin pas farzit, duke i përmbledhur ndjenjat e abdestit, shkuarjes në xhami, ndjekjes së ezanit.

14. Këshillë: Lexo edhe një herë pikat e lartpërmendura që të përjetosh atë që të ka përgatitur Allahu në xhenet. Vendbanimi, konaku i Allahut të Lartësuar është nder nga Ai. Atëherë urdhëro e merr nga frytet e shumta dhe të bëfshin mirë!

- Kujto hadithet që flasin për vlerën e abdestit në faljen e gjynaheve;

- Kujto vlerën e duasë pas abdestit, kur hapen tetë dyert e xhenetit dhe ke mundësinë e hyrjes nga cila dëshiron;

- Shkuarja në xhami ka shpërblime të shumta, si fshirje të mëkateve, ngritje të shkallëve, etj.;

- Shpërblimi i ezanit përfundon me shefat (ndërmjetësim);

- Shpërblimi i pritjes së namazit ka sevapin e namazit dhe duatë e melaikeve.

- Pastaj është sevapi i tekbirit fillestar, i namazit me xhemat, i safit të parë, i anës së djathtë të safit;

- Sevapet e dhikrit, suneteve.

Për Allahun, ju betohem: A nuk është ky një banket?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Plani dhjetëditor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Plani për shkatërrimin e Mekes?!
» “Plani Kosova” për Sirinë
» Plani i jetës së muslimanit
» Francë: Realizohet plani ’30 ditë, 30 xhami’
» Thirrje Damaskut - të zbatohet plani i paqes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Haxhxhi-
Kërce tek: