Nje grua shkon te nje psikolog dhe i ankohet se bashkeshorti i saj
ishte njeri i mbyllur dhe nuk fliste. Gjate gjithe kohes,ajo ndihej vetem.
Psikologu i thote: ''Mundohu te perdoresh objektet qe te rrethojne ne shtepi
per ta permiresuar situaten''. Pasi e vrau mendjen, ajo arriti ne nje
perfundim interesant. Nje dite, kur burri po nisej per nje udhetim pune,
ajo i jep nje kasete dhe i thote: ''Degjoje gjate rruges, se ka gjera me
vlere dhe te dobishme''. Burri e merr dhe niset. Gjate rruges, e vendos
kaseten ne kasetofon, por nuk degjon asgje. Kjo e zemeroi. Kur u kthye ne
shtepi, iu drejtua gruas disi me inat: ''Po c'ishte ajo kasete boshe qe me
kishe dhene? Aty nuk kishte asgje''. Ajo i pergjigjet: ''O burri im i dashur!
Ti per nje udhetim u merzite me nje kasete boshe. Ndersa gjate gjithe kesaj
kohe qe kemi qene te martuar, ato pak fjale qe ke thene ti kam nxjerre me
grep. A nuk mendon se per mua ti ke qene nje kasete boshe? ''Kjo e beri qe
burri te reflektonte dhe te ndryshonte!