200predh.jpg" border="0" alt=""/>Burime të lajmeve informative bëjnë të ditur se qyteti Zebdan në periferi të Damaskut, ka qenë cak i sulmeve me predha, që për një orë ka qenë nën rebeshin e më shumë se 200 predhave dhe bombave ajrore e tokësore duke vrarë dhe plagosur gra e fëmijë, dhe duke shkatërruar disa spitale e shtëpi.
Gjithashtu ata theksojn, se shumica e qyteteve në periferi të Damaskut janë nën sulmin e aeroplanëve dhe helikopterëve nga ana e forcave qeveritare.
Në këtë vazhdë sumesh ka ndodhur edhe një shpërthim i madh në lagjen Mejdan dhe lagjen tjetër Beramike në kryeqytet.
Ndërsa organizatat e bashkuara lokale bëjnë të ditur për vrasjen e 83 personave nga plumba të ushtrisë qeveritare. Mesazhi/Sh.Hulaj