Presidenti egjiptian Muhammed Mursi të shtunën mori një vendim për të mbajtur një referendum mbi projekt-kushtetutën e re.
Presidenti egjiptian Muhammed Mursi mori vendim për të mbajtur një referendum mbi projekt-kushtetutën e re. Referendumi do të mbahet më 15 dhjetor.
Megjithatë anëtarët e këshillit në Gjykatën Kushtetuese u ndanë të pakënaqur me vendimin. Duhet kujtuar se të gjithë anëtarët e kësaj gjykate janë mbetje nga regjimi diktatorial i Hosni Mubarakut, dhe se vazhdojnë të mbesin mbështetës të tij. Presidenti Mursi, president ky i zgjedhur me vota demokratike ka theksuar se referendumi është mjet i demokracisë, dhe 15 dhjetori do të jetë rast për ta shprehur vullnetin e qytetarëve karshi këtij vendimi.
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar të dielën, Gjykata Kushtetuese Egjiptiane deklaroi se "sot ishte një ditë e errët për gjyqësorin egjiptian”. Gjykata Kushtetuese është duke kërkuar shtyerjen e Komitetit Përgatitor Kushtetuese. Megjithatë, qytetarët janë vënë kundër mendimit të gjykatës kushtetuese, duke kërkuar vazhdimin e rrugës së revolucionit, dhe marrjen në dorë të kompetencave që i takojnë presidentit Morsi.
Sekretari i përgjithshëm i asamblesë kushtetuese Amr Darrag u deklarua në lidhje me ekuilibrin e pushtetit midis organeve të ndryshme të shtetit egjiptian, duke thënë se sistemi që po synohet të krijohet është një sistem as presidencial as parlamentar, por që është diçka në mes. Mënyra se si arrihet kjo është se ne kemi zhvilluar një matricë mes fuqisë dhe autoriteteve. Ai deklaroi se fuqia nuk duhet të jetë absolute për asnjë nga autoritetet. Ai deklaroi se janë munduar për të arritur ekuilibrin më të mirë midis pushteteve.
"Deri tani, kemi synuar që të arrijmë ekuilibër që presidenti dhe parlamenti do të duhet të punojnë së bashku në mënyrë që të dalin me një qeveri të suksesshme për të shmangur rreziqet që parlamenti të shpërbëhet apo presidenti të detyrohet për të dhënë dorëheqjen.
"Kur është fjala për marrëdhëniet civilo-ushtarake në vende si Egjipti, ku ushtria përdoret për të kontrolluar çdo gjë në vend, ne do të sigurojmë një kohë të mjaftueshme për të arritur një tranzicion. Egjipti dëshiron një sistem të përsosur për shtetin dhe qytetarët e tij”, theksoi Amr Darrag. Ne kemi nevojë për kohë të mjaftueshme në mënyrë që të zëvendësohet politika diktatoriale e trashëguar, ku pjesë e saj janë shumë persona vendimmarrës. Megjithatë, Egjipti është rrugës së demoracisë së plotë”.
Egjipti është përballur sërish me kritika nga përkrahësit e ish regjimit të Mubarakut, atëherë kur presidenti demokratik Muhamed Mursi ka shprehur interesin për të ndryshuar pjesë të Kushtetutës, me ç’rast do të arrihej shkëputje e plotë nga regjimi, dhe do të kompletohej revolucioni demokratik i janarit të vitit të kaluar.
Mesazhi/ A.Avdiu-Hoxha