Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: NASA ripërsërit: Më 21 dhjetor nuk do të ketë fund të botës Wed 5 Dec 2012 - 8:35 | |
| Agjencia amerikane për hulumtime kozmike NASA, në faqen e saj të internetit, ka ripërsëritur se 21 dhjetori nuk do të jetë fundi i botës
“Viti 2012 nuk do të jetë i fundit. Planeti ynë ka qenë në rregull gjatë më shumë se katër miliardë vjetëve dhe pohimet se së shpejti do të jetë fundi i botës nuk kanë kurrfarë baze apo mbështetje shkencore”, thuhet në kumtesë. Fillimisht, fundi i botës ishte paraparë të ndodh në vitin 2003, por nuk ndodhi. Më pas u paraqit version i ri për fundin e botës, i cili do të paraqitet më 21 dhjetor të vitit 2012. “21 dhjetori i vitit 2012 nuk do të jetë fundi i njerëzimit. Në këtë datë do të paraqitet solsticia dimërore (dita e shkurtër e dimrit), shton NASA dhe thekson se Maia të lashta, siç pretendojnë disa, nuk e kanë parashikuar fundin e botës. Sipas administratës kozmike amerikane pas 21 dhjetorit të vitit 2012 në kalendarin Maia fillon cikli i ri, pikërisht sikur që më 1 janar të vitit 2013 fillon viti i ri. Shkencëtarët e NASA-s, në mesin e të cilëve astronomë, astrobiologë dhe ekspertë për mësimin e asteroidëve dhe të Diellit, do të zhvillojnë video biseda në, “Google”. Ata do t’ju sqarojnë njerëzve kurioz se teoritë për fundin e botës janë vetëm një sajim i pastër.
| |
|