Pejgamberi (alejhi selam) thotë:
“Kush lahet (merr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami është sikur të ketë therur një deve (kjo është në kohën e parë), pastaj kush shkon në kohën e dytë është sikur të ketë therur një lopë dhe kush shkon në kohën e tretë sikur të ketë therur një dash dhe kush shkon në kohën e katërt është sikur të ketë therur një pulë e ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë është sikur të ketë falur një ve. Kur të del imami prezentojnë melaiket dhe dëgjojnë përmendjen e All-llahut (s.v.t.)” (Transmeton Buhariu)
Jo kot pa qëllim e nisa këtë shkrim me këtë hadith, këtu shohim që Pejgamberi (alejhi selam) na ka treguar për të pesta kohët e xhumasë dhe tregon që secila kohë paska vlerën e saj.. Lum ata që shkojnë në kohën e parë dhe arrijnë shpërblimin më të madh.
Po ju të tjerët ku jeni që vononi, përse nuk bëheni shembvull I grupit të parë për të arritur shpërblimin e madh, çfarë iu kushton vallë të lini një moment punën apo atë aktivitet me të cilin po merreni vetëm për një ditë në javë ?
A nuk e dini ju që kjo ditë është ditë feste për besimtarët në të gjithë rruzullin tokësor ?
A nuk e dini ju që kjo ditë është ditë shpëtimi, është një ditë e begatë ku duhet të mbizotërojë harmonia dhe buzëqeshja në fytyrat e vëllëzërve dhe motrave tona ?
Ku jeni o muslimanë që të përhapni selamin kudo që shkoni e kudo që shkelni..
Por çfarë veçorish ka kjo ditë mund të pyes dikush ?!
Veçoria e kësaj dite është se kjo ditë përsëritet çdo javë, dhe në këtë ditë është i ndaluar agjërimi tek, d.m.th. agjërimi vetëm ditën e xhuma. Transmetohet nga Pejgamberi (alejhi selam) se ka thënë:
“Me të vërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi përveç nëse ia bashkangjet një ditë para ose pas.”
(Transmeton Ahmedi me sened sahih)
Një tjetër veçori është se edhe leximi i sures Sexhde dhe Insan në namazin e sabahut, sepse Pejgamberi (alejhi selam) i ka lexuar në këtë ditë siç transmeton Buhariu.
Nga veçoritë e ditës së xhuma është se në të është një kohë në të cilën All-llahu (s.v.t.) i përgjigjet lutjes së besimtarit. Transmeton Ebu Hurejra (r.a.) se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:
“Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut (s.v.t.) për nevojat e tyre, All-llahu (s.v.t.) me të vërtetë do t’ua japë. Atëherë Pejgamberi (alejhi selam) tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë tejet të shkurtër.”
Po ashtu një veçori tjetër e ditës së xhuma është se në këtë ditë do të bëhet kijameti. Pejgamberi (alejhi selam) thotë:
“Nuk do të bëhet kijameti përveç se ditën e xhuma…”(Muslimi)
Treguam pak a shumë veçoritë e kësaj dite të shenjtë, po vlerat e kësaj dite ?
Nga vlerat e ditës së xhuma është se All-llahu (s.v.t.) ia fal robit të vet mëkatet që i ka bërë ndërmjet dy xhumave. Transmetohet nga Selman el-Farisiu (r.a.) se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:
“Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa më mirë që është, i lyen flokët me vaj ose parfumoset, pastaj shkon dhe nuk i ndan dy vetë (në saff), pastaj fal atë që i është përcaktuar, pastaj hesht deri sa imami e mbaron hutben, i falet ajo që e ka bërë ndërmjet kësaj dhe xhumasë së kaluar.” (Buhariu)
Nga hadithet e lartëpërmendura mund të themi se, sevapi i namazit të xhumasë është shumë i madh. Kush e praktikon atë që e ka praktikuar Pejgamberi (alejhi selam) në namazin e xhumasë ka këto sevape:
Për çdo hap të bërë deri në xhami, besimtari ka sevap sikur të ketë falur dhe agjëruar tërë vitin.
Ai i cili shkon më herët në xhami, për namazin e xhumasë, ka shpërblim sikur të kishte therur kurban madhësia e të cilit varet nga shpejtimi i tij në xhami.
Mëkatet ndërmjet dy xhumave falen.
Melekët ua shënojnë falësve sevapet për shkak të kryerjes së namazit të xhumasë.
Pra siç shohim kjo ditë me të vërtetë që është një ditë feste, harmonie, lumturie dhe gëzimi për të gjithë besimtarët muslimanë..
E lusim Allahun (s.v.t.) të na bëjë banorë të xhennetit Firdeus, dhe të na I falë mekatet tona në këtë ditë, të na e shtojë gëzimin në familjet tona, të na shtojë besimin në zemrat tona dhe gjuha jonë mos të rreshtë pa përmendur emrin e Allahut (s.v.t.) dhe të shtojmë ibadetet tona në këtë ditë dhe të biem sa me shumë në salavate për Pejgamberin tonë (alejhi selam)
Rejhana Çekrezi