"Göktürk-2" do ta fillojë fluturimin nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xhiukuan (JSLC) në provincën Gansu të Republikës Popullore të Kinës
Sot do të lëshohet në hapësirë sateliti i parë prodhim kombëtar turk me rezolucion të lartë për vëzhgim tokësor "Göktürk-2".
"Göktürk-2" do ta fillojë fluturimin nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xhiukuan (JSLC) në provincën Gansu të Republikës Popullore të Kinës.
Sateliti turk do ta nisë udhëtimin hapësinor një ditë përpara parashikimit për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike në Kinë.
Gjatë lëshimit të satelitit, baza kineze do të garantojë lidhje e drejtpërdrejtë me ekipet e Institutit të Kërkimeve të Teknologjive Hapësinore pranë Këshillit të Turqisë për Kërkime Shkencore dhe Teknike (TUBITAK UZAY), që kryejnë detyrën në stacionet tokësore të Ankarasë dhe Norvegjisë.
Procesin e lëshimit të satelitit "Göktürk-2" do ta ndjekë drejtpërsëdrejti nga Qendra Hapësinore e TUBITAK-ut edhe Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan.
Sateliti "Göktürk-2", i cili do të lëshohet në 18:13 me orën e Turqisë, do të përdoret në fusha si zbulimi ushtarak, analizat e prodhimeve agrare, parashikimet e të korrave, dezinfektimi bujqësor, lufta kundër ndotjes së mjedisit dhe vlerësimi i dëmeve të fatkeqësive natyre./trt/