Mësuesi i anglishtes Salah Ibrahim është shumë i përkushtuar për arsimimin e fëmijëve të familjeve që jetojnë në tendat e sirianëve në Turqinë juglindore.
Mësuesi i anglishtes Salah Ibrahim, i cili erdhi si refugjat në Turqi para se të fillonin sulmet e ashpra, ka përkushtuar veten për edukimin e fëmijëve të familjeve të siriane që jetojnë në “qytetet tendë” në Turqinë juglindore.
Ai la punën si mësimdhënës i anglishtes në një shkollë në Aleppo para përleshjeve në Siri, dhe erdhi në Turqi për shkak të trazirave në familje.
Ibrahim tha se ai po u mësonte anglisht për fëmijëve të familjeve refugjate tash e dy muaj dhe në të njëjtën kohë ai ishte duke u përpjekur për të mësuar turqisht për vete.
Duke shpresuar se incidentet në vendin e tij kanë për të marë fund së shpejti, Ibrahim tha: "Unë dua të kthehem në Siri dhe të përgatits studentët e mi për jetën. Unë jam duke luftuar për të mësuar diçka për këta fëmijë. Mësimdhënia është kuptimi i jetës për mua."
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha