![SHBa, miratohet paketa fiskale (u40u)shtepia%20e%20bardhe%20white%20house%20SHBA%20USA](https://2img.net/h/www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u40u)shtepia%20e%20bardhe%20white%20house%20SHBA%20USA.jpg)
Projektligji që parashikon rritje të taksave për të pasurit erdhi si rezultat i bisedimeve të gjata mes zv/presidentit Xho Bajdën dhe republikaneve të Senatit. Dhoma e Përfaqësuesve do ta shikoje atë gjatë ditës.
Reduktimi i shpenzimeve u vonua për dy muaj për të lejuar një marrëveshje më të gjerë. Kongresi nuk mundi të përmbushë afatin, por pasojat e të ashtuquajturës “humnerë fiskale” nuk do të ndjehen të martën, sepse është një ditë pushimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Afati i ligjeve të miratuara gjatë presidencës së Xhorxh Bushit skadoi në mesnatë. Por pakti i arritur të hënën shtrin taksat për të gjithë amerikanët, që fitojnë nën 400 mijë dollarë, më shumë nga kufiri prej 250 mijë dollarësh i kërkuar nga demokratët.
Analistët paralajmëruan që nëse vendi bie në “greminën fiskale”, atëherë SHBA-të do të hyjnë në recesion.