Ministri i Jashtëm i qeverisë greke, Dimitris Avramopulos ka theksuar edhe një herë vijat e kuqe të diplomacisë greke, duke thënë se Athina ka jo vetëm vullnetin, por edhe aftësinë për të mos lejuar që retorikat populliste të dëmtojnë dialogun.
I pyetur nga gazetari lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha për “Shqipërinë e madhe”, dhe ato të kryeministrit turk Recep Taip Erdogan, i cili tha se “Greqia po shet ishujt e vet”, Avramopulos deklaroi se Athina ka vullnet dhe aftësi për të mos lejuar retorikat populliste që të helmojnë dialogun dypalësh e shumëpalësh, raporton Balkanweb.
Komentet e Ergogan dhe Berishës shkaktuan zemrime për shtetin helen, pasi ky i fundit po përballet me krizën më të madhe ekonomike që ka njohur vendi.