islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
57 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 57 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty96%DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty0%DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty0%DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty0%DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty1%DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty2%DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Empty
15012013
MesazhDEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE

DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE Images?q=tbn:ANd9GcT1_rIjZWivgJJJEuoQEbEHghfFUWTCeAVOLaF9fE6A8A2-OP5WJQ
Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

Devotshmëria ndaj Allahut është përmbledhëse e mirësive dhe ruajtëse e begative. Cilësi e lavdëruar që më së shumti përmendet në Kuran dhe nuk ka mirësi të dynjasë dhe të ahiretit dhe as të jashtme e të brendshme vetëm se devotshmëria është fortifikatë dhe mbrojtëse e tyre.

Ajo është porosia e Allahut për të hershmit dhe për ata të vonshmit: "Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: "Frikësojuni Allahut!". Nisa 131.

Ajo është thirrja e të Dërguarve dhe stema dhe parulla e evliave. Çdo i Dërguar popullit të vet i thonte: "... A nuk frikoheni", dhe evlijat e Allahut janë ata që besojnë dhe që i frikësohen Allahut.

Baza e devotshmërisë është që të vendos robi parambrojte mes vetes së tij dhe asaj që i frikohet dhe i ruhet. Allahu i Madhëruar është i Denjë për t'u pasur frikë, për t'u madhëruar dhe fisnikëruar.

Devotshmërinë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përshkruam si: "Frika nga i Madhërishmi, të vepruarit me Kuranin, të kënaqurit me pak dhe përgatitja për ditën e Kiametit".

I devotshmi ndaj Allahut gjithmonë ecën i kujdesshëm, i ruhet gjynaheve, kërkon mbrojtje nga sprovat, frikërespekti ndaj Allahut është gjithmonë prezent në zemrën e tij, i largohet epsheve e pasioneve dhe dëshirave e ëndjeve.

Devotshmëria e arrin kulminacionin atëherë siç thotë Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, kur robi i frikohet Allahut që mos t'i bën gjynah edhe sa një thërrmijë dhe derisa nga frika largohet nga diçka që e sheh si hallall që të mos bie në haram dhe të bëhet pengesë mes tij dhe mes haramit. Allahu ia qartësoi robërve të Tij në Kuran dhe tha: "kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë". Zelzele 7-8.

Në Kuran të devotshmit përshkruhen me shumë cilësi të larta e të veçanta dhe përmendja e cilësive të tyre të mahnit. Të devotshmit në librin e Allahut përshkruhen se janë: "Të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne; dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër".Bekare 3-4.

I devotshmi në Kuran përshkruhet se: "Beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun".Bekare 177.

Të devotshmit në Kuran përshkruhen se janë: "Të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë". Ali Imran 134-135.

Devotshmëria i hap dyert e zemrave të mbyllura: "Prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju". Bekare 282. Udhëzimi i Kuranit nuk vjen përveç se në ato zemra të pastra dhe të shëndosha të cilat i largohen rrugëve të devijimit dhe shkatërrimit.

Me devotshmëri arrihet të dallohet e vërteta nga e kota dhe të arrihet deri tek drita nëpërmjet të cilës zgjerohen gjokset: "O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t’ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë".Hadid 28.

Të devotshmit e kanë të garantuar vendin e parë për ndershmëri: "Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë". Huxhurat 13.

Allahu i pranon veprat vetëm se nga të devotshmit: "Allahu pranon vetëm prej të devotshmit". Maide 28.

Ata janë të shpëtuarit nga zjarri i Xhehenemit: "Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai(Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të". Merjem 71-72.

Ata janë fitimtar të Xhenetit të Allahut: "Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar". Merjem 64.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur i përshkroi të devotshmit tha: "Ata janë të ndershmit, kur flasin flasin drejtë, veshja e tyre është ekonomike, të ecurit e tyre është modeste, sytë e tyre i mbrojnë nga harami, e dëgjojnë vetëm se atë që ju bën dobi, Krijuesin në zemrat e tyre e madhështojnë, çdo gjë tjetër jashtë Tij në sytë e tyre është e vogël, zemrat i kanë të përmalluara, askujt nuk i bëjnë dëm, kërkesat e tyre në dynja janë të vogla, nderin e kanë të mbrojtur, e din se me bë durim disa ditë të shkurta pas saj do të vijnë ditë të rehatshme e të gjata, natën falen dhe lexojnë Kuran, kërkojnë shpëtim dhe mëshirë, nuk kënaqen me pak nga veprat e mira, Allahut i frikohen, bëjnë durim në vështirësi, falënderojnë për begatitë, gabimet e tyre janë të pakta dhe nga ta shpresohet e mira dhe nga sherri i tyre njerëzit janë të mbrojtur".

Sinqeriteti i devotshmërisë del në shesh dhe qartësohet vetëm se atëherë kur devotshmëria e robit është e njëjtë si në publik ashtu edhe në fshehtësi. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur me të: "Frikoju Allahut kuqo që të jesh". Në të njëjtin kuptim aludon fjala e Allahut: "Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju". Nisa 1.

Mbikëqyrja nuk është diç tjetër pos dija e zemrës për afërsinë e Zotit. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë,thotë: "Gjërat janë tri: bujaria kur posedon pak, frika nga Allahu në vetmi, fjala e vërtetë tek ai që shpreson apo nga ai frikohesh".

Çudi o ju robërit e Allahut me ata që i frikohen gjynaheve para krijesave të Allahut kurse në vetmi e paraqet atë para Allahut. A nuk u vjen turp nga Allahu? A ka më të devijuar se ai i cili paraqitet para njerëzve me veprat e mira dhe e lufton me të keqe atë që është më pranë tij se damari i qafës së vet.

Kur njeriu e godet ndonjë sprovë dhe e mbisundojnë epshet në atë moment, devotshmëria në këtë rast e luan rolin e vet. I devotshmi shumë shpejt i kthehet Zotit të tij dhe i mbështetet mëshirës së Tij dhe ik nga shejtani i tij: "Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë". Earaf 201, dhe "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë". Ali Imran 135.

Të devotshmit i kanë gradat më të larta në mesin e besimtarëve. Poashtu mëkatari kur pendohet kjo nuk do të thotë se mbetet në fund të karvanit, po nëse pendimi i tij është i sinqertë dhe i drejtë atëherë ai ka aftësi t'i arrin gradat më të larta: "pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!". Ali Imran 136.

Na mbetet ta cekim edhe një shtyllë të rëndësishme që e neglizhojnë plot nga robërit e Allahut e ajo është të drejtat e robërve karshi të drejtave të Allahut. Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Plot nga robërit e Allahut që kujdesen për të drejtat e Allahut dhe i frikohen dhe i nënshtrohen Atij i neglizhojnë të drejtat e njerëzve në tërësi apo pjesërisht. Bashkimi mes të drejtave ndaj Allahut dhe ndaj krijesave është shumë e shtrenjtë dhe këtë gradë e kanë plotësuar të Dërguarit dhe të devotshmit". Disa të mençur kanë thënë: "Nga gjërat e shtrenjta është morali i mirë kur atij i shtohet edhe feja dhe vëllazëria e mirë kur asaj i shtohet edhe besnikëria".

Në Kuran nga cilësitë e të devotshmëve ceken se ata: "e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit". Ali Imran 134.

Devotshmëria e luan rolin e vet tek të devotshmit kur zemërohen dhe e mposht atë dhe nuk e lejon që të nxirret zemërimi jashtë gjoksit të robit. Mposhtja e zemërimit tek të devotshmit nuk mbetet vetëm se me kaq po atë e pason falja dhe toleranca dhe kjo është cilësi vetëm se e të devotshmëve bamirësve.

O ju musliman, sa herë është përmendur devotshmëria në Librin e Allahut, dhe sa herë është ndërlidhur me mirësi, dhe sa herë i është premtuar shpërblimi të devotshmëve dhe sa herë është cekur se ajo është kusht i shpëtimit në këtë dynja dhe ahiret?!

Nëse doni ta dini lexoni ajetet ku Allahu ia bën me dije robit se e shoqëron kudo që shkon: "Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat". Bekare 194 dhe "Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë". Nahl 128.

Lexoni ajetet e shpërblimit të dynjasë dhe mirësive të saj të bekuara si rezultat i devotshmërisë: "Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!". Bekare 103.

"Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë". Earaf 96.

"Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret". Talak 2-3.

"Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen". Talak 4.

"atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen". Earaf 35.

Lexoni ajetet e shpërblimit të ahiretit dhe begative të Xhenetit: "Ndërkaq, ata që i frikësohen Zotit, do të kenë dhoma të ngritura mbi njëra-tjetrën, pranë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet". Zumer 20.

"Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm". Kamer 54-55.

"Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh, si dhe frutash nga ato që dëshirojnë. (Do t’u thuhet)"Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar". Murselat 41-43.

O ju musliman, devotshmëria është furnizimi më i mirë dhe porositeni njëri tjetrin me të për arsye se ajo është porosia më e mirë. Jezid ibën Seleme, Allahu qoftë i kënaqur me të, erdh tek i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, kam dëgjuar nga ti shumë hadithe dhe frikohen se mos do të më harrohen të parët nga të fundit . Tregoma ndonjë hadith që është përmbledhës. I Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam, i tha: "Frikoju Allahut në atë që e din".

Të parët e tanë gjithmonë porosisnin në të. Ceket se Omer ibën Abdulaziz, Allahu e mëshiroftë, i shkroi një njeriut dhe i tha: "Të porosis në devotshmëri ndaj Allahut, ku nuk pranon tjetër përveç saj, dhe nuk mëshiron vetëm se të devotshmit dhe nuk përqendron vetëm se në të. Ata që këshillojnë në të janë të shumtë kurse që i përmbahen të paktë. E lus Allahun të më bën mua dhe ju nga të devotshmit".

Poashtu shkroi një tjetër dhe e porositi shokun e vet: "Të porosis në devotshmëri ndaj Allahut. Ajo është gjëja më fisnike që e fsheh dhe më e mira që e paraqet dhe më e ndershmja që e deponon. E lus Allahun që të më ndihmon mua dhe juve në të dhe të na shpërblen nga mirësitë e Tij".

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE :: Komentet

No Comment.
 

DEVOTSHMËRIA, PËRMBLEDHËSE E ÇDO TË MIRE

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] EWLIJA - Devotshmëria e miqve të Allahut
» Fjala e mirë si pema e mirë
» Gjurmëve të të dashurit tonë :Bëj mirë,ashtu siç Allahu ka bërë mirë ndaj teje
» "Mirë se vjen Ramaza Video projekt shumë i mirë
» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: