Gerald Kaufman, anëtar i parlamentit Britanik, dhe ish ministër britanik, gjatë një interviste me Anadolu Agency foli për rrethanat që po zhvillohen nëPalestinë, me ç'rast kritikoi ashpër regjimin Izraelit. "Unë besoj se trajtimi që i bën Izraeli palestinezëve është trajtimkriminal. Në qoftë se një gjë e këtillë do të kryhej në ndonjë vend tjetër, do të rezultonte me dënim nga SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja. Por Izraeli, po e kalon çdo kufi, më shumë se që e ka kaluar ndokush ndonjëherë. Ne e dimë se është faji i Evropës dhe Amerikës për masakrën në Holokaust. Atëherë, pse tani u kthyen në përkrahës kaq të mëdhenj për Izraelin? Ky vend po sillet si kriminel lufte ", tha Kaufman, për një korrespondent të Anadolu Agency në Londër. "Edhe pse holokausti gjithmonë do të mbahet mend nga njerëzimi, vuajtjet e hebrenjve nuk mund të përdoren si justifikim për atë që izraelitët po u bëjnë palestinezëve. Gjatë sulmeve në vitin 2009 dhe 2010, kryeministri Ehud Olmert tha se Izraeli është duke luftuar për të gjithë hebrenjtë. Por kjo nuk është një luftë “patriotike”. Unë e di që shumë hebrenj të tjerë nuk janë pro luftës. Është poshtëruese mënyra si ata justifikojnë persekutimin e palestinezëve ", tha ai. "Në një fjalim që kam mbajtur në parlamentin britanik, kam thënë se Izraeli ka vendosur një njollë në yllin e Davidit". "Izraeli mori mbështetje nga Perëndimi" Izraeli mori fuqinë ushtarake dhe financiare nga Perëndimi, por ata nuk mund të fitojnë, tha Gerald Kaufman, anëtar i parlamentit Britanik. "Herët a vonë, ata duhet të njohin realitetin e situatës strategjike dhe politike në Lindjen e Mesme," tha ai. " Netanjahu mund të jetë arrogant, dhe i tillë është. Ai nuk është politikan i zoti, përkundrazi. Ata janë të gjithë budallenj, tha Kaufman. Këta njerëz jetojnë në një botë ku, peizazhi ka ndryshuar, por ata nuk e kanë kuptuar." "Hamasi fitoi zgjedhjet që vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se janë kryer në mënyrë të drejtë. Akti më i madh i marrëzisë së perëndimit, është refuzimi i bashkëpunimit me Hamasin", përfundoi Kaufman. Sir Gerald Bernard Kaufman, i cili ka lindur në vitin 1930, është një politikan britanik i Partisë së Punës, dhe anëtar i Parlamentit që nga viti 1970. Ai ishte ministër i qeverisë gjatë viteve 1970, dhe një anëtar i Kabinetit gjatë vitit 1980.[justify]