islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Aktrim perfekt EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Aktrim perfekt EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Aktrim perfekt EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Aktrim perfekt EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Aktrim perfekt EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Aktrim perfekt EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Aktrim perfekt EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Aktrim perfekt EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Aktrim perfekt EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Aktrim perfekt EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Aktrim perfekt EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Aktrim perfekt EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Aktrim perfekt EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Aktrim perfekt EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Aktrim perfekt EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Aktrim perfekt EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Aktrim perfekt EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Aktrim perfekt EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Aktrim perfekt EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Aktrim perfekt EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Aktrim perfekt EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Aktrim perfekt EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Aktrim perfekt EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Aktrim perfekt EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Aktrim perfekt EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Aktrim perfekt EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Aktrim perfekt EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Aktrim perfekt EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Aktrim perfekt EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Aktrim perfekt EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Aktrim perfekt EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Aktrim perfekt EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Aktrim perfekt EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Aktrim perfekt EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Aktrim perfekt EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Aktrim perfekt EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Aktrim perfekt EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Aktrim perfekt EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Aktrim perfekt EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Aktrim perfekt EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Aktrim perfekt Empty96%Aktrim perfekt Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Aktrim perfekt Empty0%Aktrim perfekt Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Aktrim perfekt Empty0%Aktrim perfekt Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Aktrim perfekt Empty0%Aktrim perfekt Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Aktrim perfekt Empty1%Aktrim perfekt Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Aktrim perfekt Empty2%Aktrim perfekt Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Aktrim perfekt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Aktrim perfekt Empty
22032013
MesazhAktrim perfekt

Aktrim perfekt U59umo11Mos u mërzit me dikë që ndryshon befasisht, ndoshta ka hequr dorë nga aktrimi dhe i është kthyer karakterit të tij të vërtetë. Sokrati

E mërkure 20 Mars 2013 19:23 Nga: Dr Selman Aude Nëna e gjeti vogëlushen e saj me duart gjithë buzëkuq, gjë e cila e xhindosi dhe e bëri ti japë ca dacka që të mos e përsërisë më këtë akt. Pasi e bija doli nga dhoma e saj e gjumit, e ëma lexoi në pasqyrë fjalët:”Mami, të kam xhan!” E ëma u kthye sërish që ta rrahë sepse i kishte bërë pis pasqyrën, të cilën sapo e kishte pastruar. Nuk ishte ndjesia e vërtetë e nënës ajo që e shtyu të injorojë shprehjen e dashurisë nga e bija, por ishte roli aktrues dhe shtirës i saj. Sa më spontan dhe larg shtirjes të jetë njeriu, aq më pranë vetes dhe karakterit të tij të vërtetë është. Kushedi sa aktorë komikë fshehin depresion të thellë pas të qeshurave të tyre, depresion i cili arrin gjer në mendime suicidale. Ai që hiqet dhe shtiret si i lumtur dhe u fal të gjithëve buzëqeshje, mund të fshehë pas dhëmbëve të tij të bardhë, kushedi sa vuajtje dhe mjerim shpirtëror. Në marrëdhëniet romantike mes dy të fejuarve, ka shumë aktrim dhe shtirje, për të tërhequr vëmendjen e tjetrit/tjetrës. Unë përmbush rolin që të pëlqen, me kusht që edhe ti të përmbushësh rolin që pëlqej unë. Për një person i cili më bën të ndihem i veçantë, më fal dashuri dhe më plotëson nevojat, me të do të luaj rolin që më kërkon. Një marrëveshje e pa shpallur dhe e pavetëdijshme shpesh herë, çon në vendime të pastudiuara. Përgjithësisht, rënia në dashuri nuk i shpëton iluzionit, i cili shkaktohet nga rendja pas “Egos” dhe nevojave të saj. Aktrimi i shtirur mes dy të dashuruarve, e rrit nivelin e marrëdhënieve mes të rinjve dhe të rejave. Ajo ofron pak kënaqësi aktuale dhe korr shumë dhimbje, trauma dhe keqardhje në të ardhmen. Por aktrimin dhe shtirjen, mund ta ushtrojmë edhe me “harresën”, kur pikasim gjurmën, dëgjojmë emrin apo nuhasim parfumin i cili na zgjon emocione të groposura. Shumë fëmijë e ndrydhin dhe fshehin pakënaqësinë ndaj prindërve, sepse atyre u mungon ngrohtësia dhe dashuria prindërore. Fëmija, dëshiron që prindërit e tij të jenë spontanë dhe jo aktorë, sado mirë ta luajnë rolin e aktorit. Mund të bësh shumë gjëra për fëmijën tënd, dhe kjo është diçka pozitive, por kjo nuk është e mjaftueshme, nëse lë pas dore faktin se kush je dhe kush është ai. Nuk është aspak gjë e mirë që mesazhet që i adreson fëmijës të jenë të llojit:”Unë jam babai yt” “Sepse unë jam ideal “ “Duhet të sillesh kështu e ashtu...” Shoh disa që e kalojnë gjithë jetën duke mallkuar duhanin, e megjithatë, cigarja nuk u shqitet nga gishtat. Ashtu siç shoh të tjerë që mallkojnë gjithçka që ka të bëjë me teknologjinë moderne, edhe pse shtëpinë e ka mbushur me të prodhimet më të fundit të saj. Shoh njerëz që luajnë rolin e luftëtarit dhe mbrojtësit të vërtetës, ndërkohë që motivi i vërtetë është të deklarojë se “Unë ekzistoj”. Shumë të tjerë hetojnë e zhbirojnë nijetet dhe qëllimet e miletit, sidomos kundërshtarëve të tyre, duke refuzuar çdo hije dyshimi rreth qëllimeve të tyre. Betejat e forcojnë egon, atë bishë që fshihet pas disa sjelljeve tona të ligjshme dhe morale, me të cilat pretendojmë sinqeritet dhe çiltërsi, duke harruar çfarë fshihet në pavetëdijen tonë. Figura e liberalit, na duket një figurë demokratike dhe e hapur për dialog, por vetëm nëse erërat fryjnë nga interesi i tij. Në të kundërt, kur i kërcënohen interesat, shfaqet si një përbindësh duke bërë thirrje për kaos dhe ndërhyrje të shteteve të huaja, qoftë dhe ushtarakisht. Ashtu siç na duket një islamik i angazhuar me të drejtat e njeriut dhe i moderuar në shumë raste, por që dështon me tu vënë në peshore vlerat dhe interesat e tij personale apo dhe të grupit me të cilin identifikohet. Pretendojmë se divergjencat mes nesh nuk e prishin miqësinë, por që në divergjencën e parë, rendim pas raketave ndërkontinentale. Një herë, një llafazan ceku një citat të Shekspirit, por që ia atribuoi Ungjillit. Karnixhi e kundërshtoi dhe i tha që ky citat nuk është shkëputur nga Ungjilli. Por fituesi insistoi në të tijën. Meqë asnjëri nuk po lëshonte pe, vajtën tek një studiues i letërsisë shekspiriane. Ai u tha:”Citati që po më thoni, është nga Ungjilli.” Mandej, ai i pëshpëriti Karnixhit në vesh:”Në fakt, është marrë nga Hamleti i Shekspirit. Por kij parasysh: Asnjëherë mos e fut në siklet personin me të cilin debaton duke e vënë me shpatulla për muri, sepse kështu shkel dinjitetin e tij.” Që atëherë, Karnixhi filloi ti besojë parimit:”Fitoje debatin duke e shmangur atë!” Thotë profeti Muhamed a.s:”Unë i garantoj një shtëpi në qoshe të xhenetit, atij që heq dorë nga polemikat edhe pse ka të drejtë.” (Ebu Daud) “Kush tërhiqet nga polemika, edhe pse ka të drejtë, Zoti do i ndërtojë një shtëpi në mes të xhenetit.” Egoja nuk lejon askënd që të shkelë mbi të, gjithmonë ajo është e armatosur dhe e gatshme të vetëmbrohet. Kur dikush më kritikon dhe fajëson, kjo merret si sulm dhe egoja ndërhyn për ti ekuilibruar gjërat, me anë të justifikimit, mbrojtjes, madje dhe kundërsulmit. Askujt nuk i intereson nëse tjetri ka apo jo të drejtë, egos i intereson të vetëmbrohet. Nëse dikush të ofendon nga makina e tij me fjalët:”Idiot, i shkalluar...” kjo konsiderohet si një mekanizëm i pavetëdijshëm i cili orvatet të ndreqë diçka nëpërmjet nervozizmit. Vala e inatit dhe zemëratës shkakton fryrje të paprecedentë të unit. Të gjithë personat me karakter ekstrem, gjatë karrierës së tyre profesionale, kanë përjetuar përvoja të dhunës fizike. Roli i famshëm, është ai i viktimës së persekutuar, i cili di si të fitojë keqardhjen dhe mëshirën e të tjerëve, duke tërhequr vëmendjen e tyre kah problemet dhe dhimbjet pa fund që përjeton. Ata janë mësuar ta shohin veten si viktima, vetëm sepse janë ekspozuar ndaj dhunës fizike, emocionale apo psikologjike, ose sepse janë edukuar me pakënaqësi. Ndonjëherë, ne aktrojmë edhe me vetet tona, sepse duam të ndihemi rehat. Të bësh atë që kërkohet prej teje në çdo moment, pa u shoqëruar nga “roli”, është një mësim i vyer në jetë. Ti bëhesh më i fuqishëm nëse e bën punën për hir të punës dhe jo si një mjet përforcimi, mbrojtjeje dhe lartësimi të identitetit tënd. Të heqësh dorë nga aktrimi dhe shtirja është diçka e vështirë por dhe e rëndësishme. Momenti më i sinqertë i njeriut me veten, është ai moment kur jobesimtari i shtrin dorën besimit, asokohe kur ai vihet përballë udhëtimit të ahiretit. A është jeta një skenë? A jemi ne aktorë? A do na bien maskat në fund?

“Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.” (Kaf, 22) Njerëzit janë të vdekur, ata ngjallen ditën e vdekjes. Realiteti na shfaqet i qartë sidomos në kriza dhe fatkeqësi. Vallë çfarë do të thonë njerëzit pasi të vdesësh? Bëhu burrë, që pasi të vdesësh, të thonë: Këtu ka kaluar filani, ja ku ka lënë dhe gjurmët. Egoja, do të jetojë edhe pas vdekjes tënde. Dikush, lakmonte që në funeralin e tij, të vijnë sa më shumë njerëz, që të thuhet: Ishte funeral madhështor!

Përktheu: Elmaz Fida/AO/[justify]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Aktrim perfekt :: Komentet

No Comment.
 

Aktrim perfekt

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] Aktrim perfekt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: