Televizioni shtetëror në Mianmar ka njoftuar se disa grupe i kanë vënë zjarrin një xhamie dhe 50 shtëpive në qytetit Yamethin, që ndodhet 64 kilometra nga Meikhtile, ku kanë shpërthyer incidentet mes muslimanëve dhe grupeve budiste
Përveç kësaj, thuhet se në rajonin e Naypyitaw është djegur një xhami dhe një numër i madh i objekteve.
Në përleshjet në zonën Meikhtile, ku katër ditë më parë shpërthyen përleshjet mes muslimanëve dhe grupeve e budiste janë djegur pesë xhami, ndërsa 32 vetë u vranë.
Për shkak të konfliktit në këtë rajon, presidenti i vendit Thein Sein deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në Meikhtili, pas së cilës ushtria mori kontrollin e sigurisë në këtë zonë.[justify]