Lojërat e fatit janë shndërruar në një plagë të shoqërisë, të afta për të shkatërruar me dhjetëra e dhjetëra familje e jetë njerëzore. Për t’u kuruar, vetëm vullneti nuk mjafton, hapi i parë është të pranosh problemin, pasi kemi shumë raste që mbërrijnë tek ne të shtyrë nga familja, por nuk e kuptojnë që po bëjnë gabim. Këto janë rastet e pamundura për t’u ndihmuar, pasi mungon elementi kryesor, ai i një njeriu që me të vërtetë dëshiron të ndryshojë.
Lojërat e fatit janë kthyer ne një sëmundje shkatërruese, e krahasuar me drogat e rënda që shkatërrojnë personalitetin e pjesëmarrësve te cilët janë kryesisht të rinj.
Nëse në vendin tonë mentaliteti apo droja i pengon personat të cilët janë të varur nga këto lloj lojërash për t’u shprehur falë shoqërisë, nuk do të thotë se nuk ekzistojnë tek ne viktima të këtyre lojërave. Nuk ka ende një studim që të tregojë saktësisht numrin e njerëzve të vrarë të plagosur apo numrin e familjeve të shkatërruara. Por ne e dimë me saktësi se përmasat e kësaj plage janë vërtet dramatike. Përveç kësaj – sipas psikologëve – njerëzit qëfrekuentojnë lojërat e fatit kalojnë depresione në shkallë të ndryshme,
dëshpërime të thella, frikë për të ardhmen si dhe mbeten ndër personat më të padëshiruar në
shoqëri.
Rinia dhe adoleshentët janë bërë viktimat më të shpeshta të këtij “sporti”. Edhe pse me ligj moshat e
reja ndalohet të frekuentojnë kazinotë ata sërish janë klientë të rregullt.
Pse nuk zbatohet ligji dhe pse lejohen këta të rinj të jenë pjesë e kësaj lojë të rrezikshme që po i gropos
çdo ditë e më thellë? Përgjigjja mbetet enigmë ! Mbase nuk është i vetmi ligj që nuk zbatohet por mund ta quajmë një më shumë ndër ligjet e tjera të pazbatuara që po i shtohet shoqërisë sonë, në vend që
të ndodh e kundërta.
Megjithatë një ditë shoqëria do të kthejë kokën pas dhe do të kuptojë se në ç’gjendje është futur tani një pjesë e konsiderueshme e saj. Droga është vërtet një plagë e rëndë, e shkaktuar nga trafiqet e paligjshme.
Ndërsa bixhozi, një dramë që sot po lejohet nga shteti.
Muhamet Salihi II-A