![Në Beograd demolohet restoranti i ushqimit hallall 200-150_1367840344](https://2img.net/h/islamgjakova.net/uploads/200-150_1367840344.jpg)
Pesë persona të panjohur kanë thyer vitrinat dhe inventarin e restorantit pranë xhamisë Bajrakli në Beograd, ku shërbehet ushqimi hallall
Në mbrëmjen e katër majit, persona të armatosur e të maskuar, pa asnjë arsye, me shkopa bejsbolli sulmuan punëtorin e restorantit, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Nga Bashkësia Islame e Serbisë thuhet se policia ka identifikuar dy sulmuesit dhe se hetimet janë duke vazhduar.
Restoranti i ushqimit hallall, i cili gjendet në Dorçol, është një nga vendet e pakta ku mblidhen muslimanët e kryeqytetit të Serbisë, aty ata mund të gjejnë ushqim që përgatitet në përputhje me regullat islame.
Policia e Beogradit ende nuk ka dal zyrtarisht me një deklaratë në lidhje me këtë rast.